Vrasja e djeshme në Drenas, IPK suspendon dy policë, kjo është arsyeja

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë policorë të stacionit në Drenas të cilët dyshohet se kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës, shkruan Reporteri.net.

Rasti ka të bëjë me vrasjen mesditen e së shtunës në fshatin Fushticë e Poshtme në Drenas.

“Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Drenas. Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve të IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës zyrtare dhe ndërmarrjes së veprimeve lidhur me një vrasje që është raportuar dje në orët e pasdites në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit”, thuhet në komunikatë.

“Bazuar në hetimet fillestare dhe në autorizimet ligjore të IPK-së, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor dhe parandalimit të ndonjë ndikimi të mundshëm në prova apo dëshmitarë , është rekomanduar suspendimi i zyrtarëve në fjalë”.

Policia përmes raportit 24 orësh sot bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen tashmë është arrestuar. Madje policia kishte sekuestruar një pistoletë, një fishekë dhe një gëzhojë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar. Është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhej në raportin e policisë.

AAK dhe LDK bëhen bashkë kundër Vetëvendosjes – beteja e madhe në këtë komunë

Ardian Gjini i AAK-së ka arritur marrëveshje me Shefqet Shehun e LDK-së për balotazhin që zhvillohet sot një javë.

Gjini ka konfirmuar për IndeksOnline se ka një dakordim për të bashkëpunuar me LDK-në dega në Gjakovë për të ecur përpara bashkërisht.

Detajet ka thënë se do t’i shpalosin ditëve në vijim.

Kujtojmë se kryetari aktual i Gjakovës ndodhet në balotazh me Ardian Golën e Vetëvendosjes.

Policia e Kosovës arreston një zyrtar policisë serbe, u kap…

Policia ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Jarinje është arrestuar një pjesëtar i policisë së Serbisë.

Në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, 9 mijë e 900 euro, 26 mije dinarë serbë.

Ai është dërguar në mbajtje.

“IMPORTI, EKSPORTI, FURNIZIMI, TRANSPORTI, PRODHIMI, KËMBIMI, NDËRMJETËSIMI OSE SHITJA E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE- PKK Jarinje / 01.11.2025 – 10:02. Në vendkalimin kufitar në hyrje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pjesëtar i policisë së Serbisë, për shkak se në veturën me targa të Beogradit të cilën ishte duke e drejtuar gjatë kontrollit në bagazhi janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishek, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinar serb. Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.”

S’ia doli të mbijetojë plagëve: Ky është personi që vdiq pasi u qëllua me armë

Gazeta Sinjali ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka tronditur pasditen e së shtunës fshatin Fushticë të Poshtme në Gllogoc, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Siç raportoi Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 13:35 në garazhin e oborrit të shtëpisë së viktimës, një 68-vjeçar, është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në QMF-Komoran, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Sinjali mëson se viktima është Ragip Shala.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve, forenzika dhe prokurori kujdestar. Gjatë ekzaminimit janë sekuestruar një fishek, një gëzhojë dhe një armë zjarri e llojit ZORAKI 917-T, e cila ishte gjetur në një shtëpi afër vendbanimit të viktimës.

Sinjali po ashtu, raportoi ekskluzivisht se për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar i dyshuari, i cili është identifikuar si Vehbi Plakaj, 76-vjeçar, i cili në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar kryerjen e veprës.

Sipas të dhënave fillestare, Prokuroria Themelore ka iniciuar rastin si “Vrasje” me elemente të mundshme të manipulimit të provave, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

 

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ky është 76-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Drenas, e qëlloi viktimën në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së shtunës fshatin Fushticë të Poshtme në Gllogoc, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, rasti ka ndodhur rreth orës 13:35 në garazhin e oborrit të shtëpisë së viktimës, R.Sh., 68-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në QMF-Komoran, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve, forenzika dhe prokurori kujdestar. Gjatë ekzaminimit janë sekuestruar një fishek, një gëzhojë dhe një armë zjarri e llojit ZORAKI 917-T, e cila ishte gjetur në një shtëpi afër vendbanimit të viktimës.

Pas veprimeve të para hetimore, është arrestuar i dyshuari Vehbi Plakaj, 76-vjeçar, i cili në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar kryerjen e veprës.

Sipas të dhënave fillestare, Prokuroria Themelore ka iniciuar rastin si “Vrasje” me elemente të mundshme të manipulimit të provave, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Drenas

Një person është qëlluar për vdekje mesditen e së shtunës në fshatin Fushticë në Drenas.

Tashmë është arrestuar edhe i dyshuari për rastin.

Policia ka bërë të ditur se i është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek.

Njoftimi:

VRASJE

Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 01.11.2025 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar. Është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Arrestohet polici i serbisë në Jarinje

Një pjesëtar i policisë së Serbisë, është arrestuar në hyrje të pikës kufitare në Jarinje.

Gjatë kontrollit, në veturën e tij me tabela të Beogradit, janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, dhe para të gatshme në vlerë prej 9.900 eurosh si dhe 26 mijë dinarë serb.

Ai po dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

“Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur edhe hetimet nga organet e rendit.

Raporti i plotë i policisë, pa ndërhyrje:

IMPORTI, EKSPORTI, FURNIZIMI, TRANSPORTI, PRODHIMI, KËMBIMI, NDËRMJETËSIMI OSE SHITJA E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE

PKK Jarinje / 01.11.2025 – 10:02. Në vendkalimin kufitar në hyrje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pjesëtar i policisë së Serbisë, për shkak se në veturën me targa të Beogradit të cilën ishte duke e drejtuar gjatë kontrollit në bagazhi janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishek, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinar serb. Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Zhvillime dramatike në VV – Ky është vendimi i fundit për mandatarin për kryeministër

Gazetari dhe analisti i njohur, Fidan Rama në emisionin “Politiko” ka bërë një deklaratë sa i përket formimit të qeverisë.

Rama tha se posedon informacionin që Glauk Konjufca ka refuzuar të marrë mandatarin për t’u propozuar për kryeministër në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Çka është informacion ri, po e japi tash, Glauk Konjufca ka refuzu me marrë mandatarin, ani pse i është ofruar”, tha Rama.

VIDEO:

Nesër mbyllet një prej rrugëve kryesore të Prishtinës, komuna tregon arsyen

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim një prej segmenteve kryesore të kryeqytetit, rruga “Eqrem Çabej”.

Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 18, për shkak të xhirimeve të filmit “DUA”, shkruan IndeksOnline.

Mbyllja përfshin segmentin nga semaforët kryesorë te Mensa e Studentëve, deri te katedralja Nënë Tereza.

Ky është njoftimi i plotë i komunës:

Të dashur qytetarë,

Rruga Eqrem Çabej do të mbyllet përkohësisht të dielën, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza, për realizimin e një skene të filmit “DUA”.

Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë.

Lusim qytetarët të përdorin rrugët alternative për qarkullim, derisa xhirimet të përfundojnë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Anëtarësimi i Kosovës në BE – vjen lajmi i fundit

Ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka zhvilluar një intervistë në “Inside Albania Podcast” me Alice Taylor ku foli lidhur me marrëdhënien e Kosovës dhe Serbisë dhe rrugës së tyre drejt BE-së.

Sipas tij anëtarësimi në BE është rruga më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për uljen e tensioneve.

“Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE. Dhe nëse duam që Kosova dhe Serbia te jenë të guximshme në nivel të brendshëm, sepse e di që si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston nevoja për t’i bindur qytetarët se zgjedhjet që po bëhen janë zgjedhjet më te mira për ta, mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit për ta”.

“Mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit është qё ata udhëheqës dhe ato shoqëri ta kenë ketë perspektive anëtarësimi. Sepse ky anëtarësimi, sipas meje, është mënyra më e mirë për të zbutur tensionet, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të zhvilluar një agjendë më pozitive të orientuar drejt së ardhmes”, u shpreh Michel.