Vjen reagimi i parë nga VV pas propozimit të LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së Kurtit duke vlerësuar se e kanë të pamundur bashkëpunimin me VV’në.

Megjithatë të njëjtit, propozuan një qeveri gjithëpërfshirëse deri në zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshëm.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i parë i VV’së.

Halil Thaçi, deputet i kësaj partie ka thënë për Periskopin se “nuk beson se duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”.

“Në parim si parti fituese i kemi hap dyert për LDK në këtë rast, po shihet se unë personalisht mendoj se as renin t’i prijë apo të bëhet pjesë e qeverisë nuk e ka. Sido që të jetë të gjitha këto i jep zëdhënësi i VV’së. Nuk besoj që duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai për Periskopin.

 

 

 

“Në parim si parti fituese i kemi hap dyert për LDK në këtë rast, po shihet se unë personalisht mendoj se as renin t’i prijë apo të bëhet pjesë e qeverisë nuk e ka. Sido që të jetë të gjitha këto i jep zëdhënësi i VV’së. Nuk besoj që duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai për Periskopin.

“Qeveria tranzitore merr formë”: Ky është lideri i parë që i bashkohet propozimit të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një hap drejt krijimit të një qeverie të tranzicionit .Ai ka bërë të ditur se ka marrë aprovimin e parë për këtë ide nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Abdixhiku tha se i ka njoftuar partitë politike shqiptare për këtë ide dhe se ideja e tij është duke u shqyrtuar nga disa prej tyre, si nga AAK.

“Mund të them që z. Haradinaj sapo më shkroi pas dhe pranoi një ide të tillë”, deklaroi Abdixhiku para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se koalicioni për një qeveri të tranzicionit mund të jetë më afër se kurrë më parë.

LDK-ja propozon qeveri të tranzicionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar qeveri të tranzicionit.

Ky propozim vjen pas ftesës së Albin Kurtit, për koalicionin LVV-LDK, transmeton Telegrafi.

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet qe janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale… E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por sot vendi është në krize te thellë institucionale, pikërisht për shkak të partisë së parë. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka ftuar të gjitha partitë që të bëhen bashkë dhe të ofrojnë zgjidhje.

“Një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, theksoi Abdixhiku.

Në konferencën për media, ai ftoi Kurtin dhe liderët tjerë politikë për një takim rreth kësaj nisme.

Ai pohoi se kjo do të ishte një qeveri me afat të shkurtër, derisa tha se duhet krijuar qeveria në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.

“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshuar, pavarësisht a vjen një letër apo disa. Nuk e kam ndërmend ta tradhtoj votuesin e LDK-së. Votuesit tanë le të ndihen të qetë, pra po flas vetëm për një zgjidhje në mes të krizës”, ka pohuar ai.

Puna i mori jetën: Ky është i riu nga Kosova që vdiq në Milano

Një 24-vjeçar nga Kosova, ka gjetur vdekjen në vendin e punës së tij, në Milano.

Merret vesh se ai është Endrit Ademi, dhe siç raporton media italiane “La Repubblica”, kosovari ka rënë nga kati i tretë i skeleve.

Ai po punonte në një kantier ndërtimi për rinovimin e ndërtesës në numrin 39 të rrugës Bassini.

LDK merr vendim për ftesën e Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka refuzar e ftesën e Kurtit për një koalicion mes LDK’së dhe VV’së, shkruan Insajderi

Ai në një konferencë për media tha se LDK ka qëndrime të qarta sa i përket bashkëpunimit me VV-në.

“LDK ka garuar në zgjedhje me qëndrime të qarta për bashkëpunim. E kemi vlerësuar për jo bashkëpunimin”.

E dhimbshme: Kjo është 15-vjeçarja që u vřą sot nga babai i saj në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në komunën e Prizrenit, ky një person e ka vrarë me thikë vajzën e tij, teksa lëndime me mjet të mprehtë i ka shkaktuar edhe vajzës tjetër dhe vetes, me çrast ka mbetur e lënduar edhe bashkëshortja, raporton GazetaDemos.

Viktima e kësaj tragjedie, është Silan Gorenç, e cila i takon moshës 15-vjeçare.

E lënduara tjetër, po ashtu e moshës së mitur, momentalisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe e njëjta është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

I dyshuari i këtij krimi, është shtetasi turk me banim të përkohshmë në Prizren, 44-vjeçari me inicialet M.G.

Siç merr vesh Demos nga Policia e Kosovës, në telefonatën e pranuar, një person kishte raportuar se në rrugën e lartëcekur njëra nga të plagosurat nuk po mundte ta merrte ndihmën mjekësore nga emergjenca, pasi i dyshuari i krimit ishte ende me thik në dorë.

Me këtë rast, PK-ja ka nisur në atë drejtim edhe katër parulla tjera policore shtesë.

Me intervenimin e tyre është arritur që dorasi të lokalizohet dhe të bie në prangat e Policisë.

Letra e çuar në LDK me kërkesën për koalicion, Kurti i thotë disa fjalë para mediave

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është përgjigjur sot shkurt nëse pret përgjigje pozitive nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas letrës së dëguar për mundësi koalicioni.

Kurti i cili ishte në Gjilan për vendosjen e një gurthemeli të objektit për banim të përballueshëm tha se çështje të tilla janë të Prishtinës.

“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt Kurti.

Më pas, ai u pyet nga mediat nëse “opozita po e zvarritë konstituimin nga frika se më pas LVV-ja do të formojë qeverinë e re”.

“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analistë. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose vazhdojmë tutje”, tha Kurti duke qeshur.

Konstituimi i Kuvendit ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë me radhë, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet nesër.

Oferta e Kurtit për koalicion, deklarohet Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se partia e saj tashmë ka një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo tha se nuk janë në pritje të një letre për të përcaktuar pozicionin e tyre dhe se çdo përgjigje zyrtare ndaj letrës së dërguar nga VV-ja do të vijë nga kryetari i LDK-së, i cili ka ekskluzivitetin për këtë çështje.

“Letra iu ka dërguar kryetarit të LDK-së. Sigurisht që kryetari vetë do të përgjigjet dhe ai e ka ekskluzivitetin që t’u tregoj edhe juve se çfarë do të thotë për letrën. Mirëpo, LDK-ja e ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. S’kemi qenë duke pritur letër në mënyrë që ta bëjmë qëndrim. Ne kemi qëndrim”, tha Bajrami

Muhaxheri ia kthen Kurtit me fjalët e tij: Koalicioni me VV nuk munet me zgjatë as pesë orë

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka ironizuar me letrën e Kurtit.

Ai ka folur me fjalët e Kurtit, kur thoshte se koalicioni me LDK nuk zgjatë as 5 orë.

“Po më duket që është normale në thonjëza normale, ndërsa sa i përket koalicionet e LDK- Vetëvendosje më përpara ka zgjatë 51 ditë ndërsa ky tjetri nuk zgjatë as pesë orë nuk mujnë me mbajtë, unë për veti nuk po i besoj e për këta të tjerët nuk e di”, tha ai në Kanal10.

“Mora fjalë” në Brunei, presidentja Osmani publikon pamjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për vizitë zyrtare në Sulltanatin e Bruneit, ku është pritur me nderime të larta shtetërore, në një moment që ajo e ka cilësuar si historik për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Osmani ka deklaruar se kjo vizitë është simbol i miqësisë dhe respektit të ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Bruneit, ndërsa ka ndarë pamje nga pritja zyrtare në rrjetet sociale.

Në një moment të veçantë gjatë ceremonisë sot, e postuar në Facebook nga Osmani, orkestra mbretërore e Bruneit interpretoi këngën shqiptare “Mora fjalë”.