Sylvinho bën disa ndryshime, formacionet zyrtare: Gjeorgji – Shqipëri

Kombëtarja do të luajë pasditen e sotme sfidën përballë Gjeorgjisë në transfertë, e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në Tbilisi, starton në orën 18:00.

Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Gjeorgji – Shqipëri.

FORMACIONET ZYRTARE:

Sot Gjeorgji-Shqipëri! Ja ku mund ta shikoni ndeshjën vendimtare për Kuqezinjtë

Përfaqësuesja kuqezi ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme seancën e fundit stërvitore në stadiumin, ku sot do të luhet ndeshja e raundit të katërt të Ligës së Kombeve përballë Gjeorgjisë.

Një seancë ku Silvinjo ka mundur të punojë me futbollistët edhe në aspektin taktik të lojës që pritet ndaj vendësve.

Kuqezinjtë janë fokusuar te aspekti atletik për të rikuperuar nga lodhja e ndeshjes me Çekinë, por edhe në aspekte te ndryshme të taktikës që do të përdoret, duke u ndalur më pas edhe te një problem i dukshëm që është shfaqur në ndeshjet e fundit që ka të bëjë me gjuajtjet në portë, një mangësi e madhe e ekipit në dy disfatat kundër Gjeorgjisë në Tiranë dhe Çekisë në Pragë. Në ndeshjen e Tiranës, kuqezinjtë nuk kanë gjuajtur asnjëherë në portën kundërshtare gjatë 90 minutave, ndërsa arritën vetëm dy herë që të kalibronin goditjet në portën Çeke me Asllanin dhe Tucin.

Në këtë takim, nisur edhe nga obligimi që kemi për të marrë vetëm fitoren trajneri Sylvinho duket se do të ketë një formacion me tipare më ofensive. Ndërkohë që porta dhe mbrojtja do të mbetet e njëjtë me Strakoshën mes dy shtyllave dhe Hysajn, Ismajlin, Kumbullën dhe Mitajnë në repartin e mbrojtjes, në mesfushë pritet të tërhiqet Barjami për t’i zënë vendin Laçit, I ndihmuar nga Ramadani dhe Asllani.

Ndërsa në 3-shen sulmuese pritet nga minuta e parë Arbër Hoxha me Jasir Asanin në ndihmë të sulmuesit të vetëm qendror Mirlind Daku. Një ndeshje shumë e vështirë për kuqezinjtë që ndryshe nga takimet e tjera kanë vetëm një zgjidhje, fitoren, për të mbajtur ende gjallë objektivin kryesorë. Gjithçka në Tbilisi të Gjeorgjisë do të startojë nga ora 18:00 dhe të gjithë tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë ta ndjekin në Digialb Super Sport dhe në Art Sport.

 

Kapitenia e Kosovës po shkëlqen në Bundesliga

Erëleta Memeti e ka vazhduar shkëlqimin në Bundesligën gjermane.

Kapitenia e Kosovës me Hoffenheimin të dielën gjatë ditës e fitoi thellë ndeshjen e xhiros së gjashtë, ndërsa kontribuoi me gol e asistim.

Hoffenheimi e mposhti Koelnin me rezultatin 3:0.

Memeti tre minuta pas pushimit shënoi për epërsinë 1:0.

Dy minuta më vonë, 25-vjeçarja u përfshi edhe në golin për 2:0. Por tani asistoi për bashkëlojtaren Selina Cerci.

Memeti luajti deri në minutën e 70-të.

Në edicionin aktual, Memeti ka tri gola e tri asistime në gjashtë ndeshje të luajtura.

Vuçiq e Dodik me flamuj serbë e rusë në përballjen Zvicër-Serbi, politikani serb: Turp, hajde në Prishtinë shpalose flamurin rus

Zvicra u përball me Serbinë dje në Leskovc në kuadër të Ligës së Kombeve.

Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

E në stadiumin prej 8 mijë ulëseve u pa edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq dhe presidenti i i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Gjatë intonimit të himnit të Serbisë, Vuciq u pa duke e valëvitur një shall me ngjyrat e flamurit rus dhe atij serb.

Lidhur me këtë ka reaguar politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksander Vuçiqit.

“Çfarë lidhje ka Rusia me ndeshjen Serbi – Zvicër?! Jep dorëheqjen, turpi i Serbisë Aleksander Vuciq, shko në Kazan, trim i madh! Shko në Prishtinë dhe valëvite flamurin rus!”, shkroi Sormaz në profilin e tij në Twitter.

 

 

Këto janë ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve do të vazhdojë edhe sot me disa përballje tjera.

Ndonëse nuk do të ketë ndeshje të Ligës A, do të jenë disa duele shumë interesante, shkruan Gazeta Express.

Anglia do të ndeshet në udhëtim me Finlandën nga ora 18:00, ku do të kërkojë këndelljen pas humbjes befasuese nga Greqia.

Norvegjia e Erling Haaland do të udhëtojë për t’u ndeshur me Austrinë e papërshtatshme.

Këto janë të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve:

 

 

Edon Zhegrova publikon momentet më të mira të tij në ndeshjen ndaj Lituanisë

Edon Zhegrova ishte ylli i Kosovës dje në fitoren 1:2 ndaj Lituanisë në udhëtim.

“Dardanët” shënuan fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

Edon Zhegrova shënoi golin e parë të kësaj sfide pas një super kombinimi me Florent Muslijën.

Në përgjithësi, ylli i Lille tregoi paraqitje fantastike, duke marrë edhe notën më të lartë në ndeshje.

Momenti kur Xhaka e shtyu fort portierin serb gjatë ndeshjes

Zvicra dje u mposht 2:0 nga Serbia në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kapiteni i “helvetikëve”, Granit Xhaka u përball me një presion të madh nga ana e tifozëve.

Vërshëllimat sa herë merrte topin, thirrjet raciste kundër Kosovës, e harta e Kosovës me flamurin serb ishin disa nga veprimet skandaloze që bënë tifozët serbë mbrëmë.

Megjithatë, ai tregoi profesionalizëm duke mos rënë pre e këtyre provokimeve.

Ishte vetëm një rast, kur Xhaka pak doli nga vetja, duke e shtyer fort portierin serb.

VIDEO

Trajneri i Serbisë zbulon çfarë i tha Xhaka pas humbjes

Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç. Pas ndeshjes së përfunduar 2 me 0 për Serbinë kundër Zvicrës, kapiteni shqiptar iu drejtua trajnerit serb.

Është vetë trajneri Dragan Stojkoviç, që siç raportojnë mediet serbe ka zbuluar çfarë i tha Granit Xhaka.

“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ato patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Dragan Stojkoviç.

Kujtojmë ndërkohë se gjatë ndeshjes atmosfera nuk ishte aspak miqësore. Koret kundër shqiptarëve nuk munguan gjithë ndeshjen, ndërsa nuk pati incidente në fushë.

 

Granit Xhaka s’mund të bëjë asgjë vetëm, Serbia fiton ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Serbisë ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Elvedi-t (autogol), shkruan Indeksonline

Kurse në pjesën e dytë, Serbia shënoi edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit Mitrovic në minutën e 61’të.

Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen dhe ishte në fokus të tifozëve vendas, duke e vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes dhe duke bërë thirrje raciste për Kosovën.

Kjo ishte humbja e tretë e Murat Yakinit në ndeshjet e UEFA Nations League dhe pozita e tij e trajnerit tashmë është në rrezik.

Serbia e pret Granit Xhakën me banerin provokues për Kosovën

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Ligën e Kombeve në Leskovc.

E tifozët serbë menjëherë filluan thirrjet: Kosova është zemra e Serbisë.

Kurse, nuk mungoi as harta e Kosovës me flamurin serb në të, shkruan Gazeta Express.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të ndërmarrë masa për këtë skandal që po ndodh atje.