Në faqen e KQZ-së tashmë janë publikuar edhe votat me postë për kandidatët e Mitrovicës së Jugut për kryetar të Komunës, shkruan Express.
Numërimi i tyre ka përfunduar plotësisht dhe në bazë të votave që kanë marrë kandidatët për kryetar, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur nga vendi i dytë në pozitën e parë me gjithsejtë 15 mijë e 745 vota apo 47.97 %
Derisa Arian Tahiri i PDK i dyti me 15 mijë e 629 vota, apo 47, 61%.
Tabela e votave të rregullta:

Ky rezultat, në të cilin s’janë përfshirë ende votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të personave me nevoja të veçanta e çon Mitrovicën e Jugut në balotazh.
Gëzim Plakolli i LDK ka marrë gjithësejtë 1,217 vota apo 3.71% dhe Qazim Nimani i AAK-së 240 vota apo 0,73 %./Express/
Tabela e votave me postë:
