Taulant Balla sulmon Egzon Azemin: Është mik i Besnik Mujecit, e arrestuam me 11 mijë doza ďrogë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka komentuar pjesëmarrjen e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, ish-deputetit Egzon Azemi në protestën kundër qeverisë në Tiranë
Balla publikoi një video në Facebook, duke thënë se Azemi është edhe mik i Besnik Mujecit, aktivstit të LVV-së i cili ishte arrestuar në Shqipëri për shitje droge.
“Transparenca e Protestës identifikojmë sorra Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalen për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, shkroi Balla në postim.
Azemi para disa ditësh publikoi një video nga protesta në Tiranë.
“Sheshit të Shqipërisë së Re nuk i shihej as fillimi, as fundi. Nuk mund të mos i bashkohesha një thirrjeje kaq të sinqertë e energjike, që prej 35 ditësh me radhë po ushton kaq pastër e kaq fort! Shqipëria është atdheu i secilit shqiptar dhe kur tentohet të falet e të shitet, nuk do të heshtim kurrë”, kishte shkruar ai në një postim në Facebook.
