Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit të njohur, Arben Fondaj.
Në telegramin zyrtar të ngushëllimit, Federata vlerëson kontributin e Fondajt si sportist, drejtues dhe njeri i përkushtuar ndaj basketbollit dhe komunitetit.
“Arbenin do ta kujtojmë me mall dhe do ta kujtojmë përgjithmonë. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në mesazhin e FBK-së.
Fondaj ishte pjesë e klubit Ylli dhe lojtar në Superligën e Kosovës në vitet e para pas luftës. Më vonë, ai shërbeu si drejtor i klubit therandas dhe anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës në periudhën 2013–2016, kohë kur FBK u pranua në organizatën ndërkombëtare FIBA.
Përveç angazhimit sportiv, ai njihej si biznesmen i suksesshëm dhe familjar i përkushtuar.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, në emër të Federatës dhe të gjithë komunitetit të basketbollit, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj, duke theksuar se kontributi i Arbenit do të mbetet i paharruar në historinë e basketbollit kosovar.
Xhudisti Jon Kuka ka fituar medaljen e bronztën në Kupën Evropiane për Kadetë në Kranjska Gora, Slloveni.
Në xhiron e parë, Joni mposhti me Ippon gjermanin Mortiz Schubert. Kurse në xhiron e dytë ai mposhti me dy yuko austriakun Djamil Kurbanov. Në xhiron tjetër, Joni humbi me Wazzari ndaj Celil Uyar nga Holanda.
Joni u ndesh në repesazh ku në luftën e parë mposhti me Ippon Yuval Fuchus nga Izraeli, dhe në luftën e dytë fitoi me tri shido për Ippon kundër Yanis Semadi nga Franca, që i siguroi atij ndeshjen për medalje të bronztë.
“Në ndeshjen vendimtare, Joni mposhti me 2 Yuko, Lazar Bogdanoviq nga Serbia”, ka njoftuar Federata Kosovare e Xhudos.
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Juventusit, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Edon Zhegrova do të jetë në bankën rezervë për Juventusin.
Kombëtarja shqiptare do të mbyllë eliminagtoret e Kampionatit Botërorë 2026 më 16 nëntor me ndeshjen e “luksit” përballë skuadrës më të shtrenjtë në botë të futbollit, Anglisë.
Skuadra e “3 Luanëve” aktualisht është e kualifikuar pë rnë finalet e evenimentit më të madh futbollistik, por nëse nuk ka më një objektiv të sajin për të luajtur, padyshim që ka në dorë fatet edhe të kombëtares sonë, kur siç mund ta dini që Kuqezinjtë janë në vendin e dytë në grupin K me 1 pikë përpara Serbisë, 11 pikë kuqezinjtë pas 6 ndeshjesh ndërsa skuadra serbe me 10 pikë në po kaq ndeshje.
Përpara ndeshjes me Shqipërinë, Anglia do të presë Serbinë më 13 nëntor, datë që ne do të luajmë në Andorra dhe një fitore e anglezëve, bashkë me një sukses të mundshëm tonin në transfertë, zyrtarizon vendin e dytë të Shqipërisë në grup që përkthehet me kalimin në play-off-in e Botërorit.
Ndërkohë që në ndeshjen e fundit nëse Serbia pret Letoninë ne do të luajmë përballë Anglisë në “Arenën Kombëtare”.
Siç ndodh në ndeshje të tilla kur kundërshtari është i këtij niveli, por edhe padyshim për të patur shansin për një festë të ekipin kombëtarë përballë tifozerisë së tyre, në rast se sigurimi i pozicionit të dytë ndodh në ndeshjen e parafundit, problem mbeten biletat.
Është pikërisht ky moment që na kujton se na duhet një stadium më i madh, por që përbllë kërkesave të tilla që burimet për Top Channel konfirmojnë që i tejkalojnë disa fish kapacitetin e stadiumit tonë kombëtarë, që është rreth 22.000 vendësh, duket gjithmonë e pamundur për t’u përmbushur dëshira e të gjithëve.
Mjafton të përmendim këtu, që se të njëjtat burime, bëjnë me dije se nga data 16 tetor kur është hapur shorti i aplikimit për bileta, kanë shkuar drejt faqes on-line ku ato shiten, 100.000 kërkesa.
Në mënyrën e shpërndarjes së biletave për këtë ndeshje përparësi ka Klubi i Tifozëve të Kombëtares, secili aplikant si gjithmonë dhe kudo, ka mundësi vetëm për 4 bileta në një aplikim ndërkohë që çmimi i tyre varion sipas kategorisë së përcaktuar të stadiumit.
Bileta më e lirë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Angli më 16 nëntor është ajo në zonat e stadiumit të emërtuara E101, N106 apo E109, S101 apo thenë ndryshe, këndet e stadiumit që ndodhen tek goditja e këndit. Çmimi për këto vende është 2500 lekë.
Më pas sektori i dytë për nga renditja e çmimeve nga më të lirat tek më të shtrenjtat janë sektoret prapa portave S dhe N të cilat variojnë nga 3500 lekë.
Pjesa e karshisë me tre blloqet E104, E105 dhe E106 të cilësuara si Kategori 1, kushtojnë 15.000 lekë ndërsa kati I dytë I stadiumit dhe pjesët më anësore të karshisë kanë një çmim prej 9000 lekësh.
Ndërkohë që edhe tribuna ka disa kategori, ku në pjesët anësore çmimi është 25.000 lekë dhe duke u afruar në qendër dhe deri tek kategoria VIP janë nga 40.000 dhe më e kushtueshmja 50.000 lekë.
Në pamje të parë çmime të kripura edhe pse bëhet fjalë për rreth 7% kapacitetit të stadiumit.
Ndërkohë duket që falë shitjes në këtë formë ku çdo biletë gjurmohet se kush e merr, ka filluar edhe survejimi i tregut të zi.
Një ndër aplikantët që kishte publikuar on-line rishitjen e biletës së përfituar, është evidentuar dhe sipas burimeve pranë FSHF për Top Channel, bileta i është revokuar personit duke e nxjerrë të pavlefshme dhe për ta kaluar në system sërish, ndërsa adresa e aplikimit ka kaluar në listë të zezë për të mos u përfshirë më në shorte apo aplikime për bileta ndeshjesh.
Kombëtarja e Kosovës do ta mbyllë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026 në muajin nëntor me sfidën ndaj Zvicrës.
E në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 18 nëntor, “Helvetikët” do të vijnë me tifozët e tyre.
Federata Zvicerane e Futbollit ka dhënë detaje sa u përket tifozëve të tyre që do të zbarkojnë në Kosovë në pjesën e dytë të muajit të ardhshëm.
Sipas saj, për sektorin e tifozëve zviceranë do të shiten biletat me çmim prej 10 eurosh, ndërsa një tifoz mund të pajiset me katër bileta maksimumi.
Ndonëse nuk ka nisur ende shitja e biletave, një gjë e tillë do të bëhet online.
Zvicra e mposhti Kosovën me rezultat të thellë, 4:0 në ndeshjen e parë, ndërsa ajo e kthimit pritet të jetë mjaft e rëndësishme, sidomos për Dardanët, të cilët po e ndjekin pozitën e dytë, që çon në “play-off”, por s’janë pa gjasa as për pozitën e parë, ku do ta kishin konkurrent direkt pikërisht Zvicrën.
Federata e Futbollit e Sllovenisë, ka bërë të ditur të hënën se nuk ka më bileta të disponueshme për përballjen ndaj Kosovës, që zhvillohet më 15 nëntor.
Takimi, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, do të luhet në Slloveni dhe interesimi për të ka qenë shumë i madh.
“Ndeshja kualifikuese mes Sllovenisë dhe Kosovës tashmë është e shitur plotësisht. Më pak se një muaj para zhvillimit të saj, të gjitha biletat janë shpërndarë”, thuhet në komunikatën e federatës sllovene.
Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar, hyrja në stadium do të jetë e kufizuar për tifozët që mbajnë simbolet e shteteve apo ekipeve të tjera, përveç sektorit të rezervuar për përkrahësit e Kosovës.
Kosova renditet e dyta në grupin B me 7 pikë, 3 pikë prapa Zvicrës dhe 4 pikë përpara Slovenisë. Pas kësaj Kosova do të pres edhe Suedinë me 18 nëntor në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të grupit B.
Uellsi, Çekia, Hungaria dhe skocia mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të kombëtares së Kosovës në play-offin e kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ja se si ndodh kjo?
Këto skuadra llogariten si kombëtare të projektuara për kualifikim nga vendet e dyta të fazës së grupeve – dhe secila prej tyre pritet të jenë në vazon e dytë të sistemit të play-offit, shkruan Paparaci.
Kosova, e cila tashmë i ka shanset më të mëdha për kualifikim si e dyta nga grupi i saj (Grupi B kualifikues për kupën e Botës), me koeficientin e saj do të renditej në vazon e tretë të 16 ekipeve në play off.
Kësisoj, Kosova me shumë gjasë nuk do të mund të ballafaqohej me shqipërinë në ndeshjen e parë, gjysmëfinale të play-offit. Shqipëria është e projektuar të jetë po ashtu në vazon e tretë të skuadrave në play-off. Por, kjo mund të ndryshojë pasi Shqipëria ka koeficient më të mirë sesa Kosova dhe ka gjasa të ngjitet në vazon e dytë.
Pra, nëse ndeshjet e muajit nëntor nuk ndryshojnë shumë sa i përket situatës në grupet kualifikuese, atëherë si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, do të peshkonin njërën prej katër ekipeve: Uellsi, Çekia, Hungaria dhe Skocia.
Ndeshjet e play-offit të Kupës së Botës në UEFA luhen në sistem të gjysmëfinaleve dhe finaleve. Nga 16 ekipe, tetë ekipe nga play-offi i bashkohen tetë të tjerave që shkojnë direkt si vendet e para nga grupet.
Duelet e play-offit zhvillohen në fund të muajit mars.
Edhe Suedia, të cilën Kosova e mundi sot në udhëtim, e ka një vend në play-off të cilin e ka siguruar nga Liga e Kombeve. Por, meqë vjen nga ky format i UEFA-s, ajo do të ndodhet në vazon e katërt – që është vazo tepër e pafavorshme sepse do të peshkojë në short ekipet e vazos së parë, ku pritet pothuajse me 99% mundësi, të jetë Italia.
Kosova ka aktualisht 7 pikë në Grupin B kualifikues, katër më shumë sesa Sllovenia e vendit të dytë dhe ndohet në rrugë të duhur për sigurimin e play-offit.
Ja se si duken vazot e projektuara për play-off aktualisht:
Heroi i fitores së Shqipërisë kundër Serbisë në Leskovc, Rey Manaj, zbuloi se Milosh Milojeviç e përgëzoi për golin e shënuar kundër Serbisë.
Përfaqësuesja serbe u mund nga Shqipëra në Leskovc më 11 tetor me rezultatin 0-1, dhe këtë dhuratë për të gjihë kuqezinjtë e bëri goli i Rey Manaj. Festa e tij me duart në formën e shqiponjës acaroi edhe më tepër se goli serbët, por kjo pak rëendësi ka për ne.
Pasi u rikthye në futbollin e klubeve, Rey Manaj ka deklaruar se Milosh Milojević, i cili është trajneri i tij në Sharjah me origjinë serbe e kishte përgëzuar për golin e shënuatr gjatë ndeshjeve të kombëtares.
“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojević është e shkëlqyer. Kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga anagazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah”, tha Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”, ndërkohë vlen të theksohet se Manaj ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të parë pas rikthmit për klubin e tij në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se tashmë janë hapur aplikimet për blerjen e biletave për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikimet drejt Botërorit 2026.
Kuqezinjtë ndeshen me Anglinë më 16 nëntor nga ora 18:00, shkruan Gazeta Express.
Më pas, njerëzit e përzgjedhur nga shorti do të jenë në gjendje të pajisen me bileta.
Futbollisti i ri Dino Klapija, vetëm 18 vjeç, ka marrë një vendim që ka befasuar shumë tifozë të futbollit në rajon.
Klapija, ish-lojtar i Kustosijës dhe aktualisht pjesë e RB Leipzig, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, shkruajn mediat kroate.
Klapija, i lindur në SHBA, kishte të drejtë të luante për Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara, por ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e origjinës së familjes së tij.
Më parë ai kishte luajtur për përfaqësueset U-17 të Kroacisë dhe U-18 e U-19 të SHBA-së. Vendimi i tij është pritur me befasi në rajon, pasi shumëkush e priste ta shihte me fanellën kroate.