10%shi – Trusi me një njoftim të rëndësishëm
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se kanë ndarë mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e 2025-s.
Në njoftim thuhet se mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025 janë në shumën prej 2,995,026.14 euro për 6,905 persona, të cilët: (a) këtë vit e arrijnë moshën e pensionimit 65 vjeçare (pra janë të lindur në vitin 1960), ose (b) kanë vdekur, dhe kursimet e tyre janë tërhequr nga trashëgimtarët e tyre (pas rimbursimit të vitit 2024).
Gjithashtu, tutje thuhet se sa i përket rimbursimit për pjesëmarrësit e tjerë, në përputhje me ligjin aktual, procesi do të vazhdojë deri në vitin 2028.
