I jep fund jetës astrologu i njohur shqiptar, ishte i pranishëm shpesh në emisionet televizive

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 45-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Bëhet fjalë për Jofiel Koço, i cili është i njohur publikisht si astrolog.

U raportua se 45-vjeçari u ngjit në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej u hodh, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.

Koço, përveç se kishte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqanet e qytetit, njihej edhe si astrolog. Ai ishte shpesh i pranishëm në emisione televizive ku interpretonte yjet.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.
Rritja e pensioneve prej 20 për qind “nuk është e mjaftueshme”, paralajmërohet protestë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftuan se pensionistët do të përfitojnë rritje page prej 20 për qind.

Por, kjo rritje nuk po konsiderohet reale sipas kreut të Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

Gashi tha do të shqyrtojnë mundësinë edhe të protestave.

“Nuk po pajtohemi me këtë rritje. Nuk është e mjaftueshme. Ne kemi kërkuar që kjo rritje reale, në bazë të rritje së pagave e cila ishte bërë dhe inflacionit. Ju e dini që rritje nuk ka pasur që pesë vjet”, tha ai.

“Të premten do ta kemi edhe një takim me anëtarësinë dhe kryetarët e degëve, diku parashihet të jenë të pranishëm diku 100 persona dhe do të diskutojmë. Nëse ka përkrahje ne do të organizojmë edhe protesta”, theksoi ai.

Rritja e pensioneve u kritikua nga opozita, që u cilësua si mashtrim dhe blerje votash.

Djali i Sali Berishës në protestë, i rrethuar me një tufë badigardësh

Në protestën e kësaj të hëne në Tiranë është shfaqur edhe Shkëlzen Berisha.

Djali i Sali Berishës, është shfaqur i rrethuar me një tufë badigardësh.

Edhe pse nuk është ndonjë personalitet publik apo shtetëror, në protestat e fundit ai shfaqet me dhjetëra bodigardë me vete.

Ekskluzive: Ky është serbi që po kërkohet nga Policia e Kosovës për armatimin që u kap sot në veri!

Policia e Kosovës ka kryer një aksion sot në veri të Kosovës, ku ka konfiskuar sasi të mëdha të municionit, duke përfshirë kallashnikova e granata dore.

IndeksOnline mëson se nga kjo bastisje Policia e Kosovës po kërkon, Aleksandar Jaksic, i lindur me 1992.

Lajmi i aksionit është konfirmuar edhe nga, zëvendësdrejtori I Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri, Veton Elshani.

”Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar 1 AK-47 2 Granata Dore M-75 2 Radiolidhje 2Antiplumba Kapelë Dorëza Çanta Ushtarake Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës Harta Rrip brezi Sprej Thikë Shall kamufllazhi etj”, ka bërë të ditur Elshani.

Meteorologët paralajmërojnë dimër më të ftohtë se ai i vitit të kaluar

Meteorologët paralajmërojnë ditë shumë të ftohta gjatë dimrit që po vjen në disa pjesë të Europës.

Pas të nxehtit përvëlues në verë, disa pjesë të Europës po përballen me temperatura shumë të ulëta.

Franca, Britania e Madhe dhe Skandinavia do të jenë rajonet më të ftohta këtë tetor me Europën Juglindore dhe Spanjën që mbeten të ngrohta.

Megjithëse temperaturat ka të ngjarë të jenë më të ulëta këtë dimër se sa ishin pjesërisht vitin e kaluar, thonë meteorologët, për shkak të fenomenit La Niña ato mund të jenë në përgjithësi më të ngrohta se mesataret afatgjata. Europa perëndimore dhe qendrore do të goditen gjithashtu nga fundi i disa stuhive që vijnë nga Atlantiku në javët e ardhshme.
Kushtet në perëndim të Afrikës nënkuptojnë se këto stuhi po detyrohen të ndjekin përgjatë Atlantikut të Veriut dhe një sistem i ri mund të vijë çdo disa ditë deri rreth mesit të tetorit. Kjo po krijon pasiguri të konsiderueshme në modelet e motit dhe po i bën kushtet në Europë të vështira për t’u parashikuar gjatë javëve të ardhshme.
Çfarë është La Nina dhe a do të sjellë një dimër më të ftohtë dhe më të lagësht në Europë?
La Nina është një model natyror klimatik që ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor bien nën mesataren e kundërta e fazës së ngrohtë El Niño. Ajo ka ndikime të përhapura në modelet globale të motit, duke përfshirë ato në Europë.
Ekspertët në Organizatën Botërore Meteorologjike kanë parashikuar një shans 60 % që kushtet e La Niña të shfaqen midis tetorit dhe shkurtit. Këtë dimër pritet të ketë një ngjarje me forcë të dobët deri në mesatare me fenomenin që do të dobësohet në fillim të vitit të ardhshëm.
La Nina përgjithësisht sjell temperatura më të ftohta se normalja në të gjithë Europën Perëndimore me sinoptikanët që presin që temperaturat të ulen ndërsa shkojmë drejt nëntorit dhe dhjetorit. Në përgjithësi, ky model klimatik sjell gjithashtu kushte më të lagështa dhe më të ftohta në Alpe, të cilat mund të çojnë në reshje më të shpeshta dhe më të mëdha bore.

Diku tjetër në Europë, modelet e motit parashikojnë më pak borë se normalja, përveç në disa zona veriore dhe zona qendrore rreth Alpeve. Europa Veriperëndimore dhe Juglindore priren të jenë më të thata se zakonisht, ndërsa Europa Jugperëndimore është përgjithësisht më e lagësht.

Por, ndërsa largohemi më shumë nga epiqendra në Paqësor, ndikimet e La Niña dhe El Niño ndërpriten më lehtë nga modelet lokale të motit. Kjo i bën efektet e tyre të sakta në Evropë të vështira për t’u parashikuar pa dy ngjarje krejtësisht të njëjta.
Ashpërsia e ekstremeve të tjera të motit po intensifikohet gjithashtu nga ndryshimet klimatike. Reshjet janë bërë më të ndryshueshme, duke devijuar nga mesataret historike dhe modelet e pritshme. Rritja e shkaktuar nga njeriu në gazrat serrë ka rritur shpeshtësinë dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, sipas Raportit të Gjashtë të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPÇ).
Me këto modele ‘normale’ të motit që ndryshojnë nga ndryshimet klimatike, mund të jetë e vështirë të parashikohet se çfarë do të sjellë e ardhmja.
Këngëtarja Gresa Behluli raporton diçka të frikshme nga parku i fëmijëve

Këngëtarja Gresa Behluli sot në rrjetet socialë është lajmëruar shumë e shqetësuar.

Ajo ka ndarë disa pamje nga parku i fëmijëve ku shihet i mbushur me kafshë, shkruan kosovarja.

Andaj kjo ka bërë që Gresa të reagoj ashpër ku shprehet:

“Nuk është kopshti zoologjik por parku i fëmijëve, po e postoj prapë me shpresë së ka naj efekt tek Komuna e Prishtinës”.

Gresa është ndjerë keq që në atë park mund t’i ndodh ndonjë indicet fëmijëve për rreth.

Grupi i Deçanit propozon ngritjen e një kryqi 70 metra në Podujevë

Grupi i Deçanit ka propozuar ngritjen e një kryqi të madh në Podujevë në lartësi prej 70 metrash.

Njoftimi i plotë:

“Çfarë mendoni për idenë e ndërtimit të një strukture 70 metra të lartë në njërën nga majet më të larta të Llapit, që është pronë e imja? Kjo ndërtese do të kishte dukshmëri normale deri në 30 km, ndërsa gjatë natës do të arrinte dukshmërinë deri në 70 km. Konstrukti do të ishte i gjithë nga çeliku. Më i larti në Gadishullin Ilirik është aktualisht 66 metra në Shkup, ku është gjithashtu një atraksion turistik. Ky simbol do të përfaqësonte njëkohësisht një kryq dhe një shpatë, si një homazh për Gjergj Kastriotin. Përballë këti simboli do të ngrihej edhe truporja e Zojës së Llapit” thuhet në propozimin e Grupit të Deçanit.

 

Vendimi i Qeverisë për mallrat serbe, reagon kryeministi i serbisë

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës për futjen e produkteve nga Serbia në pikëkalimin kryesor kufitar në Merdar.

Vuçeviq tha se kështu, Qeveria e Kosovës e ka ulur tensionin që ekziston prej kohësh, ndërsa përmendi furnizimet me ushqime dhe ilaçe për serbët.

Ai, siç raporton RTS, tha se do të dëshironte që vendimi të mos ishte vetëm për pikëkalimin kufitar në Merdar, por në të gjitha anët.

“Është një përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila theksoi fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për marrëveshje, nuk mendojmë se kompromiset janë gjë e keqe, veçanërisht nëse do të krijojnë kushte më të mira për jetën e serbëve në Kosovë”, u tha Vuçeviq gazetarëve në Shkup, ku po qëndron në një vizitë zyrtare.

Ai foli për takimin rajonal për Procesin e Berlinit, ndërsa paralajmëroi se me kancelarin gjerman, Olaf Scholz do të flitet edhe për CEFTA-n.

Murati tregon si do të duken skemat e pensioneve të moshës pas rritjes në 20%

Ministri i Financave ka publikuar “grafikonin” me shumën e re të pensioneve të moshës, që u rritën sot.

“+20% rritje e pensioneve. +100 milionë euro shtesë në vit. 304,016 përfitues. Kështu do të duken skemat e pensioneve të moshës, pas rritjes”, shkroi Hekuran Murati.

Ai, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, dolën në një konferencë për media për të njoftuar për rritjen e pensioneve për 20%.

Kurti tha se janë “mbi 300 mijë veta në Republikën e Kosovës që do të përfitojmë”, me ç’rast kostoja buxhetore e kësaj tha se është “plus 100 milionë euro”.

 

Ai tha se kjo rritje po bëhet këtë muaj, pasi duan ta fusin këtë në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, për të cilin tha se do të votohet në këtë muaj në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti tregon nëse do të rriten pagat për mësuesit dhe policët

Kryeministri u pyet nëse do të ndryshojnë pagat e mësuesve dhe policëve dhe mësimdhënësve, në konferencën për media ku njoftoi për rritjen e pensioneve.

Albin Kurti tha se “pagat në sektorin publik janë rritur në vitin e kaluar”.

“Kemi pasur pa numër masa të ndryshme që i kanë ndihmuar kategoritë e ndryshme shoqërore, me ç’rast duhet theksuar se pagat në sektorin publik janë rritur në vitin e kaluar. Sivjet po rriten pensionet, ndërkohë që në mandatin tjetër, ne do ta bëjmë reformën pensionale. Vjet janë rritur pagat në sektorin publik dhe kemi pasur një rritje të ndjeshme, të paprecedentë në Kosovën në këto vitet e fundit, andaj tash jemi të përqendruar te rritja e pensioneve”, tha ai.

Kurti tha se janë “mbi 300 mijë veta në Republikën e Kosovës që do të përfitojmë”, me ç’rast kostoja buxhetore e kësaj tha se është “plus 100 milionë euro”.

Ai tha se kjo rritje po bëhet këtë muaj, pasi duan ta fusin këtë në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

“Këtë po e bëjmë tash në muajin tetor, meqenëse në të njëjtën kohë jemi duke e shkruar edhe buxhetin për vitin 2025 që do të votohet në këtë muaj në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pra, rritja e këtyre pensioneve është duke u bërë në kuadër të planifikimeve tona afatmesme dhe afatgjata. Përpara, në rastin më të mirë ka pasur planifikime afatshkurtra”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo rritje e pensioneve u bë e mundur “falë politikave të mirëmenduara dhe rritjes së të hyrave”.