“Marre…”, Fatmir Limaj “kapet” me burrin e Albulena Haxhiut

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, i është kundërpërgjigjur anëtarit të VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, i cili e ka akuzua Nismën për blerje votash në Malishevë. Ai i ka hedhur poshtë pretendimet e burrit të Albulena Haxhiut.

Në një intervistë në “Rubikun”, Limaj ka thënë se ajo çka ka thënë Krasniqi është për marre.

“Shikojeni rezultatin, po marre është me dalë me folë pas këtij rezultati”, ka thënë Limaj, duke shtuar se fitorja e Nismës në këtë komunë ka qenë spektakolare.

“Kur t`i hupë zgjedhjet ka pak ka mërzi. Kqyrne rezultatin, në Malishvëe ka qenë një fitore spektakolare. Sepse në kry ka një njeri jokonfliktuoz”, është shprehur Limaj.

Duda Balje kapet me komentuesit: Nëse keni…

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka reaguar ashpër ndaj komentuesve në rrjete sociale, pas një vale komentesh që ajo i ka cilësuar si gënjeshtra dhe linçime të organizuara ndaj saj, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në profilin e saj, Balje ka thënë se brenda një dite ka marrë gati 400 komente në një publikim të fundit, duke u drejtuar publikisht ndaj atyre që e kanë kritikuar.

Deputetja ka lënë të kuptohet se reagimi i saj lidhet me vendimin e Kurtit për shkarkimin e bashkëpartiakut, pas së cilës ajo shkroi në Facebook: ‘Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”.

“Përshëndetje për të gjithë ju që nga dje keni shkruar komente në postimin tim të fundit — gati 400 prej jush. Dua t’ju them këtë: nëse keni ndonjë provë, qoftë edhe më të voglën, që unë ose ndonjë anëtar i familjes sime kemi bërë diçka të keqe ndaj shtetit apo ndonjë individi, raportojeni aty ku duhet”, ka shkruar ajo.

Deputetja ka shtuar se në mungesë të provave, komentet e tilla janë vetëm përpjekje të kota për ta denigruar publikisht, duke theksuar se për tetë muaj është përballur me sulme të organizuara në rrjete sociale, por pa asnjë rezultat konkret.

“Nëse nuk keni — dhe të gjithë e dimë që nuk keni, e me çdo koment tuajin vetëm përhapni gënjeshtra — mos e humbni më kohën. Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë, dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment i juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time”, ka shkruar më tej Balje.

Ajo ka thënë se të gjitha gënjeshtrat, fyerjet dhe shantazhet që i drejtohen, sipas saj, vetëm “ia pastrojnë mëkatet”.

“Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet. Në emër të kësaj — uroj të jeni mirë dhe me shëndet ju dhe familjet tuaja!”, shkroi ajo.

Caktohet agjenda, nesër mbledhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e kryesisë së kuvendit.

Njoftimi i kuvendit:

“Nëse në orë 14:00 rendi i ditës 1. Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të kuvendit, 2. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok, 3. Të ndryshme”.

Pas AAK’së, Vetëvendosja në Prizren e bën edhe një tjetër koalicion

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren e ka zgjeruar numrin e koalicioneve.

Artan Abrashi, kandidati i LVV’së për Prizrenin, ka njoftuar se kanë arritur koalicion me partinë nga komuniteti joshumicë PREBK’në, kryetar i së cilës është Albert Kinolli, shkruan Insajderi.

Siç bën të ditur Abrashi, në takim ishte prezent edhe Sejnur Veshall, i cili u propozua nga Albin Kurti si ministër për Zhvillim Rajonal.

“Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e PREBK-së, z. Albert Kinolli, deputet që përfaqëson me dinjitet komunitetin rom të Prizrenit. Në takim ishte i pranishëm edhe bashkëpartiaku dhe aktivisti i parë rom në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Sejnur Veshall, i cili, për herë të parë në historinë e Kosovës, u propozua ditë më parë për postin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal nga Qeveria Kurti”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosja në Prizren dje njoftoi se ka arritur marrëveshje me AAK’në.

“Sot, në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Prizren, e përfaqësuar nga unë si kryetar, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari z. Besnik Krasniqi, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin tonë”, u bë e ditur në njoftimin e djeshëm.

Gaxherri: Kurtin duhet ta dërgojmë edhe një herë në shkollë, që t’i mësohet matematika

Gazetari Ardian Gaxherri ka qenë kritik ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, pasi nuk kishte numrat e mjaftueshëm të votave për të formuar Qeverinë e re më 26 nëntor të javës së kaluar.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se Kurti duhet të mësojë numrat dhe të kthehet në shkollë.

“Besoj që zotëri Albin Kurti duhet ta dërgojmë edhe një herë në shkollë, që t’i mësohet matematika. E kemi parë që bëri gabime amatoreske për tabela të zeza, sepse kemi ditë që është aq amator edhe në politikë dhe nuk di t’i mbledhë numrat.”

“Ai e pati mandatin për shtatë–tetë muaj dhe bëri shaka me këtë shtet, duke e mbajtur në stagnim, në izolim dhe pa institucione,” ka thënë Gaxherri.

E dhimbshme: 25 vjeçari shqiptar humb jetën në aksident

Një aksident i rëndë automobilistik ka marrë jetën e një të riu këtë të martë. Viktima është identifikuar si Ergest Qenani, 25 vjeç, banues në Tepelenë, personi që shihni në foto.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në rrugën nacionale pranë urës mbi lumin e Bënçës. I riu po udhëtonte me motor kur, për shkaqe ende të paqarta, humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat metalike anës rrugës. Përplasja rezultoi fatale: Ergesti ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Por tragjedia në Tepelenë nuk ishte e vetmja. Brenda pak orësh, vendi humbi pesë jetë njerëzish. Aksidente rrugore dhe ngjarje të dhunshme e kthyen këtë të martë në një ditë zie kombëtare.

*Në Vlorë, një 17-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.

*Në Tiranë, një debat banal midis dy kuzhinierësh përfundoi me vdekje.

*Në Durrës, një 25-vjeçar goditi për vdekje me thikë babanë e tij.

*Në Berat, një konflikt për një kalë degjeneroi në tragjedi.

*Në Tepelenë, 25-vjeçari Ergest Qenani humbi jetën në aksidentin fatal.

Koha për t’u ndalur për një moment…

Një vend që humbet pesë jetë brenda një dite nuk mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë. Kjo valë tragjedish është një pasqyrë e errët që duhet të na detyrojë të ndalemi dhe të reflektojmë: çfarë po ndodh me ne si shoqëri?

Jeta po bëhet gjithnjë e më e brishtë, më e ftohtë, më pa vlerë. Njerëzit po humbasin durimin, vetëpërmbajtjen dhe, më e rëndësishmja, respektin për jetën, si për të tyren ashtu edhe për të tjerëve.

Ndoshta ka ardhur koha të kuptojmë se jeta nuk është:

-Një garë. Nuk ia vlen të rrezikosh jetën për të fituar dy minuta në rrugë.

-Një fushë beteje. Sherrat nuk zgjidhen me thikë apo me dhunë, por me fjalë dhe arsyetim.

-E garantuar. Është një frymëmarrje e çmuar që mund të ndërpritet në çdo moment.

Sot, pesë familje shqiptare janë në zi.

Kjo dhimbje duhet të na zgjojë të gjithëve, si një thirrje e fortë për të ndryshuar mënyrën si ecim, si reagojmë dhe si e trajtojmë jetën.

Sepse nesër, nëse vazhdojmë kështu, tragjedia mund të trokasë në derën e secilit prej nesh.

Jeta është e çmuar. Ta ruajmë atë.

Detaje të reja nga arrestimi i mjekut të njohur në Vushtrri, iu kërkonte pacientëve nga 10 deri në 50 euro…

Një rast i ryshfetit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare është raportuar të martën në qytetin e Vushtrrisë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një doktor nën dyshimin se ka kërkuar dhe pranuar para nga pacientët për lëshimin e raporteve mjekësore.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se me qëllim të përfitimit personal, kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të parave, nga 10 deri në 50 euro, në këmbim të raporteve për pushime mjekësore.

“Më 28.10.2025, nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Dyshohet se i dyshuari, me qëllim të përfitimit personal, për shërbime të ofruara nga pacientët, kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri në 50 euro për t’u lëshuar raporte për pushime mjekësore,” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Policia ka theksuar se hetimet vazhdojnë, me qëllim të sqarimit të plotë të rastit dhe identifikimit të mundshëm të personave të tjerë të përfshirë

Bia Khalifa – banore në Big Brother VIP Kosova 4

Modelja dhe influencuesja e njohur në rrjetet sociale, Bia Khalifa, do të jetë një nga banoret e Big Brother VIP Kosova 4.

Burimet e Telegrafit pranë produksionit, pohojnë se bukuroshja e TikTok-ut do t’i bashkohet këtë vit kastit të spektaklit.

Përgatitjet për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova janë drejt fundit, ndërsa disa nga emrat e tjerë që përfliten se do të jenë pjesë e programit janë: Mentor Haziri, Bejta dhe Ikballe Huduti.

 

Bia Khalifa ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale përmes përmbajtjeve të saj kreative në rrjetet sociale dhe pritet të sjellë një energji të re dhe dinamike brenda shtëpisë së Big Brother.

Ndjekësit e spektaklit tashmë janë kuriozë të shohin se si do të ndikojë personaliteti i saj në marrëdhëniet dhe ngjarjet brenda këtij sezoni.

Ky edicion pritet të sjellë shumë surpriza dhe momente të paharrueshme për fansat e spektaklit, ndërsa ndjekësit tashmë janë kuriozë të mësojnë se si do të duket dinamika e shtëpisë më të famshme të Kosovës këtë sezon.

Befasi në AAK dhe LDK – Zbulohen emrat që pritet të garojnë për kryeministër

Gazetari Kushtrim Sadiku ka habitur me disa emra që i ka përmendur si kandidatura të mundshme të partive politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që duket se do të mbahen së shpejti pas dështimit të Albin Kurtit për krijimin e qeverisë, shkruan Gazeta Metro.


Edhe pse ende nuk është e sigurt nëse do të ketë zgjedhje apo qeveri të re, Kushtrim Sadiku i renditi disa emra që mund të jenë kandidatë për kryeministër në zgjedhjet e reja

Sadiku tha se këto kandidatura janë të pakonfirmuara deri më tani, mirëpo do të ishin një ndryshim drastik nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gazetari e përmendi deputeten Hykmete Bajrami si kandidate të LDK-së dhe jo kryetarin Lumir Abdixhiku. Po ashtu, Ardian Gjini mund të jetë kandidati i AAK-së dhe jo Ramush Haradinaj.

Nga partitë e tjera, sipas Sadikut, nuk pritet të ketë ndryshime nga zgjedhjet e kaluara. Pra, Albin Kurti do të jetë kandidati kryesor i VV-së dhe Bedri Hamza i PDK-së./gazetametro.net

E dhimbshme: Kjo është e reja që humbi jetën pasi ra nga kati i gjashtë

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj, raportoi Gazeta Sinjali.

Siç raportoi Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, ku një qytetar kishte raportuar se kishte parë një person duke rënë nga ballkoni i katit të gjashtë në terasën e katit të parë.

Viktima e këtij rasti tragjik është Marigona Beqa-Zeka, rreth 34-vjeçare.

Ajo është dërguar me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Të ndjerës, sot do t’i jepet lamtumira e fundit në ora 15:00, në varrezat e qytetit.