Tragjike: Vdes sulmuesi i Liverpoolit

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, ka vdekur në moshën 28-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e famshme spanjolle, Marca.

Lojtari portugez ka pësuar një aksident trafiku, ku ka ndërruar jetë.

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, vdes në një aksident trafiku në provincën e Zamorës Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria“, thuhet në raportim.

 

E rëndë: Humb jetën futbollisti shqiptar

Një klub futbolli është tronditur thellë pas ndarjes nga jeta të një lojtarit shqiptar, Mario Bacaj, 28 vjeçar, i cili ra nga kati i tetë i një bari në qendër të qytetit të Adelaides në Australi.

Bacaj, i cili ishte pjesë e Adelaide Eagles Soccer Club, kishte njoftuar në grupin e skuadrës në orën 10:15 të mëngjesit të 15 qershorit se ndihej i sëmurë dhe nuk do të mund të luante në ndeshjen e planifikuar atë ditë. Pak orë më vonë, shokët e skuadrës morën lajmin e hidhur se ai kishte ndërruar jetë pas rënies nga kati i tetë i një restoranti në zonën qendrore të qytetit.

“Është një tronditje për të gjithë ne”, tha një person i lidhur me klubin. “Ai ishte shqiptar, rritur në Itali. E donte futbollin dhe ishte një djalë i lumtur dhe i bukur – si më i miri në komunitetin tonë. Luanim me të çdo fundjavë.”, raporton TCH.

Mario Bacaj kishte jetuar në Adelaide për disa vite, ku punonte dhe studionte, dhe ishte në prag të marrjes së licencës për ndërtim.

Të hënën, shokët e tij të skuadrës u mblodhën pranë barit ku ndodhi ngjarja për të vendosur lule të bardha dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Një kartolinë shprehte ngushëllimet në gjuhën shqipe: “Pushafsh në Paqe Mario.”

Policia dhe shërbimet emergjente mbyllën zonën për disa orë për hetime, ndërsa vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Drita, Prishtina dhe Malisheva në garat evropiane – kundërshtarët e mundshëm të tyre

Kampionia e Kosovës, Drita sot do të mësojë kundërshtarin në fazën e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Shorti nis nga ora 14:00 dhe Drita e Gjilanit në short është skuadër bartëse, ndërsa për kundërshtare do ta ketë njërën prej këtyre pesë skuadrave: Inter Club d’Escaldes nga Andorra, Differdange nga Luksemburgu, Vikingur nga Ishujt Faroe, Shelbourne nga Irlanda dhe Egnatian e Shqipërisë.

Të marten nga ora 15:00 hidhet shorti për fazën e parë kualifikuese të Europa ligës, aty ku do të marrë pjesë Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës.

Prishtina në short nuk është bartëse, ndërsa përballë do të ketë një skuadër të nivelit serioz evropian. Shakhtar Donetsku i Ukrainës, Sheriff Tiraspoli i Moldavisë, Celje e Sllovenisë dhe Spartak Trnava e Sllovakisë janë kundërshtar të mundshëm të Prishtinës.

Prej orës 16:00 është shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Kundërshtarin e mëson Malisheva.

Vikinguri i Islandës, Partizani i Tiranës, Floriana e Maltës dhe St. Joseph’s nga Gjibraltari janë kundërshtarët e mundshëm të Malishevës.

Dita e Mirlind Dakut/ Sulmuesi pritet të prezantohet sot në klubin e madh

E ka treguar me vepra se meriton shumë.

Mirlind Daku jo më kot ishte ylli kryesor I Premier Ligës ruse për kontributin për gola sezonin e kaluar, ndërsa kjo e diel pritet si dita e tij e madhe.

Pas dy sezoneve të shkëlqyer tek Rubini, sulmuesi I kombëtares shqiptare parashikohet të prezantohet sot në klubin më të madh të Rusisë, Zenit të Shën Peterburgut.

Pas mbylljes së detyrimeve me kombëtaren shqiptare e ndonjë ditë pushimi, Daku do të paraqitet në kryeqytetin e dytë të carëve, të themeluar nga Pjetri I Madh, ndërsa tifozët kanë shpresa të mëdha.

Kontrata e tij besohet se do të jetë 4-vjeçare.

Mediat ruse shkruajnë se trajneri Semak e ka marrë futbollistin 27-vjeçar sepse ai I garanton lojën në sulm edhe nëse nuk ka shokë pranë.

Siç shkruan e përditshmja kryesore sportive në Moskë, “Sport Ekspres”, Daku është nga ata që e bën repartin ofensiv I vetëm, diçka që në kampionatin ruse e arrin vetëm Xhon Kordoba.

Ndërkaq, “Biznes Onlajn” nga Kazani shkruan se Rubin ka marrë deri tani 8.5 milionë euro nga Zeniti, por kjo shifër mund të ngjitet në 10 milionë bashkë me shpërblimet e parashikuara në klauzolat e kontratës.

Për pagën vjetore të Dakut lajmet janë që arrin në 3.5 milionë euro në sezon, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar nga klubi, siç edhe është normale.

“Sport Ekspres”, ndërkaq, ka vetëm dy dyshime për sulmuesin kuqezi, së pari që nuk ka luajtur më parë me ndonjë skuadër të madhe, dhe me lojtarë të rëndësishëm, dhe sepse është tepër gjaknxehtë, gjë që e ka bërë të marë në Rusi tri herë karton të kuq.

Distria Krasniqi prek finalen e Botërorit

Distria Krasniqi ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror në Budapest të Hungarisë

Ajo në gjysmëfinale mposhti spanjollen Ariane Toro Soler.

Në finale Disi takohet me garuesen Uta Abe nga Japonia.

Skandali i Armand Dukës- I rezervoi biletë Xhulit jashtë rregullave të FSHF’së

Tifozët “Kuq e Zi” dhe “Plisat” nuk u lejuan të futeshin në “Air Albania” në ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë.

Megjithatë, biletë vetëm përmes një telefonate siguroi modelja Xhuliana Nura. Të paktën kështu ka bërë të ditur Xhuli në emisionin “Favorit” në T7.

Fati është pak edhe qysh e bojsh punën. Unë kam punu për me kanë në çdo lojë të kombëtares së Shqipërisë, me vite të tana. Unë rrjedhi nga një familje shumë sportiste, vetë kam qenë sportiste. Nuk e di a muna me thanë publikisht, kontaktet e mia që i kam në Shqipëri, që kam jetu nja dy vite në Shqipëri. Është gjynah që Plisat dhe tifozët Kuq e Zi s’i kanë leju me hy brenda”, deklaroi ajo.

Në studio ka reaguar tifozi i “Kuq e Zi” duke e quajtur të padrejt mënyrën se si i ka ndarë biletat FSHF’ja.

Çka me folë, direkt e tha edhe vetë që e ka telefonu edhe e ka marrë. Tash, pa dasht me të nënçmu asnjëherë as ty as një shqiptar, direkt qysh në fillim është shumë zhgënjyese si për mu si për ata tifozë që janë që 21 vjet që e përkrahim kombëtaren dënohemi dhe jemi jashtë, e ti me një telefon e siguron biletën. Është shumë e rëndë dhe shumë e keqe”, deklaroi ai.

 

Manaj kërkon falje pas penalltisë së humbur ndaj Serbisë: Do të kthehem më i fortë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, reagoi pas humbjes së penalltisë në ndeshjen kundër Serbisë në kualifikueset për Botërorin 2026, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një mesazh për media sociale, ai shprehu keqardhjen e thellë për momentin që nuk e shfrytëzoi dhe kërkoi falje nga tifozët, bashkëlojtarët dhe stafi.

“Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë… Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqendruar dhe më i vendosur,” tha Manaj, duke marrë përgjegjësinë e plotë si sulmues.

“A jemi live, Serbi…” – Në këtë link mund të shihni atmosferë e ‘zjarrtë’ në Tiranë përpara ndeshjes me Serbinë

Sot zhvillohet ndeshja e shumëpritur midis Shqipërisë dhe Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Tifozët kuqezi kanë nisur atmosferën festive që në orët e para, duke mbushur stadiumin “Air Albania” me këngë patriotike dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Për të parë ‘live’ atmosferën në Tiranë, mund të klikoni videon poshtë.

Shqipëri- Serbi, tifozët Kuq e Zi, atëmosferë fantastike në Tiranë

 

Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026, me Shqipërinë që deri më tani ka një bilanc prej një fitoreje dhe një humbje.

Përzgjedhësi Sylvinho do të ketë një punë të vështirë për të zgjedhur formacionin titullar.

Megjithatë, tashmë ka një ide se si pritet që Shqipëria të zbresë në fushë për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

Në portë pritet që të konfirmohet Thomas Strakosha, teksa vija e mbrojtjes do të përbëhet nga emra si Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj.

Në repartin e mesfushës pritet që të aktivizohen dyshja e Serie A, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani, së bashku me Qazim Laçin.

Sa i përket fazës ofanzive, Mirlind Daku me gjasë do të startojë si sulmues qendre, teksa nga krahët do të ketë ndihmën e Arbër Hoxhës dhe Armando Brojës.

Formacioni i mundshëm (4-3-3):

Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Broja, Daku, Hoxha.

Pak para ndeshjes me serbinë, tifozat Kuq e Zi dalin me reagim

Tifozat Kuq e Zi kanë dalë me disa fotografi me mbishkrime të ndryshme para ndeshjes se sotme (e shtunë) ndaj Serbisë.

Shqipëria do të përballet ndaj Serbisë me fillim nga ora 20:45 në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Ndeshja që do të zhvillohet në ‘Air Albania’ ka ngjallur interesim të madh nga publiku, por aty pitet që sot të mungojnë Tifozat Kuq e Zi.

Pas një përplasje me krerët e FSHF-së sa i përket biletave të shpërndara për tifogrupet e organizuara, ata morën vendimin të mos jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje.

“Historia nuk harrohet për një Evropian”, “Jo harresës, jo bashkëorganizimit me gjakatarin”.

“Fëmijët tanë nuk panë Evropian, panë luftë”, “Nderi nuk blihet me futboll”, “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13.00 shqiptarëve”, ishin fotografitë me mesazhe të cilat ata i shpërndanë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se për këtë ndeshje janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie dhe rreth 2000 efektivë policorë do të përkujdesen për mbarëvajtjen e rendit.