11-lojtarët që mund të bëjnë histori, Sylvinho publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Serbisë e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Këta lojtarë janë përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për të luajtur sonte, shkruan Indeksonline

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në Leskovac nga ora 20:45.

Një tjetër tifoz i arrestuar në Serbi para ndeshjes, kishte një fanellë të UÇK-së?

Një tifoz tjetër është arrestuar para ndeshjes Serbi – Shqipëri, që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin e Leskovacit.

Siç raporton “B92”, një tifoz me shtetësi italiane është arrestuar sot për shkak se mbante një fanellë të UÇK-së.

Tifozi me iniciale E.E (35-vjeçar), ishte nisur nga Kosova për në Serbi, ku në kufirinë e Merdares u ndalua nga Policia, duke u cilësua si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Ai është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe.

Kujtojmë që dje mediat në Serbi raportuan edhe për një tjetër arrestim, ku një tifoz u ndal me shumë fanella dhe simbole të UÇK-së.

Këtu mund ta shikoni LIVE ndeshjën Kosove-Slloveni

Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës

Ndeshja zhvilohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45.

Nga dy ndeshje të zhvilluara, Kosova ka grumbulluar 3 pikë dhe renditet në vendin e dytë në grup, me tre pikë prapa Zvicrës.

Më posht e keni linkun për ta parë LIVE ndeshjen Kosovë – Slloveni.

VIDEO

Foda e konfirmon mungesën e madhe të Kosovës nesër ndaj Sllovenisë

Përzgjedhësi i Kombëtarës së Kosovës, Franco Foda dhe portieri Aro Muric u paraqitën sot në konferencën zyrtare për media para ndeshjes ndaj Sllovenisë.

Përzgjedhësi Foda e konfirmoi mungesën e Lumbardh Dellovës nesër.

Dellova fatkeqësisht është i lënduar dhe nuk do të luajë nesër ndaj Sllovenisë, tha Foda.

Kosova përballet me Slloveninë nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Befason Federata Serbe e Futbollit thotë se ndeshja me Shqipërinë shumë e rrezikshme: Nuk do të…!

Në prag të ndeshjes midis Serbisë dhe Shqipërisë që zhvillohet më 11 tetor në Leskovac, Federata Serbe e Futbollit ka vendosur të mos shesë bileta për tifozët, duke vendosur sigurinë përpara gjithçkaje, edhe pse stadiumi mund të presë rreth 6,000 persona.

Ky vendim vjen edhe për shkak të një denimi me kusht që ekipi serb ka marrë.

Federata Serbe e Futbollit njofton se pjesëmarrja në tribuna do të sigurohet përmes shpërndarjes së biletave për komunitetin e futbollit, përmes zyrave rajonale të federatës tek klubet, studentët e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, organizatat profesionale, sponsorët zyrtarë, të ftuarit e FSS-së, përfaqësuesit e akredituar të medias dhe grupet e tjera të nevojshme për zhvillimin e ndeshjes.

Hyrja në stadium do të bëhet vetëm me bileta të personalizuara dhe me dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me kontrolle të rrepta sigurie, sipas standardeve më të larta. Federata kujton se në tetor 2014, ndeshja në Beograd u ndërpre, duke çuar në pasoja të rënda për kombëtaren serbe, përfshirë humbjen e kualifikimit në Kampionatin Evropian 2016.

“Për këtë arsye, Federata e Futbollit e Serbisë, së bashku me UEFA-n, FIFA-n dhe institucionet kompetente, ndërmerr të gjitha masat për të siguruar zhvillimin e rregullt të ndeshjes dhe sigurinë maksimale,” thuhet në njoftim.

FIFA do të dërgojë deri në dy oficerë sigurie në Leskovac, ndërsa nuk do të ketë tifozë miq në tribuna, sipas udhëzimeve të sigurisë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.

Federata bën thirrje që të gjithë pjesëmarrësit të kontribuojnë me sjelljen e tyre për një mjedis të drejtë dhe sportiv, “në mënyrë që kombëtarja serbe të ketë kushtet për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm në fushë.”

Serbi-Shqipëri ndeshje me rrezikshmëri të lartë, FIFA ndëmerr këtë veprim

Ndeshja e ardhshme kualifikuese e Kupës së Botës midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin Dubocica në Leskovac është shpallur një ndeshje me rrezikun më të lartë të sigurisë nga të gjitha institucionet përkatëse, FIFA, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë dhe Federata e Futbollit të Serbisë. Për të siguruar sigurinë maksimale për të gjithë pjesëmarrësit dhe spektatorët, FIFA ka vendosur të dërgojë dy oficerë sigurie në Leskovac posaçërisht për këtë rast.

Prania e tyre konfirmon qartë rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj ndeshjeje për sa i përket sigurisë, por gjithashtu thekson më tej detyrimin e të gjithë palëve të interesuara për të vënë sportin në vend të parë.

Publiku i futbollit ende kujton se ndeshja e mëparshme midis këtyre ekipeve kombëtare në Beograd, në tetor 2014, u ndërpre për shkak të incidenteve të rënda, të cilat lanë pasoja të thella për ekipin kombëtar dhe futbollin serb – si në aspektin e rezultateve ashtu edhe në aspektin financiar.

Kjo është arsyeja pse kemi një përgjegjësi të veçantë për të siguruar që ky skenar të mos përsëritet, por për të treguar se Serbia mund dhe duhet të presë një ngjarje të madhe sportive në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Federata e Futbollit e Serbisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, UEFA-n, FIFA-n dhe të gjitha autoritetet e tjera kompetente, po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë të ndershme, pa incidente dhe në frymën e sportivitetit.

Vdes ish-futbollisti i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë sot në moshën 79-vjeçare ish-futbollisti i njohur kosovar, Jakup Kuqi, një nga figurat më të respektuara të futbollit në Kosovë gjatë gjeneratës së artë.

I lindur më 12 qershor 1946, Kuqi ka lënë gjurmë të thella në sportin kosovar me paraqitjet e tij për skuadrat legjendare të Vllaznimit dhe Trepçës.

 

Me talentin dhe përkushtimin e tij në fushën e blertë, ai u bë një simbol i pasionit për lojën dhe i shpirtit sportiv.

Jakup Kuqi ndërroi jetë në qytetin e tij të dashur, Gjakovë, ku edhe kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës dhe karrierës.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë komunitetin sportiv dhe më gjerë, ndërsa shumë miq, bashkëlojtarë dhe dashamirë të futbollit po e kujtojnë me respekt dhe mall.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Gjakovë në orën 15:0.

Pushofsh në paqe, legjendë!

Ish-futbollisti i njohur nga Kosova, dënohet me 8 vjet burg

Gjykata Themelore në Helsinki e ka dënuar ish-futbollistin nga Kosova, Albert Kuqi, me tetë vjet burgim për tri vepra penale që lidhen me narkotikë.

Kuqi, bashkë me dy persona të tjerë, akuzohej se kishte dërguar rreth 14 kilogramë kokainë në Finlandë në tri raste të ndara në vitet 2024 dhe 2025. Nëntë kilogramë e gjysmë veçse kishin përfunduar në treg, ka shkruar “iltalehti.fi”.

33-vjeçari akuzohej se siguroi banesën për grupin që çonte kokainën në Finlandë e se po ashtu siguroi klientët dhe ndihmoi në mbledhjen e parave nga tregtia.

Kuqi megjithatë, sipas vendimit gjyqësor, ka pasur rol më të zbehtë në krahasim me dy shqiptarë të tjerë, Lulzim Gërxhaliun e Ergi Tushën, që u dënuan me nga dhjetë vjet e dy muaj burgim. Ata konsiderohen përgjegjës për organizimin e tregtisë.

Sipas prokurorisë, ata kishin kryer veprat si pjesë të aktiviteteve të një grupi kriminal.

Po ashtu ata detyrohen t’ia dorëzojnë shtetit rreth 360 mijë euro, që dyshohet se përfituan nga krimet.

Në këtë grup akuzoheshin 13 persona. Dhjetë prej tyre u dënuan e tre u liruan menjëherë.

Vendimi gjyqësor s’është i formës së prerë dhe mund të apelohet.

Kuqi ka luajtur në nivelin më të lartë të futbollit në Finlandë dhe në rangje më të ulëta. U pensionua në vitin 2018.

Serbia “goditet” para përballjes me Shqipërinë, konfirmohet edhe mungesa e tretë

Problemet ishin të mëdha edhe përpara këtij lajmi.

Gjithsesi, Serbia duket se po merr goditje njërën pas tjetrës sepse nga Gjermania njoftohet për dëmtimin e një tjetër lojtari të kombëtares së këtij vendi.

Ky është Kosta Nedeljkoviç, mbrojtës i rëndësishëm ekipit, i cili pësoi lëndim gjatë stërvitjes me Leipzigun dhe sipas revistës “Kiker” do të mungojë disa javë.

Koha duket tepër e shkurtër për riaftësim siç e thekson edhe media serbe “Sport Arena”.

Ndeshja Serbi – Shqipëri luhet në 11 tetor, pra mbeten edhe vetëm 16 ditë, që do të thotë pak më shumë se dy javë.

Trajneri Dragan Stojkoviç kishte që më parë dy mungesa të sigurta, dhe kjo për shkak kartonësh, shkruan abcnews.

Kapiteni Milenkovic mori karton të kuq në duelin e humbur me shifrat 5-0 në Beograd ndaj Anglisë, pra nuk mund të luajë, dhe po ashtu i pezulluar është mesfushori që luan në Premierligën angleze me Nottinghamin, Sasha Lukiç.