Policia e Kosovës ka zhvilluar të mërkurën një aksion në fshatin Maticë të Zveçanit, nën dyshimet për armë – që rezultoi me të arrestuar dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit. I dyshuari përfundoi në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.
Bastisja është kryer në shtëpinë e të dyshuarit, i cili u kap me tri armë, mbi 100 fishekë, e pajisje të tjera – që i posedonte ilegalisht.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Radomir Jevtic, ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.
Përveç armëve e municionit, në vendbanimin e tij, zyrtarët policorë kanë konfiskuar edhe xhaketë ushtarake me stemën e shtetit serb, barut dhe mjete tjera.
I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku janë kryer procedurat e nevojshme.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Veri.