Selmanaj: Koha e zgjedhjeve, prandaj i duhet Kurtit të vjedhë pak lavdi nga Rugova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, sot në Podujevë.

Selmanaj ka shkruar në Facebook se tani që është koha e zgjedhjeve, i duhet Kurtit të vjedh pak lavdi nga Rugova.

Sipas tij, Kurti dhe politika e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me Rugovën.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Koha e zgjedhjeve, prandaj i duhet Kurtit të vjedhë pak lavdi nga Rugova.

Ju dhe politika juaj nuk keni asgjë të përbashkët me Rugovën. Nderi më i madh që mund t’i bëni Rugovës është të heshtni.

Rugova krijonte miq ndërkombëtarë.
Kurti krijon armiq ndërkombëtarë.

Rugova i hapte dyer Kosovës.
Kurti po ia mbyll dyert Kosovës.

Rugova i ndihmoi Kosovës të fitonte lirinë.
Kurti i ndihmoi që Kosova të futej nën sanksione.

Rugova e kishte adresë kryesore Uashingtonin.
Kurti e ka adresë kryesore Ohrin.

Rugova kishte plan dhe vizion kombëtar për Kosovën.
Kurti ka vizion vetëm për veten (madje as për partinë e tij jo).

Rugova me pak para arriti që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar dhe të ketë shumë takime ndërkombëtare me burrështetas botërorë.
Kurti me 12 miliardë euro buxhet, dhe me dhjetëra ambasada e konsullata të Kosovës nëpër botë, nuk e pret askush.

Rugova bashkëpunonte me shqiptarët në Maqedoni, Luginë dhe me Shqipërinë.
Kurti i përçan ata dhe kërkon pushtet në Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë.

Rugova bashkëpunonte me opozitën.
Kurti i quan argat të Serbisë kushdo që mendon ndryshe.

Rugova rrethonte veten me intelektualë.
Kurti rrethon veten vetëm me të padijshëm dhe me zemljak të Radojçiqit.

Ndërsa ju “guximtarët”, bashkë me “krye-guximtaren” që sot është presidente, ju që guxuat të shanit e të hidhni vrerë mbi LDK-në, nuk guxuat as me gjysmë fjale të kundërshtonit Kurtin në të gjitha skandalet e mësipërme.

Madje as kur ua shuajti partinë nuk guxuat të bëni zë.

Prishtina spo gjenë qetësi: Rrahje brutale afër diskotekave

Konfliktet në lokale të ndryshme në qytetet e Kosovës,  si dhe në diskoteka të cilat veprojnë pas mesnate janë bërë mjaft të shpeshta. Këto raste jo rrallëherë eskalojnë edhe në përleshje fizike, siç dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, afër diskotekave që ndodhen në zonën industriale në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se këtë herë, gjashtë persona janë përfshirë në përleshje, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, 2 prej të dyshuarve janë kapur me 4 të tjerë, për motive akoma të panjohura dhe për pasojë pësuan lëndime e përfunduan në QKUK.

Burimet thonë se pasi Policia ka intervenuar, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin në të cilin janë përfshirë dhe më pas janë dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë – përveç njërit prej tyte, i cili po vazhdon trajtimin në QKUK, shkruan Sinjali.

Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Autobusët e parë dalin nga Kosova, nga kufiri në Merdarë

Tre autobusë përplot me udhëtarë shqiptarë janë nisur shëndosh e mirë nga Kosova.

Pavarësisht se dje u mbyll pikëkalimi kufitar në Merdarë, për shkak të protestave të serbëve në anën tjetër të kufirit, sot u hap kjo pikë, paralelisht me atë në Bërnjak, raporton Indeksonline.

Tre autobusë të kompanisë më të besueshme të udhëtimit, “Zhitia Turist”, janë nisur drejt Gjermanisë.

Nuk raportohet të kenë pasur telashe gjatë rrugës, njëjtë sikur pa ekses kanë hyrë edhe nëpërmjet Merdarës.

Më poshtë pamje:

Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë

Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se tani që është koha e zgjedhjeve, i duhet Kurtit të vjedh pak lavdi nga Rugova.

Sipas tij, Kurti dhe politika e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me Rugovën.

Ai madje përmendi edhe presidenten Vjosa Osmani e Donika Gërvallën, duke thënë se guxuan të shanin LDK’në por nuk guxuat të kundërshtonit Kurtin në skandalet e tij.

“Ndërsa ju “guximtarët”, bashkë me “krye-guximtaren” që sot është presidente, ju që guxuat të shanit e të hidhni vrerë mbi LDK-në, nuk guxuat as me gjysmë fjale të kundërshtonit Kurtin në të gjitha skandalet e mësipërme.  Madje as kur ua shuajti partinë nuk guxuat të bëni zë”, shkroi Selmanaj në Facebook

Djali i Rugovës nuk përshëndetë Kurtin, respekton vetëm Osmanin

Ukë Rugova, i biri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka vendosur ta përshëndesë vetëm presidenten Vjosa Osmani në fjalimin e tij. Por jo edhe kryeministrin Albin Kurti.

Rugova, i ftuar për një fjalë rasti në Podujevë në nder të zbulimit të shtatores së babait të tij, falënderoi presidenten Osmani. Ai përmendi edhe një partiak të Kurtit, Shpejtim Bulliqin, por jo edhe kryeministrin, shkruan Insajderi.

“E nderuara presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani Sadriu, mysafirë të nderuar, llapjanë të dashur: Në emër të familjes së presidentit Rugova dëshiroj të falënderoj kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe Komunën e Podujevës për vendosjen e shtatores së kryefamiljarit tonë presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova sot këtu në Podujevë”, deklaroi ndër të tjera Ukë Rugova.

Përveç këtij veprimi, në sy ra edhe mos-përshëndetja e presidenten Osmani ndaj kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz, e cila dikur ishte pjesë e taborrit të LDK’së.

Prishja e raporteve mes Ministres së Jashtme dhe Presidentes së Kosovës mori vëmendje publike pasi u ‘disiratën’ keq përmes këngëve të Dafina Zeqirit.

E rëndë: Vdes një grua në plazhin e Durrësit

Një grua 67-vjeçare ka vdekur sot në plazhin e Durrësit, pasi është futur për t’u larë në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në lagjen nr. 13 Durrës, njoftoi policia, raportojnë mediat atje.

Viktima A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

8-vjeçari Uvejs Fetahu ka nevojë urgjente për shërim jasht vendit, familja del me apel

8-vjeçari, Uvejs Fetahu, nga fshati Kuk i Dragashit ka nevojë urgjente për ndihmë financiare për shërim jasht vendit.

Uvejsi, vuan nga diagnoza ”Limforme akute limfoblastike T-call high risk” dhe familja e tij ka dal me apel për ndihmë, ku i duhen 90 mijë euro për trajtim në Turqi.

Ai do të niset në Turqi ditën e hënë, dhe kërkohet urgjentisht të mblidhen parat për shërimin e Uvejsit, pasi familja nuk mund ti përballojë shpenzimet.

Sipas udhëzimit nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ai duhet të niset urgjentisht për shërim jashtë Kosovës.

Familja Fetahu edhe vitin e kaluar kishte pasur rastin e ngjajshëm, pasi me të njëjtë sëmundje ishte përballur edhe vëllau i madh i Uvejsit, por që operacioni në Turqi kishte kaluar me sukses.

Për të ndihmuar Uvejsin me para brenda Kosovës, ato mund ti dërgoni në llogarinë e nënës së tij.

Llogaria: X051310004800236260Emri: ELIDA QOLLOPEKUAdresa: KukBanka: Banka per Biznes SH.ASwift code: BPBXXKPRXXX

Për të ndihmuar nga jashtë Kosovës, përdorni këto të dhëna:

CH KONTOIBAN: CH07 0900 0000 1537 53653BIC : POFICHBEXXXEURO KONTO IBAN: CH20 0900 0000 1538 2995 2BIC : POFICHBEXXXhttps://gofund.me/4cab52bd

Po ashtu për të gjithë banorët e fshatit KUK dhe trevës së Opojës, ata të cilët nuk mund të dërgojnë para përmes bankës, këtë mund ta bëjnë duke i dorëzuar te Imami i fshatit KUK, Reshat Ajdini (044 610 804) dhe tek personi i autorizuar nga familja, Lirim Refiku (043 818 161)

Vdes një kosovar në Velipojë

Një shtetas kosovar ka humbur jetën pasi pësoi arrest kardiak në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën e plotë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, shkruan abcnews.

“Rreth orës 16:00, shtetasi kosovar 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurti: Ibrahim Rugova kishte udhëhequr Alternativën për pavarësi me një rezistencë paqësore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në përurimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova, në qytetin e Podujevës, me rastin e 34 vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut.

Kurti ka shkruar se derisa Anton Çetta i kishte prirë pajtimit të gjaqeve dhe Adem Demaçi ishte kthyer tek populli pas 28 vitesh burg, Ibrahim Rugova kishte udhëhequr Alternativë për pavarësi me një rezistencë paqësore.

Tutje, ai ka shkruar se me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, për demokraci dhe për pavarësi.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e 34-të të Kushtetutës së Republikës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, sot me 7 shtator, në Podujevë u zbulua shtatorja e Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Kosovës (24 maj 1992) dhe njëkohësisht Presidentit të parë të Kosovës së çliruar (4 shkurt 2002).

Fillimi i dekadës së fundit të shekullit të kaluar ishte i rëndë dhe i vështirë, por: Dr. Gazmend Zajmi ishte në krye të hartimit të kushtetutës për mëvetësi me vetëvendosje; Anton Çetta i printe pajtimit të gjaqeve mes shqiptarëve; Adem Demaçi u kthye te populli i tij pas gjithsej 28 vite nëpër burgje; Dr. Ibrahim Rugova e udhëhiqte Alternativën për pavarësi me një rezistencë paqësore; Dr. Ejup Statovci ishte në krye të rimbëkëmbjes së Universitetit të Prishtinës; Ukshin Hoti organizonte demonstrata popullore e shkruante për demokraci autentike; Akademik Rexhep Qosja dominonte debatet historike dhe frymëzonte rininë patriotike; etj. E në fillim të asaj dekade, pasi ishin kthyer nga stërvitjet ushtarake në Shqipëri, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çekaj organizonin grupet e armatosura drejt formimit të UÇK-së.

Qëndresa shoqërore që i parapriu protestave aktive studentore dhe luftës së lavdishme çlirimtare, kërkonte angazhim intelektual e kontribut qytetar, përkushtim kombëtar e nivel kulturor, vetëdije politike e afirmim ndërkombëtar. Me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Presidenti Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, për demokraci dhe për pavarësi.

Kjo shtatore e Presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë, e realizuar si vepër arti nga skulptori Gëzim Muriqi, e pasuron ikonografinë e shesheve tona publike në nderim dhe kujtim për të.

Nuk i rezistoi muzikës, vallëzimi i turistit i bëri të gjithë të qeshin

Një turisti, që ndodhej në një rezort të ishullit Ios në Greqi, nuk ka mundur t’i rezistonte muzikës dhe nisi të tregonte aftësitë e tij në vallëzim, të cilat lënë shumë për të dëshiruar.

Të pranishmit nuk mund të mos qeshnin me të, pasi bënte gjeste dhe imitonte valltarët profesionistë, por me rezultate shumë të dobëta,

“Kurrë në jetë nuk kam qeshur më shumë.

Vetëm se ai dukej që kalonte mirë dhe nuk brengosej”, shkruan një komentues përbri videos që është bërë virale.

Në anën tjetër, shikuesit thanë se ishte pjesë e pushimeve të tij dhe nuk duhet të tallet dikush që vetëm donte të kalonte mirë.