E rëndë: Ky është njëri nga viktimat që vdiq sonte pas aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

I riu Ardit Pallanangaj është njëri nga viktimat që humbi jetën nga aksidenti tragjik, shkruan Gazeta Imazhi.

Rastin e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Po ashtu ka edhe persona të lënduar të cilët janë rrezikut për jetë. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një kamion. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai për media.

Këta janë dy të rinjtë që vdiqën sonte në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

 

Këta janë dy të rinjtë që vdiqën sonte në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Sipas gazetës Sinjali, dy viktimat e aksidentit të sontëm janë Flurim Parallanga, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lubizhda e Hasit.

Theksohet se viktimat u gjetën në një veturë me targa të Bosnjës, transmeton Klankosova.tv

Lidhur me rastin tragjik Klankosova.tv ka raportuar më herët.

Tragjike: Dy të vdekur në një aksident të rëndë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Po ashtu ka edhe persona të lënduar të cilët janë rrezikut për jetë. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një kamion. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai për Klankosova.tv

E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq nga aksidenti tragjik

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:40, një aksident me i rëndë në Gjilan, mes një kamioni dhe një veture, la të vdekur të riun 33-vjeçar, drejtues i veturës, teksa drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë shkruan Gazeta Imazhi.

Gazeta Imazhi ka mësuar se viktima e këtij aksident të rëndë është Osman Sopi, teksa për humbjen e tij tashmë janë deklaruar edhe familjarët.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Sot me datë 21.10.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë Osman Sopi. E lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë shpirtin e tij fisnik dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus! Ma thave krahun vlla”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrolit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar  se rreth orës  07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.”

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj ministrit të Qeverisë Kurti, dyshohet se e dëmtoi buxhetin e shtetit për miliona euro

Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit. I pandehuri rezulton të jetë Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

Ministri Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e personit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t’i shkaktuar dëme buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ai dyshohet se ka qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi dhe Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve, sipas dokumentit të siguruar nga Nacionale.

Ministri Liburn Aliu dyshohet se ka lejuar, me qëllim përfitimi e për t’i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, që operatorëve ekonomik t’u zvogëlohen borxhet.

Më këtë sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, ministri Aliu i ka shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës miliona euro.

 

Qeveria merr një vendim të rëndësishëm

Qeveria ka emëruar komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Ky emërim është bërë sot me anë të mbledhjes elektronike të qeverisë, raporton Klankosova.tv.

Fadil Geci flet në Hagë për komunikatën nr 59: Ata që e shkruan nuk janë shqiptarë, duhet me ua bë ADN-në

Fadil Geci po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Atij i është tërhequr vërejtja disa herë që të përgjigjet konkretisht në pyetje.

Geci ka folur për komunikatën 59, për të cilën ka thënë se ata që e kanë shkruar nuk janë shqiptar.

“Grupi i parë e ka quajtur Amerikën armik, e na kemi thënë që veç me Amerikën mundemi mu çliru. Janë njerëzit të LPK-së, që kanë ardhur me zanë kreun e UÇK-së. Dihet kah ka ardhë ajo frymë, tentuan me na likuidu familjen tonë, vëllaun tonë, me hjek prej ndikimit në atë terren, me rrena e shpifje. Ata njerëz duhet me ua bo ADN se nuk janë shqiptar”, tha ai.

Sipas tij, një grup ka pasur ambicie për pushtet, jo për shtet.

Geci ironizon me Selimin: Rexha ka harruar që Gecët janë të parët që kanë luftuar në Prekaz

Fadil Geci, dëshmitari i radhës në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së ka kontestuar një intervistë të dhënë nga Rexhep Selimi për Sylejman Selimin.

Geci në dëshminë e tij ka thënë se vëllai i tij, Gani Geci, është lënë jashtë celulave të para të UÇK’së në Drenicë.

Në dëshminë e tij, ai thotë se familja Jashari ishte e para ajo që krijoi rezistencë ndaj forcave serbe, e më pastaj familja Geci.

“E ka gabim aty. Kushdo që e thotë, e ka gabim. E shtramon historinë. Me një fjalë trup, rren”, ka thënë ndër të tjera ai.

Arrestohet ish-Presidenti i Shqipërisë

Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mësohet se kreu i PL-së ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK.

Deri më tani nuk ka njoftim nga zyrtar nga SPAK për akuzën zyrtare.

Mësohet se ai po kthehej nga Kosova në momentin që u ndalua nga policia në kthesën e Kamzës.

Më në fund, lëshohet për qarkullim rruga e shumë pritur

Rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë është lëshuar sot në qarkullim.

Gjatë ditës ka filluar edhe shenjëzimi i rrugës por që lajmi i mirë është se ka filluar edhe qarkullimi i veturave.

Lajmin e ka dhënë nënkryetari Alban Zogaj.