Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re, Dalina Grainca

Ka ndërruar jetë në moshë të re, Dalina Grainca.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët.

Më poshtë njoftimi:

Me zemra të thyera dhe me lot në sy, njoftojmë ndarjen nga jeta të mbesës sonë të dashur Dalinës (Dalina Bashkim-Hidajete Grainca) e cila u nda nga ne papritur, duke na lënë boshllëk të madh në zemër e shpirt

Një dritë që ndriçonte çdo vend ku shkonte, një buzëqeshje që nuk do të harrohet kurrë. Dashuria, ngrohtësia dhe mirësia e saj do të jetojnë përgjithmonë në kujtimet tona.

Do t’i harroni papilomat për një javë! Merreni dy herë në ditë!

Na ike shumë herët, por në zemrat tona do të jetosh përjetë.

Irani mohon se ka sulmuar Izraelin pas shpalljes së armëpushimit

Autoritetet iraniane kanë mohuar akuzat e Izraelit për një sulm të ri me raketa, pas shpalljes së armëpushimit mes dy vendeve, raporton BBC, përcjell Insajderi.

Sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani ka hedhur poshtë raportimet se ka lëshuar raketa drejt territorit izraelit, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Reagimi i Iranit vjen menjëherë pas deklaratës së ushtrisë izraelite, e cila pretendoi se kishte identifikuar raketa të lëshuara nga Irani dhe kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore në përgjigje të kërcënimit.

Ministri izraelit thotë se Irani e shkeli armëpushimin, e urdhëron ushtrinë për kundërpërgjigje “me forcë”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se e ka udhëzuar ushtrinë që të “kundërpërgjigjet me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani, me sulme intensive kundër caqeve të regjimit në zemër të Teheranit”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Dy raketa balistike u hodhën nga Irani drejt Izraelit pas kohës kur supozohej të hynte në fuqi një armëpushim i njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Të dyja raketat u penguan.

Ushtria izraelit tha se ka identifikuar raketa të hedhura nga Irani dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore janë “duke operuar për ta penguar rrezikun”. Njerëzit u këshilluan që të shkonin në strehimore dhe të qëndronin aty deri në një njoftim të ri.

Më vonë, ushtria izraelite tha se njerëzit mund të dilnin nga strehimoret në pjesën veriore të Izraelit.

Shërbimi ambulantor “Magen David Adom” tha se nuk kishte pranuar ndonjë thirrje për viktima ose të lënduar, përpos një burri që u lëndua gjatë rrugës për në strehimore.

Prishet armëpushimi? – Irani lëshon “breshëri raketash” në Izrael

Ushtria izraelite ka njoftuar se janë identifikuar raketa të lëshuara nga territori iranian. Sipas njoftimit zyrtar, sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe po përpiqen të ndalojnë kërcënimin.

Autoritetet izraelite u kanë bërë thirrje qytetarëve që të futen në strehimore dhe të qëndrojnë aty derisa të jepet një njoftim i dytë, raporton BBC, përcjell Insajderi.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Iranit lidhur me sulmin e raportuar. Ky zhvillim ndodh në një kohë kur Izraeli kishte deklaruar më herët se ka rënë dakord për një armëpushim.

 

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit kishte theksuar më herët se vendi i tij do të ndalonte sulmet vetëm nëse Izraeli ndalonte veprimet ushtarake.

 

Bien çmimet e naftës

Donald Trump ka njoftuar mbrëmë armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit. Ky vendim ka ndikuar që menjëherë të bien në bursë çmimet e naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar ranë me 3.82 dollarë, ose 5.3%, në 67.66 dollarë për fuçi në orën 08:45 me kohën tonë lokale.

Nafta e papërpunuar e SHBA-së, West Texas Intermediate, ra me 3.75 dollarë, ose 5.5%, në 64.76 dollarë për fuçi.

Tragjike në Prishtinë: Gruaja 51-vjeçare gjendet pa shenja jete në dhomën e saj – babai i saj nuk pranoi obduksionin

Një rast i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në rrugën “Anton Harapi” në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë me dije se rreth orës 19:00 të datës 23 qershor, viktima Ilire Demaj, 51-vjeçare, është gjetur pa jetë nga babai i saj, B.D., i cili menjëherë ka alarmuar autoritetet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë si dhe ekipi mjekësor i QKUK-së, i cili ka konstatuar vdekjen.

Sipas deklarimit të babait të viktimës, ajo kishte probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale. Për këtë arsye, familja ka refuzuar procedurat e obduksionit, duke e konsideruar të panevojshme.

Tërmet i fort shkund Shqipërinë

Lëkundje të forta të tokës janë regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri.  

Tërmeti i parë me magnitudë 4.5 është regjistruar në ora 05:04, 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Po ashtu, sipas Qendrës Sizmologjike (EMSC) pas këtij tërmeti janë regjistruar edhe të tjerë, por me magnitudë më të vogël, 2.2, 2.6 pastaj 3.0 dhe 3.4.

Ky i fundit është regjistruar në ora 05:45, 20 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Deri tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme materiale.

Çka tha Trump në njoftimin për arritjen e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Iranit?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar mbrëmë vonë minutash për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit.

Trump shpreson se ky armëpushim do të bëhet i përhershëm.

“Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMPUSHIM të plotë dhe total (përafërsisht brenda 6 orësh nga tani, kur Izraeli dhe Irani të jenë tërhequr dhe të kenë përfunduar misionet e tyre të fundit në zhvillim e sipër!), për 12 orë, në të cilën pikë Lufta do të konsiderohet e MBARUAR”, ka shkruar presidenti amerikan në mediat sociale.

Sipas njoftimit të Trump, Irani do të jetë i pari që fillon me respektimin e armëpushimit dhe pas 12 orësh, Izraeli duhet të përmbush armëpushimin po ashtu brenda 12 orëve të tjera.

“Gjatë çdo ARMËPUSHIMI, pala tjetër do të mbetet PAQËSORE dhe RESPEKTUESE. Me supozimin se gjithçka funksionon siç duhet, dhe që do të funksionojë, do të doja t’i përgëzoja të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, që patën Qëndrueshmërinë, Guximin dhe Inteligjencën për t’i dhënë fund asaj që duhet të quhet “LUFTA 12-DITORE””.

“Kjo është një luftë që mund të kishte vazhduar me vite dhe të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë! Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti e BEKOFTË BOTËN!”, ka shkruar Trump.

Sondazhi i UBO: LDK e para si zgjedhje e dytë, LVV dhe PDK ndjekin nga pas

Sondazhi i UBO Consulting, i prezantuar në “Debat Plus”, tregon se LDK kryeson si zgjedhja e dytë e qytetarëve me 18.5%, ndërsa 33.6% mbeten të pavendosur nëse shkohet në zgjedhje këtë të diele. Partitë tjera si LVV dhe PDK ndjekin me nga 16.5% dhe 13.7%.

Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të dhëna nga një sondazh i realizuar së fundmi nga UBO Consulting, ku qytetarëve u është shtruar pyetja:

“Cila është zgjedhja juaj e dytë nëse votoni në zgjedhje këtë të diel?”

Sipas rezultateve të publikuara:

  • LDK kryeson me 18.5% si zgjedhje e dytë, pasohet nga LVV me 16.5%, PDK renditet e treta me 13.7%,
  • Lista për Familjen ka marrë 3.7%, AAK rezulton me 4%, NISMA ka 0.9%, AKR ka vetëm 0.1% ndërsa Lista Serbe ka 1.1%.

Nga ana tjetër, një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve nuk janë shprehur në mënyrë të qartë:

  • 33.6% janë deklaruar si “të pavendosur” ose “nuk e dinë”,
  • 0.8% kanë zgjedhur kategorinë “Tjetër”,
  • ndërsa 7.1% kanë refuzuar të përgjigjen.

Ky sondazh hedh dritë mbi lëvizshmërinë e votuesve dhe preferencat e mundshme në një raund të dytë votimi hipotetik, duke reflektuar një skenë politike ende të paqëndrueshme dhe me nivel të lartë të pavendosmërisë.