Zhvillime dramatike: Ish-kryeministri i Kosovës aderon në AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përgatitet fuqishëm për zgjedhje.

Partia e Ramush Haradinajt do të futet në zgjedhje me dy ish-kryeministra, liderin Haradinaj dhe ish-kryeministrin Agim Çeku.

Ky i fundit do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Më 2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi Çekun për kryeministër.

Me 65 vota për, 33 kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi atëbotë ushtarakun si kryeministër të vendit.

VV-së i dështon plani, PZAP i jep të drejtë LDK-së dhe PDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në vendimin e tij nuk lejon që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike, duke e rrëzuar kështu vendimin e mëhershëm të KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit në bazë të ankesës së parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në këtë mënyrë votimi jashtë Kosovës do të mbahet brenda hapësirave të përfaqësive diplomatike të Kosovës dhe jo edhe në “qendra alternative” apo jashtë hapësirave zyrtare të misioneve diplomatike.

Ndryshe, ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të krijohen hapësira shtesë për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, jashtë hapësirave diplomatike.


NEXT

Lëvizje e papritur: Kjo parti ‘tradhëton’ LDK-në, i bashkohet VV-së

 

Lëvizje e papritur: Kjo parti ‘tradhëton’ LDK-në, i bashkohet VV-së

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e drejtuar nga Zef Morina në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke “tradhëtuar” kështu Lidhjen Demokratike të Kosovës me të cilën kishte garuar në zgjedhjet e fundit, shkruan Reporteri.net.

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundim të afatit, deri në orën 20:30 të ditës së diele, 17 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje. Tri nga këto subjekte politike janë koalicione që janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje përveç me PSHDK-në do të jetënë koalicion edhe me partitë partnere, Partinë Guxo dhe Alternativën.

Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka njoftuar se “deri më tani (e diel, 30 nëntor, ora 20:30) 17 subjekte politike kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, i cili, sipas tij, “është i ngjhëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore”.

Sipas Elezit, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:

Koalicionet:

1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike:

4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

6. Kosovaki Nevi Romani Partia;

7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

13. SRPSKA LISTA;

14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

15. FJALA;

16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).

Subjeketet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë afat që deri më 7 dhjetor të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë.

Vritet biznesmeni shqiptar

Edmond Mahalla është biznesmeni i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, të cilat bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij, në dalje të Elbasanit.

Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit dhe rrethanat e ngjarjes, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje./Periskopi/

Policia arreston pesë persona në Veri – kjo është arsyeja

Policia në kuadër të aktiviteteve të rregullta në fshatin Berberishte të Leposaviqit ka hasur në pesë persona me gjashtë armë, pushkë gjuetie për të cilat nuk kanë pasur leje apo autorizimet e nevojshme.

Personat janë shoqëruar ne Stacion policor Leposaviq, janë intervistuar ne praninë e avokatëve dhe më pas janë liruar ne procedure te rregullt.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, armët janë sekuestruar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armës”.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë sekuestruar janë:

1. Pesë ( 5 ) pushke Gjuetie
2. Një pushke e llojit Karabine
3. Gjashtëdhjetë e nëntë ( 69 ) fishek te kalibrit 12 mm te pushkëve te gjuetisë
4. Shtatëmbëdhjetë ( 17 ) fishek te kalibrit 7.64mm te pushkës Karabine
5. Katër rrethatore- mbajtëse te fishekëve
6. Dy flete arme te RSFJ-se dhe një leje e gjuetisë te shtetit te Serbisë.

Policia mbetet e përkushtuar ne zbatushemërinë e ligjit dhe apelon për te gjithë qytetaret që mos të dalin në gjueti pa poseduar lejen adekuate.