Ndeshja Shqipëri-Jordani, formacionet zyrtare

Shqipëria pret sonte Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel miqësor.

Kombëtarja kuqezi luan ndaj Jordanisë me fillim nga ora 19:00, në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Pak para duelit, Sylvinho ka zgjedhur formacionin titullar.

Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.

Si mund të shkojë Kosova në Botëror përmes “play-off”-it?

Kombëtarja e Kosovës e regjistroi mbrëmë një fitore madhështore në Suedi duke e “gozhduar” pozitën e dytë në tabelë.

Dardanët i kanë 7 pikë, tri më pak se liderja Zvicra.

E realisht, pozita e dytë është më e kapshme dhe më e logjikshme për ekipin e Franco Fodës

Por, si mund të shkojë Kosova në Botëror përmes “play-off”-it?

Në fazën e grupeve, 12 skuadrat që përfundojnë në vendin e dytë kualifikohen në barazh, në këtë rast edhe ekipi i jonë kombëtar.

Përveç këtyre 12 Kombëtareve, 4 skuadra shtesë do të zgjidhen nga ato që kanë qenë fitues grupesh në UEFA Nations League 2024/25, por që nuk arritën të përfundojnë në vendin e parë apo të dytë në grupin e kualifikimeve.

Këto 16 skuadra (12 vendet e dyta + 4 nga Liga e Kombeve) do të ndahen në 4 rrugë në play-off, secila rrugë me nga 4 skuadra.

Në çdo rrugë të barazhit do të luhen nga dy raunde (nga një ndeshje): gjysmëfinale dhe finale.

Fituesi i finales në atë rrugë do ta presë biletën për në Botëror.

Pra, nga çdo rrugë e “play-off”-it në Botëror shkon nga një Kombëtare dhe në total 4 ekipe do të kualifikohen përmes “play-off”-it nga Evropa.

Gruaja e tij ka origjinë serbe, Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja…

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur pas fitores historike të Shqipërisë në transfertën ndaj Serbisë, duke ndarë emocionet e mëdha që ka përjetuar si në aspektin personal, ashtu edhe profesional.

Në prononcimin e dhënë për DigitAlb, mbrojtësi kuqezi zbuloi se bashkëshortja e tij, me origjinë serbe, ishte personi i parë që e uroi pas ndeshjes.

“Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta. Kam përjetuar shumë në karrierën time, kam mësuar si ta përballoj presionin. Kjo ishte një ndeshje ndryshe, sepse shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu. Edhe tani nuk e kemi realizuar plotësisht këtë ëndërr — emocionet janë ende të freskëta. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur dhe e dimë që i kemi bërë të gjithë shqiptarët krenarë.

E njoh Ajetin që kur ishim 15 vjeç. Kemi luajtur bashkë edhe te Zvicra. Vendosëm të dy të përfaqësojmë Shqipërinë dhe që prej asaj kohe kanë kaluar mbi 10 vite. Ky është një grup me shumë cilësi, por mbi të gjitha me karakter. Të gjithë luftuam në fushë dhe dhamë maksimumin – kjo është një arritje e madhe për ne.”

Për sa i përket mesazheve të shumta që ka marrë pas ndeshjes, kapiteni theksoi: “Urimi i parë ishte nga bashkëshortja dhe familja. Kam marrë shumë mesazhe, ende nuk i kam hapur të gjitha. Më të rëndësishmit janë ato nga familja, prindërit dhe gruaja.”

Në fund, Gjimshiti komentoi edhe përballjen personale me Dusan Vlahoviç, sulmuesin e Juventusit: “Kam luajtur shumë herë kundër Vlahoviçit, besoj mbi 10 ndeshje. Po kalon një periudhë të vështirë, por mbetet sulmues me cilësi. Në pjesën e parë pati një rast të madh, por ia dolëm ta mbajmë mirë.”

Manaj pas triumfit ndaj Serbisë: Një nga ditët më të bukura, festova me shqiponjën sepse ashtu e ndjeva

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ishte protagonisti kryesor në fitoren historike të kuqezinjve ndaj Serbisë, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 46-të dhe duke e festuar me simbolin e shqiponjës.

Pas ndeshjes, Manaj u shpreh i lumtur për suksesin, duke e konsideruar këtë ditë si një ndër më të bukurat në karrierën e tij. Ai gjithashtu reagoi ndaj kritikave që mori pas ndeshjes së parë.

“Është një nga ditët më të bukura, i respektoj komentet pas ndeshjes së parë, por gjithashtu mendoj se disa nuk i meritoja, sepse kemi fëmijë, kemi familje. Por e rëndësishme është fitorja që e meritojnë të gjithë shqiptarët”, tha Manaj për Digitalb.

Për festimin e golit, ai tha se gjithçka ndodhi natyrshëm:

“Pasi bëra gol, nuk kuptova asgjë, thjesht festova me çunat sepse isha i lumtur. Unë festova me shqiponjën sepse ashtu e ndjeva”.

Sulmuesi 27-vjeçar tregoi gjithashtu se në pjesën e parë kishte ndjerë lodhje pas një goditjeje:

“Në pjesën e parë isha shumë i lodhur sepse mora një goditje me taka”, – u shpreh Manaj, duke i përgëzuar edhe bashkëlojtarët për përkushtimin në fushë.

Shqipëria fitoi ndaj Serbisë me rezultatin 0-1, në një përballje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët kuqezi.

Momenti i golit të Manaj ndaj serbisë, kështu i’u gëzua golit Kryeministri Kurti

Shqipëria ka shkuar në pushim me një gol avantazh në ndeshjen kundër Serbisë në Leskovc.

Ishte Rey Manaj ai që bombardoi portën serbe, dhe më pas festoi duke e bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.

Ndeshjen e ka shikuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.