Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri

Gazeta Imazhi ka siguruar pamjet teksa Policia e Kosovës arreston disa persona në pjesën veriore të Mitrovicës. Për këtë kanë dhënë sqarime vetë Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se bëhet fjalë për arrestimin e ndodhur mbrëmë në Veri të Mitrovicës ku katër persona të nacionalitetit serb janë vënë nën pranga pasi kanë fyer dhe kanë sulmuar dy pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Personat e arrestuar janë  R.N, L.K, V.J dhe M.M.

Petrit Fejza nga Policia e Kosovës ka thënë për KoSSev se duke qenë se personat e arrestuar kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ata s’kanë mundur të intervistohen mbrëmë dhe se procesi i intervistimit do të kryhet sot.

“Duke qenë se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, mbrëmë nuk kanë mundur të bëjnë deklaratë. Për këtë arsye ata janë ndaluar, ndaj deklaratat e tyre për këtë ngjarje do të merren sot. Pas kësaj do të vendoset se çfarë do të bëjmë më pas”, ka thënë Fejza për KoSSev

Të arrestuarit aktualisht ndodhen në stacion në Mitrovicën Jugore. Si rezultat i ngjarjes, njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore.

Për pretendimet se policia ka rrahur të arrestuarit, Fejza ka sqaruar se në momentin që një i arrestuar bën rezistencë apo tenton të arratiset, atëherë policia ka të drejtë të përdor forcën.

“Në ato video që u shfaqën, shihet se askush nuk i rrah, por po mundohen të pengojnë policinë që t’i arrestojë”, ka thënë Fejza.

Kliko këtu për ta parë videon!

Arrestohen katër serb në veri, ofenduan dhe sulmuan policët

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për të cilët tha se fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitoren e Mitrovicës Veriore. Njëri prej policëve ka pësuar edhe lëndime.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Petrit Fejza.

Ai tha se të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit.

“Me datë 10.09.2024 katër persona të moshës madhore kanë ofenduar e më pas sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitore të Mitrovicës Veriore e më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime. Njësitet policore kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën “Knjaz Milosh”. Të njëjtit janë dërguar në stacion policor e më pas janë dërguar  për kontroll mjekësor. Të njëjtit kanë kundërmuar në alkool dhe iu është bërë matja dhe ka dalë që tre nga ta janë nën ndikim të alkoolit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, si dhe partia kryesore e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi, Lista Srpska, të cilët propaganduan se të rinjtë janë rrahur nga Policia e Kosovës dhe këtë e prezantuan si “represion ndaj serbëve në Kosovë”.

Vuçeviq ka thënë mëngjesin e sotëm se “sipas informacioneve të reja” në pjesën veriore të Mitrovicës janë arrestuar tre të rinj të nacionalitetit serb, si dhe i katërti që “të gjitha i ka regjistruar në telefonin e tij|.

“Sipas informacioneve që kam, kam folur me Petar Petkoviqin sot në mëngjes, tre serbë, të rinj të kombësisë serbe, janë rrahur në veri, janë nxjerrë zvarrë nga një ndërtesë dhe janë rrahur, dhe një i katërti është arrestuar i cili të gjitha këto i ka regjistruar në telefonin e tij, i cili regjistroi represionin dhe sulmin ndaj të rinjve serbë”, tha Vuçeviq për TV Prva.

Vuçeviq shtoi më pas se ai |ka informacione se ata [Policia e Kosovës] e kanë arrestuar njërin nga të rinjtë sepse dyshohet se e kanë identifikuar në lidhje me protestën serbe të vitit të kaluar në Zveçan”.

Narrativën e Vuçeviqit e vazhdoi edhe Lista Srpska në një postim në Facebook.

Kjo parti thotë se “rrahja brutale dhe arrestimi i tre të rinjve serbë në Mitrovicë të Veriut është dëshmi e brutalitetit të policisë së Kosovës ndaj serbëve, të gjitha të drejtuara nga Albin Kurti, që është bërë rutinë në veri të Kosovës”.

Për videon që u shpërnda në rrjete sociale ku pretendohet se është rasti i arrestimit të këtyre të rinjve, Lista Srpska tha se kjo “s’është hera e parë që ka dëshmi të qarta të brutalitetit të vartësve të Kurtit dhe se nuk ka kontroll të inspektoratit të Kosovës, as reagim të përfaqësuesve ndërkombëtarë ndaj represionit institucional të popullit serb”.

Për më tepër, Lista Srpska pretendoi se “mjekëve serbë u ndalohet e drejta për të ekzaminuar të arrestuarit, e me këtë fshihen dëshmitë e brutalitetit ndaj të rinjve duarthatë”.

“Ky përdorim i tepruar i forcës dhe arrestimi i një të riu u pasua me rrahje, poshtërim dhe kërcënim me armë zjarri në shëtitoren e qytetit në qendrën strikte të Mitrovicës Veriore. Skena të tilla nuk do të shihni askund tjetër në Kosovë dhe kjo sjellje çnjerëzore dhe joprofesionale është e rezervuar padyshim për serbët. Arrestimi i të riut që filmoi këtë veprim brutal dëshmon sesi këto falangat po fshehin provat e krimeve të tyre”.

Vdes në vendin e punës, vëllai i ish-ministrit kosovar

Ish-ministri dhe ish-kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka njoftuar se ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ramizi në vendin e tij të punës.

Vehapi ka thënë se vëllai i tij për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Zvicër.

“Vëlla Ramiz, dhimbja për Ty është shumë e madhe dhe nuk do të pushoj kurrë, por edhe jemi krenarë që të patëm, na ndihmove shumë të ngritemi si familje, ishe shumë punëtor e njeri human”, ka shkruar Vehapi, transmeton IndeksOnline.

Ky është postimi i tij:

Autobusi që u aksidentua me kamionin po transportonte pensionistët në një udhëtim në Shqipëri

Një autobus i agjencisë “Elita Tours”, i cili po transportonte pensionistët e Kaçanikut në një udhëtim drejt Shqipërisë, është përfshirë në një aksident në rrugën Carralevë – Duhël të martën në mëngjes. Autobusi u përplas menjë kamion dhe për pasojë tre persona u lënduan, raporton Gazeta Sinjali.

Pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transportuar në autobusin tjetër të kompanisë.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Emergjencë.

Bytyqi po ashtu shtoi se në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët nga autobusi, që u rrokullis pas përplasjes.

“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 ështe raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion.

Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë.

Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.

Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrëfiksit për ti nxjerr pasagjerët.”– thuhet në përgjigjen e Policisë.

Aksidenti i autobusit që po transportonte pensionistët, flasin nga kompania

Një autobus i agjencisë “Elita Tours”, i cili po transportonte pensionistët e Kaçanikut në një udhëtim drejt Shqipërisë, është përfshirë në një aksident në rrugën Carralevë-Duhël të martën në mëngjes.

Tre persona u lënduan nga përplasja mes autobusit dhe një kamioni, tha Policia e Kosovës.

Tre të lënduarit pranuan trajtim mjekësor në emergjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Pasagjerët, pensionistë nga Kaçaniku, kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transportuar në autobusin tjetër të kompanisë, tha sot agjencia “Elita Tours”.

Agjencia tha se ata janë nisur rrugës për në bregdetin shqiptar.

“Njoftohen te gjithe familjaret e pensionisteve te Kaqanikut te cilet kane qene duke udhetuar nga Kaqaniku ne drejtim te bregdetit Shqiptar, dhe gjate rruges kane pasur nje aksident mirpo fale zotit te gjithe pasagjeret jane mire dhe nuk kan lendime serioze ndersa pasagjeret jane transportuar me autobusin tjeter dhe jan rruges per ne bregdetin Shqiptar”, tha kompania.

Hyseni për Bulliqin: Është mashtrues, po bën show për vota

Vendosja e shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova në Podujevë, i ka përplasur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Lidhur me këtë zhvillim, kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin.

Sipas Hysenit, Bulliqi është mashtrues dhe se këtë ‘show’ po e bën për vota.

“Ky është vetëm një përshkrim real i asaj që është me të vërtetë. Unë pajtohem që vendosja e shtatores së presidentit historik, Rugova ka qenë e vonuar. Këto të tjera, që janë bërë vetëm për show dhe për përfitime elektorale mendoj që nuk kanë qenë me vend dhe prandaj ka qenë reagimi ynë”, tha Hyseni në klan.

PAMJE: Aksident i rëndë në Carralevë, mes një kamioni dhe autobusi, zjarrfikësit intervenuan për nxjerrjen e pasagjerëve

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën Carralevë-Duhël .

Të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës, ndërsa u desh intervenimi i zjarrfikësve për të nxjerrë pasagjerët meqë autobusi ra në krah.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus  dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu

Gjergj Dedaj befason me parashikimin: Vetëvendosje do të luftoj për vendin e tretë

“Lëvizja Vetëvendosje do të luftoj për vendin e tretë”, kështu po parashikon ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut Gjergj Dedaj.

Sipas tij, ky rezultat do të jetë si pasojë e veprimeve të gabuara të Qeverisë Kurti, transmeton Gazeta Imazhi.

“Në bazë të keqëqeverisjes, korrupsionit, dështimeve dhe dëmtimit të partneritetit me SHBA dhe BE, kjo levizje populiste autoritare në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do bjerë dukshëm dhe pritet të luftojë për vendin e tretë!”, shkroi ai në Facebook.

“Kur ushtria kthehet në Kosovë”/ Bllokohet pika kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, reagojnë politikanët shqiptarë

Një akt i rëndë është shënuar të dielën në afërsi të kufirit me Shqipërinë në aksin Tuz – Bozhaj.

Një grup qytetarësh kanë organizuar një bllokadë të pikës kufitare Bozaj ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë me qëllim të mbështetjes për serbët në Kosovë.

Sipas mediave malazeze, përfaqësues të veteranëve ushtarakë nga luftërat e viteve 1991 – 2001, anëtarë të batalionit të 7-të të policisë ushtarake të Ushtrisë Jugosllave dhe anëtarë të vëllazërisë ortodokse Zavjetnici Tvrdoš Nikshiq ishin në mesin e të mbledhurve që mbanin pankartën “Kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Ish brigada u shërbeu autoriteteve të atëhershme në Beograd, pra regjimit të Millosheviqit për aktivitete hibride në territorin e Malit të Zi dhe shkaktimin e incidenteve, provokimeve dhe konflikteve.

Për aktin e rëndë kanë reaguar politikanët shqiptarë në Mal të Zi, kryetari i komunës së Tuzit si dhe  në nënkryetari i kuvendit Nikollë Camaj.

Camaj tha në fjalim se ky demonstrim qoftë spontan qoftë i planifikuar nga qarqet apo individët serb është i papranueshëm dhe një gjë të tillë e ka cilësuar provokim./Tch

Ish-deputeti i PDK-së diagnostifikohet me kancer në mëlqi: U dashka të vdesësh për një ilaç i cili gjendet në Klinikën e onkologjisë, por që Ministra e e ka kufizuar përdorimin e tij

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, ka njoftuar se është diagnostifikuar me kancer në mëlqi. Ai tutje ka thënë se pas një sërë ekzaminimesh të kryera në Klinikën Onkologjike në Prishtinë, onkologu kishte konfirmuar se vuan nga një tip i veçantë i kancerit në mëlçi.

Mjeku i ka përshkruar terapinë dhe një medikamenti esencial për trajtimin e këtij lloj kanceri. Por, që sipas Kocit, edhe pse ky ilaç ndodhet në listën esenciale të barnave, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ai të shpërndahet vetëm për pacientët që vuajnë nga kanceri i mushkërive dhe i lëkurës.

“Në përputhje me protokollet shëndetsore ndërkombëtare, mjeku më përshkroi terapinë standarde, që përfshin edhe përdorimin e një medikamenti esencial(Pembrolizumab) për trajtimin e këtij lloj kanceri. Këtë formë të mjekimit me kanë rekomanduar edhe okolog te huaj nga klinika onkologjike me renome botërore.

Për fat të keq, edhe pse ky ilaç ndodhet në listën esenciale të barnave, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ai të shpërndahet vetëm për pacientët që vuajnë nga kanceri i mushkërive dhe i lëkurës, duke lënë jashtë pacientët, si mua, që vuajnë nga kanceri i mëlçisë. Ky ilaç nuk gjendet në tregun e rregullt dhe mund të sigurohet vetëm në mënyrë ilegale, me një çmim të papërballueshëm, deri në 8,000 euro për një dozë”.

Tutje ai ka shkruar se u dashka të vdesësh për një ilaq që gjindet në Klinikën e onkologjisë.

U dashka të vdisët për një ilaç i cili gjindet në Klinikën e onkologjisë, por që Ministra e e ka kufizuar përdorimin e tij në mënyrë selektive!”

Postimi i plotë:

Po më duhet të përballem me një sfidë të jashtëzakonshme për shkak të rrethanave të padrejta në sistemin tonë shëndetësor!

Ditët e fundit, jam diagnostikuar me kancer në mëlçi. Pas një sërë ekzaminimesh të kryera në Klinikën Onkologjike në Prishtinë, onkologu konfirmoi se vuaj nga një tip i veçantë kanceri në mëlçi. Në përputhje me protokollet shëndetsore ndërkombëtare, mjeku më përshkroi terapinë standarde, që përfshin edhe përdorimin e një medikamenti esencial(Pembrolizumab) për trajtimin e këtij lloj kanceri. Këtë formë të mjekimit me kanë rekomanduar edhe okolog te huaj nga klinika onkologjike me renome botërore.

Për fat të keq, edhe pse ky ilaç ndodhet në listën esenciale të barnave, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ai të shpërndahet vetëm për pacientët që vuajnë nga kanceri i mushkërive dhe i lëkurës, duke lënë jashtë pacientët, si mua, që vuajnë nga kanceri i mëlçisë. Ky ilaç nuk gjendet në tregun e rregullt dhe mund të sigurohet vetëm në mënyrë ilegale, me një çmim të papërballueshëm, deri në 8,000 euro për një dozë.

 

Kjo situatë më detyron, ashtu si shumë të tjerë që kanë nevojë për këtë ilaç, të përballem me një realitet të hidhur ku jeta ime dhe e të tjerëve varet nga vendime burokratike dhe politika absurde të Ministrisë dhe Qeverisë.

Është e papranueshme që në një kohë ku mjekësia ka përparuar kaq shumë dhe ekzistojnë mundësi për shërim, të privohesh nga e drejta për trajtim për shkak të kufizimeve të tilla! Nevojitet ndërhyrje urgjente për të ndryshuar këto politika dhe për të shpëtuar jetët e atyre që kanë nevojë për këto barna.

U dashka të vdisët për një ilaç i cili gjindet në Klinikën e onkologjisë, por që Ministra e e ka kufizuar përdorimin e tij në mënyrë selektive!

Gani Koci.