Gjermania identifikon rastin e parë të variantit të ri të…

Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunit është zbuluar në Gjermani, tha të martën Instituti Robert Koch (RKI) për shëndetin publik, duke shtuar se rreziku për popullatën e gjerë është i ulët.

Në një deklaratë, instituti tha se një infeksion i shkaktuar nga varianti i ri, i cili ishte marrë jashtë vendit, u zbulua më 18 tetor, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Theksohet se kontakti i ngushtë fizik ishte i nevojshëm për transmetim.

“RKI aktualisht konsideron se rreziku për shëndetin e popullatës së përgjithshme në Gjermani është i ulët”, tha RKI, duke shtuar se po monitoron situatën nga afër dhe do të përshtas vlerësimin e saj nëse është e nevojshme.

Përparim Rama bëhet viral me deklaratën e tij në një emision: Kur ka kolona, mundesh me dalë prej kerrit…

Tollovia në komunikacion dhe pritjet e gjata në kolona vazhdojnë të mbesin problem kryesor për qytetarëve në Prishtinë.

Por kryetari i Prishtinës Përparim Rama, pritjet në kolona i merr me sportivitet.

Mbrëmë, Rama në emisionin Canape në T7 derisa foli për kolonat, ai tha se qytetarët nuk kanë nevojë të nervozohen dhe se gjatë kohës sa presin në veturë mund ta shfrytëzojnë për të bërë diçka për veten e tyre

“Mundesh me dalë prej kerrit edhe me ecë…  Mundesh me bisedu me dikë telefon, me planifiku diçka, me shfrytëzu mundësinë për të menduar diçka për vete”, tha ai, derisa shtoi se nëse vonohesh në punë për shkak të kolonave nuk ke pse nervozohesh pasi që ajo nuk është në dorën tënde.

Rama tregoi se edhe vet atij i ka ndodhur që ka mbetur me orë të tëra në kolona në Londër e në New York.

 

 

Aksident me fatalitet në Gjilan, arrestohet një person

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi ai ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Kamenica”, në Gjilan.

Sipas policisë, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. ‘Kamenica’, Gjilan / 21.10.2024 – 06:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Grabovci: Me PDK-në në pushtet, ndërtimi i rrugëve moti do të ishte harruar

Ish-zëvendësministri i infrastrukturës në qeverinë kur shteti udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK, Adem Grabovci thotë se po të ishte partija e tij në pushtet, rruga Prishtinë-Podujevë, si dhe disa autostrada tjera, do të ishin harruar që moti nga përfundimi i tyre.

‘’Me përgjegjësi të plotë e them, se rruga Prishtinë-Podujevë, autostrada për Gjilan, për Mitrovicë, për Dukagjin, absolutisht këto me PDK-në do të ishin të harruara, e do të ishin realizuar edhe shumë projekte tjera’’ thotë ai.

Grabovci, e quan fatkeqësi këtë që po ndodhë me rrugën Prishtinë-Podujevë.

‘’Kjo është fatkeqësi’’ u shpreh ai

Ai thotë se qytetarët duhet të gjykojnë dhe vlerësojnë mbi veprat dhe punët e qeverive, duke thënë se duhet shikuar se kush ka kontribuar më shumë, duke e vlerësuar qeverisjen e PDK-së si të pa përsëritshme.

‘’Unë i bëjë thirrje qytetarëve që të i vlerësojnë veprat dhe punët, le ti gjykojnë ato se kush sa ka kontribu e po ashtu bindshëm e them se qeverisja e PDK-së në atë kohë është pa përsëritshme’’, u shpreh Grabovci për FrontOnline

Avokati i parashtron pyetje Fadil Gecit, derisa Hashim Thaçi e bën këtë veprim në anën tjetër

Fadil Geci po e vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai tha se nuk ka marrë urdhra nga LPK-ja që e quante veten UÇK.

Derisa, Geci u përgjigjej pyetjeve të avokatit, Hashim Thaçit në anën tjetër qesh.

E hëna tragjike për familjet Parallangaj dhe Parallaga: Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin në Prizren

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodh mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidentin me të vdekur e konfirmoi edhe Policia.

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.

Gazeta Imazhi raportoi se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangaj, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lugishta e Hasit.

Fotografitë e dy të rinjëve i ka publikuar Adem Morina, drejtori i Kulturës në komunën e Prizrenit. Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve për rastin e rëndë.

Viktimat siç mësohet  janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës.

Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër.

Publikohet biseda midis Luiz Ejllit dhe një vajze nga Kosova, a janë të vërteta akuzat për tradhti ndaj Kiarës?

Luizi dhe Kiara morën gjithë vëmendjen e rrjetit.

U publikuan disa biseda dhe mesazhe më zë, ku Luizi shihet se po e tradhton Kiarën.

E gjithë ngjarja thuhet se ka ndodhur në Kosovë, në disa nga hotelet e kryeqytetit.

Por sa janë të vërteta këto akuza?!

Luizi zgjodhi të mbrohet në heshtje, duke mos thënë as edhe një fjalë për ndjekësit e tij.

Luiz Ejlli,i cili prej disa orësh është në qëndër të lajmeve pasi janë shpërndarë disa mesazhe që pretendohet se Luiz Ejlli i ka folur me një vajzë misterioze nga Kosova.

I vetmi detaj që mund të ‘vërtetojë’ paksa se është vërtetë Luizi, është mesazhi zanor që ai i ka dërguar vajzës për ta vërtetuar që në të vërtetë ishte ai.

 

Megjithatë ende nuk dihet se si qëndron e vërteta.

VIDEO

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 22.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

1.

Nga TS 35/10kV Fushë Kosova II do të ndërpritet:

Dalja 10kV Miradi e Epërme (kodi: 15018019) prej orës 09:00- 14:00.

Vendet: Miradi e Eperme, Miradi e Ulët, Standart plinPeH, Al Trade, Interpres Kosova Sot, Petrol Oti Sllovenia, ndriçimi publik për autostradë, As Partners, Imer Berisha- Bylmeti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërpritet:

Dalja 10kV Orllani (kodi: 14015002) prej orës 10:30 – 15:00.

Vendet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

3.

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërpritet:

Dalja 10kV Letanci (kodi: 14000012) prej orës 10:30 – 11:30.

Vendet: Obranç, Peran, Obranq 1, 2, 3, Bradash, Bajçin, Katunishte, Lepaj, Dobratin 1, Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

4.

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërpritet:

Dalja 10kV Bajçin-Pollat (kodi: 14000014) prej orës 10:30- 11:30.

Vendet:Buzëllap,Doberdol,Kërpymeh,Metehi,Repë,Pollat,Dvorisht,Zhiti,Sylevic,Brecë,Tërnavicë,Marinc,Bradash,Peran,Bajqinë,Murgull,Pakashticë e Poshme, Rr. Vlora.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

5.

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërpritet:

Dalja 10kV Livadicë (kodi: 14000011) prej orës 12:30- 13:30.

Vendet: Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë dhe Dogana.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

6.

Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërpitet:

Dalja 10 kV J25 Xhamia e Llapit 1 (kodi: 13000013) nga ora 09:00- 10:00.

Vendet: Xhamia e Llapit I, Lidhja e Dytë e Prizrenit, ShFMU Emin Duraku, Spitali i Mushkërive I, Bardh Humolli- N.N.P. B&F Shpk, Hashim Deshishku-Deshishku Constraction.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, operimi pas rregullimit të kabllos 10kV.

Pejë

1.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Zahaqi (kodi: 51000010) prej orës 09:30 – 10:30.

Vendet: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjesë e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviçica, Kërstovci, Leshan, Klinqin, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Dardania II (kodi: 51000004) prej orës 11:30- 12:30.

Vendet: Pompa e Benzinës Raushiq, Tregu Raushiq, Jasiqi 2, Jasiqi1.Banja, Mulliri Jusaj. Molika kontroll tek Jakup Beqaj. Asfallti.Ideal vokshi.Te billepoja.Dardanija2.Dardanija1.Dardanija7.Dardanija4

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

3.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Parku (kodi: 51000002) prej orës 13:30- 14:30.

Vendet: Karagaçi 3/2. 3/1, Parku 2 .3/3, Teatri, Zatra1 dhe Shkëlzen Hadërgjonaj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe testimi i Scadas në stabiliment.

Prizren

1.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10kV Peqani (kodi: 32000007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Peçan, Sllapuzhan,Bllacë, Duhel, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peçan, N.T.P.Kroni  Bllace. Pompat e benzinës Bes co.

Arszeja:Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 15:30-16:30.

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe testimi i Scadas ne stabiliment.

Ferizaj

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërpritet:

Dalja 10kV Sllovia (kodi: 41000003) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagja, Sllovi, Smallush, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Stacioni Hekurudhor (kodi: 73000004) prej orës 09:00- 14:00.

Vendet: Shtitarica, Dalaku, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej,Balinc, Oshlan, Duboc, Galicë, Beçiq dhe Brusnik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, riparimi i ndarësit dhe pastrimi i trasesë  nëe Oshlan.

Gjilan

1.

Nga TS 110/10 kV Kamenica do të ndërpritet:

Dalja 10kV Rogana (kodi: 62000012) prej orës 14:30- 15:30.

Vendet: Rogana, Hodonovc, Novosellë dhe Karaqevat.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

2.

NS 110/20(10) kV Kamenica

Nga Dalja 10 [kV] Hogoshti do të ndërpriten këta TS:

TS 10/0.4 kV  TS Kranidelli 2  (kodi: 62000001119) nga ora 10:30 -15:00.

TS 10/0.4 kV  TS Sotllar (kodi: 62000001120) nga ora 10:30 – 15:00.

Vendet: Krenidell i Epërm, Selishtët dhe Sotllar.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- pastrami i trasesë.

A do të ndryshoj ora të dielën?

Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të dielën e fundit të tetorit, që për këtë vit përkon me datën 27 tetor.

Si zakonisht, ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

A kanë vendet e tjera ndryshim të orës?

Në hemisferën veriore, pjesa më e madhe e Evropës dhe Amerikës së Veriut vëzhgon kohën e kursimit të ditës (DST). Egjipti është i vetmi vend në Afrikë që ndryshon edhe orën gjatë verës.

Izraeli, Palestina dhe Libani gjithashtu respektojnë kursimin e ditës. Në hemisferën jugore, marrin pjesë vetëm pjesë të vogla të Amerikës së Jugut dhe Oqeanisë.

Jo çdo vend respekton të njëjtën datë për të ndryshuar orën e tij. Në Australi, për shembull, orët shkuan përpara (për verën e saj) më 6 tetor të këtij viti dhe në SHBA orët do të kthehen më 3 Nëntor.

Dhe të gjitha, përveç një vendi, i ndryshojnë orët me një orë të plotë. Ishulli Lord Howe, në brigjet lindore të Australisë, e rregullon kohën me 30 minuta.

‘Degradon’ analisti i njohur: Kush e mbron Kurtin është me Serbinë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për Marrëveshjen Bazike.

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shprehur mendimin e tij kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se Marrëveshja Bazike e arritur gjatë vitit 2023 ka qenë në favor të Serbisë.

Mehmetaj ka aluduar se mbështetësit e Kurtit nuk e kanë në interes të mirën e vendit.

“Marrëveshja (Bazike) e arritur ka qenë në favor të Serbisë. Albin Kurti e ka mundësu këtë arritje të marrëveshjes. Kush e mbron Albin Kurtin është me Serbinë. Edhe duhet mi luftu bash si armiq, se janë armiq të Kosovës”, ka thënë Mehmetaj.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftimit e zyrës së Kryeministrit, gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, kanë diskutuar për në dialogun me Serbinë dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Kurti ka theksuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është dëshmi e vullnetit të mirë nga ana e Serbisë për përmbushjen e saj, duke kërkuar respektimin e plotë të Aneksit të zbatimit.