Vitia: Kemi rritjen më substanciale të pagave në historinë e pasluftës në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se gjatë këtyre katër vjet të qeverisjes kanë përmirësuar kushtet për mjekët dhe infermierët, duke filluar me rritjen e pagave të mjekësve specialistë, të cilët sot nuk kanë pagesa mujore nën 2 mijë euro.

Sipas Vitisë, kjo është një rritje substanciale të pagave në gjithë historinë e pasluftës në Kosovë.

“Kemi pasur edhe dimension tjetër të këtyre investimeve, përmirësimi i kushteve për mjekët dhe infermierët në spitalet tona. Kemi pasur rritjen më substanciale të pagave në gjithë historinë e pas luftës në Republikën e Kosovës. Sot reflektohet me atë që specialistët e shumtë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në spitalet e përgjithshme nuk kanë më rrogë bashkë me kujdestari dhe shtesat e tjera, të cilat në koordinim të plotë dhe duke falënderuar Ministrinë e Financave, sot nuk ka më rrogë të mjekëve specialistë nën 2 mijë euro, një rrogë e cila është një nga rrogat më të larta në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, ka thënë Vitia.

Ai ka theksuar se përveç kësaj, do të shtohen mbi 550 mjekë specialistë dhe infermierë.

“Qytetarëve tonë do t’i shtohen mbi 550 mjekë specialistë dhe infermierë, të cilët do të kontribuojnë për shërbime sa më cilësore. Synimi jonë është që të gjithë specialistët, të cilët jo për faj të tyre, deri tani kanë mbetur pa punë të kenë një vend pune meritorë në shërbim të qytetarëve të republikës. Është hera e parë në MSH që specializimet jepen në mënyrë të koordinuar, të projektuar, cilësore me monitorim të vazhdueshëm që specializantët e ri të bëhen specialist ë denjë të fushave të tyre në shërbim të qytetarëve”, ka shtuar ai, shkruan KP.

Vitia ka theksuar se për katër vjet është premtuar buxhet për 40 milionë euro për listën e barnave, por MSH-ja ka arritur shumën prej 63 milionë eurosh.

Përse ju dhemb koka gjatë vjeshtës?

Shumë njerëz përjetojnë më shumë dhimbje koke gjatë vjeshtës në krahasim me periudhat e tjera të vitit.

Ndryshimet e motit mund të jenë përgjegjëse për një rritje të dhimbjeve të kokës të të gjitha llojeve. Njerëzit që vuajnë nga dhimbje koke grupore kanë më shumë gjasa t’i përjetojnë ato gjatë stinës së vjeshtës dhe një studim ka treguar se ka një lidhje midis ndryshimeve të temperaturës dhe këtyre llojeve të dhimbjeve të kokës, veçanërisht kur moti ndryshon nga i ftohtë në i ngrohtë. Është e qartë se mbajtja e ngrohtë gjatë të ftohtit dhe mbajtja e shënimeve se çfarë të presësh dhe kur po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme me afrimin e vjeshtës.

Alergjitë mund të shkaktojnë dhimbje koke

Me ardhjen e vjeshtës, shumë persona që vuajnë nga alergjitë sezonale përjetojnë simptoma më të rënda. Disa prej tyre gjithashtu përjetojnë dhimbje koke ose migrenë. Sipas një studimi, 50% e njerëzve që vuajnë nga alergjitë mund të vuajnë edhe nga migrena.

Ekspozimi i reduktuar në diell është një nga shkaqet

Ndërsa temperaturat ulen, ne priremi të kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura. Zvogëlimi i ekspozimit në diell do të thotë më pak konsum i vitaminës D. Disa studime tregojnë një lidhje të qartë midis mungesës së vitaminës D dhe një rritje të dhimbjeve të kokës, duke sugjeruar se të dyja mund të lidhen drejtpërdrejt.

Stresi ndikon edhe te dhimbjet e kokës

Pavarësisht nëse po ktheheni në shkollë ose ngarkesa juaj e punës po rritet, stresi dhe mungesa e gjumit mund të jenë shkaktarë për dhimbje koke. Për më tepër, pushimet ose pushimet mund të kontribuojnë gjithashtu në dhimbje koke.

Merrni qetësues kundër dhimbjeve

Zgjedhja juaj e parë, pasi të jeni diagnostikuar me një dhimbje koke tensioni, është të përdorni një qetësues dhimbjeje në një mënyrë racionale. Ekspertët sugjerojnë që ilaçi ideal duhet të ketë efekt si në sistemin nervor qendror ashtu edhe në atë periferik, të veprojë shpejt dhe të sigurojë lehtësim efektiv nga cefalgjia (dhimbja e kokës nga tensioni), ndërkohë që tolerohet mirë nga trupi.

Goditet nga rryma elektrike, vdes i riu

Një 22-vjeçar ka vdekur në Zhilivodë të Vushtrrisë, pasi dyshohet të jetë goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate publike.

 

 

Tashmë trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot rreth orës 10:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”.

E dhimbshme: Vdes një 22-vjeçar në Vushtrri

Një 22-vjeçar ka vdekur në Zhilivodë të Vushtrrisë, pasi dyshohet të jetë goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.

“Sot rreth orës 10:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”.

Sipas Prekazit rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar. Rasti është inicuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai.

I jepet lamtumira e fundit vëllaut të Jakup Krasniqit, ky i fundit mungoj shkaku procesit në Hagë

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Azem Krasniqit, vëllait të ish-kreyparlamentarit historik të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Mirëpo aty nuk u pa, Jakup Krasniqi për shkak të procesit gjyqëor nga Dhomat e Specializuara.

Në ceremoni morën pjesë qindra njerëz nga anë e mbanë vendi.

Theksojmë se vëllai i Jakup Krasniqit, Azemi, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës.

Arra mund të kurojë këto sëmundje

Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium etj. Është i pasur gjithashtu me vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyrosëse. Lëngu që merret pas zierjes së gjetheve tëarrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve të mushkërive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë të tij shërohet diarreja.

Kundër diarresë përdoret me efekt lëngu i luleve mashkullore të arrës, ndërsa kundër dhimbjeve në fyt, rekomandohen arrat me mjaltë. Gjethet e njoma dhe të freskëta të arrës largojnë insektet, çimkat dhe milingonat nga banesat, duke qenë tepër efikase, sidomos në shtëpinë e fshatit, ku këto të fundit janë më të pranishme. Lëngu i luleve mashkullore të arrës, shërben gjithashtu për largimin e mizave nga trupi i kuajve.

Recetat popullore

1. Shërimi i diarresë

Merren 5-10 gr lule mashkulore të pemës së arrës dhe më pas zihen, në 200 ml ujë. Lëngu që përftohet nga zierja pihet sa herë që paraqitet nevoja, sipas shkallës së sëmundjes tek pacienti. Ndërkohë, i njejti lëng i gjetheve të ziera përdoret:

a) Në formë lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore gjenitale;

b) Në formë klizme kundër diarresë dhe dizenterisë;

c) Për larjen e infeksioneve të lëkurës.

2. Kurimi i zgjebes, urthit dhe ekzemës

Merren 60 gr gjethe are, priten në copa dhe lihen të ziejnë për 1 orë, në një sasi prej gjysmë litri ujë. Me lëngun e fituar lyhen vazhdimisht pjesët e sëmura të lëkurës, derisa të zhduken shenjat e sëmundjeve të përmendura më lart. E njejta tretësirë përdoret sakaq edhe në banjat tonike, të cilat e bëjnë trupin të gjallë dhe të freskët.

3. Kurimi i plagëve të gojës dhe infeksioneve të kanalit vaginal

Një sasi prej 10-15 gr gjethe arre, futen në 100 ml ujë dhe kësaj sasie i shtojmë 5-6 gr acid borik. Pasi e ziejmë, me çajin e përgatitur i bëjmë lavazh të vazhdueshëm gojës, apo kanalit vaginal. E njejta kurë, përdoret edhe për të mbajtur të butë lëkurën e trupit, sidomos atë të fëmijëve. Kjo kurë bëhet disa ditë rresht. Arrat janë ushqim shumë i mirë për fëmijët, sidomos kundër anemisë, si dhe kundër rënies së flokëve.

4. Kundër rënies së flokëve

Hidhni 30-40 gr gjethe arre dhe lëvore degësh të njoma të saj në 1 litër ujë. Kjo përftesë, zihet në ujë të valuar, për rreth çerek ore. Më pas, me të shpërlahet koka çdo mbrëmje, vazhdimisht për disa ditë.

5. Për heqjen e kallove

Merren 60-80 gr lëvore e njomë e arrës dhe zihet mirë, në 500 ml ujë, për më pak se 1 orë. Pasi lihet pak, me këtë lëng shpërlahen këmbët në pjesët e kallove, çdo gjysëm ore. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë, derisa kallot të zhduken.

6. Për gurët në fshikëzën e tëmthit

Mbushim me kujdes 1 lugë gjelle me gjethe të thata e të thërrmuara të arrës, 1 lugë gjelle bishtash qershie, 1 lugë gjelle me mustaqe misri dhe 1 lugë gjelle me gjethe të freskëta të hithrit. Këto katër element zihen në temperaturë të lartë, në 1 litër ujë. Më pas, enën e mbulojmë, e lëmë për 2 orë që të kullohet dhe tretësirën e përftuar e konsumojmë si çaj. Pas ushqimit, këtij çaji, rekomandohet që t’i shtohet edhe pak mjaltë.

7. Anemia

Marrim një çerek kg arra të qëruara, një çerek kg mjaltë natyral dhe një çerek kg kajmak qumështi. Këto të tria i përziejmë mirë derisa të bëhen si krem dhe e konsumojmë periodikisht, nga dy herë në ditë, nga 1 lugë gjelle për të rriturit dhe nga 2 herë në ditë nga 1 lugë kafeje, për fëmijët. Produkti i mësipërm mund të shërbejë si ushqim tepër i ushqyeshëm edhe për njerëzit me shëndet normal.

8. Kurimi i prostatës

Merren 2 lugë gjelle të kripthit të arrave dhe vihen të valojnë në gjysëm litri verë, për afro 5 minuta. Tretësira e përftuar lihet të pushojë për 10 min, kullohet dhe pihet nga një filxhan çaji gjatë ditës, e ëmbëlsuar sipas dëshirës.

9. Infektimi i vaginës

Në një enë me ujë të valuar, fusim rreth 50 gr gjethe të arrës. Ky produkt, mbulohet dhe lihet për afro 90 min, në një vend të errët. Më pas, kjo tretësirë përdoret herë pas here për shpërlarjen e organeve gjenitale të femrës.

10. Djersitja e tepërt e këmbëve

Rreth 100 gr gjethe të thata të thërrmuara të arrës, si edhe 100 gr gjethe të thërrmuara të sherebelës, i marrim dhe i përziejmë mirë e mirë. Këtë përzierje e përvlojmë me 4 litra ujë të nxehtë. Përftesën e mbulojmë për rreth 2 orë, pasta e kullojmë. Më pas, sërish e ngrohim derisa të jetë jo shumë e nxehtë për lëkurën. Në këtë tretësirë, zhyten këmbët nga 20-30 min dhe ky veprim mund të përsëritet vazhdimisht kur personi ka djersitje të tepërt.

Arra e kokosit

Arra e kokosit forcon potencën në përgjithësi dhe potencën seksuale në veçanti, si dhe liron dhimbjet në kurriz. Përdoret kryesisht lëngu dhe tuli i frutit të saj, me një konsumim të njejtë për disa ditë rresht.

E rëndë në Shqipëri: Vdes foshnja 5 muajshe

Një foshnjë 5-ditëshe ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin rajonal të Vlorës.

Lidhur me rastin ka nisur hetimi në gjendje të lirë për mjeken neonatologe të maternitetit 53-vjeçaren me iniciale I.C. pasi është e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

FFK bën këtë veprim ndaj lojtarit, babai i Arbër Zenelit e quan poshtërsi

Babai i Arbër dhe Besfort Zenelit, Avni Zeneli ka bërë të ditur një ngjarje që ka ndodhur para një viti.

Ai ka zbuluar për “Klan Kosova” se si i është marrë numri 10 djalit të tij, Arbërit, për ndeshjen ndaj Rumanisë, që u zhvillua vitin e kaluar në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024”.

Ndonëse Arbëri ishte i ftuar, numri i tij i ishte dhënë dikujt tjetër, dhe kjo duket se e ka zemëruar pak sulmuesin kosovar.

“E kam vërejtur që askush nuk e pranon fajin e vet aq lehtë, mjegulla është te ata nuk është te Arbëri dhe Besforti. Dobësitë që ka bërë Federata ndaj Arbërit, vjet kur kanë luajtur për kualifikime për Evropian, ndaj Rumanisë”, është shprehur Avni Zeneli.

“Qysh janë rregullat, qysh më kanë thënë përpara, kur e fton lojtarin ajo fanellë nuk i dërgohet asnjë lojtari, por atij lojtari që ekziston aty, këta e kanë bërë”, vazhdoi ai për “Klan Kosova”.

Avniu vazhdoi tutje, duke thënë se Arbëri s’është njoftuar fare për këtë veprim nga FFK-ja.

“Lojtari i ftuar me qenë aty, e me ia dërguar fanellën tjetër kujt, ky është nënçmim i tmerrshëm dhe plus e kanë ftuar. Djali është munduar me ju thanë ‘pse më keni ftuar nëse bëni kësi gjëra, fanellën jepja kujt dush. Unë nuk jam i ftuar dhe ishim mbetur paq’. E kanë ftuar për me ia bo poshtërsinë dhe ta diskriminojnë, ky është diskriminim total dhe s’ka ma keq e vështirë”.

“Atë numër ia kanë dhënë Zhegrovës, ne s’kemi asgjë me të, më pëlqen si lojtar, nuk i ka fajet ai, i ka fajet federata”, shtoi Avni Zeneli.

Babai i vëllezërve Zeneli tha se Arbëri ka kërkuar llogari nga drejtori i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili e ka drejtuar për te trajneri, që në atë kohë ishte Primozh Gliha.

“Kur ka shkuar Arbëri me fol me Bajramin ai ka thënë nuk jam përgjegjës, fol me trajnerin. (Primozhv Gliha) ai i ka thënë se nuk vendos unë, por vendos federata”, ka thënë Avni Zeneli.

Arbër Zeneli është i ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit, por bën pjesë vetëm te lista e zgjeruar.

Ndërkohë, i vëllau, Besforti ka dalur publikisht në mediat suedeze se nuk dëshiron të jetë pjesë e Kosovës,  dhe se ka vendosur të presë për një ftesë nga kombëtarja e Suedisë.

Kë po e thumbon Blerando me postimin e fundit?

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando ka ndarë një foto në rrjetin social të Insstagramit, ku ka ngjallur pak konfuzion.

Në foto shihet maska të shumta, por çka merr vëmendje është mbishkrimi i tij.

“Si do, do”, ka shkruar këngëtari.

Por, kë po e thumbon ai?

 

Pamje ekskluzive nga aksidenti tragjik, momenti kur ekipet e shpëtimit kërkojnë të aksidentuarit në Badoc

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë. 

Vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badoci

Kanal 10 ka siguruar pamje nga momenti kur ekipet e shpëtimit, gjatë mbrëmjes të së shtunës, po kërkonin për trupat e viktimave të këtij aksidenti.

VIDEO