Pako të Haribos tërhiqen nga tregu pasi rezultojnë me kanabis

Konsumatorët nuk duhet të hanë ëmbëlsirat “Haribo cola” nga qeset sepse një numër njerëzish kanë raportuar se ndjehen të trullosur pasi i kanë ngrënë ato, tha të enjten bordi holandez i sigurisë ushqimore NVWA.

Autoritetet po kryejnë kërkime për shkakun e marramendjes, në bashkëpunim të ngushtë me Haribo-n, tha agjencia në një deklaratë të shkurtër.

Sipas agjencisë së lajmeve ANP, gjurmë kanabisi janë gjetur në këtë produkt.

Policia po heton aktualisht se si kanabisi arriti deri në pako, raportoi ANP.

Haribo i ka kërkuar kujtdo që ka Haribo Happy Cola F!ZZ me datë përdorimi janar 2026 dhe kodin e produktit L341-4002307906 t’ia kthejë ato kompanisë për rimbursim.

Haribot e tjera nuk do të preken.

“Po afron dita e lirimit, shumë shpejt…”, Bedri Hamza uron Kadri Veselin për ditëlindje

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për ditëlindjen e 58.

Ai ka vlerësuar se po ofron dita e lirimit dhe shumë shpejt festa do të bëhet në Kosovës.

“Sot, në ditëlindjen e 58-të të Kadriut, urimi ynë është besim e shpresë se po afron dita e lirimit dhe shumë shpejt do të festojmë së bashku në Kosovë. Zëri i ish-krerëve të UÇK-së, zëri i themeluesve të shtetit tonë, është në çdo ndërgjegje që nuk e pranon padrejtësinë. Gëzuar ditëlindjen, miku im Kadri! Jemi me ju, sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Hamza.

Kadri Veseli sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbush

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli feston sot ditëlindjen.

Kadri Veseli ka mbushur sot 58 vite, ndërsa, kjo është ditëlindja e dytë ai po e kalon në Hagë, pas arrestimit nga Specialja në vitin e kaluar.

Ai u lind më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës.

Në të njëjtën ditë me Kryeparlamentarin, edhe vajza e tij Rrita e ka ditëlindjen.

Gjatë luftës ai emërohet komandat i Shërbimit të Zbulim Kundërzbulimit (G-2) të UÇK-së, përgjegjësi të cilën do ta ushtrojë deri në përfundim të luftës.

Pas çlirimit të Kosovës (12 qershor 1999), krahas njësiteve të tjera të UÇK-së edhe shërbimi i Zbulim Kundërzbulimit (G-2), vendoset në Prishtinë për ta vazhduar misionin në rrethana të reja.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017.

Izmaku: Fatmir Limaj është figurë që sjell unitet, e meriton postin e Kryetarit të Kuvendit

Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka thënë se partia e saj konsideron që në këto momente, Kuvendit të Kosovës në krye i duhet një njeri si Fatmir Limaj, që sipas saj është figurë që  do të sillte konsensus.

Ajo ka thënë se ka konstruktivitet nga të dyja palët, por s’ka ndonjë qëndrim të ri.

“S”mundem me konfirmu që ka pasur takim të ri. Ska asnjë qëndrim të ri. NISMA konsideron që Kuvendit në këto momente i duhet z. Limaj, që do të sillte konensus. Jemi në ato qëndrime. Ka bisedime, por s’ka një vendimmarrje të re. S’ka pas një takim të re mbrëmë. Nuk e besoj. Mbesim në ato qëndrime”, ka thënë ajo.

Izmaku ka thënë se s’kanë ndonjë afat për këtë kërkesë të tyre.

“S’mundem me thënë që ka afat. Ka një vullnet që të dilet nga ky ngërc”, ka thënë ajo.

 

Bekë Berisha flet pa ‘filtra’, tregon sa ju ka dalë paga

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se mbase gjëja e fundit që ka mbetur për të dalë nga bllokada në Kuvend është pritja e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese ose eventualisht një iniciativë që t’i bëjë bashkë partitë politike, për të cilën tha se mund ta bëjë presidentja.

Berisha tha se në të kaluarën kur kanë gjetur zgjidhje iu “kanë nejt gati” ambasadat, por se këtë herë si politikanë nuk po arrijnë t’i japin drejtim.

“Është për të ardhur keq. Si deputetë dhe si përfaqësues të qytetarëve, është zhgënjyese që nuk kemi pasur mundësinë apo aftësinë për t’u mbledhur dhe për të gjetur një zgjidhje”, tha Berisha.

Ai u ankua edhe për pamundësinë për të folur në Kuvend.

“Nuk po kemi as fjalë në Kuvend për me gjet një zgjidhje. Një situatë e çuditshme”.

Berisha tha se pagën bazë e kanë marrë, por tha se atë normalisht “pagën duhet ta arsyetojmë me veprime”.

“Nja 1500 euro na kanë dalë pa komisione apo shtesa të tjera”.

Berisha ka refuzuar të flasë për Nismën dhe Fatmir Limajn dhe afrimin e tyre Lëvizjen Vetëvendosje.

“Njihem si person pajtues. Njeriu që e ka të kaluarën e tij nuk mund të flas keq. Nuk kam asnjë kundërshtim me këta tjerë”, tha ai.

Abelard Tahiri: Më keq se bllokada aktuale, do të ishte nëse Kurti bëhet kryeministër përsëri

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për media para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës ku edhe do të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Tahiri ka thënë se më e keqe se bllokada aktuale, do të ishte nëse kreu i LVV-së arrin që ta krijojë qeverinë e re dhe që Kurti të bëhet kryeministër përsëri

“Fakti që jemi këtu, fakti që e kundërshtojmë një qeveri Kurti, besoj se jemi në krye të detyrës. Më e keqe se kjo bllokadë, është nëse arrin Kurti me e bë edhe një herë Qeverinë”, ka thënë Tahiri.

Gjendet e vdekur një grua në veri

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj dje në fshatin Dobravë në Leposaviq, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia tha se ajo ishte duke jetuar e vetme, ndërsa tha se po e heton vdekjen e saj.

“Fsh. Dobrava, Leposaviq 30.05.2025 – 13:48.  Viktima femër kosovare (e cila ishte duke jetuar e vetme) është gjetur e shtrirë-pa shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”

KEDS-i s’ndalet, a rryma po – këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Orari sipas rajoneve të Kosovës me 31.05.2025. e Shtunë

Prishtinë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10kV Prishtina 1 (H03) dhe Kosova A (H08) do të ndërprehet:

NS 35/10(20)kV Mazgiti pa tension mbesin daljet 35kV (Besia, Bivolaku , Bizneset 35/0.4 [kV] ndërmjet LP Mazgit-Koliq dhe daljet 10kV në Mazgit ) nga ora 10:30 deri në orën 14:30

Vendet: Mazgit te Tyrbja, Prestresht, Boshnjakët, Klinakët, Ujësjellësi, Berishët, dhe Fakulteti i Gazetarisë, Shkabaj, Mazgit- një pjesë, Obiliq- një pjesë, Reforma, Al Petrol, Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotin, Bivolak, Strovc, Zhilivodë, Bequk, Millosheve (një pjesë), Llazareva, Raskovë, Bakshi, Milloshevë, Babimoci dhe  Graca, Millosheva, Brezhnicë (një pjesë), Stanovci i Epërm, Stanovc i Ulët, Lumi i Madh, Prilluzhë, Berrnicë, NSH Monting , Noti, Raskova,Bakshia,Mulliri Prugovc,Berishët,Arena rstor,Plashnik Prugovc,Vehbi Pllana privat, Breznicë, Kozaricë dhe Barilevë, RTK Bakshi. Prugovci-1 (te Villa Natyra, Vërbovci, Lupç i Poshtëm, Vranidoll Tenezhdoll. Kazerma e FSK-së në Vranidoll, Barilevë Lecët,Te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Bizneset Llazarevë, Lluzhan, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishtë, Betonjerka private Lebanë, Objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company, Prugovc Zuqollët, NTPM Tehnologie Mabetex Group- Besi dhe Hamidi Ibër-Lepenci Bivolak, Europlast Siqevë, SH.P.K.-LLC”APOLLONIA”  Fabrikë e Tjegullave.

Arsyeja: Mirëmbajtja preventive, ndërrimi i releut.

2.

Nga NS 110/35/10[kV] Palaj do të ndërprehet:

TS 10/04kV TS-Plemetin-Xhemnicët (kodi: 18024003035) nga ora 10:30 deri 15:30

Vendet: Plemetin- Gjemnicët.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ngritja e shtyllave në  Plemetin Kulla.

 

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja  10(20) kV J28 -PR7-Dalja nr 6  (kodi: 19000077)   në dy termine nga ora 11:00 deri 11:15 dhe nga ora 13:45 deri 14:00

Vendet: Shkolla “Pavarësia”, Lagjja e Spitalit 4/1,Vëllezërit Asllani, Pozhegu Brothers, VG Construksion, Basri Jonuzi M&B dhe Uni Projekt.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7

Nga  10(20) kV J28 -PR7-Dalja nr 6  do të ndërprehet:

1.TS 20/0.4 kV Arif Durmishi N.P.SH.”A4″SH.P.K (kodi: 19000077183) nga ora 11:00 deri 14:00

2.TS 20/0.4kV Qazim Asllanaj”Vëllezërit Asllani”SH.P.K (kodi: 19000077184)  nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: 340.Muharrem Fejza Bl/Urban C10/1, Astrit Rrushi.

Arsyeja: Për realizimin e punëve sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 KV Dragash do të ndërprehet:

LP  Dragash (H02 )  (300360) pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV qe furnizohen nga TR1 dhe TR2  nga ora 11:30 deri 15:30

Vendet: Rrugët: 480 Rruga e Dëshmorëve, 481 Rruga e Restelicës (një pjesë), 483 Rruga e Brodit (një pjesë), 484 Rruga e Radeshës (një pjesë) dhe 485 Adem Jashari (një pjesë), Kuvendi Komunal, Gjimnazi,Shkolla fillore.Ambullanta mjeksisë familjate,Gjykata, Zjarrfiksat, Afariste: HIT Flores, Zgatari Komerc, Fshatrat: Brezne, Buçe, Kërstec, Plavë, Rapqë e Epërme, Rapqë e Poshtme dhe Rrenc, Fshatrat: Bellobrad, Brrut, Kapre, Kosavë, Plavë, Pllajnik, Shajnë, Xërxë, Zgatar dhe Zym i Sharrit, Fshatrat: Blaç, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg dhe Zaplluxhë, fshatrat: Glloboçicë, Krushevë, Kukjan, Lubovishtë, Mlikë, Orqushë, Restelicë, Vranishtë dhe Zlipotok,

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i releut.

2.

Nga NS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja10kV J29 Kamenica (kodi: 31000029) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Lagjja Gurishti, Petrovë dhe Lagjja Arbana.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, bartja e rrjetit në shtylla të reja të tensionit të mesëm dhe demontimi i shtyllave të vjetra.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10kV Klina do të ndërprehen:

(J07-Dalja Klina 1 – kodi 5200005) dhe (J09-Dalja Klina 2 – kodi 52000004)  prej orës 11:00  deri ne ora 15:00.

Pa tension mbesin edhe daljet në NS Klina  10 kV

Dalja 10kV Klina 3 me kod: 52000101

Dalja 10kV Volljaku me kod: 52000102

Dalja 10kV Mahalla me kod: 52000103

Dalja 10kV Zajmi me kod: 52000104

Dalja 10kV Jagoda me kod: 52000105

Vendet: rrugët: Dëshmorët e Kombit (një pjesë), Faruk Elezi (një pjesë), Haxhi Zeka (një pjesë), një pjesë e Klinës, Klinavc (një pjesë), Lidhja e Prizrenit (një pjesë), Maluzhgarë, Mbi Stacion, Qendra Zejtare (një pjesë) dhe një pjesë e rrugës Tirana,2 konsumatorë komercial në fshatin Jashanicë dhe Klinac. Guri I zi, Mirusha, Sepereacion Boksit,Lagj.Nora, Lagj Foniqi, TS Mahalla ,  Lagja Somoni, Rr . Jusuf Gërvalla, Sheshi Nëna Tëreze, Sheshi Faruk Elezi, Rr. Drini I Bardhë, Qendra e rigjistrimit civil, Rr. Abedin Rexha. Rr. Elena Gjika, Motel Nora, Rr.e Gjimnazit,Spitali Nëna Tëreze, Shkollat e Mesme “Luigj Gurakuqi” dhe “Fehmi Agani”, Lagja Perlina, Lagja Haxhaj. Videjë, Polc, Zajm, Drenoc, Pjetërq, Dugajevë, Bokshiq, Grabanicë, Dollovë, Qeskovë, Kpuz, Volljakë dhe Sferkë, fshati Jagodë, Budisallcë, Stublla, Lutogllava dhe Tërsteniku.

Arsyeja: Mirëmbajte preventive, ndërrimi i releut.

2.

Nga 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J20 Kastrati (kodi: 51000007) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni, Sedefi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

 

* **

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/10(20)[kV] Istogu do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Vrella (kodi: 54000002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Sine, Gorijeq, rr.Rexhë Murati, rr.Bajram Gashi, Cërrcë, Lubozhdë, Vrellë, Izet Shatri Vrellë Stupë, Studenicë si dhe BRRE Hc Istog.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit sipas zgjidhje teknmike.

Dalja ka BRRE!

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  TS 110/35/10kV Gjilani 1 do të ndërprehet:

NS 35/10kV Gjilani I (kodi 600600) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 11:00  deri ne ora 15:00

Vendet: rrugët: Esat Berisha (një pjesë) dhe Mulla Idrizi (një pjesë), Bulevardi i Pavarësisë, Esat Berisha (një pjesë), Gjinollët (një pjesë), Makfire Deda, Mulla Idrizi, Skënderbeu dhe Xhemë Topalla, Abdullah Tahiri, Adem Jashari, Gjinollët, Hamdi Kurteshi, Muharrem Kurteshi, Mehmet Akif Ersoy, e Malishevës (një pjesë), Mulla Idrizi dhe Tregu i gjelbërt, Esat Berisha (një pjesë) dhe Mulla Idrizi (një pjesë), F. e Radiatorëve, F. e Tekstilit I, F. e Tekstilit II-Albimi, F. e Tekstilit III, Hamdi Kurteshi (një pjesë), Muharrem Kurteshi, Vëllezërit Maliqi (një pjesë) dhe Abdullah Tahiri (një pjesë), Adem Jashari (një pjesë), Elez Agushi, Esat Berisha, Urim Mehmeti, Xhevat Ajvazi, Demush Shabani dhe Mulla Idrizi (një pjesë).  Fshatrat: Bilincë, Inatoc (një pjesë), Llovcë, Malishevë, Malishevë e Poshtme, Pograjë, Sllubicë (një pjesë), Stublinë, Uglar dhe Zabeli i Sahit Agës, Bukovik, Capar, Dobërçan, Kufcë e Poshtme (një pjesë), Malishevë, Malishevë e Poshtme, Malishevë e Epërme, Vërbicë e Kmetocit dhe  Arkatana.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i releut.

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV J04 Ponosheci (kodi: 80080006) nga ora 09:00 deri 18:00

Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja: Projekte investive,  vënia në punë e largpërçuesit të ri dhe demontimi i atij të vjetër.

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV  J14 Rahovica (kodi: 40000014) nga ora 09:00 deri 18:00

Vendet: Bibaj, Talinoc i Muhaxherëve, Softaj, Pojatë, Papaz, Rahovicë dhe Fusha e Madhe.

Arsyeja: Projekte investive, demontimi i rrjetit të vjetër dhe trafo-kullës në Projektin Sazli II.

Skandali i shefit të kabinetit të Kurtit, reagon Abdixhiku: Kosovës i duhet një ‘SPAK’

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, për licencë të shitjes së rrymës.

Abdixhiku thotë se fatin në Kosovë nuk po e provojnë më qytetarët, por familjarët e pushtetarëve, shkruan IndeksOnline.

Sipas Abdixhikut, Kosovës i duhet një strukturë e posaçme anti-korrupsion, njëjtë si SPAK-u në Shqipëri.

Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:

Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve.

Fat familjarëve.

Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’.

Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas.

Do ta bëjmë!

Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Kinën për shkeljen e marrëveshjes tregtare të arritur mes dy vendeve, e cila kishte paraparë uljen e ndërsjellë të tarifave – 10% për mallrat amerikane dhe 30% për ato kineze.

Përmes një postimi në rrjetin e tij TruthSocial, Trump ka deklaruar se vetëm dy javë më parë Kina po kalonte një krizë të rëndë ekonomike, duke theksuar ndikimin e tarifave të larta amerikane.

“Para dy javësh, Kina ishte në një krizë të rëndë ekonomike! Tarifat shumë të larta që vendosa e bënë pothuajse të pamundur për Kinën të tregtojë në tregun amerikan, i cili është bindshëm tregu numër një në botë”, shkroi ai.

Sipas tij, pasojat për Kinën ishin të mëdha, duke përfshirë mbylljen e fabrikave dhe tensionet sociale.

“Shumë fabrika u mbyllën dhe kishte, për ta thënë butë, ‘pakënaqësi civile’. E pashë se çfarë po ndodhte dhe nuk më pëlqeu — për hir të tyre, jo për ne. Bëra shpejt një marrëveshje me Kinën për t’i shpëtuar nga një situatë që mendova se do të bëhej shumë e keqe. Nuk doja të shihja që kjo të ndodhte. Falë asaj marrëveshjeje, gjithçka u stabilizua shpejt dhe Kina iu kthye biznesit normal”, theksoi Trump.

Ai e përshkroi këtë si “lajm të mirë”, por njëkohësisht shprehu zhgënjimin për mosrespektimin e marrëveshjes nga pala kineze.

“Lajmi i keq është se Kina, ndoshta jo për çudi për disa, e ka shkelur plotësisht marrëveshjen me ne. Nuk do të jem më aq i butë me ta”, paralajmëroi ai.