Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Polonisë

Përfaqësuesja e Kosovë U21 sot zhvillon ndeshjen e radhës në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

”Dardanët” e rinjë do të përballen me Poloninë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 19:00, shkruan IndeksOnline.

Selektori Afrim Tovërlani tashmë ka publikuar 11-shen startuese.

Kosova deri më tani ka zhvilluar tetë ndeshje dhe ka grumbulluar 12-pikë, duke u renditur në vendin e katërt.

Del autopsia, ish-lojtari i njohur i Premier Ligës vdiq nga mbytja

Ndarja nga jeta e George Baldock, tronditi futbollin grek mbrëmjen e së mërkurës. Mbrojtësi i kombëtares së Greqisë, u gjend i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij.

Lojtari kishte humbur kontaktet me familjen dhe ishte gruaja e tij, që bisedoi me pronarin e banesës ku jetonte Baldock, duke kërkuar informacion dhe ai gjeti trupin e 31-vjeçarit brenda në pishinë.

Nga autopsia e bërë këtë të enjte, u zbulua se Baldock ndërroi jetë për shkak të mbytjes. Ai kishte gëlltitur shumë ujë, që i shkaktoi mbytjen.

Në fakt ky shkak u mendua që në fillim nga mjekët, pasi trupi i tij nuk kishte shenja, plagë apo mavijosje që të tregonin ndonjë vepër kriminale.

Futbollisti ishte transferuar në verë te skuadra e Panathinaikosit. Ai kishte vendosur të niste një kapitull të ri në karrierën e tij pasi luajti për shtatë vite te skuadra e Sheffield United.

Baldock lindi në Angli dhe e nisi karrierën e tij profesionale te MK Dons, ku qëndroi për tetë vite.

Pas disa transferimeve, ku ai veshi fanellat e Tamworth, Oxford United dhe Northampton, mbrojtësi nisi një kapitull të ri në karrierën e tij në 2017 te Sheffield United në 2017.

Ai bëri më shumë se 200 paraqitje për bardhekuqtë, 83 nga ato në Premier Ligë, ku shënoi dy gola dhe dha 6 asiste, përpara se të pranonte ofertën e bërë nga klubi grek i Panathinaikosit.

Mbrojtësi luajti për kombëtaren greke 12 ndeshje, 4 prej të cilave në këtë sezon. Ai pranoi ftesën për të luajtur me përfaqësuesen helene në Maj të 2022-it, ndërsa debutimin e bëri në sfidën e fituar 1-0 ndaj Irlandës së Veriut.

Belgjika realizon gol spektakolar ndaj Italisë
De Cuyper ka realizuar një gol shumë të bukur.

 

Ishte një skemë shumë e bukur e finalizuar me gol nga kombëtarja e Belgjikës.

Rezultati tashmë është 2 me 1.

VIDEOScreenRecording_10-10-2024 22-15-18_1

Ndërron jetë lojtari i njohur që luajti në Premierligë, u paraqit edhe ndaj Kosovës

Ka vdekur ish-lojtari i Sheffield United, George Baldock.

Raportohet se futbollist grek, është gjetur i vdekur në pishinën e tij në Greqi, në moshën 31-vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Mediat greke raportojnë se ishte gruaja e Baldock e cila ngriti shqetësimet pasi nuk mund të kontaktonte me të për disa orë.

Baldock u gjet në pishinë dhe u thirrën shërbimet e urgjencës, me një mjek pjesë e njësisë së reagimit që verifikoi se ai kishte vdekur tragjikisht.

Ai gjatë vitit 2022 sa luante me kombëtaren e Greqisë, është paraqitur edhe në dy ndeshjet kundër Kosovës, ku njëra prej tyre u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

31-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës së Panathinaikosit, derisa vitin e kaluar luajti në premierligën Angleze, me skuadrën e Sheffield United.

Tragjike: Vritet me armë zjarri futbollisti brazilian

Një futbollist profesionist ka ndërruar jetë në Marituba të Brazilit pas një shkëmbimi zjarri në rajonin metropolitan të Belem, Para, natën e së hënës së 7 tetorit.

Mediat vendase raportojnë se përveç sulmuesit 22-vjeçar të Clube do Remo, në vendngjarje mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, Ricardo Emanuel Alcantara Paiva dhe Flavio Jesus de Souza, një mik i atletit, kishin luajtur një ndeshje futbolli në një arenë lokale dhe ishin ulur duke biseduar, kur një makinë e zezë qëlloi drejt tyre.

Përveç miqve, automjeti shkoi pranë një dyqani ushqimor, ku edhe futbollisti me emrin Daivison Lucas da Silva Braga u qëllua dhe ndërroi jetë.

Deri më tani nuk janë identifikuar personat që kryen vrasjen. Policia braziliane po heton rastin dhe janë kërkuar ekspertiza.

Ricardinho po rikuperohej nga operacioni në ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) të gjurit të tij dhe ishte në fazën përfundimtare të trajtimit përpara se të rikthehej në fushën e blertë.

Në vitin 2022, sulmuesi spikati me moshat U-20, duke shënuar shtatë gola në 18 ndeshje. Në fillim të sezonit 2023, ai iu bashkua skuadrës profesioniste, ku debutoi në Campeonato Paraense.

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, pasi humbi vendin e titullarit në ekip, Ricardinho u huazua te Santa Rosa-PA, ku luajti në Serinë B1 të Paraense.

Gjyqtares turke i hidhen videot intime në rrjetet sociale, suspendohet përjetësisht nga futbolli

Elif Karaarslan, gjyqtarja turke është në qendër të vëmendjes në futbollin turk.

Zyrtarja e futbollit është dënuar me ndalim të përjetshëm pasi dyshohet se është shfaqur në një video eksplicite me një zyrtar arbitrash, që është pothuajse tre herë më i vjetër se ajo.

Ajo pretendon se videoja është krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), transmeton Gazeta Express.

Elif, 24 vjeç, ka mohuar të jetë gruaja në videon ku shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me vëzhguesin e arbitrave Orhan Erdemi, 61 vjeç, dhe është e gatshme të luftojë për të pastruar emrin e saj dhe të apelojë vendimin.

“Do të kem një rrugë të gjatë përpara ligjërisht, por do të tejkaloj në mënyrën më të fuqishme dhe më të qëndrueshme,” tha ajo.

“Pres mbështetjen dhe dashurinë tuaj të plotë në këtë proces.

“Të qaj, të bërtas dhe të jem e trishtuar nuk janë gjëra që do të bëja. Kjo nuk është në natyrën time.

“Do të qëndroj pas kauzës sime deri në fund. Jam vetëm një nga shumë që po dëmtohen – shpresoj të jem e fundit.”

Ekipi ligjor i Elifit ka sugjeruar se videoja është krijuar artificialisht me ndihmën e AI.

“Në rrjetet sociale u publikua një video e montuar, e krijuar plotësisht me AI nga llogaria e dikujt tjetër, pa asnjë lidhje me klienten time,” tha avokati i saj në një deklaratë.

Deklarata shtoi: “Duke marrë parasysh këtë video të montuar, e krijuar me qëllime të këqija dhe të qëllimshme, paraqet një kërcënim për këdo që përballet me akuza të ngjashme në të ardhmen.”

Falë pamjes së saj të bukur dhe aftësive në futboll, Elif është bërë një e preferuar në Instagram.

Ajo numëron një numër të madh prej 387,000 ndjekësish në këtë platformë, ku ndan një stil jetese plot shkëlqim.

Jo vetëm që ndan aventurat e saj në fushën e futbollit, por gjithashtu u jep fansave një pasqyrë në jetën e saj.

Ndryshime te Kombëtarja shqiptare, Sylvinho e fton ‘’Modriçin shqiptar”

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Sylvinho ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai, i njohur në kroaci me nofkën “Modriçi Shqiptar”

Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata.

Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

Silvinjo e nis me 3 mungesa, ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Pragë dhe Tbilisi, Çekia dhe Gjeorgjia janë dy transfertat në radhë për Kombëtaren shqiptare, e cila do të kërkojë të marrë maksimumin për të qëndruar në garë për kalimin në një ligë më lart në “Nations League”.

Trajneri Silvinjo pati 3 mungesa në seancën e parë stërvitore, që u zhvillua në orën 16:00. Bëhet fjalë për Arbër Hoxhën, Qazim Laçin dhe Nedim Bajramin, që janë bashkuar me grupin në mbrëmje. Fillimisht në fushë ka dalë stafi teknik, më pas ishte Hysaj, Asllani dhe Balliu të cilët dolën të parët. Me tej u bashkua edhe Seferi, Ramadani, Mitaj, Pajaziti dhe Hadroj, Mihaj, Abrashi, Ajeti dhe Kumbulla. Ndërkohë me grupin u bashkuan edhe tre lojtarë të Kombëtares U-21, Gjini, Rexhepi dhe Fetai. Në pjesën e dytë të seancën, u zhvillua dhe një takim miqësor ku u përfshinë lojtarë nga Shpresat dhe ekipi U-19.

GJIMSHITI JASHTË– Kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk do të jetë gati për këto dy ndeshje, duke munguar sërish pasi edhe në shtator ai pësoi një lëndim të lehtë. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe FSHF-ja: “Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e radhës në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi. Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League, Shakhtar Donetsk – Atalanta dhe pas përfundimit të pjesës së parë nuk zbriti më në fushë. Gjimshiti nuk ishte i grumbulluar me Atalantën edhe në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Genoa. Stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me atë të Atalantës dhe është vendosur që Gjimshiti të mos rrezikojë, që të rikuperohet sa më parë dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës. Lista përfundimtare e Kombëtares është me 23 futbollistë pasi trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur që të mos thërrasin tjetër lojtar në mungesë të Gjimshitit”.

SI LUAJMË- Me mungesën e Gjimshitit, gjërat bëhen më “të lehta” për Silvinjon pasi qendra e mbrojtjes pritet të jetë si në ndeshjet e shtatorit, me Kumbulla-Ismajli. Ndërkohë pjesa tjetër e pa ndryshuar, me përjashtim të Dakut që pritet të zëvendësojë Rei Manaj të dëmtuar.

 

Nga serbia po i frikësohen Granit Xhakës

Përzgjedhësi i Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq e vlerëson kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

Serbia e Zvicra takohen të shtunën në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan “Gazeta Express”

Stojkoviqi të hënën  në konferencë për shtyp foli dy herë për Xhakën.

“Zvicra ka ekip solid. Ka kontinuitet dhe është kompakte. I ka të gjitha që një ekip duhet t’i ketë. Ka lojtarë kualitativë. Xhaka është lojtar i madh dhe prej tij varet shumë loja e Zvicrës”, ka thënë Stojkoviq.

Më pas është pyetur për mundësinë e incidenteve në Leskovc.

“Besoj se njerëzit e dinë të kaluarën dhe provokimet. Apeloj që ndeshja të jetë korrekte. Në mënyrën se si ekipet duhet të luajnë. Që sjelljet në tribuna dhe të tifozëve të jenë në nivel të lartë. Ato gjëra dueht të harrohen dhe të fokusohemi në futboll. Nuk frikësohem. Kjo është absolutisht absurde. Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtetë e çmojë. Për shumë vjet shfaq nivel botëror. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem”, ka shtuar Stojkoviq.

Ndeshja Serbi – Zvicër nën masa të rrepta sigurie

 

Ndeshja Serbi – Zvicër nën masa të rrepta sigurie

Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, Pierluigi Tami, ka thënë se nuk është i shqetësuar para ndeshjes që zhvillohet të shtunën në Leskovc të Serbisë.

Serbia do të përballet me Zvicrën në ndeshjen e tretë të Grupit A4 të Ligës së Kombeve nga ora 20:45. Danimarka i prinë grupit me gjashtë pikë. Katër pikë ka Spanja në vendin e dytë, ndërsa Serbia në vendin e tretë ka një pikë. Zvicra është e fundit pa pikë në dy ndeshje.

“Për ne, këto janë tregime të vjetra”, ka thënë drejtori Tami. “Është njësoj si ndeshjet tjera”.

Por, drejtori Tami nuk e fsheh faktin se dueli i së shtunës është emocionues.

Ai ka thënë se do të flasë edhe me Granit Xhakën.

“Provokimet nga jashtë gjithmonë janë të mundshme, nuk mund t’i kontrollosh ato. Duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë”.

Sipas tij, e rëndësishme është që të mos humbet energji në çështje që janë pak të rëndësishme.
Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar të hënën për masat e sigurisë që do të jenë jo të pakta për duelin ndaj Zvicrës.

Biletat do të jenë të personalizuara. Tifozët do të duhet të paraqesin dokumente të tyre në hyrje të stadiumit. Po ashtu do të ketë kontrolle që të mos ketë simbole apo mesazhe politike që janë të dukshme në flamuj, fanella apo shalle. Federata serbe është në “përcjellje të veçantë” nga UEFA.

Hera e fundit kur kjo Federatë është dënuar për çështje të tilla ishte në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Në Federatën e Zvicrës kanë thënë se kanë pasur “eksperienca të mira” me Federatën e Serbisë dhe me autoritetet e sigurisë.