Dude Balje feston ditëlindjen, ja sa vite mbush!

Deputetja e njohur e Kosovës, Duda Balje, ka festuar me një ngjarje të veçantë ditëlindjen e saj të 48-të, duke ndarë momente të paharrueshme me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Me një tortë të bardhë që simbolizonte elegancën, Balje shfaqi një buzëqeshje të gjerë, duke reflektuar gëzimin e kësaj dite të veçantë. Ajo ndau fotografi që tregon përkushtimin e saj për të festuar jetën dhe arritjet e saj deri më tani.

Pas publikimit të fotografive, ndjekësit e saj shprehën urime të shumta, duke e përgëzuar për kontributin e saj në politikën kosovare. Balje vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme dhe inspiruese për shumë njerëz.

Operacion i madh policor në Veri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale.

Sipas komunikatës, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me njësi tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, janë duke zbatuar një urdhër të lëshuar nga Gjykata me kërkesë të Prokurorisë Speciale për të kryer bastisje në nëntë lokacione të ndryshme.

Bastisjet thuhet se janë duke u kryer nën dyshimet për përfshirje në veprat penale “Rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara, ose personelit që vepron në marrëdhënie me ta”, “vrasje e rëndë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

“Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale ka theksuar se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale./teve1.info/

Këta janë 10 asamblistët më të votuar në Kosovë

Tashmë janë konfirmuar edhe asamblistët më të votuar në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor.

Duke përjashtuar bartësit e listave – të cilëve votat e subjektit politik u kalohen automatikisht – disa kandidatë për asamble komunale kanë arritur të fitojnë mbi një mijë vota personale, duke dëshmuar mbështetje të gjerë nga qytetarët.

Lista:

Islam Ukaj (PDK – Prizren) – 1,524 vota

Gëzim Sveçla (LVV – Prishtinë) – 1,377 vota

Burim Bajrami (PDK – Ferizaj) – 1,344 vota

Rexhep Kurtbogaj (LDK – Pejë) – 1,218 vota

Qendrim Millaku (AAK – Klinë) – 1,183 vota

Rasim Hasani (LDK – Lipjan) – 1,181 vota

Bujar Gashi (LDK – Prishtinë) – 1,174 vota

Xhevdet Haxhidemaj (PDK – Ferizaj) – 1,167 vota

Bekim Gashi (LDK – Prishtinë) – 1,115 vota

Fikret Rexhepi (PDK – Skenderaj) – 1,109 vota

Pamje nga operacion policor në disa pjesë të Veriut, ku Prokuroria Speciale po kryen bastisje

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga operacioni qe po zhvillohet nga mëngjesi në pjesën veriore të Kosovës.

Ndëkaq në njoftim thuhet se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

 

 

Vrasje të Rëndë;

Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit.

Aksident i rëndë trafiku në hyrje të Prishtinës, vdes një person

Ka vdekur personi që u aksidentua më 11 tetor në Çagallavicë të Prishtinës.

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

Policia njofto se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Mjekësinë Ligjore për Obduksion.

“Çagllavicë, Prishtinë / 11.10.2025 – 12:00. Më 18.10.2025 lidhur me rastin është raportuar se viktima m/k, i cili ka qenë i lënduar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /

Arrestohen shtatë kosovarë në kufirin Kroaci-serbi

Shtatë kosovarë raportohet se janë ndaluar në kufirin Kroaci-Serbi.

Në një video të publikuar nga Jepi zë, një kosovare rrëfen se si me autobusin që po udhëtonin, janë arrestuar pesë pasagjerë dhe dy shoferë,  transmeton Klankosova.tv.

E njëjta thotë se janë ndaluar në kufirin Kroaci-Serbi qysh nga ora 15:00 e së shtunës.

Madje përgjatë videos, ajo tregon gjendjen e kufirit, i cili bazuar në ato pamje, nuk ishte i mbingarkuar nga automjete, por i lirshëm për qarkullim.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë më agjencinë turistike të transportuesit që është ndaluar, megjithëse të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

VV feston – votat e diasporës vendimtare, s’ka nevojë për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të diasporës për komunën e Shtimes.

Fitues me votat e disaporës ka dalë kandidati i Vetëvendosje, Qamajl Aliu, me 51.63%, duke lënë pas kandidatin e PDK-së, Përparim Musa me 35.15% të votave.

I treti renditet Kastriot Shabani i LDK-së me 13.22% të votave.

Kurse kandidati i AAK-së, Ramë Bislimi, nuk ka marrë asnjë votë.

Aliu nga votat e rregullta në Kosovë kishte fituar 50.49 për qind të votave, ndërsa votat me zarfë vetëm sa ia konfirmuan fotoren pa balotazh

Pak para se të nisë ‘BBVK’, Alaudini merr këtë vendim

Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, një prej formateve më të ndjekura në vend.

Por duket se moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, po shfrytëzon çdo moment të lirë para spektaklit të madh.

Ai ka udhëtuar drejt Luksemburgut, gjë që e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet e tij sociale.

Pak para se të nisë ‘BBVK’, Alaudini merr këtë vendim - Insajderi - image 172
Pak para se të nisë ‘BBVK’, Alaudini merr këtë vendim - Insajderi - image 173

 

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në një storie suksesi për sa i përket rritjes ekonomike në rajon.

Ai tha se, sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kosova pritet të ketë sërish rritjen më të lartë ekonomike krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

“Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike. Vendi ynë përsëri do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, sipas projeksioneve të FMN-së. Politikat ekonomike dhe masat e ndërmarra gjatë qeverisjes sonë po ndikojnë pozitivisht në progresin dhe zhvillimin e shtetit”, ka deklaruar Kurti përmes një postimi në Facebook.