Pamje emocionuese e ditëve të para të lirisë kur Kadri Veseli çmallej më fëmijët

Kadri Veseli , ishte njëri nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku dhe në të njëjtën kohë, ai ka mbështetur në mënyrë aktive procesin e paqes në Rambuje, transmeton Gazeta Imazhi.

Teksa ai po gjykohet lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në rrjet po çarkullon një video ku shihet se si ish-kreu i UÇK-së, Kadri Veseli po çmallej me një fëmijë në ditët e para të lirisë.

Në video ish-kryetari i PDK-së shihej duke e përkëdhelur fëmijën dhe shumë i emocionuar.

Kjo video u publikua nga Esat Shala.

Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që humbën jetën tragjikisht

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona kanë mbetur të vdekur.

Viktimat ishin Florim dhe Ardit Parallangaj.

Të ndjerët do të varrosen nesër nga ora 14:00.

Varrimi i tyre do të bëhet në varrezat e fshatit Lubizhde të Hasit.

Reagon Erdogani pas vdekjes së Gulen, merr këtë veprim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën se Turqia është e përkushtuar për t’i përndjekur ndjekësit e dyshuar të klerikut të ndjerë, Fethullah Gulen.

Qeveria turke e konsideron lëvizjen Hizmet të Gulenit si terroriste.

“Do të vazhdojnë të luftojmë FETO-n derisa të zhduket krejtësisht”, ka thënë Erdogan para pjesëtarëve të partisë së tij, duke e përdorur akronimin zyrtar për grupin e Gulenit.

Erdogan e ka përshkruar Gulenin si “kryetradhtar”.

Kthesë dramatike në sondazhet në SHBA, ja kush po prinë

Zëvendëspresidentja demokrate e SHBA-së, Kamala Harris, mbajti një avantazh margjinal prej 46% deri në 43% ndaj ish-presidentit republikan Donald Trump, zbuloi një sondazh i ri i Reuters/Ipsos.

Kryesimi i Harris në sondazhin gjashtëditor, i cili u mbyll të hënën, ndryshonte pak nga avantazhi i saj prej 45% në 42% ndaj Trump në një sondazh të Reuters/Ipsos të kryer një javë më parë, duke përforcuar pikëpamjen se gara është jashtëzakonisht e ngushtë me vetëm dy. javë të mbetura para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Të dyja sondazhet treguan se Harris kishte një epërsi brenda kufirit të gabimit, me sondazhin e fundit që e tregon atë përpara vetëm 2 pikë përqindjeje kur përdor shifra të pakontrolluara, transmeton Klankosova.tv.

Sondazhi i ri tregoi se votuesit kanë një pikëpamje të zbehtë për gjendjen e ekonomisë dhe emigracionit – dhe ata në përgjithësi favorizojnë qasjen e Trump për këto çështje.

Rreth 70% e votuesve të regjistruar në sondazh thanë se kostoja e tyre e jetesës ishte në rrugën e gabuar, ndërsa 60% thanë se ekonomia po shkonte në drejtimin e gabuar dhe 65% thanë të njëjtën gjë për politikën e imigracionit.

Votuesit thanë gjithashtu se ekonomia dhe imigracioni, së bashku me kërcënimet ndaj demokracisë, ishin problemet më të rëndësishme të vendit. I pyetur se cili kandidat kishte qasje më të mirë për çështjet, Trump udhëhoqi në ekonomi – 46% në 38% – dhe në emigracion me 48% në 35%.

Emigracioni u rendit gjithashtu si çështja numwr 1 kur të anketuarit u pyetën se në çfarë duhet të fokusohet më shumë presidenti i ardhshëm në 100 ditët e para në detyrë. Rreth 35% zgjodhën imigracionin, me 11% që përmendin pabarazinë e të ardhurave dhe 10% të barabartë që përmendin kujdesin shëndetësor dhe taksat, transmeton Klankosova.tv.

Por Trump doli keq në pyetjen se cili kandidat ishte më i mirë për të trajtuar ekstremizmin politik dhe kërcënimet ndaj demokracisë, me Harris që kryeson 42% me 35%. Ajo drejtoi gjithashtu politikën e abortit dhe politikën e kujdesit shëndetësor.

Epërsia e Harrisit ndaj Trumpit mund të mos jetë e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet edhe nëse ato mbahen deri më 5 nëntor.

Vjen paralajmërimi: Jemi vetëm disa hapa nga përshkallëzimi serioz i situatës në veri

Zyrtari gjerman, Milan Nic, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, ka deklaruar se roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlohet, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet atje – qoftë Kamala Harris, qoftë Donald Trump.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tha se është koha që Bashkimi Evropian, e sidomos Gjermania të angazhohen më seriozisht në zgjidhjen e konflikteve të mbetura në Ballkanin Perëndimor.

Kur është pyetur se cili është konflikti më urgjent i pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, Nic tha se është veriu i Kosovës.

Veriu i Kosovës. Është edhe situata e brendshme në Bosnje e Hercegovinë, por atje ekziston një infrastrukturë diplomatike ndërkombëtare, e cila mendoj se është mjaft e qëndrueshme. Ndaj, Millorad Dodik [udhëheqësi i Republikës Sërpska], sa herë përpiqet t’i tejkalojë kufijtë, e kupton se do të humbasë.

Në veri të Kosovës, situata është më e brishtë. Unë mendoj se ka një lojë pritjeje jo vetëm për zgjedhjet në SHBA, por edhe për përfundimin e luftës ose për një lloj zhvillimi në luftën në Ukrainë, që do të ketë ndikim në situatën e përgjithshme të sigurisë evropiane dhe që do të krijojë një lloj të ri precedentësh, edhe për Ballkanin Perëndimor.”

 

 

Sipas tij, “jemi vetëm disa hapa nga përshkallëzimi serioz i situatës në veri” të Kosovës”, duke shtuar se megjithatë palët po kujdesen që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Në veriun e Kosovës, më shumë gjëra kanë ndodhur në një ose dy vjetët e fundit sesa në disa vitet e fundit. Është një situatë krejtësisht e re. Tani është policia speciale e Kosovës që kontrollon situatën në terren. Beogradi është duke humbur, sepse serbët janë tërhequr nga institucionet. Ata kanë gabuar dhe nuk e dinë se si të kthehen.

Mendoj se jemi vetëm disa hapa nga përshkallëzimi serioz i situatës në veri të Kosovës. Deri më tani, nuk ka ndodhur. Mendoj se ka një qasje të kujdesshme nga të dyja palët që të mos ndodhë, por janë disa situata të vogla në terren që mund të përshkallëzohen.”

Nic është bashkautor i një artikulli që publikoi javën e kaluar Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, me titull “Si mund ta tronditin Ballkanin Perëndimor zgjedhjet në SHBA?”.

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

 

Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e testit fizik që u mbajt sot për kandidatët që duan të bëhën ushtar

Ministria e Mbrojtjes i ka njoftuar kandidatët që kanë aplikuar për t’u bërë ushtarë aktivë të FSK-së për rezultatet e testit fizik që është mbajtur sot.

“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtarë aktiv për rezultatet e testit fizik të datës 22.10.2024. Njoftimin mund ta gjeni në këtë link 1DD4CD36-AC03-4E2C-A386-7CF3777306E0.pdf”, njoftoi Ministria në një postim në Facebook.

Mbyllet konkursi për ushtarët e rinj, ja sa qytetarë aplikuan

 

Deputetët e Listës serbe e pranojnë që votuan për Osmanin presidente me “aminin” e Radoiçiqit

Dy deputetët e grupit parlamentar të Listës Serbe, Adem Hodza, nga komuniteti goran, dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom, e kanë pranuar se iu është kërkuar vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Në një intervistë për Paparaci, të dy e kanë pranuar se kanë votuar për Osmanin presidente pasi kanë marrë “aminin”, në atë kohë nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Ata kanë treguar se kanë pasur edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti para se të shkonin në seancën për votimin e presidentes.

 

 

Deputeti Gashi thotë se urdhri kishte ardhur nga Radoiçiq.

“Neve na bindi … unë përsëri po kthehem … kolegu im Adem Hoxha ka biseduar me nënkryetarin e Listës Serbe Millan Radoiçiq…”, thotë deputeti Gashi.

“Unë po përsëris, unë nuk kam folur me të [me Radoçiqin, v.j], Adem Hoxha ka folur me të edhe … unë jam për herë të parë deputet … dhe si më ka thënë z. Radoiçiqi .. konsultohu me Ademin, Adem Hoxhën, ashtu edhe kemi vepruar”, ka shtuar ai.

Publikohen pamjet: “Dy deputetët lojalë të Listës Serbe që votuan për Vjosa Osmanin“

 

Fadil Geci- avokatit të Jakup Krasniqit: E ke bërë lëmsh, krejt…

Dëshmitari Fadil Geci gjatë dëshmisë së dhënë të martën në Hagë, i tha avokatit të Jakup Krasniqit, Aiden Ellis se e ka bërë lëmsh dhe është ‘out’ prej asaj se çfarë është çështja gjatë kundërpyetjeve të tij.

Madje, Geci tha se gjërat që po i thoshte Ellis nuk janë të vërteta dhe se i ka ngatërruar ato, raporton “Betimi për Drejtësi“.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të një artikulli të një medie, i cili thoshte se “zëvendësi i partisë opozitare LDD, Gani Geci tha që urdhrat për të vrarë Agim Veliun janë dhënë nga LDK dhe për Adem Salihun nga Lidhja Demokratike e Dardanisë”.

Tutje, Ellis theksoi se në artikull shkruhet se “duke iu drejtuar Parlamentit ai (Gani Geci) thotë ‘unë kam provë për këtë dhe i nderuar kryetar i Parlamentit ju nuk jeni. Megjithatë, në Qeveri kemi burra që kanë urdhëruar vrasjen e deputeteve, kolegëve tanë”.

Si rrjedhojë, avokati Ellis pyeti dëshmitarin se a ka informacion lidhur me këtë incident ku është raportuar në Parlamentin e Kosovës.

“Krejt out jeni. Krejt këto nuk janë deklarata që duhet me u merr me to. S’është e vërtetë hiç, qitash po të them çka po thu s’është e vërtetë se kurrë se prej Lidhjes Demokratike ka dhënë urdhër dikush. As nuk është e vërtetë që ka dhanë. E ki gabim. E ki ngatërru. Krejt e ke ngatërru,, e ke ba lëmsh. Hiç s’është e vërtetë kjo zotri gjykatës. Krejt out është e as s’po e kuptoj se çfarë po thotë. Krejt e ka ba guzhum e s’po ka kurrfarë kuptimi”, tha Geci.

Avokati i Krasniqit lidhur me këtë tha se me gjasë ka problem përkthimi, duke lexuar sërish artikullin.

“Ajo çka tha me këtë çka po thotë është krejt si nata me ditë. Është e vërtetë që Agim Veliu, një personalitet është plagu prej dikujt dhe Adem Salihaj është tentu me u vra prej njerëzve, por jo veç ata, por janë edhe disa tjerë që është tentu. Të gjithë ata që kanë qenë pengesë e proceseve aty janë mundu me i shkatërru. Ato dy figura kanë qenë figura që kanë pas ndikim dhe është mendu me i frigu dhe s’kanë mujtë me i frigu, e kanë tentu me i hjek krejt”, tha Geci.

Ndërsa, më pas Ellis vazhdoi sërish me leximin e artikullit, ku thuhet se “Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi mohoi kërkesën duke pretenduar që prova e pretenduar duhet të dërgohet në Polici. ‘Prova do të duhet që të çohet në Zyrën e Prokurorisë dhe se Parlamenti nuk është gjykatë’, thotë z. Krasniqi”.

Dëshmitari tha se “bravo i qoftë Krasniqit” se shumë mirë ka thënë kur e ka orientuar Gani Gecin që provat t’i dërgojë në Polici.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Geci tha se e di që Shukri Buja dhe Ramë Buja janë vëllezër, por që kontakte kishte vetëm me këtë të fundit.

“E di që është vëlla po lidhje nuk kam me ata. Me Ramën gjithë, e me Shukrinë kurrë”, tha dëshmitari.

Më pas, dëshmitarit Geci iu prezantua një deklaratë e Shukri Bujës, e cila fliste për një periudhe kohore në fund të marsit apo në fillim të prillit 1999.

“E pyesin: A ishte plagë serioze ajo që kishte vëllai. Shukri Buja thotë: Po ai ishte i plagosur këtu dhe me gisht tregon qafën poshtë mjekrës. Nuk e di nëse ishte në anën e majtë apo të djathtë. Pyetje; Si e keni ditur që ai ishte i plagosur? Përgjigje; ne ishim së bashku kur ndodhi kjo. Ne ishim duke i vizatuar pozitat tona bashkë më Fatmir Limajn. Ishin disa ushtarë të cilët i kishin zënë pozicionet e veta. Ndodhën të shtëna dhe Rama u plagos. Ne e tërhoqëm shumë shpejt dhe ishim të detyruar ta bartim deri në spital. Ne dhe ushtarët e tjerë e bartëm atë me makinë dhe e dërguam deri në spital”, lexoi deklaratën Ellis.

Ai vijoi sërish me leximin e kësaj deklarate, në të cilën Shukri Buja tregonte se në këtë rast kishte pësuar disa mavijosje.

“Pyetja është; A është plagosur edhe dikush tjetër gjatë të shtënave?, përgjigja: Unë kam pësuar disa të mavijosura, nuk kisha plagë. Mendoj se isha goditur nga fragmentet e municionit apo të plumbit”, tha Ellis teksa lexoi deklaratën e Shukri Bujës dhënë në një gjykim tjetër.

Më pas, dëshmitari tha se dëshiron që të jetë e verteta ashtu siç ka thënë Shukri Buja, mirëpo vëllai i tij, Ramë Buja i ka thënë atij gjëra tjera.

“Ishalla është qashtu. Ai mu m’i ka thanë qito. Unë ma qef kam me kanë qysh po thu ti se ajo që ai më ka thanë mu. Ai mu m’i ka thënë e ai është gjallë. Vetë m’i ka thanë në zyre. Inshallah del që është ashtu se unë nuk kam qef, asgjë e keqe mes vete me dalë. Ai e din e le të del le të deklarohet se a më ka thanë a nuk më ka thanë”, tha Geci. /BetimipërDrejtësi/

Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, dr. Lulzim Kamberi.

Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar edhe nga QKUK-ja. Sipas tyre, së shpejti do të zëvendësohet Kamberi me një ushtrues detyre.

Ndryshe, Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ishte njoftuar  lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit njësisë të po kësaj klinike.

Gjermania identifikon rastin e parë të variantit të ri të…

Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunit është zbuluar në Gjermani, tha të martën Instituti Robert Koch (RKI) për shëndetin publik, duke shtuar se rreziku për popullatën e gjerë është i ulët.

Në një deklaratë, instituti tha se një infeksion i shkaktuar nga varianti i ri, i cili ishte marrë jashtë vendit, u zbulua më 18 tetor, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Theksohet se kontakti i ngushtë fizik ishte i nevojshëm për transmetim.

“RKI aktualisht konsideron se rreziku për shëndetin e popullatës së përgjithshme në Gjermani është i ulët”, tha RKI, duke shtuar se po monitoron situatën nga afër dhe do të përshtas vlerësimin e saj nëse është e nevojshme.