div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë: Plagoset me armë zjarri një 16-vjeçar në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Obrançë në Podujevë, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një të mitur, të moshës 16 vjeçare, i cili është plagosur në nga një person tjetër.

Burimet e Sinjalit thonë se edhe i dyshuari është i moshës së mitur, i cili tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë.

Bazuar në informacionet e para, rasti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, por kjo pistë pritet të konfirmohet gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore.

Lidhur me incidentin, janë kryer edhe bastisje, me ç’rast është konfiskuar arma e përdorur në rast dhe janë kryer ekzaminimet e tjera.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit për zbardhjen në plotni të rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Aksidenti me fatalitet në Sllatinë, Policia jep detaje

Çifti Bekim dhe Shehide Tora humbën jetën mbrëmë në një aksident trafiku që ndodhu në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Sllatinë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin me fatalitet ku përveç çiftit të vdekur janë edhe dy femra tjera me lëndime që po trajtohen në QKUK.

Raporti i policisë:

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Nacionale Prishtine-Pejë ,Sllatinë 29.08.2024-18:50 . Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK  Prishtinë. Në vendin  e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë  me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Këta janë burrë e grua, që humbën jetën në vetaksidentin tragjik dje në Sllatinë

Mbrëmë një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Sllatinë, ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona, burrë dhe grua.

Të ndjerët ishin rreth moshës 60-vjeçare.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të behët sot në orën 16:30 në varrezat e Dragodanit, Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se në veturë ishin 5 persona, ku dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, përcjell IndeksOnline.