Lista Serbe ankohet: Operacioni në veri u zhvillua me policë me armatim lufte, thyen dyer e frikësuan qytetarët

Lista Serbe, ashtu si e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, e ka quajtur “hakmarrje politike” operacionin policor në veri të vendit, ku u ndaluan e më pas u liruan shtatë serbë. Operacioni, siç njoftoi pak më parë Prokuroria dhe Policia nëpërmjet një komunikate të përbashkët, u zhvillua në Zubin Potok dhe Zveçan në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e një zyrtari të EULEX-it në vitin 2013.

Sipas partisë më të madhe serbe në Kosovë, operacioni erdhi pas fitores së serbëve në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi në Kosovë, më 12 tetor.

Lista Serbe e quajti operacionin “terrorizëm të organizuar” ndaj serbëve, ndërsa tha se pjesëtarë të njësive të Policisë së Kosovës ishin të pajisur “me armatim lufte” dhe se “kanë thyer dyer dhe kanë shkaktuar frikë e panik te qytetarët”.

“Bëhet fjalë për demonstrim të pastër force dhe përpjekje për frikësimin e popullit tonë”, tha Lista Serbe në reagim.

“Këto veprime përbëjnë formë të hapur të hakmarrjes politike ndaj popullit serb në veri të Kosovës dhe Metohisë, pas fitores bindëse të Listës Serbe në zgjedhjet e fundit, shprehje të nervozizmit dhe pafuqisë së Prishtinës, e cila përpiqet ta kompensojë humbjen e vet elektorale përmes ndjekjes së të pafajshmëve, e gjitha kjo në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në të cilat Kurti dëshiron të fitojë në disa komuna, i vetëdijshëm se nuk ka çfarë tjetër t’u ofrojë votuesve përveç urrejtjes ndaj serbëve”, thuhet tutje në reagim.

Prokuroria Speciale publikon pamjet e aksionit në veri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se operacioni i sotëm policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, është zhvilluar në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e zyrtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ( EULEX ) A.S., me qëllim të verifikimit të informatave dhe identifikimit të mundshëm të provave relevante.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë kryer bastisje në dy lokacione në Zveçan dhe në shtatë lokacione në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”, “vrasje të rëndë”, si dhe “sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Gjatë operacionit, i cili është mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, janë shoqëruar në Polici shtatë persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, gjatë zbatimit të urdhërit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente dhe pajisje elektronike të ndryshme.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cënojnë sigurinë, ligjin dhe rendin në Republikën e Kosovës”, theksohet në komunikatë.

Shikoni pamjet këtu.

Numërohen 50% e votave të diasporës në Fushë Kosovë, ky është rezultati mes LVV-së dhe LDK-së

Janë numëruar 50 për qind e votave me postë në komunën e Fushë Kosovës.

Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 48.94% të votave, derisa Besnik Osmani i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka grumbulluar 39.36%.

Edhe nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prebreza udhëheq në Fushë Kosovë me 45.14%, derisa Osmani radhitet i dyti me 36.62%.

“Po vuaj prej kohësh”, Genta Ismajli merr vendimin e papritur për shkak të problemeve shëndetësore

Këngëtarja Genta Ismajli ka ndarë me fansat një problem shëndetësor që e shqetëson prej kohësh dhe është duke e penguar të vazhdojë të performojë projektet e reja në skenë.

Ajo tregoi se po vuan nga një problem serioz në qafë, i cili është pasojë e viteve të shumta të performancave energjike në skenë.

“Kam pasur një lëndim në qafë prej vitesh për shkak të vallëzimeve të shumta që kam bërë në koncerte. Kam bërë trajtime, por fatkeqësisht nuk kanë dhënë rezultatet që prisja”, u shpreh këngëtarja.

Ajo është përkeqësyar në momentin që po përgatiteh të rikthehej me projektin e ri në skenë, gjatë kohës së provave me valltarët dhimbja e qafës ju përkeqësua. Genta tregoi edhe se ndihet keq që nuk mundet të kërcejë dhe performojë si më parë pasi pasi vallëzimi dhe performanca janë pjesë e pandashme e identitetit të saj.

“Mendova se isha shëruar dhe nisa stërvitjet për skenë, por gjatë provave me valltarët, qafa më është lënduar sërish. Për këtë arsye vendosa të anuloj videoklipin që po përgatisja. Kam pasion vallëzimin, dhe ndjehem shumë keq që nuk mund ta bëj si më parë”, tha ajo për Klan Kosova.

Numërohen mbi 85% të votave me postë në Gjilan, Alban Hyseni i VV-së po e ‘deklason’ Ismajlin e LDK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), nga 5 prej 6 vendvotimeve me postë në Komunën e Gjilanit, aktualisht kur janë numëruar 85.71% të këtyre votave të diasporës, kandidati i VV-së për Kryetar, Alban Hyseni ka marrë 687 vota.

Në vend të dytë del të jetë Arbër Ismajli i LDK-së me 482 vota nga diaspora.

I treti është kandidati i PDK-së, Riad Rashiti me 122 vota dhe Nazim Gagica, kandidat i AAK-së ka marrë 20 vota.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë del të jetë e para aktualisht me kandidatin e saj, Alban Hyseni me 49.82%, Arbër Ismajli me 34.30%, në vend të tretë Riad Rashiti i PDK-së me 12.16% dhe në vend të katërt me 1.95% Nazim Gagica i AAK-së.

Votat me postë në Vushtrri, Vetëvendosje e para

Në komunën e Vushtrrisë janë numëruar 33.33% e votave me postë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga ky numërim del që Sylejman Meholli i VV-së ka marrë plot 75 vota, Xhafer Tahiri i LDK-së ka rrëmbyer 73 vota, derisa Ferit Idrizi i PDK-së ka grumbulluar gjithsej 58 vota.

Ndërkaq sipas rezultateve preliminare, në këtë komunë udhëheq Idrizi me 45.56% të votave, e pas tij Sylejman Meholli me 30.63%.

I FUNDIT: PDK-ja afër një marrëveshje koalicioni me VV-në

Qytetarët e komunës së Dragashit do t’i drejtohen sërish kutive të votmit më 9 nëntor në balotazhin që do të zhvillohet mes Behgjet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.

Nga dega e PDK-së në Dragash shprehen të bindur se do ta përmbysin rezultatin dhe do të dalin fitues.

Kryetari i PDK-së në Dragash, Vehbi Nazifi ka thënë se janë afër arritjes së marrëveshjes me Vetëvendosjen, Koalicionin Vakat dhe kandidatin e pavarur, Nedzmedin Sejdilar.

Në një prononcim për IndeksOnline, ai ka thënë se pasi t’i arrijnë këto koalicione fitorën e Shaban Shabanit nuk mund ta ndalë askush.

Në zgjedhjet e 9 tetorit, kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit ka fituar 6 mijë e 616 vota.

Ndërsa kandidati i PDK-së, ka fituar 4 mijë e 46 vota pëfshirë votat e diasporës.

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, ja kandidatët më të votuar në të gjitha partitë

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të Prishtinës.

Në garën për Kuvendin Komunal, LDK-ja ka dalë e para, PDK-ja e dyta, kurse Vetëvendosje e treta.

Por, kush janë kandidatët më të votuar nëpër të gjitha partitë politike?

LDK

Në LDK, bartësi i listës, Përparim Rama, ka marrë 28,740 vota. I dyti, Bujar Gashi, ka 1,304 vota, pas tij Bekim Gashi me 1,187 vota, Milazim Vitija i katërti me 1,166 vota, dhe Fadil Aliu me 936 vota. Lista vazhdon me:

Egzon Pacolli -920 vota

Sokol Havolli -902 vota

Dasmor Durmishi -848 vota

Etnik Mustafa -700 vota

PDK

Bartës i listës ka qenë kandidati për kryetar, Uran Ismaili, i cili ka marrë 22,198 vota. Kandidati më i votuar në PDK ndër asamblistë është:

Agron Canolli -1,112 vota

Leutrim Retkoceri -882 vota

Ilirik Musliu -857 vota

Besianë Musmurati -846 vota

Yll Muriqi -828 vota

Granit Geci -716 vota

Plator Gërgovci -660 vota

Florian Beka -659 vota

Trim Syla -585 vota

Vetëvendosje (VV)

Bartëse e listës ka qenë Mrika Limani Myrtaj, me 21,302 vota. Kandidati më i votuar është:

Gëzim Sveçla -1,534 vota

Jeta Bujari -1,175 vota

Berita Abazi Muhadri -782 vota

Egzon Azemi -716 vota

Feim Osmani -673 vota

Nora Kelmendi -652 vota

Besart Krasniqi -552 vota

Nexhmije Gjema – 479 vota

AAK

Bartës liste ka qenë kandidati për kryetar, Bekë Berisha, me 9,886 vota. Kandidati më i votuar nga asamblistët:

Kreshnik Smajljaj -773 vota

Endrit Gashi -681 vota

Yll Bogaj -628 vota

Bahri Gashi -488 vota

Kushtrim Mushica -454 vota

Burhan Pajaziti -443 vota

Lidhja për Prishtinën

Bartësi i listës, Fehmi Kupina, ka marrë 7,356 vota. Të tjerët:

Betim Abdullahu -383 vota

Kreshnik Sopi -381 vota

Liridon Restelica -344 vota

Nusret Stublla -308 vota

Arbenita Murseli Haxholli -287 vota

Besnik Bahtiri -283 vota

PSD

Bartëse e listës, Besa Shahini, ka marrë 2,614 vota. Kandidatët më të votuar:

Nexhmedin Bekteshi -365 vota

Rrezertor Meha -233 vota

Gëzon Kastrati -230 vota

Qëndrim Sahiti -230 vota

NISMA

Kandidati më i votuar është bartësi i listës, Endrit Zabërgja, me 2,281 vota. Pas tij:

Granit Shala -151 vota

Shkëlqim Mustafa -145 vota

GUXO

Bartësja e listës, deputetja Jeta Statovci, ka marrë 2,022 vota. Të tjerët:

Jeton Mehmeti -156 vota

Gykhan Troshupa -109 vota

Vdes regjisori i njohur shqiptar

Regjisori i njohur, Atdhe Gashi, vdiq të shtunën e 18 tetorit.

Kjo u bë e ditur nga Teatri Kombëtar i Kosovës, i cili përmes një njoftimi, tha se Gashi ishte bashkëpunëtor shumëvjeçar i institucionit.

Teatri Kombëtar shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë komunitetit artistik për humbjen e Gashit.

Derisa detajet e mbledhjes komemorative dhe ceremonisë mortore nuk janë bërë ende të ditura.