Vuçiqi është denoncuar lidhur me rastin “Sarajevo Safari” në prokurorinë e Milanos

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq i ka dërguar një kallëzim Zyrës së Prokurorit Publik në Milano lidhur me “Sarajevo safarin”, përkatësisht në lidhje me nisjen e hetimeve në Itali për akuzat se të huajt paguanin për të qëlluar mbi civilët gjatë rrethimit të Sarajevës, para tri dekadash.

“Presidenti i sotëm i Serbisë, në vitet 1992 dhe 1993, ndodhej në Sarajevë si një vullnetar i paligjshëm i luftës. Vuçiq ka qenë, pa dyshim, gjatë viteve 1992 dhe 1993, si vullnetar nga një shtet tjetër (Serbia), pjesëtar i një njësie famëkeqe dhe kriminale vullnetare e paramilitare, nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe. Më saktë, ai ishte pjesëtar i njësisë që komandohej nga Slavko Aleksië”, thuhet në njoftim.

Më tej shkruhet se “kjo njësi ishte e stacionuar në Varrezat Hebreje në Sarajevë, ku gjatë viteve 1992 dhe 1993 ndodhej si vullnetar edhe Vuçiq, gjë që është konfirmuar në Hagë nga Vojislav Sheshel dhe shefi i ekipit të tij juridik, Zoran Krasiq”.

“Pikërisht Varrezat Hebreje në Sarajevë ishin një pozicion brenda ‘ofertës turistike’ të tmerrshme të një safarije njerëzore për njerëz të pasur dhe me ndikim nga Italia; dhe njiheshin si një nga lokacionet më luksoze, më të kërkuara dhe më të shtrenjta për ‘gjueti njerëzish’ në Sarajevë, veçanërisht për safari të vrasjes së fëmijëve në krahët e nënave të tyre”, thuhet në kallëzim.

Të kujtojmë se Prokuroria në Milano hapi një hetim pasi gazetari lokal, Ezio Gavazzeni dorëzoi një padi ligjore lidhur me akuzat se italianë dhe të huaj të tjerë paguanin anëtarët e forcave serbo-boshnjake për të vizituar qytetin dhe për të qëlluar mbi civilët, në atë që disa e quanin “turizëm snajperësh”, për çka ka raportuar edhe reuters.

Numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë (1992–1995) është rreth 100 mijë të vrarë. /Telegrafi/

Dy seancat e ftuara nga VV’ja, reagon LDK’ja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po tenton të shfrytëzojë institucionet e vendit për qëllime elektorale. Reagimi i tyre vjen pas ftesës së dy seancave të jashtëzakonshme për nesër.

Në një komunikatë për media, LDK thotë se vendi po mbahet në pasiguri politike prej muajsh pikërisht nga ata që sot po paraqesin urgjencë një proces që vetë e kanë zvarritur, shkruan Insajderi.

Sipas LDK-së, njëjtë ka vepruar edhe mandatari i propozuar nga VV, të cilit i janë dhënë 15 ditë pavarësisht se “nuk kishte numra” dhe se procesi ishte i destinuar të dështonte. LDK e cilëson këtë si propagandë, e jo si përpjekje reale për krijimin e shumicës parlamentare.

“Po të kishte vullnet për shumicë, konsultimet do të ishin bërë me kohë dhe me të gjitha partitë. Qëllimi nuk ka qenë shumica, por materiali elektoral dhe mbajtja peng e vendit”, thuhet në reagim.

LDK njofton se nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00, duke e konsideruar atë një improvizim që shpërfill rregulloren, me agjendë të ngarkuar me marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje që kërkojnë seriozitet e konsultim.

Sqaron se do të jetë e pranishme vetëm në seancën e orës 14:00, kur të pranojë ftesën zyrtare dhe rendin e ditës për çështjen e mandatarit.

“LDK mbetet e përkushtuar ndaj rendit, ligjshmërisë dhe stabilitetit të Republikës. Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, përfundon komunikata.

Nesër ftohen dy seanca, një për Konjufcën e një për buxhetin

Të mërkurën pritet të mbahen dy seanca: Një nga ora 11:00 dhe një nga ora 14:00.

Seanca e parë nga ora 11:00 në pikën e parë të rendit të ditës e ka formimin e komisioneve parlamentare. Do të shqyrtohen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, si dhe buxheti për vitin e ardhshëm, buxheti për Gjilan, Zubin Potok dhe Prishtinë, si dhe çështja e financimit të RTK’së.

Ndërkaq nga ora 14:00 do të tentohet që të votohet mandatari Glauk Konjufca për kryeministër.

Deri më tani, s’është bërë e ditur nëse Konjufca ka votat e mjaftueshme që të votohet për kryeministër.

E dhimbshme: Ky është mërgimtari nga Kosova që vdiq në Mekë pasi kreu Umrën

Një mërgimtar nga Kosova ka vdekur në Mekë pasi kishte kryer ritualin e Umrës.

I ndjeri është Kenan Haliti nga Ferizaj, i moshës rreth 50 vjeçar.

Ai kishte jetuar në Gjermani.

Ai do të varroset në Mekë.

 

 

Caktohet seanca për formimin e Qeverisë së re

Seanca për formimin e Qeverisë së re, është caktuar të mbahet nesër, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për ta mbyllur këtë proces.

Mësohet se deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhen në orën 14:00.

Por, paraprakisht, do të mbahet seanca për buxhetin e Republikës, duke filluar nga ora 11:00.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është caktuar mandatar dhe akoma nuk dieht nëse partia e tij ka mbledhur votat./Klankosova

Ky ishte mesazhi i Clark para se të largohej nga salla e gjyqit

Mesazhi i Clark para se të largohej nga salla e gjyqit:

“Duhet të ketë një kufi, pra ka rend personat duhet të luftojnë për të drejtat e tyre këtë u përpoq të bënte UÇK, nuk pranuan shtypjen e serbëve dhe bën të pamundurën për ti rezistuar shtypjes prej serbëve ata nuk janë terroristë.

Pavarësisht që gjeneralët serb më thanë që janë terrorist janë njerëz që luftuan kundër një regjimi të padrejtë, e të jashtëligjshëm i cili meritonte të largohej.

Ligjet, procedurat e shoqërive moderne duhet të kuptojnë edhe nevojat e personave që luftojnë për lirin dhe dinjitetin e tyre.
Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë”.

Balla: Clark sot në Hagë çliron komandantët nga balt-akuzat e gatuara në “kuzhinat” anti-shqiptare”

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar pasi gjenerali Wesley Clark po jep dëshminë e tij në Hagë, krah ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Balla ka shprehur bindjen e tij se kjo dëshmi do të jetë jetike për lirimin e ish-krerëve nga akuzat në Gjykatën Speciale.

#Respect Wesley Clark si komandant i NATO-s çlironte Kosovën nga pushtuesit serbë, sot në Hagë çliron komandantët nga balt-akuzat e gatuara në “kuzhinat” anti-shqiptare”.

Dyshohet për një të vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha ai.

Konjufca siguron edhe një votë për formimin e Qeverisë

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavaci në një deklaratë për RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë të gjithë hapat në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje, por sipas saj është e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjra për marrëveshje.

“Tani ju e se ne si LVV kemi dërguar ftesë për të arritur marrëveshje politike, kemi dërguar disa herë ftesë te LDK-ja, kemi pasë një bashëpunim edhe me partitë tjera të paktën një tendencë për bashkëpunim, por ka qenë e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjera që të kemi një marrëveshje në këtë drejtime , tashmë është e qartë se ne shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja andaj sikur që e thash LVV ka bërë konsensusin e saj duke ofruar Konjufcën si kandidat për kryeministër. Dhe ne këtë pikë besojmë që kemi bërë atë që na takon si fituese e zgjedhjeve nëse megjithatë atë mungon vullneti i partive tjera për të dhënë votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë atëherë natyrisht se ne jemi të përgatitur edhe për zgjedhje të reja.”, tha ajo.

Më tej Nagavci tha se për seancën e nesërme kanë 57 vota të siguruara

“Kemi të gjitha votat që kanë qenë dhe për qeverinë Kurti, është së paku edhe një votë me aq sa ka qenë deri më sot, nuk e di gjatë këtyre ditëve të fundit a ka ndonjë qëndrim tjetër por gjithsesi deri nesër ne do të shohim se si do të jenë qëndrimet e deputetëve”, tha ajo.

Edhe Haradinaj e uron Hamzën, i ofron bashkëpunim
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në një reagim, Haradinaj i ka dëshiruar suksese në mandatin e ri dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe të tij personalisht, “për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës.”