Jep dorëheqje nga Policia, Ibishi: Qeveria t’i lërë hajgaret dhe t’i përmirësojë kushtet për Policinë

Polici Bekim Ibishi ka dhënë dje dorëheqje nga detyra e tij, pikërisht në ditën kur Policia e Kosovës i bëri 25 vjet nga themelimi i saj.

Ai i ka treguar edhe arsyet e tij për largimin nga Policia.

“Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Me hi borxh me majtë punën e shtetit”.

“Kjo situatë, bashkë me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës, e bën të pamundur për mua të vazhdoj më tutje”, ka shkruar Ibishi në profilin e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Ibishit pa ndërhyrje:

Në 25 vjetorin e Policisë së Kosovës ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga policia

Të nderuar,

Me këtë letër ju njoftoj për dorëheqjen time nga Policia e Kosovës. Kam pasur një nder të madh të jem pjesë e këtij institucioni që përfaqëson trashëgiminë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por fatkeqësisht kushtet aktuale më kanë shtyrë të marr këtë vendim.

Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Më hi borxh me majtë punën e shtetit”.

Kjo situatë, bashkë me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës, e bën të pamundur për mua të vazhdoj më tutje.

Jeta e një polici patrulle vlerësohet me një shtesë minimale për rrezikshmëri vetëm me 60 euro.

Qeveria e Kosovës t’i lërë hajgaret me një anë dhe t’i përmirsojë kushtet për Policinê e Kosovës dhe qytetarët e saj.

I falënderoj të gjithë kolegët e mi për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe dhe uroj që kushtet të përmirësohen për të gjithë ata që vazhdojnë të shërbejnë.

Me respekt, Bekim Ibishi

Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Podujevë – PAMJE

Është zbuluar në Podujevë, shtatorja e Ibrahim Rugovës, ish-presidentit historik të Republikës së Kosovës.

Shtatorja u zbulua nga Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Është zbuluar në Podujevë, shtatorja e Ibrahim Rugovës, ish-presidentit historik të Republikës së Kosovës.

Shtatorja u zbulua nga Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Kjo vepër është punuar nga artisti Gëzim Muriqi.

E rëndë: Vdes një fëmijë 2 vjeçar nga Podujeva, Policia jep detaje

Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Uka nga Podujeva. Fëmija i tyre 2-vjeçar ka ndërruar jetë, për arsye që ende nuk dihen zyrtarisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, rasti ka ndodh dje – dhe fëmija fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Nga aty, mjekët e kanë referuar familjen ta çojë të voglin e tyre në Pediatri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aty fëmija ka mbërritur pa shenja jetë, siç ka konfimruar edhe Policia.

“Nga QKUK është raportuar se një person ka mbërritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë takuar dhe intervistuar dy persona”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Edhe Kurti po merr pjesë në zbulimin e shtatorës së ish-Presidentit Rugova

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, po zbluhet shtatorja e ish-Presidentit Rugova në Podujevë, shkruan Gazeta Imazhi.

Sot, në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, komuna e Podujevës  ka organizuar ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pas Kurit, edhe presidentja Vjosa Osmani arriti në këtë ceremoni.

Të pranishëm janë edhe familjarët e ish-presidentit Rugova, Teuta dhe Ukë Rugova, shkruan Indeksonline.

Shtatorja do të zbulohet në Podujevë në Parkun e Qytetit.

Më poshtë mund të shihni pamje nga kjo ngjarje.

Në këtë ceremoni ka arritur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministria e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e bujqësisë, Faton Peci.

Presidentja Osmani: Rugova po i kthehet Llapit në bronz, banorë i përhershëm i Podujevës!

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka thur fjalë miradije për ish-presidentin, Ibrahim Rugova, me rastin e shpalosjes së shtatores në Podujevë.

“Jam e nderuar që sot ndodhem në Podujevë. Në mesin e njerëzve që në kohët më të vështira u radhitën tek njeriu vizionar presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Sot Rugova po i kthehet Llapit në bronz duke u bërë banorë i përhershëm i Podujevës.

Njësoj sikurse ishte kthyer nga Italia në Kosovën e lirë, i gjithë Llapi ishte quar në këmbë për ta pritur atë.

Shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova po përurohet në 7 shtatorin historik, ditën kur ishte miratuar Kushtetuta e Kaçanikut”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline

Ai kurrë askujt nuk i punoi pas shpine. Për të parimet nuk ishin idale, por forca udhëheqese që ndërmori për Kosovën.

Reagon Bajqinovci: Asnjë reagim nga BE dhe opozita për bllokimin e pikave kufitare nga serbët

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian, transmeton Gazeta Metro.


Bajqinovci ka shkruar se nuk ka lexuar asnjë shkrim nga BE-ja dhe opozita për “bllokimin e pikave kuftiare nga ana e Serbisë”.

Tutje, ai ka shkruar se BE-ja nuk flet kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Nuk lexova asnjë reagim apo dënim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare, nga ana e serbisë për qytetarët shqiptarë nga ekstremistët serbë, të cilët veprojnë nën pranin e policisë pra me lejen e shtetit serb. Në çdo pikë kufitare, qytetarët e e Kosovës, të pajisur me dokumente të ligjshme të Republikës së Kosovës, po kthehen mbrapsht dhe pengohen të kalojnë nga shteti serb” – ka shkruar Bajqinovci.

Situata në pikat kufitare veriore, Elshani: E qetë dhe pa incidente gjatë natës që shkoi

Dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Bërnjaku dhe Merdarja, janë mbyllur mbrëmë për qarkullim. Ndërkohë, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka treguar për situatën që ka qenë gjatë natës në pikat veriore.

“Situatë e qetë, pa incidente”, ka thënë Elshani për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, për mbylljen e dy pikave kufitare të Bërnjakut dhe Merdares, ka njoftuar mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përsëri gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Në Prugoc të Prishtinës gjatë ditës së djeshme pati gjuajtje me armë.

Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një person, ndaj të cilit u sekuestruan një armë me gjashtë fishekë, transmeton Klankosova.tv.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i  dyshuari  është dërguar në mbajtje.

“Njësiti policor gjersa ndodhej në pikë kontrolli, pasi ka dëgjuar një gjuajtje me armë zjarri në afërsi, kanë vazhduar në drejtim të lokacionit ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar. Lidhur me rastin i dyshuari  mashkull kosovar është arrestuar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe gjashtë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Një këmbësor në gjendje të rëndë pas goditjes nga vetura

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një veturë të premten në Fushë-Kosovës, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të shtunën.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lagjja 28 Fushë Kosovë 06.09.2024 – 15:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hiqen bllokadat në Jarinje, Policia: Qarkullimi vijon pa probleme

Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani.

Ndërsa, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.