18-vjeçares me shami i ndalohet përsëri mësimi në Pejë

0
62

Deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se 18-vjeçarja A.D. është penguar përsëri të hyjë në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’.

Agusholli, bërë të ditur se arsyeja e kësaj ndalese është për shkak të vonesës së një e-maili nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë, ku në atë email ishte pergjigjja ndaj pyetjes së DKA-së drejtuar MASHT-it, lidhur me ligjshmërinë e vazhdimit të mësimit të saj.

LEXO EDHE:

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto dy vendime

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

“Njoftimi nga DKA u përcoll pasdite në shkollë, dhe tani gjithçka është e qartë.

U bëj thirrje të gjithë akterëve të zbatojnë qëndrimet e MASHTI-t, që nuk paraqesin asnjë pengesë për vazhdimin e mësimit të nxënëses.

Ndërkohë ju lus, të gjithë të interesuarit qofshin ata media apo akterë të tjerë të interesuar të ndihmojnë në këtë proces, t’a lejojnë familjen dhe vajzën të vazhdojnë mësimin dhe jetën e tyre private pa asnjë shqetësim”, ka shkruar Agusholli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here