div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-591 category-paged-591 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Çitaku: Kurti e di që ka emra për kryeparlamentar që do të siguronte 61 vota (VIDEO)

Sekretarja  e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.

Ajo theksoi se kryeministri i dorëhequr Albin Kurti është në dijeni se ka emër që mund të votohet për kryeparlamentar dhe do ti siguronte 61 vota.

“Të gjitha subjektet politike bashkërisht duhet të bëjnë përpjekje serioze për të gjejnë një emrin që do të siguronte 61 vota. Kurti e din që emra të tillë ka, por kam përshtypjen që ende nuk po e ndjenë mjaftueshëm peshën e përgjegjësisë që e ka”,tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Pak para fillimit të seancës, VV-ja jep detaje, ky është propozimi i tyre për kryeparlamentar sot

Deputeti i VV-së Dimal Basha ka thënë se Albulena Haxhiu është serish kandidate për kryetare të Kuvendit. Ndërsa ka thënë se opozita duhet ta zhbllokojë procesin.

“Presim me u zhblloku kuvendi. Qytetarët kanë votuar për parlament dhe presin një qeveri të re. Është e paarsyeshme, votimin e hapur e refuzojnë po ashtu dhe votimin e fshehtë. Kemi ofruar dhe koalicion dhe para qytetarëve kemi dal faqebardhë. Besoj që opozita e ka radhen me zhblloku kuvendin. Me kushtetutë na takon propozimi neve. Është e drejtë e jona. Sbesoj që z.haxhiu është problemi. Ata janë fut në një rrugë pa kry. Besoj që tash duhet ta zhbllokojnë”, ka thënë Basha.

“Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se dje është kontaktuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Dedaj thotë se ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm dhe duhet të kthehen në shtëpi.

“Sot jam kontaktuar përmes një bisede telefonike, nga zyrtarêt për çështje të sigurisë së dëshmitarëve, nga DHS të Gjykatës Speciale, në Hagë, lidhur me shqetësimet e mija të ngritura dhe tendencat e keqëpërdorimit dhe keqëinterpretimit të qëllimshëm apo me porosi, të disa mediave, portaleve, gazetarëve dhe individëve( të njohur për DHS të GJS), të deklaratave të mija të dhëna para Trupit Gjykues në Hagë, në nëntor 2023.

Këto tendenca të izoluara, me gjasë kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, ndrësyrjet për kercënim, rrezikim, bullizim dhe shantazh ndaj meje, duke keqëpërdorur, prerë dhe nxjerrur nga konteksti, të deklaratave të mija, gjatë dëshmisë në Hagë, ku edhe aty kam ngritur pafajësinë dhe kam thëne se kjo gjykatë është antishqiptare, politike dhe e padrejtë, dhe se UÇK ka berë luftë vetëmbrojtëse, të pastër dhe çlirimtare, ndërsa janë forcat serbe ato të cilat kanë bërë krime dhe gjenocid në Kosovë, madje edhe ndaj familjes sime!

Zyrtarëve të sigurisë së DHS të Gjykatës Speciale edhe njëherë ua bëra me dije se kurrë nuk kam pasur asnjë shqetësim dhe as më të voglen ndërhyrje nga familjarët, pjesêtarët e rrethit të gjërë, sipmatizantët dhe rajoni nga vinë ish krerët e UÇK, por këtë e bëjnë vetem disa individ dhe klane të cilat kane për qëllim dezinformimim dhe nxitjen e urrejtjes dhe të kërcënimit ndaj meje dhe familjes sime atdhetare dhe martire!

Edhe njëhere ua pëserita gjatë kësaj bisede të sotme, zyrtarëve të DHS të GJS, sè gjatë dëshmisë sime në Hagë, e kam thënë të verteten troq, se ish krerët e UÇK janë të pafajshem dhe se duhët të kthehen në shtëpi!”, tha ai.

E 13-ta herë – A do të dalë tym i bardhë apo sërish zi nga oxhaku i Kuvendit?

Të premten do të mbahet edhe një seancë për konstituimin e Kuvendit, që do të jetë e 13-ta që nga e para kur është mbajtur më 15 prill.

Në seancën që është thirr nga ora 10:00 pritet që partitë të shkojnë më qëndrime të njëjtë.

Për dallim nga dy seancat e kaluara ku nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari ishte propozuar votim i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarin, në seancën e së mërkurës u propozua për votim të hapur.

Por edhe në këtë seancë, e propozuara e LVV-së, Albulena Haxhiu nuk mori votat e mjaftueshme.

LVV ka deklaruar se nuk e ndërron kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, ndërsa që PDK, AAK e LDK kanë thënë se nuk kanë votë për të.

Ky është moti për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Në mbrëmje lokalisht intensifikim i reshjeve, kryesisht në sasi të pakta dhe më të përqëndruara drejt jugut, juglindjes dhe lindjes.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 10-35 km/h, raporton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 21°C.

Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura – PAMJE

Pak minuta më parë një punëtor i kompanisë “Pastrimi”, është goditur nga një veturë, në lagjen “Mati 1”, në kryeqytet.

Lidhur me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia e Kosovës, me ç’rast ka arrestuar disa persona.

Më poshtë mund të shihni pamjet e siguruara nga IndeksOnline.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

Ekskluzive: Një koalicion që mund të ndryshojë gjithçka, gati koalicioni VV-PDK?

Kriza politike që ka kapluar vendin në pamundësi të konstituimit të Kuvendit, ka bërë që në opinion të flitet edhe për koalicione të mundshme mes partive.

Pasi LDK refuzoi thirrjen e LVV-së, tash po përmendet si opsion edhe koalicioni në mes të LVV-së dhe PDK-së.

Për një koalicion të tillë, gazetari Florent Zeqaj ka thënë se është duke u punuar.

Ai këtë e ka thënë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, duke u thirrur në burime të tij.

“Ka diskutime përafrim të një koalicioni të mundshëm PDK-LVV. Është ka punohet sepse është në interes të shtetit. Ka vullnet, nëse nuk ka zgjidhje tjetër që të bëhet një koalicion i tillë”, ka thënë Zeqaj.

Deri tash zyrtarisht nga LVV dhe PDK kanë përjashtuar një koalicioni qeverisës.

Vjen paralajmërimi: Lufta mund të zgjerohet – Moska po përgatitet për një luftë tjetër përtej Ukrainës

Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshëm të armatosur me Moskën – paralajmëron shefi i inteligjencës holandeze, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i inteligjencës ushtarake holandeze (MIVD), i tha Politico se përshkallëzimi ushtarak në rritje i Rusisë tregon për përgatitje për një luftë të ardhshme – dhe jo vetëm në Ukrainë. Në vitin 2024, buxheti i mbrojtjes së Rusisë u rrit në 149 miliardë dollarë – 38 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe dy herë më i lartë se sa ishte në vitin 2015.

“Rusia po prodhon shumë më tepër artileri – me ndihmën e huaj – sesa i nevojitet për Ukrainën”, tha Reesink.

Ai paralajmëroi se Moska nuk po rimbush vetëm arsenalin, por po zhvendos fuqinë zjarrvënëse më pranë kufijve të NATO-s, përfshirë vendet baltike dhe Finlandën. Reesink beson se Rusia mund të jetë gati për luftën e ardhshme brenda një viti – nëse prodhimi i armëve vazhdon dhe Kremlini ende ka vullnet për të luftuar.

“Holanda, ashtu si pjesa tjetër e NATO-s, ndodhet në një fazë të gatishmërisë së shtuar”, shtoi ai.

Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty t’kam…

Pas emsionit në Debat Plus ku u publikuan dokumente dhe pretendime për afera dhe hajni ka reaguar Faton Peci.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka eskaluar në ofendime personale ndaj gazetarit Ermal Panduri.

“Pas një shfaqjeje teatrale, shpifjesh ordinere dhe shantazhi ndaj mekanizmave hetues e prokurorëve, në fund qelbësira tha: “Paramendoni Kosova me pasë SPAK.” Po, valla, paramendoni ku do të përfundonin analfabetët si ti, që përmes shpifjeve e shantazheve të këtij lloji janë bërë milionerë”, shkroi Peci.

E kësaj deklarate i reagoi moderatori Panduri i cili tha se “ministër unë ty tkam dost por punën time e bëj për ti mbajtur fëmijët”.

Bajrami: Nuk ka vota as për Kurtin, as për ish-opozitën – vendi në ngërç politik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk ka vota as për një qeveri të Vetëvendosjes, por as të ish-opozitës.

Bajrami në “Politiko” potencoi se as partitë ish-opozitare nuk i kanë 61 vota për formimin e mundshëm të një qeverie.

“Për momentin nuk ka vota as për një qeveri të ish-opozitës dhe as pozitës. Që Kurti nuk i ka votat tani më kjo është evidente. Duhet shumë sinqerisht të flasim me qytetarët, nuk i ka votat as ish-opozita, i kemi numëruar nuk janë 61 vota”, ka thënë Bajrami.