Biden e mirëpret me buzëqeshje e shtrëngim duarsh Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në New York është takuar me homologun e saj amerikan, Joe Biden dhe krerët e tjerë të lartë të vendeve të tjera.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka ndarë foto ku shihet me këto figura të larta, e veçanërisht merr vëmendjen mikpritja e Bidenit ndaj saj.

LEXO EDHE:

Kurti lajmërohet nga Amerika, e gjatë për të sot paska qenë dita!

Albin Kurti shkarkon zëvendësministrin serb

“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar e para e vendit.

Screenshot
“Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019”

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se Kosova nuk është duke shënuar progres ekonomik. Ai tha se vendi aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e kishte para shpërthimit të pandemisë Covid 19.

“Jemi në njëfarë pozicioni kur po e mashtrojmë vetveten, në rend të parë po u referohem deklaratave të cilat vetë qeveria i bën sa i përket zhvillimit ekonomik, ka një nivel të lartë të vetëkënaqësisë, realisht rezultatet e dëshmojnë të kundërtën, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme…pra nëse analizohet sa ka qenë norma e inflacionit përgjatë viteve pothuajse të gjitha barazohen, domethënë flasim për rritje të qarkullimit në një normë të përafërt me normën e inflacionit përgjatë këtyre katër viteve të fundit, viti 2020, 2021, 2022 dhe 2023 dhe gjashtë muajt e parë të vitit 2024 që dëshmon se Kosova aktualisht e ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019, para shpërthimit të pandemisë, para shpërthimit të luftës në Ukrainë”, tha Zeka.

Drejtori i OEAK-së u shpreh se ka pasur rritje të vëllimit të investimeve të huaja direkte, por këto investime nuk ndodhin në sektorë që do ta zhvillonin ekonominë.

“Megjithatë investimet vazhdojnë të tërhiqen në asete joproduktive domethënë në ata sektorë në të cilët kanë dominuar investimet e huaja edhe në vitin 2019 e më herët, sektorin e patundshmërisë, pasuar nga sektori i financave, duke ditur se sektori bankar dominohet nga institucione që janë të pronësi të bankave të huaja, i bije se kemi një ri-investim të fitimit të tyre për vitin përkatës, që do të thotë se ne nuk arrijmë të atraktojmë investime nga aktorë serioz”, tha Zeka në Klan Kosova.

Deputetja e VV-së, Hyseni e ashpër ndaj Jabllanoviçit: Nuk je asgjë më pak se ata që e shkaktuan Banjskën

Rasti i sulmit terrorist në Banjskë ka shkaktuar debat në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 mes politikanit serb nga veriu, Aleksandar Jabllanoviçit dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni.

Deputetja Kryeziu – Hyseni ka qenë e ashpër ndaj Jabllanoviçit, duke i thënë se ai nuk është asgjë me pak se ata që e shkaktuan Banjskën.

“Nuk je asgjë më pak se ata që shkaktuan Banjskën”, ka qenë reagimi i deputetes Kryeziu – Hyseni ndaj politikanit serb nga veri, Aleksandar Jabllanoviç.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Jabllanoviç, sipas të cilit sulmi në Banjskë nuk ka qenë i mirë as për serbët e as për shqiptarët.

“Banjska, fatkeqësi e madhe edhe për serbët edhe për shqiptarët”, ka thënë Jabllanoviç.

 

Putini paralajmëron Perëndimin se Rusia mund t’i përdorë àrmëț bërtħamoře

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore nëse goditet me raketa konvencionale. Ai tha se çdo sulm ndaj Rusisë me mbështetjen e një fuqie bërthamore do të konsiderohej nga Moska si sulm i përbashkët.

Vendimi për ndryshimin e doktrinës bërthamore ruse përkon me diskutimet në Shtetet e Bashkuara dhe Britani lidhur me mundësinë e lejimit të Ukrainës që ta godasë Rusinë me raketa konvencionale perëndimore.

Presidenti Putin tha në hapje të takimit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, se doktrina e re bërthamore reflektonte ndryshimet globale të cilat paraqesin rreziqe dhe kërcënime të reja për Rusinë.

Udhëheqësi 71-vjeçar i Kremlinit, vendimmarrësi kryesor për arsenalin e madh bërthamor të Rusisë, tha se donte të nënvizonte në veçanti një ndryshim kyç.

“Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga çdo shtet jo bërthamor, por me ndihmën ose mbështetjen e një shteti bërthamor, të konsiderohet si sulm i tyre i përbashkët ndaj Federatës Ruse”, tha Presidenti Putin.

“Kushtet që do të detyronin Rusinë që të përdorë armët bërthamore janë të përcaktuara qartë”, tha zoti Putin. Ai tha se Moska do ta shqyrtonte një veprim të tillë nëse zbulon fillimin e një goditje masive ndaj saj me raketa, avionë apo dronë.

Rusia rezervon të drejtën që gjithashtu të përdorë armë bërthamore nëse ajo ose Bjellorusia aleate do të ishin objektiv i një agresioni, përfshirë sulmet me armë konvencionale, tha Presidenti Putin.

Udhëheqësi rus tha se sqarimet ishin kalibruar me kujdes dhe në përpjesëtim me kërcënimet ushtarake moderne me të cilat përballet Rusia, një konfirmim se doktrina bërthamore po ndryshonte.

Doktrina bërthamore aktuale, e miratuar me një dekret nga Presidenti Putin në vitin 2020, thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast të një sulmi bërthamor nga një vend armik ose një sulmi konvencional që kërcënon ekzistencën e saj.

Në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara ishin aq të shqetësuara për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga Rusia, saqë e paralajmëruan Presidentin Putin lidhur me pasojat e përdorimit të armëve të tilla, sipas drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Bill Burns. /VOA

Punimet në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 26.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, shkruan Gazeta Imazhi.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

PRISHTINË

 

 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Fushë- Kosova II do të ndërpritet:

Dalja 10kV Miradi e Epërme (kodi: 15018019) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

 

 

Vendet: Miradi e Epërme, Miradi e Ulët, Standart plin PeH, Al Trade, Interpres ,Kosova Sot, Petrol Oti Sllovenia, ndriçimi publik për autostradë ,As Partners, Imer Berisha Bylmeti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërpritet:

 

 

Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

3.

 

 

Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërpritet:

Dalja 10kV Keçekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Keçekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Mirembajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

 

 

4.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 2

Nga Dalja 20 kV Nr.2 do të ndërpritet:

TS 20/04kV TS Lordi Bajron (kodi: 11000073157) nga ora 13:00 deri 15:00

 

 

Vendet: Pjesë të Rr. Lordi Bajron.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe vendosja e shtyllave të reja.

****

Punime në projekte investive

 

 

1.

Nga TS 35/10kV Prishtina II do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] IPKO (kodi: 10010012) nga ora 10:00 deri në ora 13:00.

Vendet: Ipko

 

 

Arsyeja:  Projekte Investive, trasimin e linjes te 10kV.

2.

Nga TS 35/10kV Prishtina II do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Mehanika (kodi: 10010002) nga ora 12:00 deri në ora 15:00.

 

 

Vendet: Rr.Tahir Zajmi, Bulevardi Bill Klinton

Arsyeja:  Projekte ivestive, trasimi i linjës te 10kV-shët.

3.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërpritet:

 

 

Dalja 10[kV] j5 Bardhosh (kodi: 13000001) nga ora 09:00 deri në ora 17:00.

Vendet: Bardhosh, fsh.Trudë, Bernicë e Epërme ,Fsh.Siçevë, Fsh.Sharban, Nentë Vllëzërit( gurëthyes),23. Rr. Vëllezërit Fazliu-Nazi Fert,Blinda te Kupinët.

Arsyeja:  Projekte investive, ngritja e shtyllave nën tension dhe dislokimi i rrjetit  .

4.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] j06 Rezervauret- KFOR (kodi: 13000002) nga ora 09:00 deri në ora 17:00.

Vendet: Bardhoshi dhe  Bërnicë e Ulët, Barilevë Sheshivarët, Shaljanët, te Xhamia, Drenovc Gashët,”Kuvilab” private Rub Shpk-Samir Rexha, ndriçimi publik për autostradë, Prugovc –Kaçurët.

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave nën tension dhe dislokimi i rrjetit.

****

Punime nga palët e treta

1.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 3

Nga dalja 10 kV Arbëria 2 do të ndërprehen TS-at:

TS 10/04 kV Uliksi (kodi: 12000012060) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV Pompa Oti (kodi: 12000012061) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV F-ka tepihave Gjini (kodi: 12000012062) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV TS shtyllë Arbëria (kodi: 12000012063) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV Gjergj Balsha Obj E-1 (kodi: 12000012115) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV Titan Betoni te Oti Market (kodi: 12000012124) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV Sylejman Islami (kodi: 12000012156) prej orës 08:00 deri në ora 11:00.

TS 10/04 kV Kons.e Lagjes Prroni i Njelmët (kodi: 12000012174) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV Petroll Company-Hysni Jusaj (kodi: 12000012176) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV Besnik Isa Mustafa”MAKCAR”L.L.C (kodi: 12000012189) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV N.N (kodi: 12000012200) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV N.N (kodi: 12000012207) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV Ragip Mahmuti-Online Shpk (kodi: 12000012214) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

TS 10/04 kV Gjergj Balsha objekti E-1 (kodi: 12000012217) prej orës 08:00 deri në ora 11:00

Vendet: Rr. Gjergj Balsha, Oti Petrol,Gjini,rruga për Mitrovicë, Rr.Selami Lajçi, Rr.Ferid Curri lam B,Hyrja 1/5

Arsyeja: Realzimi i punimeve sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

2.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërpritet:

Dalja 10kV J29 Dalja nr.7 (kodi: 19000078) prej orës 10:30-10:45 dhe nga ora 14:15-14:30.

Vendet: Rr.Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, Muharrem Fejza Njelmë-I-Nr.13,Art.construction,BS-Group,Kodrina R-9H8,R10 hyr 3/1,Hyrja e 1Mati 1/1,Rr Ali Kelmendi objekti D/6,Raif Pollomi

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulimi me ndarsa të TM.

3.

Nga TS 110/10/20 kV Prishtina 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV J29 Dalja nr.7 (kodi: 11000078) prej orës 10:30-10:45 dhe nga ora 14:15-14:30

Vendet: . Lagjja e Spitalit te Banesat e Bardha, Rr.Sali Nivica, Rr. Ismail Dumoshi Princesha-III/17,Mati 1, Rr. Rifat Berisha Hy -6/A, Ndue Përlleshi, A 7,Rukolli objekti A1, Safari Hyrja A, Shaqir Igrishta, Ndue Përleshi Obj/1.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarsa të TM.

4.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërpritet:

TS 10/04 kV Kodrina (kodi: 19000078223) prej orës 10:30 deri në ora 14:30

TS 10/04 kV Kodrina (kodi: 19000078224) prej orës 10:30 deri në ora 14:30

Vendet: Kodrina

Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

5.

Nga TS 35/10kV Fushë -Kosova do të ndërpritet:

Dalja 10kV J18 Model Slovenia (kodi: 15018005) prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Vendet: Rrr.Bedri Pejani ,objekti Gashi-Miri Ll.B

Arsyeja: Realizimi I punimeve sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

6.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga dalja 10 kV J35 Veterniku II do të ndërpriten TS-at:

TS 10/04 kV Preoci 1 (kodi: 19000036001) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Preoci 2 (kodi: 19000036002) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Objekti privat Hamdi Mehmeti(objekti elipsa) (kodi: 19000036012) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Zenel Beqiri( Depo te Luli) (kodi: 19000036028) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

TS 10/04 kV NTSH “Zhaki Advertising”-Zhermin Durguti (kodi: 19000036029) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Durmish Hamit Durmishi “DURMISHI” shpk (kodi: 19000036146) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Muja Preniqi “Autosallon” (kodi: 19000036156) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Gani Aliu (kodi: 19000036161) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Nexhat Fazliu “Binni” shpk (kodi: 19000036162) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV F-SHPED SH.P.K  Faton Nishevci (kodi: 19000036163) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Driton Mehmeti (kodi: 19000036164) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Grupi I bizneseve”Delux”(Tovërlani) (kodi: 19000036247) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV “AKOMA TE ISAKU”-Isak Ademi (kodi: 19000036248) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Hysen Shabani NPT “GAMMA” (kodi: 19000036249) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Fitim Lutfi Hasani (kodi: 19000036273) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV ALBATROS COMPANY (kodi: 19000036276) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV EURO ABI”SHPK- (kodi: 19000036286) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Bujar Shefki Haxhiu (kodi: 19000036287) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV MERICAN HOSPITAL KOSOVA II SH.P.K  Klodian Allajbeu (kodi: 19000036290) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Veprim Hajredin Karaçica (kodi: 19000036302) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV PROEX SH.P.K (kodi: 19000036330) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Llapnasellë, Preoc një pjesë e rrugës, Magjistralja Prishtinë-Ferizaj.

Arsyeja: Realizimi i hyrje -daljes sipas PEE.

7.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga dalja 10 kV J35 Veterniku II do të ndërpriten TS-at:

TS 10/04 kV Kompleksi kulturor Sportiv-Llapnasellë (kodi: 19000036109) prej orës 08:30 deri në ora 13:00

TS 10/04 kV Llapnasellë 2 (kodi: 19000036122) prej orës 08:30 deri në ora 13:00

TS 10/04 kV Blerim Mita (kodi: 19000036303) prej orës 08:30 deri në ora 13:00

Vendet: Llapnasellë, objekti Blerim Mita

Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit të aprovuar-PEE.

8.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga dalja 10 kV J39 Fabrika e kasetave do të ndërpritet TS:

TS 10/04 kV Fabrika e kasetave 1 (kodi: 19000039085) prej orës 10:00 deri në ora 13:00.

Vendet:Llapnasellë, Preoc një pjesë e rrugës, Magjistralja Prishtinë-Ferizaj.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 04kV sipas zgjedhjes teknike.

PEJË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërpritet:

Dalja 10kV Juniku (kodi: 53000007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Lloçan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive: Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

PRIZREN

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërpritet:

Dalja 10kV Poslishta (kodi: 30035006) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Miradi e Epërme, Miradi e Ulët, Standart plinPeH Al Trade, Interpres Kosova Sot, Petrol Oti Sllovenia, ndriçimi publik për autostradë, As Partners, Imer Berisha Bylmeti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

FERIZAJ

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërpritet:

Dalja 10kV Carraleva (kodi: 41046004) prej orës 09:30 deri në ora 14:30.

Vendet: Një pjesë e Shtimes, Qesta e Reaçkut, Reçaku, Belinci, Caraleva Topilla, Llanisht, Devetak, Grejçevc, Zborc, Pjetkreshtica, Duga dhe Karaçica.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe ndërrimi i izolatorëve.

2.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërpritet:

Dalja 10kV Sllovia (kodi: 41000003) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallush, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, shtëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

MITROVICË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërpritet:

Dalja 10kV Turiçevci (kodi: 74000006) prej orës 10:30 deri në ora 14:30.

Vendet: Llausha, Rakinica, Kopiliq i Epërm, Kllodernica, Turiçefc, Buroj, Vojnik, Izbica, Ozrim, Kopiliq i Ulët dhe Açareva.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi  i izolatorëve, pastrimi i trasesë dhe kontrollimi i ndarsave dhe linjës – kontrollimi  i transformatorti, etj.

GJAKOVË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpritet:

Dalja 10kV Skivjan (kodi: 80080009) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë (një pjesë), Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive: Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

GJILAN

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 35/10 kV Lladovë

Nga Dalja 10kV Pasjani do të ndërpriten këta TS:

TS 10/0.4 kV Burincë (kodi: 61066013180) nga ora 10:30 deri 15:00.

TS 10/0.4 kV Muçibabë (kodi: 61066013181) nga ora 10:30 deri 15:00.

TS 10/0.4 kV TS-privat, MATTIG STARPLUS MANAGEMENT PARTNERS SH.P.K. Arlind Shaban Isufi (kodi: 61066013606) nga ora 10:30 deri 15:00.

Vendet: Burincë dhe Muçibabë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

Kurti lajmërohet nga Amerika, e gjatë për të sot paska qenë dita!
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur për takimet e shumta, që ai ka pasur sot gjatë ditës në New York, në dita e parë ë pjesëmarrjen e parë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“E filluam duke u bërë nikoqir të Kryeministrit të Lihtenshtajnit, Daniel Risch, në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Neë York, në takimin e parë ndërmjet nesh. Principata e Lihtenshtajnit e ka mbështetur vazhdimisht republikën tonë në proceset integruese, për çka i jemi mirënjohës. Me vullnetin e dyanshëm për raporte dhe partneritet sa më të fortë bilateral, bashkë diskutuam se si mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i Kurtit:

Dita e parë në New York në pjesëmarrjen e parë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

E filluam duke u bërë nikoqir të Kryeministrit të Lihtenshtajnit, Daniel Risch, në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, në takimin e parë ndërmjet nesh. Principata e Lihtenshtajnit e ka mbështetur vazhdimisht republikën tonë në proceset integruese, për çka i jemi mirënjohës. Me vullnetin e dyanshëm për raporte dhe partneritet sa më të fortë bilateral, bashkë diskutuam se si mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare.

Shtet tjetër mbështetës i yni, që e ka njohur pavarësinë tonë brenda më pak se një muaj prej shpalljes së saj, është Islanda. Sikurse me Lihtenshtajnin dhe me Islandën po zhvillojmë diskutimet për të arritur marrëveshje për tregti të mirë me shtetet e anëtare të EFTA-s. Falënderimin në emër të popullit tonë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që vlerat e përbashkëta t’i kthejmë në partneritet ekonomik dhe tregtar, përveç se të sigurisë, pata kënaqësinë që t’i ndajmë me Kryeministrin e këtij vendi, Bjarni Benedikstsson.

Në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Neë York, u takuam gjithashtu me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Diskutuam për performacën ekonomike të vendit gjatë qeverisjes sonë, për zbatimin e programeve që kemi me FMN-në dhe për bashkëpunimin në përmbushjen e agjendës së reformave ekonomike, realizimin e investimeve në infrastrukturë dhe energji, përmirësimin e klimës së investimeve dhe avancimin e mjedisit për të bërë biznes. Ajo na uroi për rezultatet dhe suksesin e arritur në qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhimin e borxhit publik, për çka theksoi se Kosova jonë mund të shërbejë si shembull dhe për vendet tjera.

Ndërkaq ndërmjet takimeve bilaterale, në cilësinë e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mora pjesë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste, që kryesohej nga Presidenti i saj, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Aty theksova se përballë sfidave kryesore të kohës sonë, vlerat socialdemokrate, të rrënjosura në solidaritet, barazi dhe prosperitet të përbashkët janë më relevante se asnjëherë më parë.

Takimet vazhdojnë.

Ahmeti zbulon “të pa thënat” para se VV-ja të ndahet: Albini i ka thënë Molliqajt se Shpendi është spiun i Amerikës

Ish-pjesëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen të cilën e ka ndaj SHBA-ve.

Ai ka treguar një moment gjatë ndarjes me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ahmeti tha se në një takim të deputetëve të LVV-së më kryesinë, Dardan Molliqaj i kishte thënë Kurti se “a na ke thënë që Shpend Ahmeti është spiun i amerikanëve”.

Sipas Ahmetit, “SHBA-ja e kanë dërguar atë për ta prishur Vetëvendosjen”.

“Kur jemi dalë ne prej Vetëvendosjes, ka qenë mbledhja e deputetëve me kryesinë dhe Dardan Moliqaj kur u kap i tha Kurtit ti a na ke thëne 8 vjet që Shpendi është spiun i amerikanëve që na kanë çu me prish Vetëvendosjen”, ka thënë Ahmeti në Pressing të T7.

Ky është moti për nesër

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë, me vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell, vranësira të pakta lokale dhe me rritje të temperaturave deri në 30 gradë Celsius në viset më të ngrohta të rajonit.

Shkarkimi i zëvendesministrit serb, kjo është arsyeja

Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim është shkarkuar nga kjo pozitë, më shumë se një vit pasi u emërua nga kryeministri Albin Kurti.

Këtë e konfirmoi vet ai, i cili tha se “sapo mora një e-mail nga Zyra e Kryeministrit që më kanë liruar nga detyra”.

“Krejtësisht e pritshme”, ka shtuar Radomiroviq, i cili ditë më parë njoftoi dorëheqjen nga partia teksa bëri të ditur pakënaqësitë e fundit në lidhje me ndarjen e fondeve nga eprori i tij, Nenad Rashiq, për veriun e Kosovës.

Sipas tij, Nenad Rashiq po e akuzon për bashkëpunëtor të shërbimeve të Serbisë, që sipas tij është “absurde”.

“Bomba po gjuhen mbi kolegët e mi në veri, kolegët e mi ndalohen në Serbi, a këto shoqëruesit e afërt të tij lëvizin lirshëm nëpër Serbi”, tha Radomiroviq, duke iu përgjigjur këtyre akuzave që, siç thotë ai, Nenad Rashiqi ka shtruar ndaj tij te Qeveria e Kosovës.

Radomiroviq e ka shtruar një pyetje, që sipas tij, duhet ta shtrojë publiku dhe të kërkojë qartësim për paratë e ministrisë që shkojnë të një OJQ që udhëhiqet nga një person me emrin Milan Dabiq.

Ai thotë se është krejtësisht në lidhje personale, interesi e përfitimi me Nenad Rashiqin.

“Autoritetet kompetente duhet të adresojnë çështjen e granteve të ministrisë. Ato po ashtu duhet të adresojnë çështjen se kush janë këto OJQ që i marrin grantet e ministrisë. Po ashtu, kush është Milan Dabiqi dhe pse dhe si punon ai me ato para të ministrisë”.

Edhe vetë Rashiqit do t’i duhet të jep llogari për shumë çështje. Praktikisht nuk e ka më askënd në kabinet, të gjithë kanë hequr dorë nga ai”.

Protesta e tij ndaj Rashiqit thotë se ka të bëjë me shpërputhjen në ndarjen e fondeve, ku prej 7 milionë eurove, vetëm 180 mijë janë ndarë për veriun e Kosovës.

“Qeveria dëshiron të integrojë veriun e Kosovës dhe t’i ndihmojë qytetarët, dhe ju do të pajtoheni që 180 mijë janë qesharakisht pak”, tha ai.

Ai thotë se Milan Dabiq “është Alfa dhe Omega i parasë në ministri. Është ky që vendos kush merr grantet. Krejt paratë e OJQ-ve shkojnë te ai”, tha ai për Nacionalen.

Haziri për deklaratën e Hovenierit: Shuplakë diplomatike e Amerikës për Qeverinë Kurti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerëson se qeveria Kurti mori edhe një shuplakë diplomatike nga Amerika. Duke cituar ambasadorin amerikan Hovenier, Haziri tha se kjo tregon sa të shqetësuar janë miqtë e Kosovës me qeverinë aktuale.

Sipas Hazirit, deklarata e Hovenier vjen si shkak i veprimeve të qeverisë.

“Se në çfarë shkalle qeveria Kurti i ka degraduar raportet me mikun më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon deklarata e sotme e ambasadorit Hovenier, i cili e citoi babanë e tij, këshilla e të cilit ishte: “Mos p…… në dyer të klubit që doni të hyni”. Kjo tregon edhe njëherë sa të shqetësuar janë miqtë tanë me këtë qeveri që mbeti tash e tri vjet pa miq. Kjo qeveri, jo vetëm në derë të klubit, por ka p…… edhe në derë të mikut. Kjo deklaratë deklaratë vjen për shkakt të kontrollit mbi polici, mosrespektimit të të drejtave për pakica si zotim dhe arsyetim i pranimit të Republikës tonë, moskoordinit me aleatët e mosmbajtjes së fjalës e obligimeve”, deklaroi Haziri në profilin e tij në FB.

Reagimi i tij i plotë:

Edhe një ‘shuplakë’ diplomatike e Amerikës për qeverinë Kurti

Në 1-vjetorin e sakrificës së policit Afrim Bunjaku dhe reagimit të Policisë së Kosovës të cilët parandaluan dhe eliminiuan kërcnimin më të madh terrorist në Republikën e Kosovës, vjen një shuplakë diplomatike e Amerikës për qeverinë Kurti.

Se në çfarë shkalle qeveria Kurti i ka degraduar raportet me mikun më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon deklarata e sotme e ambasadorit Hovenier, i cili e citoi babanë e tij, këshilla e të cilit ishte: “Mos p…… në dyer të klubit që doni të hyni”.

Kjo tregon edhe njëherë sa të shqetësuar janë miqtë tanë me këtë qeveri që mbeti tash e tri vjet pa miq. Kjo qeveri, jo vetëm në derë të klubit, por ka p…… edhe në derë të mikut. Kjo deklaratë deklaratë vjen për shkakt të kontrollit mbi polici, mosrespektimit të të drejtave për pakica si zotim dhe arsyetim i pranimit të Republikës tonë, moskoordinit me aleatët e mosmbajtjes së fjalës e obligimeve.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale me durim dhe profesionalizëm faktuan këtë sulm dhe ngritën aktakuzë ndaj 46 pjesëmarrësve që organizuan dhe u munduan të zbatojnë një zbarkim deri të lumi Ibër, por u ndalën, u vranë, u burgosën dhe të tjerët ikën.

Drejtësia dhe Gjykata duhet të tregohet e drejtë dhe zbardh deri në fund këtë plan, inkriminimin dhe rolin e shtetit serb fqinji verior i Republikës. Drejtësia vonon, por del në dritë. Kurrë mos guxoni t’ia mësyni se nuk mund të ikni prapa më

Koha po vjen tuj ardhë!