Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, nga ora 10:00.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është 1.47 euro – litri, duke shënuar një rritje prej 3 centësh krahasuar me ditën e djeshme, kur ishte 1.44 euro – litri.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është 1.37 euro – litri, ndërsa i gazit 0.61 euro – litri.

Vendimi është publikuar nga MINT-i dhe vlen për datën 10 korrik 2026.

Ndërron jetë në moshë të re mërgimtari nga Kosova

Ardian Brahimi nga Mitrovica ka vdekur në moshë të re, njoftojnë familjarët e tij.

Siç thuhet në njoftim, ai u varros në qytetin Kolding të Danimarkës, ndërkaq e pamja do të mbahet në Vaganicë të Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë djali i Axhes Ardian ( Halit) Brahimi . Është varrosur sot ne qytetin e Kolding , Danimark.
Lutemi që Allahu ta mëshirojë, t’ia falë gjynahet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.
E pamja do të mbahet me datë 12.07.2026 (e Diel ) në Vaganic, afer market QTA