Tahiri e Peci në balotazh për Mitrovicën, kjo është renditja pas numërimit të votave me postë

Në faqen e KQZ-së tashmë janë publikuar edhe votat me postë për kandidatët e Mitrovicës së Jugut për kryetar të Komunës, shkruan Express.

Numërimi i tyre ka përfunduar plotësisht dhe në bazë të votave që kanë marrë kandidatët për kryetar, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur nga vendi i dytë në pozitën e parë me gjithsejtë 15 mijë e 745 vota apo 47.97 %

Derisa Arian Tahiri i PDK i dyti me 15 mijë e 629 vota, apo 47, 61%.

Tabela e votave të rregullta:

Ky rezultat, në të cilin s’janë përfshirë ende votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të personave me nevoja të veçanta e çon Mitrovicën e Jugut në balotazh.

Gëzim Plakolli i LDK ka marrë gjithësejtë 1,217 vota apo 3.71% dhe Qazim Nimani i AAK-së 240 vota apo 0,73 %./Express/

Tabela e votave me postë:

KQZ-ja përditëson të dhënat nga QKN-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit rreth verifikimit të rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit.

Sipas KQZ-së, deri në orën 16:00, sot janë verifikuar rezultatet për 2499 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 2500 vendvotime për zgjedhjet për kuvende komunale.

“Deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 4,999 kuti” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:

Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e shtunë:

Janë verifikuar rezultatet për:

• 2,499 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave

• 2,500 vendvotime për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale

• Në të njëjtat 2,500 vendvotime, janë numëruar votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale

Deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 4,999 kuti

Deri më tani (e shtunë, ora 10:00), aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë përmbyllur në komunat, si më poshtë:

• E hënë: Hani i Elezit

• E martë: Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh

• E mërkurë: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj

• E enjte: Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri

• E premte: Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë, Kllokot, Leposaviq

• E shtunë: Gjilan, Malishevë

Aktualisht aktivitetet janë duke u zhvilluar në QKN, Prishtinë dhe Prizren

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Pas numërimit të 75% të votave të diasporës, në Mitrovicën e Jugut ka ndryshim në vendin e parë. Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje e ka kaluar Arian Tahirin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare nga Qendrat Komunale të Numërimit, Tahiri i PDK-së ishte i pari me 40 vota diferencë karshit Pecit. Tahiri pati 15.393 vota, ndërsa Peci 15.353.

Nga votat e diasporës, kandidati i LVV-së ka marrë deri tash 302 vota, ndërsa ai i PDK-së 175.

Në total, Peci tash ka 15.655 vota, kurse Tahiri 15.568. Pra, Peci është mbi Tahirin për 87 vota deri tash.

Kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës do ta përcaktojë balotazhi.

Po vazhdon numërimi i votave me postë, publikohen rezultatet – këtu mund t’i ndiqeni LIVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave me postë ku tashmë janë publikuar rezultatet e para, shkruan Reporteri.net.

Qytetarët mund të klikojnë KËTU për të parë rezultatet e publikuara të votave me postë.

Nga rezultatet e para të publikuara në Gjilan të votave me postë, nga rezultatet e përmbledhura, Alban Hyseni i VV-së ka 49.82% të votave, ndërsa Arbër Ismajli 34.30%.

Numërohen mbi 85% e votave me postë në Gjilan

85.71% e votave me postë janë numëruar për zgjedhjet lokale në komunën e Gjilanit.

Bazuar në rezultatet e publikuara, i pari është Alban Hyseni i VV-së me 51.77%, derisa Arbër Ismajli i LDK-së radhitet i dyti me 36.32% të votave.

Derisa ka mbetur edhe një kuti nga shtatë gjithsej e votave me postë për t’u numëruar.

Numërohen mbi 85% e votave me postë në Gjilan - Insajderi - 1 57 1024x455

Hyseni po udhëheq edhe në rezultatet e QKN-ve për kryetar komune, me 49.76%, derisa Ismajli menjëherë pas tij, me 34.24% të votave të grumbulluara.

Numërohen mbi 85% e votave me postë në Gjilan - Insajderi - 1 58 1024x459
Votat me postë, dramë e vërtetë në Gjilanin – A do të ketë balotazh në këtë komunë?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Në disa komuna veçse ka përfunduar procesi i numërimit.

Në Gjilan, Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 687 vota, ndërsa Arbër Ismajli i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 482 vota. Kjo komunë me shumë gjasë do të shkojë në balotazh, edhe pse Hyseni ishte shumë afër ta kryente me të parën. Ka mbetur numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Ndërsa, sipas rezultateve preliminare, Hyseni në total, bashkë me votat e diasporës, ka 22.140 vota apo 48.84%, ndërsa Ismajli i LDK-së ka 15.245 vota apo 34.29%.

Numërimi i votave të diasporës ka përfunduar edhe në Junik e Dragash. Të dyja pritet të shkojnë në balotazh.

Aksident i rëndë në Ferizaj – pesë anëtarë të KKZ-së të lënduar, një në gjendje kome

Pesë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në fshatin Slivovë – Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Shoferi i veturës dhe katër pasagjerët janë lënduar, ndërsa katër prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK nga Emergjencia e Ferizajt.

“Me datën 17.10.2025 në ora 18:17 në rrugën magjistrale, fshati Slivovë‑Ferizaj Aksident trafiku me lëndime trupore ku në këtë aksident trafiku ishin të përfshira dy automjete: një veturë dhe një autobus me targa vendore me shoferët M.SH.K. Veç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë shoferi i veturës dhe katër pasagjerët, të cilët pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt, katër persona dërgohen në Q.K.U.K‑Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, njoftoi Veseli për Sinjalin.

Ndërkohë sipas deklaratës së deputetit Blerton Jakupi nga LDK Ferizaj, pesë të lënduarit janë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor. Jakupi raportoi se një prej tyre është në gjendje kome.