Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai thotë se qeveria kurrë nuk e ka nderuar një komandant të UÇK-së, dhe sipas tij, edhe vizitat nëpër varret e dëshmorëve “ata” i bëjnë sepse nuk janë të gjallë.
“Po të ishin gjallë do t’i quanin kriminelë”, shkruan kreu i AAK-së.
“Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s’kanë qenë protagonistë. Kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj. Kurrë s’e kanë nderuar një komandant të UÇK-së që nuk u nevojitet për kauzat e tyre të mbrapshta të pushtetit. Edhe kur vizitojnë varret e dëshmorëve, i vizitojnë sepse nuk janë të gjallë. Po të ishin të gjallë, do t’i quanin kriminelë. Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka”, ka thënë Haradinaj.