Dikur “Vetëvendosje ishte opsioni i vetëm” – Tani Haki Abazi e akuzon Kurtin për bllokim dhe ego personale

Ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi, i cili ka qenë edhe zëvendëskryeministër i vendit, ka kritikuar ashpër “Vetëvendosjen” për bllokadën e Kuvendit.

Ai tha se kjo situatë pasqyron mendësinë e kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij, nuk e sheh asnjë institucion tjetër më të rëndësishëm, siç thotë ai, se vetveten.

Abazi ka shtuar se për të realizuar objektivat e tij personale, Kurti ka bllokuar çdo mundësi për kompromis politik.

“Kjo është mendësia e Kurtit që asnjë institucion tjetër nuk është më i rëndësishëm se ai vet dhe për të arritur objektivat e tija personale që është një autizim politik e ka bllokuar çdo tentim racional për kompromis politik. Sa më shumë që kalon kohë që Kurti është direkt në politikë aq më shumë njerëz e kuptojnë se nuk e ka për interes të vendit”, ka deklaruar Abazi për “Front Online”.

Sulmi i Indisë ndaj Pakistanit, reagon Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka reaguar në lidhje me sulmin e Indisë ndaj territorit të kontrolluar nga Pakistani.

Trump raportohet se është pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje, ku sipas “The Guardian” deklaroi:

“Është për të ardhur keq. Sapo dëgjuam”.

Ai ka shtuar se “njerëzit e dinin që do të ndodhë diçka duke u bazuar në të kaluarën”, sepse që të dyja palët kanë qenë duke luftuar “për shumë e shumë dekada dhe shekuj”.

“Vetëm shpresoj që të përfundojë shpejt” – ka thënë ai.

Bota në prag të Luftës së Tretë Botërore? Shpërthen lufta mes dy fuqive bërthamore

India sulmon nëntë pika në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani

Qeveria indiane ka njoftuar se ka ndërmarrë një ofensivë ushtarake ndaj nëntë objektivave në territorin e Pakistanit, përfshirë edhe rajonet e kontestuara të Kashmirit të administruar nga Pakistani dhe Jammu.

Nga ana tjetër, ushtria pakistaneze ka konfirmuar se janë sulmuar tri lokacione, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e sulmeve apo pasojat e tyre, raporton BBC.

Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi të përgjakshëm nga militantët ndaj turistëve në rajonin e Kashmirit muajin e kaluar. India e ka fajësuar Pakistanin për mbështetje të terrorizmit ndërkufitar, akuzë të cilën Islamabadi e ka mohuar kategorikisht.

Arbërie Nagavci nuk e di se sa kushtuan librat për këtë vit shkollor, por thotë se ishin “më shtrenjtë”

 Deputetja Arbërie Nagavci që këtë mandat e drejtori ministrinë e Arsimit nuk e di shifrën e saktë se sa kushtuar librat për këtë vit shkollorë.

Megjithatë, në një paraqitje të saj në “ATV”, ajo ka konfirmuar se ishin më shtrenjtë.

Këtë, ajo e arsyetoi me “mjete shkollore”, të cilat thotë se u subvencionuan përveç librave shkollorë.

Përgjigja e saj mbi këtë çështje:

Gazetari: A e di sa kanë kushtu për këtë vit librat?

Nagavci: Raportet kanë qënë publike, kemi pajisë prindërit me mjete…

Gazetari: A na kanë kushtu ma shtrenjtë a më lirë

Nagavci: Në raport me para 2-3 viteve?

Gazetari: Në raport me parvjet?

Nagavci: Po kanë kushtuar më shtrenjtë. Por janë mjete që ne i kemi dediku, duke pasë parasysh që kemi subvencionu prindërit edhe për mjete shkollore.

Për këtë arsye, vlera është më e madhe, se s’kemi blerë vetëm librat…E vërtetë që kemi dhënë më shumë të holla për prindërit, por ato kanë shkuar edhe për mjete të punës.

Mos dilni pa çadër, ky është parashikimi i motit për ditën e mërkurë
Ditën e mërkurë, ndërmjet vransirash të ndryshueshme do të ketë intervale me diell kohëpaskohe.

 

 

 

Nga orët e para të ditës paraqiten kushte për zhvillime rrebeshesh shiu dhe bubullima në pjesë të vendit. Nuk përjashtohet mundësia që lokalisht të ketë zhvillime të ndonjë stuhie më të ashpër me breshër dhe erëra. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-11m/s, ndërsa në mbrëmje mund të ndryshojë drejtimin në veriore. Temperaturat maksimale paksa më të ulëta shkojnë deri në 20C e 23C.

Vransira të ulëta mbulojnë vendin mëngjesin e së enjtes.

Ditën nuk mungojnë intervale me diell, e më vonë pasdite shfaqen kushte për zhvillime rrebeshesh shiu dhe bubullima. Frynë dhe erë më e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 17m/s.

 

 

Nga dita e premte shtrihen më shumë vranësira, e të reshura përfshinë pjesë të vendit orëve të vona me kalimin në mëngjesin e ditës së shtunë. Të shtunën pasdite dhe gjatë ditës së diel do të ketë vranisra të ndryshueshme dhe intervale me diell, me më pak gjasa për të reshura.

Temperaturat maksimale në rënie graduale deri në 15C e 17C në fundjavë. Minimalet fillimisht luhaten ndërmjet 6C e 10C, e mëngjesin e së dieles mund të zbresin në 3C./mendimipërmotin/

Nga përkrahës në kritik: Dukagjin Gorani e quan Kurtin dhe VV-në “fëmijë” që nuk marrin vesh prej politike

Analisti Dukagjin Gorani e vlerësoi “korrekt” propozimin e kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku drejtuar Kurtit për një qeveri tranzicionale.

Por sipas tij, deri tani askush nuk është në gjendje me analizu a është i dobishëm një propozim i tillë dhe a do të mund të funksiononte një qeveri gjithëpërfshirëse.

Ai tha se kjo gjeneratë nuk merr vesh prej politikës.

“Në kulturën tonë politike, sidomos qikjo gjeneratë që na ka fshi përpara, këta nuk marrin vesh send prej politikës – si përpjekje e ofrimit të ideve. Dhe reagimi i parë i eksponentëve të VV-së karshi letrës së Abdixhikut ke; ky s’ka të drejtë me propozu. Shihe ti”, tha Gorani duke qeshur.

“Jemi në duar të fëmijëvë, kalamajve, ishalla po pshtojmë”, tha ai.

 

Moti i ligë godet Serbinë – PAMJE

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë ka lëshuar një paralajmërim, për reshje të dendura shiu me bubullima dhe breshër në zona të ndryshme.

Nga erërat e forta janë dëmtuar shumë prona, kurse sasia e madhe e shiut që ka rënë ka bërë që shumë rrugë t’i ngjajnë lumenjve.

Në disa pjesë ka pasur breshër me madhësi të topit të ping pongut, kurse diku tjetër janë shkulur drunjtë me rrënjë nga erërat e forta.

Mediat serbe raportojnë edhe për çatitë e dëmtuara të shtëpive, si dhe tulla që kanë rënë nëpër rrugë që janë shkulur nga objektet e ndryshme.

Fotografi të shumta të publikuara në rrjetet e ndryshme sociale, tregojnë gjendjen reale që po mbretëron në pjesë të ndryshme të Serbisë. /Telegrafi/

Babai vrau vajzën 15 vjeçe në Prizren, dalin detaje të rënda – fqinji dëgjoi zhurma…

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin mëngjesin e sotëm, ku një shtetas turk ka sulmuar me thikë dy vajzat dhe bashkëshorten e tij, për pasojë njëra vajza 15 vjeçare e autorit, ka humbur jetën.

Autori, 43-vjeçari Mehmet Gorenc është arrestuar.

Për të folur më tepër rreth kësaj ngjarje ishte në një lidhje direkte për “People” në Euronews Albania, gazetari Nuhi Salihu.

Ai tha se ngjarjen e rëndë e ka lajmëruar fqinji i familjes, i cili rreth orës 5:30 minuta të mëngjesit, kishte dëgjuar zhumra dhe kishte thirrur shërbimin e urgjencës.

“Sapo ka arritur ekipi në banesën e kësaj familje, ata kanë parë një pamje të keqe të bashkëshortes së autorit të dyshuar, ndërsa autori mbante në dorë një mjet prerës. Të frikësuar ata kanë njoftuar menjëherë policinë. Më pas janë dërguar në spital, autori i dyshuar i krimit, bashkëshortja e tij, vajza 10-vjeçare e cila kishte dëmtime në qafë, ndërsa vajza 15 vjeçare kishte ndërruar jetë në vendngjarje”,-tha gazetari.Ai shtoi se kjo familje prej 6 muajsh ishte zhvendosur në këtë lagje dhe nuk njihej nga banorët e zonës, ndaj ende nuk ka informacione se çfarë mund ta ketë shkaktuar ngjarjen tragjike.

Vuçiq ‘ngec në ajër’ – edhe një vend tjetër i mbyll hapësirën ajrore

Pas Lituanisë, autoritetet letoneze kanë ndaluar gjithashtu fluturimin e një aeroplani serb për në Moskë, që transportonte presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Autoritetet letoneze ia ndaluan aeroplanit serb të fluturonte mbi vend për shkak, siç deklarojnë ata, të “ndjeshmërisë politike të qëllimit të fluturimit”.

Ndryshe, autoritetet lituaneze më parë e ndaluan fluturimin për shkak të “ndjeshmërisë teknike dhe diplomatike”.

Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, tha më herët sot se Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq më 9 maj.

Pasi u “përzu në tokë” nga SHBA, Vuçiqit tani i ndalohet edhe fluturimi për në Moskë nga këto dy shtete

Autoritetet lituaneze kanë ndaluar zyrtarisht fluturimin e aeroplanit serb që transportonte presidentin Aleksandar Vuçiq për në Moskë, duke e ndaluar fluturimin mbi hapësirën ajrore të shtetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raporteve nga mediumi serb Novosti, autoritetet lituaneze kanë shpjeguar se ky veprim është ndërmarrë për shkak të “ndjeshmërisë teknike dhe diplomatike” të qëllimit të fluturimit.

Për më tepër, pas veprimit të Lituanisë, autoritetet letoneze kanë marrë një hap të ngjashëm duke ndaluar fluturimin e aeroplanit serb për në Moskë, që transportonte presidentin Vuçiq. Autoritetet letoneze kanë theksuar se ndalimi është bërë për shkak të “ndjeshmërisë politike të qëllimit të fluturimit”. 

Kjo masë ka ngritur pyetje mbi sfidat që lidhen me lëvizjet diplomatike dhe politike ndërkombëtare, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi marrëdhëniet ndërmjet shteteve të ndryshme.

Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, ka njoftuar më herët se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq më 9 maj, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi në kuadër të politikës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve mes dy shteteve. 

Megjithatë, këto ndërhyrje në fluturimet diplomatike nga Lituania dhe Letonia kanë tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar mbi ndikimin e politikave ajrore dhe të sigurisë në marrëdhëniet mes shteteve të ndryshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për udhëheqësit e lartë dhe takimet ndërkombëtare.