Ky është moti për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, sidomos gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në lokalitete, me shpejtësi prej 15-44 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C. /MeteoKosova/
Këto vende do të jenë pa rrymë të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të premten, më 11.10.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës, shkruan Gazeta Imazhi.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Trasing (kodi: 16100010) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Sllatinë e Vogël EU-BETON SH.P.K  Përparim Thaqi dhe YLLI MINERAL  SH.P.K  Edmond Shala, Fatmir Zymberi “Scan Color-JYSK” shpk, Korroticë e Epërme, fshati K. E Naltë, Koroticë e Naltë te Kroi i Mbretit, Sankofc, Krivovë dhe Sllatinë e Madhe.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

Dalja10 [kV]   Gllobari 2 (kodi: 16100014)   prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Gllobar, Vërbovc dhe Tërstenik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

3.

Në TS 35/10kV Besia

Nga dalja 10 kV Lluzhani do të ndërprehen TS-at:

TS 10/04kV Vranidoll- Vorrezat (kodi: 10013011144) prej orës 10:30 deri në ora 14:30

Vendet: Vranidoll.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri. demontim i  shtyllave 0,4kV.

4.

Në TS 35/10kV Besia

Nga dalja 10 kV Lluzhani do të ndërprehen TS-at:

TS 10/04kV Tenezhdoll (kodi: 10013011143) prej orës 16:00 deri në ora 19:00

Vendet: Tenezhdoll.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri .demontim i  shtyllave 0,4kV.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Juniku (kodi: 53000007) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Rrugët: Lagjja Agim Ramadani, Lagjja Dëshmorët e Kombit, Kompleksi Banesor; fshatrat: Baballoq, Dranoc, Gacaferrë (një pjesë), Lloqan, Pobergjë, Polanë, Prilep, Rastavicë, Sllup, Voksh dhe Juniku.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Strellci (kodi: 53000004) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Isniq, Lëbushë, Strellc, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim traseje – kontrollimi i rrjetit.

3.

Nga TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10kV Klina II (kodi: 52000004) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

Vendet: Pompa e benzines Xemajl Myrtaj, Zajmi,Videja, Polca, Deiqi, Grabonica, Dollova , Drenovci, Poterq i Epërm, Poterq i Ulët, Dugujeva , Bokshiqi, Fabrika e bllokave “Boksh- Kosova” Bokshiq, Jagoda, Krushevë e Madhe, lagjjet Palushaj dhe Dodaj, Budisalc, Rudicë, Stupë, Trestenik dhe Lutogllavë

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, riparimi i shtyllës së lakuar, pastrim trasesë, lokacioni Klinavc.

4.

Nga TS 10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10kV Jagoda (kodi: 52000105) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

Vendet: Fshati Jagodë, Budisallcë, Stublla, Lutogllava dhe Terstenik.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, riparimi i shtyllës së lakuar, pastrim trasesë, lokacioni Klinavc.

5.

Nga TS 10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10kV Zajmi (kodi: 52000104) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

Vendet: Videjë, Polc, Zajm, Drenoc, Pjetërq, Dugajevë, Bokshiq, Grabanicë, Dollovë, Qeskovë, Kpuz, Volljak dhe Sferkë

Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Riparimi i shtyllës së lakuar , pastrim trase, lokacioni Klinavë.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Ledinat (kodi: 53000001) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshatrat: Baballoq, Beleg, Carabreg i Ulët (një pjesë), Carabreg i Epërm (një pjesë), Dubravë (një pjesë),  Gramaqel, Irzniq, Ledina, Llukë e Eperëme (një pjesë) dhe Prekolluk.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i trafostacionit të ri.

Prizren 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shiroka (kodi: 32000019) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës 560 Brigada 123.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Sllovia (kodi: 41000003) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallush, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga NS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) – Bablaku-Bizneset  (kodi: 40041005) nga ora 09:00 deri në ora 13:00

Vendet: Bablak, Magjistralja Ferizaj-Prishtinë, Babush i Muhaxherëve, Babush i Ri, Mirash, Cërnillë dhe Surqinë.

Arsyeja: Punët që duhen të kryhen, sipas pëlqimit elekto-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV Turiqevci (kodi: 74000006) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Açarevë, Burojë, Burojë-Lagja: Beqani, Duraku, Haliti, Hoti, Kastrati, Man Hajdini, Shala, Thaqi dhe te Xhamija, Izbicë, Izbicë-Lagjja Bajra, Klladernicë (një pjesë), Klinë e Ulët (një pjesë), Kopiliç, Kopiliç-Lagjja: Marinëve, Hatalaku, Kadrija, Kuqani, Smaka dhe Veseli, Kopiliç i Epërm, Kopiliç i Poshtëm, Turiçevc, Turiçevc-Lagjja: Abazi, Ali Obrija, Halimi, Hoti dhe Lutani, Llaushë, Llaushë- lagjja: Ajet Haziri, Aliqku, Bibaj, Bekteshi, Berisha, Bimbashi, Gashi, Haziraj, Lani, Qerimi, Rrecaj, Gecajve,Shabani, Shatri, Sylani, Tropëve, Zejnullahu dhe Zyrani, Rakincë, Resnik (një pjesë) dhe Vojnik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe pastrimi i trasesë.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Xerxa (kodi: 82081003) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Xërxe – kryesisht konsumatorë komercial – biznese.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Gjilan 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/20(10) kV Kamenica  në Hogosht – Stabilimenti Poliqkë- drejtimi i Velegllavës do të ndërprehen këta trafostacione  nga ora 10:30 deri 15:00

1.NS 10/0.4 kV Laçiqi-Xhevati  (kodi: 62000001128)

  1. NS 10/0.4 kV Laçiqi (kodi: 62000001129)
  2. NS 10/0.4 kV Desivojca 1 (kodi: 62000001131)
  3. NS 10/0.4 kV Tërstena (kodi: 62000001132)
  4. NS 10/0.4 kV Desivojca 2) (kodi: 62000001133)
  5. NS 10/0.4 kV Velegllavë 2 (kodi: 62000001134)
  6. NS 10/0.4 kV SHPK ”Ahishta”, Ali Fetinci, Tërstenë (kodi: 62000001357)

Vendet:  Laciq, Desivojcë, Tërstenë dhe Velegllavë.

Arsyeja:   Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë – drejtimi i Velegllavës.

2.

Nga NS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rogana (kodi: 62000012) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Hodonc, Karaçevë e Poshtme, Karaçevë e Epërme, Katushnicë (një pjesë) dhe Rogaçicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Ekskluzive: Ky është i arrestuari në veri që u kap me armë e municion në shtëpi dhe një xhaketë ushtarake serbe

Policia e Kosovës ka zhvilluar të mërkurën një aksion në fshatin Maticë të Zveçanit, nën dyshimet për armë – që rezultoi me të arrestuar dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit. I dyshuari përfundoi në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Bastisja është kryer në shtëpinë e të dyshuarit, i cili u kap me tri armë, mbi 100 fishekë, e pajisje të tjera – që i posedonte ilegalisht.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Radomir Jevtic, ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Përveç armëve e municionit, në vendbanimin e tij, zyrtarët policorë kanë konfiskuar edhe xhaketë ushtarake me stemën e shtetit serb, barut dhe mjete tjera.

I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku janë kryer procedurat e nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Veri.

Pranë Erdoganit sot në Tiranë ishte edhe deputeti i VV-së

Ish-deputeti i VV-së që se fundi krijoi listën për familje qe do garoi në zgjedhjet e 9 shkurtit, Eman Rrahmani, ka qenë i pranishëm sot në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ku mori pjesë edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përcjell IndeksOnline.

Ish-deputeti i VV-së që se fundi krijoi listën për familje qe do garoi në zgjedhjet e 9 shkurtit, Eman Rrahmani, ka qenë i pranishëm sot në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ku mori pjesë edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përcjell IndeksOnline.

Ndjehesh mirë kur në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për qëndrimet tona thirresh në përurimin e të bukures së Tiranës, natyrshëm fteses së vëllezerve tanë shqiptar ju përgjigjem ashtu siç duhet bashkë me Visarin.

E gëzofshi sa të është Shqipëria!

FOTO/ Ky është i riu që humbi jetën pas aksidentit të rëndë në aksin Lushnjë-Berat

Personi i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat është i riu Petro Piti.

Autoboti i ngarkuar me lëndë hidrokarbute të cilën drejtonte, është përplasur rreth orës 18:30, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin me iniciale A. T., i cili ndodhet në Komisariat.

Rreth moshës 23-24 vjeç, shoferi mbeti i bllokuar në kamion dhe u ndihmua nga qytetarët të cilët e nxorën nga automjeti, por fatkeqësisht Piti humbi jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rritet numri i viktimave në Florida

Milton e godet Floridën, merr nëntë jetë

Ekipet e shpëtimit kanë nisur evakuimin e banorëve të bllokuar pas goditjes së fuqishme të uraganit Milton, i cili zbarkoi në tokë të mërkurën mbrëma, duke përfshirë Siesta Key në qarkun Sarasota.

Stuhia e kategorisë pesë e paralajmëruar me forcë të madhe, erdhi e dobësuar në kategorinë tre, por shkaktoi dëme të rënda dhe të paktën nëntë viktima të konfirmuara.

Sherifi i Qarkut St. Lucie, Keith Pearson, përmes një deklarate tronditëse, përshkroi goditjen e komunitetit të tij si të papritur dhe shkatërruese.

”Nuk mund të bënim asgjë kundër tornadove që goditën njëkohësisht. Është thjesht shkatërruese”.

Uragani shkuli pemët me rrënjë dhe rrëzoi linjat elektrike, duke lënë më shumë se tre milion familje pa energji.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, megjithatë, deklaroi se skenari më i keq ishte shmangur, duke falënderuar ekipet e shpëtimit që kanë punuar pa pushim për të ndihmuar banorët.

Edhe pse Milton tashmë është dobësuar në kategorinë 1 dhe është zhvendosur drejt detit, paralajmërimet për përmbytje tropikale mbeten për zonat bregdetare, ndërsa zyrtarët shtetërorë u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda për siguri.

Presidenti Joe Biden, përmes një postimi në rrjetin X, u zotua se ndihma do të arrijë në çdo shtëpi të prekur.

Ushqimet që nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

Disa kombinime ushqimore, edhe pse të zakonshme, mund të kenë efekte negative në tretje dhe në shëndetin tonë në përgjithësi.

Disa ushqime janë më të vështira për t’u tretur kur hahen së bashku, duke çuar në simptoma të pakëndshme si fryrje, gazra, lodhje dhe parehati të përgjithshme. Edhe pse shumë nga këto shpesh kombinohen, është mirë të shmangni pesë kombinimet e mëposhtme, në mënyrë që të mbështesni më mirë funksionimin e sistemit tretës:

Dy burime të larta proteinash
Kombinimi klasik i vezëve dhe proshutës mund të jetë i shijshëm, por të dyja janë të pasura me proteina, gjë që i bën ato të vështira për t’u tretur kur hahen së bashku. Trupi e ka të vështirë t’i trajtojë ato në të njëjtën kohë, ndaj preferoni t’i konsumoni proteinat në vakte të ndryshme.

Drithëra me qumësht dhe lëng portokalli

Shumica e njerëzve shijojnë një mëngjes me drithëra dhe lëngje, por acidet në portokall mund të ndërhyjnë në tretjen e karbohidrateve në drithëra. Përveç kësaj, lëngu mund të shkaktojë që qumështi të thahet, duke e bërë të vështirë tretjen. Është mirë të pini lëng një orë para ose pas mëngjesit.

Banane dhe qumësht

Ky kombinim konsiderohet “i rëndë” dhe ngadalëson tretjen, duke rezultuar në prodhimin e toksinave në trup. Nëse ju pëlqen smoothie me qumësht dhe banane, preferoni të përdorni banane shumë të pjekura dhe shtoni erëza si kardamom ose arrëmyshk për tretje më të mirë.

Frutat pas vaktit
Edhe pse fruti është një ëmbëlsirë e shpeshtë, nuk është zgjidhja më e mirë menjëherë pas ngrënies. Frutat përmbajnë sheqerna që treten shpejt, ndërsa ushqimeve të tjera u duhet më shumë kohë për t’u tretur. Kjo mund të shkaktojë fermentim dhe parehati në stomak. Konsumoni frutat vetëm ose pak kohë para vaktit.

Djathë dhe pije të ftohta

Shumë pëlqejnë pica ose makarona, djathë dhe një sodë të ftohtë, por ky kombinim e rëndon sistemin tretës. Pijet e ftohta e bëjnë më të vështirë prishjen e djathit, duke shkaktuar shpesh fryrje dhe dispepsi. Është mirë të shmangni pijet e ftohta kur konsumoni vakte me djathë.

Karbohidratet me proteina

Një kombinim i zakonshëm është mishi me patate ose oriz, por karbohidratet dhe proteinat kërkojnë kushte të ndryshme të tretjes. Karbohidratet treten më shpejt, ndërsa proteinat zgjasin më shumë. Kur konsumohen së bashku, mund të rëndojnë stomakun dhe të shkaktojnë fryrje dhe gazra. Është mirë që këto kategori ushqimesh të hani në vakte të ndryshme ose me një diferencë të mjaftueshme kohore.

Domate me kastravecKombinimi i domates dhe kastravecit është i zakonshëm në shumë sallata, por është treguar se këto dy perime nuk funksionojnë mirë së bashku gjatë tretjes. Kastraveci është alkalik dhe domatja është acid, gjë që ndikon në përthithjen e lëndëve ushqyese dhe ngadalëson tretjen. Është mirë që t’i konsumoni veçmas ose me kombinime të tjera perimesh.

Vdes babai i Robin Krasniqit, boksieri shkruan fjalë prekëse

“Më Coptove në shpirt o Babë!

U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë!

Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë.”

Daut Haradinaj tregon kush i ndali benifitet për veteranët

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti përmes bashkëpunimit me Milan Radoiçiqin, kanë arritur me ndalu një benefit të merituar nga veteranët.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ne bashkë në një kohë i kemi zmbrapsur shefat e tyre që ishin shumë herë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit.

“Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni mërzitë nga komunikimet publike mes pushtetit dhe terroristit serb në kërkim Radoiçiq, edhe unë jam i mërzitur!

Përmes këtij bashkëpunimi, e vërtetë që kanë arrit me e ndalu një benefit të merituar nga ju, por mos harroni se ne bashkë në një kohë i kemi mundur e zmbrapsur shefat e tyre që ishin shumë herë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se soji i tyre janë pengesë e vogël krahasuat me atë që kemi pasur dikur.

“Soji i tyre duhet të jenë pengesë shumë e vogël në krahasim me atë që ne kemi jep dhe jepim për vendin tonë”, është shprehur ai

Çka punojnë dhe sa paguhen qytetarët e Kosovës në Gjermani?

Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e viteve është rritur edhe numri i punëtorëve në sektorë të ndryshëm, si shëndetësi, edukim dhe informim e komunikim.

Në bazë të të dhënave së prezantuara nga Instituti GAP, del se numri më i madh i kosovarëve që punojnë në Gjermani janë të angazhuar në sektorin e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit.

 

 

Numri i punëtorëve nga Kosova që kanë punuar në Gjermani në vitin 2019/Grafika REL

Në vitin 2023, paga mesatare në Gjermani për kosovarët ishte 2,822 euro, shumë më e lartë në krahasim me pagën mesatare prej 468 eurosh në Kosovë.

Sektori i ndërtimtarisë prin me 32,238 kosovarë të punësuar, ndërsa ata që punojnë në tregti dhe prodhim ndjekin me 17,774 dhe 17,702 punëtorë përkatësisht.

Përveç këtyre sektorëve, gjithashtu një numër i konsiderueshëm është i angazhuar në hoteleri dhe gastronomi (12,434 punëtorë), si dhe në fusha të tjera.

Numri i punëtorëve nga Kosova që kanë punuar në Gjermani në vitin 2023/Grafika REL

Sa i përket pagave, sektori i informimit dhe komunikimit në Gjermani ofron pagën më të lartë për kosovarët, rreth 3,762 euro, krahasuar me vetëm 930 euro në Kosovë. Ndërkohë, sektori i gastronomisë ofron pagën më të ulët në Gjermani, me 1,867 euro, por ende shumë më të lartë se paga mesatare për këtë sektor në Kosovë, që është 348 euro.

Ky raport thekson dallimin e madh ekonomik mes pagave në Gjermani dhe Kosovë, me një rritje të vazhdueshme të emigrimit të fuqisë punëtore kosovare drejt tregut gjerman, sidomos në sektorët e ndërtimtarisë dhe shërbimeve./REL