div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-599 category-paged-599 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Festë në shtëpinë e Lumir Abdixhikut

Sot është ditë shumë e veçantë për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Vajza e tij, Era, mbushi plot një dekadë jetë.

Për këtë moment të veçantë, Abdixhiku shkroi në Facebook dhe ndau edhe një foto të saj.

“Çika jonë Era, na i mbushi sot një dekadë. Plot 10 vjet. Koha fluturon shpejtë; ardhja e saj më duket se ka ndodhur dje. Si fëmija ynë i parë – e si një bekim i rrallë në jetën tonë – Era na mësoi ndjenjat më të thella të dashurisë dhe përkushtimit. Me të mësuam si të jemi prindër, me të u pjekëm edhe ne. Erushe të duam pafund. Sot, nesër e përjetë. Mu rrite”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Platforma legjendare e komunikimit mbyllet sot – Ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat tua!

Është fundi i rrugëtimit për Skype, pasi sot shënohet “dalja zyrtare” nga përdorimi e platformës legjendare të komunikimit.

Përdoruesit ekzistues të Skype mund të “migrojnë” në Microsoft Teams (falas) me kredencialet e tyre të Skype, kontaktet dhe historikun e bisedave që transferohen automatikisht në platformën e re.

Gjithashtu, përdoruesit e Skype mund të eksportojnë të dhënat e tyre deri në janar 2026, pas së cilës ato do të fshihen përgjithmonë.

Arsyetimi zyrtar i Microsoft për mbylljen e Skype është “përmirësimi i ofertave tona falas të komunikimit për konsumatorët në mënyrë që të mund të përshtatemi më lehtë me nevojat e klientëve”.

Që nga fillimet e tij modeste në vitin 2003 dhe disa blerje të mëdha, përfshirë atë nga Microsoft në vitin 2011, Skype ishte një nga platformat më me ndikim të zërit mbi IP (VoIP) gjatë dy dekadave të fundit.

PDK-së i ‘mbet hatri’: Kurtit s’i lamë as vend për letër, e lëre më për kompromis!

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe raportin me PDK-në.

Ai tha se si parti nuk kanë flirtuar dhe nuk i kemi dhënë mundësi kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kompromis.

“Mendoj që është angazhimi ynë politik gjatë kësaj dekate të fundit ku kemi qëndru ne dhe VV që e bën të pamundur një koalicion, ne kemi qëndru për çështje krejt të tjera, ata për çështje krejt të tjera. Me qeverisjne e PDK-së nuk ka ndodhur asnjë herë ky inflacion, mos rritja e pensioneve, rritje e çmimit të energjisë elektike, ngritja e tatimit në pronë, pagat e njëjta. Qëndrojmë në pozicione të kundërta në mënyrën si e qeverisim vendin dhe si i prezantojmë prioritetet”, tha Tahiri.

Tahiri rikujtoi se si parti kanë kërkuar zbritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke shtuar se e “kanë goditur” edhe në çështjen e pagave

“VV i ka ofruar LDK-së postin e Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe disa ministri”

Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka deklaruar se, sipas burimeve të tij, Lëvizja Vetëvendosje (VV) i ka ofruar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) disa poste të rëndësishme në shtet.

Sipas Sylës, oferta e VV-së përfshin postin e Presidentit të Republikës, Kryetarin e Kuvendit si dhe disa ministri.

Ai ka theksuar se kjo lëvizje e Kryeministrit Albin Kurti është pjesë e një strategjie për t’u përgatitur për zgjedhje të reja. “Kurti po tenton që para qytetarëve ta paraqesë veten si dikush që i ka lutur të tjerët për bashkëpunim, por ata nuk kanë pranuar”, ka thënë Syla.

Alarm për konsumatorët: Shtrenjtohen këto produkte për 4.7%

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4.7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërsa, sipas ASK-së, në TM1 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 0.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Në ASK thonë se prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

“Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Ndërkaq, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Moti ndryshon ndjeshëm: Rrebeshe shiu dhe rënie e madhe temperaturash

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash këtë javë.

Ai tha sot në T7 tha se rrebeshe parashihen më së shumti të premten dhe të shtunën.

“Temperaturat zbresin, ndoshta edhe për 5 gradë celsius”, tha ai, duke parashikuar përkeqësim të motit në fundjavë.

Mendim Rugova tha se temperaturat mund të biejnë “deri në 16-17 gradë, eventualisht deri në 13 gradë celsius”.

Turpërohet Vuçiq në SHBA: Kapet duke tentuar hyrjen me emër të rremë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq raportohet se ka tentuar të hyjë me emër të rremë në një darkë donatorësh të kandidatit republikan për guvernator të Floridas.

Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë e quajti turp dhe dëm të madh diplomatik dhe gjeopolitik për Serbinë, duke reaguar pas dëshmisë së serbo-amerikanit Aleksandar Joviçiq nga organizata “Serbët për Trump 2024”, i cili foli në lidhje me këtë.

“Kapur duke u përpjekur të hyjë me emër të rremë Aleks Vuçi në Konventën e Byron Donalds, presidenti i Serbisë u kap në shkelje të ligjit dhe me mirësjellje u lut të largohet nga SHBA”, deklaroi Vojislav Mihailoviq, kryetar i kësaj lëvizjeje, siç raporton gazeta Danas.

“Na ka turpëruar para serbëve në SHBA dhe në mbarë botën. Për më tepër, i ka shkaktuar dëm të madh serbëve në SHBA, falë të cilëve Serbia mësoi të vërtetën. U mësua edhe që Trump e mban mend mirë financimin që Vuçiq i bëri fushatës së Hillary Clinton dhe se me të në krye, Serbia nuk ka ç’të shpresojë për mirë kur është fjala për marrëdhëniet me këtë vend. Me keqpërdorimin e VMA-së dhe mediave serbe për ta mashtruar të gjithë popullin e Serbisë jemi mësuar prej tij, dhe askush nuk e besoi atë shfaqje”, theksoi Mihailoviq, transmetoi kjo lëvizje në një komunikatë për media.

Vuçiq u kthye urgjentisht në Serbi pasi kishte nisur një vizitë në SHBA dhe autoritetet shtetërore dhe mediat e kontrolluara prej tij thanë se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve shëndetësore të tij.

Letra e Kurtit ndaj Abdixhikut për koalicion, deklarohet Mustafa

Letra që ia ka dërguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, përmban ftesë zyrtare për koalicion bashkëqeverisës.

Lidhur me këtë, nga Insajderi është kontaktuar ish-kreu i LDK’së, Isa Mustafa për një koment. Ai ka dhënë vetëm një shpjegim procedural, pa komentuar ftesën.

Është Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i cili sipas Statutit vendosë për koalicione“, ka thënë Mustafa.

Për të tretën herë Albin Kurti i dërgoi ftesë Lumir Abdixhikut.

Kësaj here krejtësisht i shpaluar në kërkesë për koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe“, thotë në letër ndër të tjera Kurti.

Ai shprehet i bindur se edhe votuesit e LDK’së do ta donin një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, njësoj sikurse votuesit e kësaj të fundit.

Ndër të tjera, ai në letër ka treguar se s’do që të bëjë koalicion me PDK’në.

Lladrovci ironizon me Kurtin se s’do koalicion me PDK-në: Rrushi që nuk arrihet, është i thartë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas letrës së kryeministrit Albin Kurti drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lladrovci, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka publikuar një reagim në rrjete sociale, ku ka përdorur frazën “Rrushi që nuk arrihet, është i thartë”, duke iu referuar mënyrës se si është përjashtuar PDK-ja nga ftesa për bashkëpunim.

“Partia e parë me veprime është bërë lehtë e lexueshme. Një deputet, sikur nga thesi i babadimrit “dhuron” post në Kuvend, me shpresë se e bën qeverinë ku shporta e dhuratave për ata që “thyhen”, mund të jetë shumë më e pasur – me ministri, diplomaci, agjenci, kontrata njëburimore, etj. Letrën e Vv-së e shoh si rifillim i gërryerjes finale të elektoratit që nuk arriti ta marrë nga LDK në dy palë zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë, dihet, rrushi që nuk arrihet, është i thartë”, tha ai.

Ftesa e Kurtit për koalicion, deklarohet Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se shpejt do të kthejë përgjigje në letrën që ia dërgoi Kurti.

Abdixhiku ka thënë se gjendja duhet të trajtohet pa shumë arrrogancë.

“Ka ardhur një letër, do të kthejë përgjigje. Po shkoj në zyrë ta shohë letrën, e më pas do të kthejë përgjigje me kohë. Më lejoni të shkojë në zyrë ta shohë letrën, iu lus njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojmë pa arrogancë shumë. Do të kthejmë përgjigje zyrtare siç i takon një partie”, tha ai.