Koalicioni i radhës: LDK bashkon forcat me këtë parti për zgjedhjet nacionale

PD dhe LDK bien dakord për garim të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

Partia e Drejtësisë ka njoftuar opinionin publik se, pas takimit konstruktiv ndërmjet Kryetarit të PD-së, Ferid Agani, dhe Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është arritur marrëveshja politike që kandidatët e Partisë së Drejtësisë të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se detajet operative të këtij bashkëpunimi do të finalizohen gjatë ditëve në vijim nga ekipet teknike të të dy subjekteve.

Ndërkohë, shpallja publike e marrëveshjes do të bëhet gjatë javës së ardhshme në një dalje të përbashkët për media.

Ganimete Musliu eskalon ndaj akrerëve të VV-së, i quan ‘farë të fëlliqur’

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj ish-ministres Donika Gërvalla, si dhe ndaj Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçlës, të cilët të premten udhëtuan në Shqipëri për të festuar 28 Nëntorin.

Në një reagim publik, Musliu i ka kritikuar ata duke i akuzuar se e kanë shfrytëzuar udhëtimin për t’u bërë thirrje mërgimtarëve të Kosovës që të votojnë më 28 dhjetor, duke mos e respektuar as festën kombëtare.

“E ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur. Shkojnë për të festuar festën kombëtare, e përfundojnë duke ju përgjëruar mërgatës për shpëtim.  Këta nuk respektojnë as festat kombëtare, as dasmat, as mortet, as mërgatën, as Kosovën, as Shqipërinë.  Këta mashtrues e manipulues, këta zhylla e shkatërrues. Këta vrasës të shpresës  e të ardhmes se këtij vendi”, shkroi Musliu.

Lëvizje e papritur: Ish-këshilltari i Kurtit i bashkohet PDK-së

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, është anëtarësuar në PDK.

Ai ka bërë me dije se nga vitit 2014 kjo parti ka humbur një varg zgjedhjes.

Berisha ka vlerësuar se dikush duhet të marrë përgjegjësi për këto humbje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se PDK-ja nuk duhet t`i përsërit gabimet.

“Miq të dashur, më lejoni t’ju njoftoj se, si anëtar i ri i PDK-së, në zgjedhjet që po vijnë – nuk e përkah asnjërin nga kandidatët e saj.

Ne duhet ta kuptojmë se kemi humbur në seri që nga viti 2014. Njerëz brenda PDK-së mbajnë përgjegjësinë për këto dështime serike, por edhe për dështimin për t’i ofruar qytetarit atë që i patëm premtuar para se t’i fitonim zgjedhjet në vitin 2007. Ata duhet të kuptojnë se janë humbësit dhe fajtorët. Thjeshtë, qytetari nuk i don. Përsëritja e të njëjtave gabime – aderime “spektakolare” të njerëzve të padobishëm, që nuk sjellin asnjë votë të re – nuk sjell ndryshim”, ka shkruar Berisha.

Ai ka bërë me dije se kjo parti nuk duhet të bëj koalicion me Albin Kurtin.

“Kalkuluesit e humbjes së radhës – me shpresën se Albin Kurti do të tregohet i mëshirshëm dhe do t’i pranojë në koalicion – qëndrojnë në PDK vetëm për përfitime personale. Për asnjë qëllim tjetër. Të tillët nuk meritojnë të përkrahen. Prandaj, nuk do ta kenë përkrahjen time. Nuk kam ardhur në PDK për ta përsëritur gabimin e viteve 2007–2009, kur shpresoja se X apo Y do të ishin bartës të përgjegjshëm të pushtetit. Votën dhe mbështetjen time nuk e merr askush që nuk është dëshmuar si i dobishëm për këtë shoqëri”, ka shkruar Berisha.

Pas humbjes së rëndë, bashkëshortja e Shpat Kasapit del me reagim të ri

Gruaja e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvija, ka reaguar pas njoftimit të menaxhmentit të artistit për ceremoninë mortore.

Ajo ka ndarë në Instagram një story ku përcjell të njëjtin informacion për datën dhe orarin e varrimit, duke u drejtuar miqve, familjarëve dhe publikut që kanë shprehur mbështetje këto ditë.

Njoftimi i saj vjen si konfirmim i atij të menaxhmentit, shkruan “Kosovarja.

Ngushëllime!

Donald Trump merr vendimin e papritur mbi Venezuelën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi në Truth se hapësira ajrore mbi Venezuelën “është e mbyllur”.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, tregtarët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutemi të merrni parasysh se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës do të jetë plotësisht e mbyllur”, shkroi presidenti në Truth, shkruan ANSA.

Gazetarja me shami denoncon publikisht Qumilin: Më tha “përgjigjem vetëm për televizionet shqiptare

Farije Dauti Bakiju, gazetare në Televizionin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, ka shkruar një shkrim, në të cilën ka denoncuar publikisht Sevdai Radogoshin, aktor i njohur nga Kosova i njohur si Qumili, për sjellje me premisa islamofobike.

Gazetarja Dauti ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur më 28 Nëntor me Qumilin.

Ajo ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në momentin kur ka tentuar të intervistonte Qumili.

“Ia bëra pyetjen dhe zgjata mikrofonin për deklaratë…

“Unë përgjigjem vetëm për televizionet shqiptare,” – tha Sevdai Radogoshi (Qumili) me një nënqeshje cinike.

“Mos doni të thoni edhe ju se qenkam arabe?” – e pyeta.

“Nuk e di, mund të jeni edhe prek ndonjë televizioni serbe,” – shtoi ai.

Dhe i gjithë respekti për artin e tij mu rropos aty n’sekondë” – ka shkruar ajo, raporton Gazeta Politika.

Ekspertja e energjisë Janina Ymeri kandidate e LDK-së për deputete

Kreu i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ekspertja e energjisë, Janina Ymeri do të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një njoftimi, Abdixhiku shkroi se Janina Ymeri është shembulli më i qartë i aktivistes politike të kohës sonë.

“Si veprimtare e LDK-së, ajo ka ngritur zërin kundër mafias energjetike dhe ka ekspozuar milionat e qytetarëve të Kosovës që përfunduan në llogaritë e Vuk Hamovicit, të birit të ish-shefit të Armatës Jugosllave, Rade Hamovic. Vukvendosje – siç i dha epitet me të drejtë ajo, shërfaqë më së miri mashtrimin popullist që ndodhë sot. Njërën dorë të shtrirë tek mafia energjetike dhe milionat e popullit të Kosovës që shkojnë aty( tjetrën me gisht ndaj patriotëvë të vendit për tradhëti. Trushpëlarja kështu duket”, shkroi Abdixhiku.

“LDK është shtëpia e njerëzve të tillë; të drejtë, të guximshëm, profesionalë. Njerëzve që nuk e përdorin politikën për vete, por për vendin. Prandaj jam i lumtur t’ju njoftoj se Janina Ymeri do të jetë pjesë e listës sonë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ajo ka treguar se si duket aktivisti i vërtetë: me fakte, me integritet dhe me vizion për një shtet ligjor”, shkruhet ndër tjerash në postimin e Abdixhikut.

 

 

A do të jetë në Listën e LDK-së për deputet? Agim Veliu del me këtë njoftim

Agim Veliu, ka reaguar publikisht pas debateve të ditëve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me listën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një postim drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë, Veliu ka falënderuar të gjithë ata që kanë ngritur zërin për kontributin e tij dhe për domosdoshmërinë e respektimit të meritokracisë brenda LDK-së, shkruan IndeksOnline.

Veliu ka rikujtuar pritjet që kishte pasur edhe në zgjedhjet e kaluara për të qenë pjesë e listës, por theksoi se pavarësisht “vendimeve të padrejta të asaj kohe”, ai ka vazhduar t’i qëndrojë besnik LDK-së dhe vlerave të saj.

Sipas tij, përfshirja në listë nuk duhet të shihet si privilegj personal, por si përgjegjësi për secilin që ka kontribuar ndër vite.

 

 

Postimi i plotë:

Të dashur qëndrestarë, anëtarë dhe simpatizantë

Ditëve të fundit kam parë një debat të gjerë në media, nga anëtarësia dhe shumë aktivistë të LDK-së lidhur me përfaqësimin në listën zgjedhore të 28 dhjetorit.

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që me sinqeritet e bindje kanë ngritur zërin për kontributin tim dhe për kthimin e drejtësisë dhe meritokracisë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Është e vërtetë se edhe në zgjedhjet e kaluara ka ekzistuar pritja që të jem pjesë e listës. Por, pavarësisht vendimeve të padrejta e të dëmshme të asaj kohe, unë kam vazhduar të qëndroj aty ku kam qenë gjithmonë, në shërbim të LDK-së, të qytetarëve dhe të vlerave që kemi kultivuar për më shumë se tri dekada.

Dua ta theksoj qartë se përfshirja në listë nuk është favor dhe as privilegj personal. Për mua dhe për secilin që ka dhënë kontribut të gjatë në LDK, është vetëm përgjegjësi dhe vazhdimësi e punës së bërë me përkushtim, është respekt ndaj historisë sonë dhe ndaj qytetarëve që na kanë besuar për shumë vite.

LDK është shtëpia jonë e përbashkët. Ajo është ndërtuar me mund, sakrificë dhe besnikëri nga njerëzit që ishin aty kur ishte më së vështiri dhe që vazhdojnë të jenë aty edhe sot.

Prandaj, është e domosdoshme që dera të mos u hapet atyre që nuk kanë qenë pjesë e LDK-së, nëse kjo do të ishte arsyeja të lihen jashtë ata që e kanë themeluar, e kanë mbrojtur dhe e kanë mbajtur gjallë partinë për më shumë se 30 vite.

Respekti për bazën, për themeluesit dhe për kontribuesit afatgjatë nuk është vetëm parim, është detyrim moral dhe institucional ndaj LDK-së, ndaj anëtaresisë dhe ndaj qytetarëve që na besojnë.

Pavarësisht debateve të ditëve të fundit, unë mbetem i përkushtuar ndaj vlerave të LDK-së, i gatshëm ta jap kontributin tim dhe besnik ndaj secilit anëtar që e ka dashur dhe e do partinë si shtëpinë e vet.

Faleminderit për vlerësimin, mbështetjen dhe besimin që vazhdoni të ma jepni!

Zoti e bekoftë LDK-në!

Zoti e bekoftë Rugovën!

Zoti e bekoftë Kosovën!

 

“Kosova po rrezikon të shndërrohet në shtet të dështuar”, paralajmërimi i Milazim Krasniqit

Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi ka komentuar situatën institucionale dhe ekonomike në vend, duke e cilësuar periudhën e fundit si një nga më të dëmshmet për Kosovën që nga paslufta pa çka në një intervistë për Ekonomia Online tha se mungesa e institucioneve ka shkaktuar pasoja të thella.

“Padyshim mungesa e institucioneve është shkatërrimtare për zhvillimin e vendit sepse merreni me vendin për një vit nuk është miratuar asnjë ligj nuk është bërë asnjë përmirësim i rregullativave ligjore i urdhëresave të cilat në fakt e përcjellin procesin edhe ekonomik edhe shoqëror ashtu që mungesa e kuvendit dhe e qeverisë e kanë dëmtuar rëndë ekonominë edhe gjithë gjendjen po edhe imazhin ndërkombëtar të vendit tonë sepse kjo e jep imazhin që jemi si shoqëri e paaftë për të formuar institucione. Të gjitha këto janë pasoja serioze të renda e normalisht edhe për disponimin e qytetarëve sepse ja zvogëlon shpresën e ua dobëson vetëbesimin në shoqëri dhe në shtet dhe të gjitha këto po merren deri në rezultatin se kjo ka ndodhë në pak se 10 muaj dhe përgjegjësia për këtë është e njerëzve që kanë mundësi të formojnë institucionet por nuk kanë dashur për shkak të kalkulimeve, inateve, primitivizimin ose motivet e fshehta që janë më vështirë të detektueshme”, tha Krasniqi.

E si shkak i kësaj situata, ai tha paralajmëron se vendi është bërë i pasigurt për investitorë të huaj. Po ashtu ai përmend frikën se pasoja tjetër do të jetë edhe largimi i të rinjve nga Kosova.

“Pas asnjë dyshim investime nuk bëhen në një vend që nuk ka stabilitet, siguri, institucione, qeveri kredibile e cila shfaqet si partner prej investitorëve sepse janë procese komplekse dhe duhen shume vendime dhe mungesa e investime është indikator i qartë alarmant që Kosova është në krizë jo vetëm ekonomike por edhe institucionale dhe unë besoj se kjo do të ketë shumë pasoja njëra nga pasojat edhe shihet në prirjen alarmante të rinjve të Kosovës ikin nga Kosova dhe një tendencë tjetër që është vërejt është edhe largimi i bizneseve ekzistuese dhe kjo lidhet me kriteret e qeverisë për përzierje në tregun e energjisë, të gjitha këto politika të mbrapshta në fakt kanë nxit edhe largimin e bizneseve edhe mungesën e investimeve të huaja”, theksoi Krasniqi.

Sa i përket idesë së miratimit të buxhetit nga Kuvendi, pa u zgjedhur Qeveria, Krasniqi e cilëson veprim joligjor, por edhe mbi të gjitha e sheh si një propagandë politike.

“Padyshim është një thirrje revolucionare aspak legjitime aspak legale sepse ai kuvend nuk ka pas të drejtë të miratoj buxhetin për vet faktin që nuk ka pas sukses ta zgjedh qeverinë dhe në momentin që nuk e ka zgjedh qeverinë ai parlament është de facto inekzistent aq më tepër që nuk ka pas as komisione parlamentare dhe të gjitha ata që shesin mjegull me këtë çështje duhet ta pyesin vetën pse 50 seanca ose më shumë ja kanë kushtuar vetëm një kandidati kur të gjitha këto seanca ka mund të testojnë të gjithë kandidatët dhe njëri prej tyre do të zgjidhej dhe pastaj kuvendi do të konstituohej dhe do të mund të formohet edhe qeveria pra përgjegjësia absolute është e Albin Kurtit dhe e qeverisë së tij që ka sjell vendin në këtë në këtë krizë dhe normalisht që tani nuk e kanë  miratohen vetëm buxheti por ai është duke e abuzu në mënyrë drastike buxhetin duke dhënë shtesa gjithandej duke u mundu të blej vota ose simpatinë e qytetarëve kështu që të gjitha këto janë pjesë e propagandës por kuvendi nuk ka arrit të miratoj buxhetin në mënyrë të ligjshme”.

Krasniqi ka thënë se zgjidhja për të dalë nga ngërçi  ka ekzistuar por jo edhe vullneti politik.

“Mendoj se zgjedhjet është dashur të shpallen së paku 6 muaj më herët në momentin që është fjala është për prill ose maj kur është parë këmbëngulësia me Albulena Haxhiun ose asnjë është dashtë që të bëhet presion që të shkohet në zgjedhje. Një opsion tjetër ka qenë që partitë ish -opozitare ta formonin qeverinë sepse i kanë pas numrat por nuk u bënë bashkë dhe ajo ishte një dobësi e partive opozitare që nuk arrin të formonin qeverinë. Por kjo 10 muaj të lihet vendi pa institucione, pa kuvend, pa qeveri, pa komisione parlamentari është një gjë që nëse është bërë me qëllim është tradhti, nëse është bërë nga padituria është budallallëk por një qeveri që ka 50% të shumicës nuk e len vendin 10 muaj pa qeveri, është një rast sui generis mbetet ta shohim se a ka qenë problem i budallallëkut, i fanatizmit apo është diçka edhe më keq sepse ka zëra që po tentohen që Kosova të bëhet shtet i dështuar në mënyrë që të paketohet dhe të bëhet autonomia e serbëve të Kosovës të cilën e ka pranu Kurti përmes planit franko-gjerman”.

Dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai i saj: Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar

Sot shënohet përvjetori i dytë i vdekjes së Liridona Ademajt, ngjarje që tronditi mbarë publikun dhe lë pas dhimbje të thellë për familjen dhe të afërmit që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Liridona u vra më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës, në një ngjarje që sipas aktakuzës u planifikua nga bashkëshorti i saj dhe disa bashkëpunëtorë.

Në përvjetorin e dy të vdekjes së saj, i vëllai Leonard Ademaj ka publikuar një mesazh prekës në ‘Facebook’ duke shprehur dhimbjen dhe vendosmërinë e familjes për të kërkuar drejtësi.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër

Malli për ty shtohet qdo ditë,mungesa jote vërehet në qdo kohë.

Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje

nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë.

Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë.

Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne.

Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër.

Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar.

Të kujtojmë me mallë e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion.