div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mihali lavdëron Kurtin: Aktivisti, politikani dhe intelektuali par excellence shqiptar

Koordinatorja e Komiteteve brenda Vetëvendosjes e cilëson kryeministrin si figurë të rrallë politike dhe intelektuale, me ndikim të madh në zhvillimin e Kosovës.

Koordinatorja e Komiteteve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka shprehur vlerësime të larta për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të spikatura shqiptare në politikë dhe në botën intelektuale.

Mihali ka deklaruar se Kurti nuk është vetëm një drejtues i angazhuar për Kosovën, por edhe “aktivisti, politikani dhe intelektuali par excellence shqiptar”. Ajo theksoi se ai dallohet jo vetëm për “intelektin e rrallë”, por edhe për “mirësinë e pamatë dhe guximin e çmuar”.

Sipas saj, personaliteti i Kurtit ka ndikuar dukshëm në zhvillimin e pakthyeshëm të Kosovës, duke e pozicionuar atë si një zë autentik, të dallueshëm dhe të dobishëm në skenën ndërkombëtare.

Mihali shtoi se Kurti është një nga figurat shqiptare që i flet botës “me një gjuhë autentike”, duke e forcuar rolin e tij si lider me ndikim të madh në rajon.

Këto lavdata erdhën pas intervistës së gjatë të Kurtit në Kanal 10 me Kushtrim Sadikun.

Postimi origjinal:

Albin Kurti nuk është vetëm Kryeministri më i vyeshëm për Kosovën por dhe aktivisti, politikani, intelektuali par excellence shqiptar.

Ai nuk ka vetëm intelekt të rrallë por mbi të gjitha njeri me mirësi të pamatë dhe guxim të çmuar.

Personaliteti me të cilin Kosova zhvillohet pakthyeshëm dhe i flet botës me një gjuhë autentike, të dallueshme dhe të dobishme.

Aksident fatal mes një kamioni dhe veture – Vdes shoferi i automjetit, dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prizren – Suharekë, duke rezultuar në fatalitet. Si pasojë e përplasjes, shoferi i një automjeti ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë, një pasagjer dhe shoferi i kamionit, kanë pësuar lëndime të rënda, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Togeri i Policisë në Prizren, Tahir Kabashi.

“Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 07:30 është pranuar informacioni për një aksident të rëndë në aksin rrugor Prizren – Suharekë. Në përplasjen e shkaktuar, janë përfshirë një kamion me targa vendore dhe një automjet pasagjerësh me targa të Republikës së Shqipërisë. Shoferi i automjetit pasagjerë ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri dhe shoferi i kamionit janë transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa ekipet emergjente mjekësore konfirmuan vdekjen e shoferit të automjetit pasagjer”, ka thënë ai për Sinjalin.

Ndihma e shpejtë dhe hetimet në vazhdim

Në vendngjarje janë angazhuar edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë ofruar ndihmën e nevojshme, ndërsa ekipet e Policisë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Kabashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, konfirmoi se Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe hetimet janë duke vazhduar.

Rikthimi i Kurtit në media, vjen reagimi nga LDK

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti në “Kanal10”, duke e akuzuar atë se “ka gënjyer pa iu dridhur qerpiku” lidhur me menaxhimin e ekonomisë, diplomacisë, arsimit dhe shëndetësisë.

“Papritmas ”Mafia Energjetike” dhe tregtari Vuk Hamoviq qenka prezent në rajon por kur është puna për Kosovë fajet i paskan kompanitë private paçka se energjia është sektor i rregulluar me ligj, paçka se importi i energjisë vetëm këtë vit ka arritë shifrën 247 milionë Euro dhe ka raste kur Kosovës vetëm transporti i një MWh e energjisë elektrike i ka kushtu deri 800 Euro, ndërkohë që EFT-ja e Vukit ka monopol në kapacitete transportuese ndërkufitare.”, ka shkruar Bajrami, transmeton IndeksOnline.

Statusi i saj i plotë:

Paska gënjyer pa iu dridhur qerpiku kur ka folur për rrënimin që ia ka bërē ekonomisë, diplomacisë, arsimit e shëndetësisë.Papritmas ”Mafia Energjetike” dhe tregtari Vuk Hamoviq qenka prezent në rajon por kur është puna për Kosovë fajet i paskan kompanitë private paçka se energjia është sektor i rregulluar me ligj, paçka se importi i energjisë vetëm këtë vit ka arritë shifrën 247 milionë Euro dhe ka raste kur Kosovës vetëm transporti i një MWh e energjisë elektrike i ka kushtu deri 800 Euro, ndërkohë që EFT-ja e Vukit ka monopol në kapacitete transportuese ndërkufitare.Paska marrë përgjegjsinë për mijëra kontrata njëburimore, për vjedhjen masive dhe të strukturuar të rezervave shtetërore, ndërsa pa pikë turpi paska mbrojtur tregtarin e energjisë Martin Berishaj dhe të akuzuarin Nagip Krasniqi duke sulmuar drejtësinë.Mashtruesi Kurti paska ricituar ish-ministrat dhe, në fund, e paska cituar edhe veten.Paska gënjyer për secilin numër, për Gjykatën Kushtetues dhe nuk paska thënë asnjë të vërtetë, asnjë të vetme Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor!Kurti është në panik, sepse kurrë më nuk do të jetë Kryeministër

 

Kastrati: Nëse ka Adem Jashara të gjallë, ata janë Ramushi e Dauti

Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati ka folur së fundmi për aderimin e tij në këtë parti, ku lartësoi figurën e kryetarit të saj, Ramush Haradinaj si dhe vëllait të tij, Daut Haradinaj.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e dhënë të tyre ndër vite, teksa i paralelizoi me figurën e heroit kombëtar, Adem Jashari.

“Nëse ka Adem Jashara të gjallë, ata janë Ramushi e Dauti”, u shpreh Kastrati.

I njëjti gjithashtu kritikoi gjuhën e rëndë sipas tij të akterëve të VV-së kundrejt Ramush Haradinajt.