Drejtori i administratës në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Nazmi Halimi, ka ndërruar sot jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet dikasteri i MAPL-së.
IndeksOnline raporton se Halimi ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak, teksa gjendej në ambientet e punës.
“Drejtori Nazmi Halimi ishte një profesionist i shkëlqyer dhe një mik i vërtetë për të gjithë ne. Puna e tij dhe sjellja e tij kolegiale do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve në këtë moment të vështirë” thuhet në komunikatën e lëshuar nga MAPL-ja.