Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr disa vendime

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se është:

“Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet);

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për Riformulimin e pikës 2. të Vendimit të Qeverisë Nr. 09/273 të datës 31 tetor 2025;

Emëruar z. Jetmir Hazirin në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil”, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME:

Vendim i rëndësishëm – Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për këtë kategori

 

Zgjedhjet e reja, Lushaku-Sadriu: LDK-ja garon për t’u bërë partia e parë
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale, subjekti politik në të cilin ajo bën pjesë do të garojë për të dalë i pari.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ajo ka theksuar se do të mundohen të bëjnë listën që do të ketë brenda njerëzit e duhur dhe që janë në vijë me programin e LDK-së.

“Do të mundohemi të bëjmë listën më të mirë, me njerëzit më të mirë, me integritet dhe gjithpërfshirës, që mbështeten në profesionalizëm dhe do ta implementojnë programin e LDK-së. Ne garojmë dhe jemi shumë të bindur se do të dalim parti me shumë më shumë vota, me shumë më shumë përkrahje. E kemi ekipin, e kemi kandidatin për kryeministër”.

“Ne garojmë për t’u bërë partia e parë. Unë mendoj se me rikonfirmimin tonë në nivelin komunal, të kryeqytetit si model i qeverisjes, por edhe të komunave të tjera, ne jemi në të drejtën dhe mendoj se kemi mbështetjen tonë popullore për programin dhe për qeverisjen qendrore”, tha Lushaku-Sadriu.

E dhimbshme: Vdes i riu ferizajas, punonte në komunë
Ka vdekur në moshë të re, Albin Kurtaliqi nga Ferizaj.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur komuna e Ferizajt, aty ku dhe punonte i ndjeri.

Ngushëllime ka shprehur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes një telegrami.

“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut ferizajas, të angazhuarit me punë në Komunën e Ferizajt, bashkëqytetarit tonë Albin Kurtaliqi. Ndarja e tij e hershme nga jeta është dhembje e pamatë për familjen e të gjithë që e njohën Albinin dhe bashkë punuan me të ndjerin. Ngushëllime të sinqerta familjes Kurtaliqi, miqve e të njohurve të të ndjerit. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka thënë Aliu.

Reagon Çitaku pasi Bedri Hamza shpalli kandidaturën për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza e ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kjo, pasi të mërkurën dha dorëheqje Memli Krasniqi nga pozita kryetarit.

Postimin e Hamzës e shpërndau sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

“PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Kujt po ia shan musteqet”, përleshje mes dy policëve
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë nisur veprimet fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku janë përfshirë dy zyrtarë policorë.

Sinjali merr vesh ekskluzivisht se bëhet fjlaë për Ahmet Pulaj dhe Uran Piraj.

Sipas burimeve të Sinjalit, dy zyrtarët policorë u kapën për arsye banale.

Sipas asaj që dihet deri më tani thuhet se gjithcka kishte filluar pasi njëri ia shau mustaqet tjetrit.

“Pse m’i shave mustaqet”, e që përfundoi në konflikt fizik e pastaj në suspendim të të dyve

AAK do të garon e vetme në zgjedhjet e reja parlamentare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të hyjë në asnjë koalicion parazgjedhor.

Ai konfirmoi se ka pasur kërkesa për takime nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, por i cilësoi ato si jo të nevojshme.

“Do të garojmë vetëm në këto zgjedhje nuk do të shkojmë në koalicione. Kemi një vlerësim për figurën e zotrit Konjufca dhe është e vërtetë kjo, krijimi i një qeveri është proces tjetër kushdo që merr përgjegjësitë e merr përsipër me i siguruar votën ne nuk kemi pasur propozim ose kërkesë nga VV-ja për çfarëdo bashkëpunimi, ka kërkesa për takime por nuk mendoj që takimet janë diçka që ia vlen. Po lutemi për zgjedhje te reja sa me shpejt. Kanë kërkuar zotri Konjufca për komunikim ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja “Qitma votën si vëlla se e du Kosovën, Kosovën nuk është që e do vetëm një të gjithë e duam dikush më shumë ndoshta”, ka deklaruar Haradinaj, raporton EO.

“Por nuk ka diçka serioze në qasjen e tyre, nëse do të kishte ndonjë propozim e dini qëndrimin tonë, por nuk ka pasur një propozim bashkëpunimi apo ndarje e përgjegjësive, dua të jem i sinqertë. Nuk jam takuar dhe nuk kam plan të takohem me pi kafe”, shtoi ai.

Abdixhiku shfaqet pranë qenit të Sharrit, çka po paralajmëron?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ndarë një foto nga Dragashi  me një qen Sharri.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku u bëri të fala të gjithë mbështetësve të LDK-së kudo që janë.

“Me Tarzanin besnik, nga një ditë me diell e jetë, të fala gjithë mbështetësve tanë kudo që janë – nga Sharri i LDK-së.  Dragash; 13 nëntor 2025”, ka shkruar ai.

 

Pas mbledhjes së kryesisë, Haradinaj konfirmon ftesën e Konjufcës për takim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të hyjë në asnjë koalicion parazgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Haradinaj tha se AAK nuk ka marrë asnjë propozim apo kërkesë zyrtare për bashkëpunim nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por ai konfirmoi se ka pasur kërkesa për takime nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, por i cilësoi ato si jo të nevojshme.

“Do të garojmë vetëm në këto zgjedhje nuk do të shkojmë në koalicione. Kemi një vlerësim për figurën e zotrit Konjufca dhe është e vërtetë kjo, krijimi i një qeveri është proces tjetër kushdo që merr përgjegjësitë e merr përsipër me i siguruar votën ne nuk kemi pasur propozim ose kërkesë nga VV-ja për çfarëdo bashkëpunimi, ka kërkesa për takime por nuk mendoj që takimet janë diçka që ia vlen. Po lutemi për zgjedhje te reja sa me shpejt. Kanë kërkuar zotri Konjufca për komunikim ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja “Qitma votën si vëlla se e du Kosovën, Kosovën nuk është që e do vetëm një të gjithë e duam dikush më shumë ndoshta”, ka deklaruar Haradinaj.

“Por nuk ka diçka serioze në qasjen e tyre, nëse do të kishte ndonjë propozim e dini qëndrimin tonë, por nuk ka pasur një propozim bashkëpunimi apo ndarje e përgjegjësive, dua të jem i sinqertë. Nuk jam takuar dhe nuk kam plan të takohem me pi kafe”, shtoi ai.

AAK del me vendim pas mbledhjes së kryesisë – ja qëndrimi për Qeverinë Konjufca
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku morën pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë. Në takim janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për proceset e ardhshme zgjedhore.

Sipas komunikatës së AAK-së, Kryesia ka vlerësuar se gjendja aktuale politike dhe institucionale në vend është “alarmante”, duke theksuar se Kosova ndodhet pa qeveri legjitime dhe me institucione që nuk funksionojnë si duhet.

“Kjo situatë e rëndë politike dhe institucionale kërkon veprim të menjëhershëm. Zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që qytetarët të rikthejnë legjitimitetin dhe besimin në institucionet e tyre”, thuhet në njoftim.

Në pjesën e dytë të mbledhjes, është vlerësuar suksesi  i Aleancës në zgjedhjet lokale, ku partia ka fituar bindshëm në pesë komunat që qeveris — Gjakovë, Suharekë, Deçan, Junik dhe Klinë.

AAK ka theksuar se qeverisja e këtyre kryetarëve – Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Zenun Elezaj – është model i transformimit komunal dhe i qeverisjes së suksesshme.

Kryesia gjithashtu ka miratuar kriteret për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë dhe ka kërkuar që degët të nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në fund të komunikatës, AAK ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk do të jetë pjesë e asnjë procesi që shkel Kushtetutën apo deformon rendin demokratik, duke kërkuar që buxheti i ri të miratohet vetëm pas krijimit të një Qeverie me mandat të plotë.

“Aleanca nuk do të lejojë që Qeveria në detyrë të uzurpojë kompetenca që nuk i takojnë më. Vendi ka nevojë për buxhet të qeverisë legjitime, jo të qeverisë në ikje. S’ka buxhet pa Qeveri. S’ka vendimmarrje pa mandat. S’ka demokraci pa respektim të Kushtetutës”, përfundon njoftimi i AAK-së.

Haradinaj deklarohet pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ja çka vendosen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka shprehur shqetësim për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Ai theksoi se vonesat në miratimin e buxhetit dhe problemet me pagat e punëtorëve të sektorit publik po krijojnë vështirësi serioze.

Sipas Haradinajt, këto janë pasojë e qasjes së Qeverisë Kurti, e cila, siç tha ai, “ka penguar dhe zvarritur proceset”.

“Sapo përmbyllën takimin e kryesisë së partisë, së pari pas raundit të dytë pas zgjedhjeve në këtë takim diskutuam për zhvillimet politike në vend është një shqetësim i madh pengesat e gjata me pamundësi të aprovimit të buxhetit të vendit, dhe shumë situata të tjera që janë jo të lehta, punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga”, deklaroi kryetari i AAK-së

Haradinaj deklaroi se dalja nga kjo gjendje është shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa njoftoi se AAK ka nisur përgatitjet për to.

“Ka shumë shqetësime të tjera në diskutim sot AAK-ja vlerëson që të gjitha këto vështirësi e sfida që po kalon Kosova si pasojë e qasjes së Kurtit i cili në vazhdimësi e ka pengu zvarrit proceset kemi shqetësim për këtë gjendje. Mendojmë që dalja nga kjo gjendje është pikërisht shpallja e zgjedhje, kjo ishte tema e dytë përgatitja për zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Haradinaj.