Abazi paralajmëron: Është fundi i Kurtit, kushdo që e mbështet do të paguajë faturën politike

I pyetur rreth mundësisë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti të rikthehet në krye të qeverisë, Haki Abazi nga AAK tha se kjo duket e pamundur dhe se vendi nuk mund të ketë më Kurti normal në një qeveri normale.

Ai në studion e emisionit “Info Nata” në Tëvë1 tha se beson që LDK-ja nuk do të bënte koalicion me LVV-në.

“Mund të ketë Kurti jonormal brenda një qeverie jonormale, por kjo nuk sjell asnjë lloj stabiliteti politik në Kosovë. Nuk besoj se LDK do të pranonte që t’i superdinohej një njeriu dhe një koncepti që ka dhënë rezultate negative për vendin,” tha Abazi.

Ai shtoi se kushdo që do të përpiqet të mbështesë Kurtin në këtë situatë do të bëhet bashkëfajtor dhe do të paguajë faturën politike për pasojat që do të vinin në muajt në vijim.

“Unë e shoh të pamundur. Nuk mund të ketë më Kurt normal, në një qeveri normale. Mund të ketë Kurti jonormal brenda një qeverie jonormale. Por, ky nuk paralajmëron asnjë lloj stabiliteti politik në Kosovë. Nuk besoj në asnjë formë që LDK do të pranonte t’i superdinohej një njeriu e një koncepti që ka treguar rezultate negative për vendin. Nëse donë me iu fateru dështimit të pesë viteve të fundit, cilësdo parti atëherë do të pranonte që të hynte në koalicion. Është fundi i Kurtit, kushdo që ia vazhdon ose ia vazhdon këtë fund Kurtit, do të jetë bashkëfajtore e do të paguaj faturën politike për atë se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim”, deklaroi ai.

Ushtria izraelite sulmon Gazën

Ushtria izraelite ka nisur një sulm në Gaza.

Trupat izraelite u sulmuan me armë zjarri në Rafah të Gazës jugore, duke bërë që Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të hakmerren me sulme ajrore, raporton The Times Of Israel.

IDF ende nuk ka komentuar mbi sulmet.

Ndryshe, si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Së fundmi Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se Hamasi po planifikon një sulm “të menjëhershëm” ndaj civilëve në Gaza që do të shkelte marrëveshjen e armëpushimit.

Ai tha se nëse Hamasi vazhdon me sulmin, “do të merren masa për të mbrojtur popullin e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit” të arritur nga Donald Trump për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit.

Gruaja rrah rëndë bashkëshortin, e bën për spital

Një rast dhune në familje është raportuar të shtunën në Prishtinë, ku një person dyshohet të jetë sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Viktima thuhet se ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa e dyshuara është intervistuar nga autoritetet dhe, pas përfundimit të procedurave hetimore, është liruar me vendim të prokurorit.

“Dyshohet se viktima mashkull kosovar (m/k), është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovar (f/k)-bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe pas përfundimit të procedurave me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Operacioni policor në veri, arrestohet serbi me nofkën “Buba”

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në nëntë lokacione në Komunën e Zubin Potokut dhe Zveçanit, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale.

Sipas burimeve të Tëvë1, një person i komunitetit serb, i njohur me nofkën “Buba”, dyshohet se është arrestuar.

Ai dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar dhe kryerje të veprave të ndryshme kriminale.

Kjo është gruaja më e votuar në Podujevë

Adelina Stublla nga radhët e Vetëvendosjes, me anë të një statusi publik ka thënë se zyrtarisht është gruaja më e votuar në nivel vendi në zgjedhjet e 12 tetorit, duke siguruar 1063 vota, një rezultat që ajo e cilëson si “nderin më të madh që mund të marrë një grua që punon me dashuri për qytetin e vet”.

Stublla ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që ka marrë nga qytetarët llapjanë, duke theksuar se ky sukses është fryt i përkushtimit dhe i punës së vazhdueshme me komunitetin.

Ky është postimi i saj i plotë:

1063 zemra, 1063 falënderime!

Faleminderit nga zemra secilit prej jush që më dhatë besimin dhe përkrahjen tuaj!

Me 1063 vota, jam gruaja më e votuar në Podujevë dhe kjo për mua është nderi më i madh që mund të marrë një grua që punon me dashuri për qytetin e vet.

Ky rezultat është dëshmi e besimit tuaj në punën, sinqeritetin dhe përkushtimin që kemi treguar bashkë.

Çdo derë që u hapa, çdo bisedë, çdo takim e çdo përpjekje gjatë këtyre viteve, sot më japin forcë të vazhdoj edhe më shumë për të mirën e Podujevës dhe qytetarëve tanë.

Ju jam thellësisht mirënjohëse për çdo votë, fjalë të mirë e mbështetje që më keni dhënë.

Kjo fitore është e juaja, e grave, e të rinjve, dhe e çdo qytetari që beson në punë e në ndryshim!

Ju dua me

 

Shkëlzen Gashi: Kurti po e pengon pIanin e Ramës dhe Vuçiçit për ndarje të Kosovës

Analisti Shkëlzen Gashi ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç se kanë dashur ta ndajnë Kosovën, duke marrë dy të tretat Shqipëria dhe një të tretën Serbia. Sipas tij, Rama ka përdorur ish-presidentin Hashim Thaçi për realizimin e këtij plani, ndërsa ky i fundit ka pranuar me shpresën se do t’i shpëtonte Gjykatës Speciale.

Gashi shton se Rama e urren kryeministrin Albin Kurti “patologjikisht”, pasi Kurti po e pengon këtë projekt. Ai gjithashtu thekson se Rama po e përdor UÇK-në dhe figurat e saj për qëllime politike, duke ironizuar se “Edi Rama e don UÇK-në sa e don Fatmir Sheholli”.

Postimi i plotë:

edi rama me aleksandar vučić-in kanë dashtë me e nda kosovën: 2/3 me i marrë edi rama e 1/3 me e marrë aleksandar vučić-i 🙁

edi rama ka dashtë me e portretu vetën në historinë e shqiptarëve si ismail qemaili i ditëve tona, prandaj edhe mjekrën pat fillu me e rregullu si të ismail qemailit 😃

– Advertisement –

për me realizu këtë plan kundër kosovës, edi rama e pat përdorë hashim thaçin, të cilin ai e sheh si isa boletini i ditëve tona, që do të thotë si malok 🙁

hashim thaçi ka pranu me u përdorë në këtë projekt kundër kosovës sepse ka shpresu që shpëton nga gjykata speciale.

edi rama po vazhdon me e përdorë uçk-në dhe hashim thaçin me shpresën se një ditë ka me e zbatu projektin për me e nda kosoven në mes të shqipërisë e sërbisë e vet me hy në histori si ismail qemaili i ditëve tona 🙁

albin kurti po e pengon këtë projekt, prandaj edi rama po e urren albin kurtin patologjikisht 🙂

edi ramës bash palla s’i ha për uçk-në, sikurse që s’u ha as këtyre matrapazëve politikë e ekonomikë që po e përdorin uçk-në për qëllime politike e ekonomike.

edi rama e don uçk-në qaq sa e don fatmir sheholli 😃

Vdes një person në QKUK

Një person ka ndërruar jetë të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej si pasojë e plagëve të rënda të marra në vendin e punës.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se, më 3 tetor, viktima ishte rrëzuar nga një lartësi teksa po punonte në një kompani ndërtimore në komunën e Shtimes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për rastin.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima m/k, i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuar pasi më 03.10.2025 ishte rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Rrahje brutale mes serbëve në një lokal në veri, bëhen për spital

Tre shtetas të Serbisë derisa ishin duke qëndruar në një lokal, janë sulmuar fizikisht me shishe, karrige dhe boks hekuri nga tre persona serbë, shtetas të Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 ne lokalin ”Monte Negro” në rrugën Nemaninja në Leposaviq, transmeton klankosova.tv.

“Me datën 18.10.2025, Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dhunës fizike të raportuar në stacionin policor Leposaviq, ku të dyshuarit, A.B 24 vjeçar, S.R 21 vjeçar dhe N.S 24 vjeçar kishin sulmuar fizikisht tre persona të tjerë”, thuhet në raport.

Njësitet policore kanë intervistuar dhe në vendngjarje kanë takuar viktimat P.S, A.B dhe L.T, te cilët kanë deklaruar se derisa sa kanë qenë duke qëndruar në lokal janë sulmuar nga të dyshuarit dhe verbalisht kanë deklaruar se nuk i njohin personat e dyshuar.

Bëhet e ditur se të sulmuarit së pari kanë pranuar trajtim mjekësor ne QKMF Leposaviq, me pas janë dërguar ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë veri.

Personat e arrestuar pas inetervistimit janë liruar me procedurë të rregullt, transmeton klankosova.tv.

Don Xhoni kështu po iu përgjigjet deklaratave të fundit nga Lladrovci

Kohës së fundit raporti i Ramiz Lladrovcit dhe Don Xhoni është përfolur shumë në mediat rozë.

Në një intervistë Lladrovci është shprehur se “Të dy janë të mirë, por Noizy është këngëtar shumë larg Don Xhonit. Edhe pse Don Xhoni është i qytetit tim, i familjes sonë, Noizy është i madh shumë”.

E mesa duket kësaj deklarate Don Xhoni i është përgjigjur indirekt, kështu e kanë kuptuar veprimin e tij të fundit fansat.


Pasi në ditën e zgjedhjeve reperi është larguar nga vendlindja e tij, duke udhëtuar drejtë Dubait, duke bërë të mos merr pjesë në votim.

Andaj nuk kanë munguar as postimet nga Dubai.

Shala: Kurti tmerrohet nga kthimi eventual i Thaçit

Analisti Azdren Shala, ka folur në lidhje me Gjykatën Speciale dhe qëndrimet, sipas tij, kontradiktore të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me këtë gjykatë.

Shala tha se VV-ja ka thënë që Specialja nuk duhej themeluar e më pas duhej zhbërë, por sipas tij, është bërë një test për zhbërjen dhe se “një telefonatë nga burgu ia ka ndërruar qëndrimin” se s’i japin votat për këtë çështje.

“Konsistenca në raport me gjykatën nuk është akt, është proces. Vetëvendosja ka thënë që duhet zhbërë Gjykata Speciale dhe mos të themelohet”.

“Është bërë një test në vitin 2018, i ka bërë gati votat kundër, Rexhep Selimi ka thënë ‘ne i japim votat’. Por, një telefonatë nga burgu ndërron qëndrim, nuk i japin votat”, tha ai në “Jehona politike”.

Tutje, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka përfituar më së shumti vota nga Gjykata Speciale dhe Kurti tmerrohet nga lajmi për kthimin eventual i ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Pra, kemi të bëjmë me një farsë politike dhe Vetëvendosja është partia që më së shumti ka përfituar vota nga Gjykata Speciale duke na mbështjellur neve fabulën sikur është kundër, a në fakt është pro”.

“Albin Kurti sic i është gëzuar lajmi kur është arrestuar Hashimi, sot e tmerron lajmi për kthimin eventual i kthimit të Thaçit sepse ia prish disa ambicie që i ka për pushtet”, tha ai.