Vdes ikona e blegtorisë shqiptare, personazhi që u bë i njohur me delet e kuqe në alpet tona
Ka ndërruar jetë ikona e blegtorisë shqiptare, Islam Krasniqi nga Juniku.
Ky personazh u bë atraksion në mbarë botën shqiptare me delet e tij të kuqe në Bjeshkët e Junikut.
Lajmin për shuarjen e tij e ka dhënë kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Islam Muharrem Krasniqit, burri i ndershëm e mikpritës, i cili pak kohë më parë na priti me bujari në stanin e tij në bjeshkët e Junikut.
Islami ishte prej atyre njerëzve që me thjeshtësinë, punën dhe mikpritjen e tij e përfaqësonte më së miri traditën e familjes dhe të bujarisë shqiptare.
Në emrin tim dhe të Komunës së Junikut, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.
U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.
