div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
‘Kosova spo gjenë qetësi’, tjetër tentim vrasje mes të miturëve

Mosmarrëveshjet mes të rinjve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. Gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përleshje janë përfshirë mbrëmë disa të mitur në Gjakovë, ku për pasojë dy prej tyre janë sulmuar me thika nga tre persona.

Siç merr vesh Sinjali, njëri nga të miturit ka pësuar lëndime të rënda dhe është transferuar në QKUK, ndërsa i mituri tjetër është trajtuar në Spitalin e Gjakovës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit që përfunduan në pranga janë I.C., dhe A.H., njëri 14-vjeçar dhe tjetri 16-vjeçar.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe inicimin e rastit.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të mprehta-thika dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dhe njëri është liruar.”  

Vrasja e rëndë në Ferizaj, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë për vrasjen e rëndë në muajin prill të këtij viti, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua kishte mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku ishin shkëmbyer armë zjarri.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 12 prill 2024, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, “i pandehuri, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerën E.C., me të cilën ka bashkëjetuar, ashtu që fillimisht ditën kritike rreth orës 13:00, sipas marrëveshjes në QPS, e merr djalin dhe e dërgon në shtëpi për të ia prerë flokët, kurse është dashur që ta kthej në ora 15:00, mirëpo i pandehuri pas dyzet minutave kthehet pa fëmijën në QPS, dhe rreth orës 14:40 vëren tani të ndjerën E.C., me vëllain e saj D.C, pastaj para tyre hyn në zyrën e QPS-së dhe posa mbërrin e ndjera me vëllain, pas një fjalosje të shkurtë, nxjerr nga brezi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T” dhe shtënë një herë në drejtim të të ndjerës duke e qëlluar në kraharor e pastaj shtënë edhe në drejtim të të dëmtuarit D.C, të cilin e qëllon në krahun e djathtë, pastaj derisa e ndjera E.C., fillon të largohet, e godet edhe njëherë në gjoks dhe në fund në anën e majtë të kokës, ku për pasojë e ndjera nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet edhe se i pandehuri në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T”, e cila më 12 prill 2024,  është konfiskuar nga policia, me çka ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.A., ngarkohet edhe me veprën penale “Kanosja”  “ashtu që ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, pasi vret të ndjerën E.C., me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit me përdorim të armës seriozisht e kanos të dëmtuarën Q.Z., duke ia vendosur armën në ballë me cka ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së.”

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet sipas aktakuzës”, thuhet në njoftim.

Situata në veri/ Forcat e shtuara në urën e Ibrit, deklarohen nga KFOR-i

Forcat dhe mjetet e shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të cilat u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit në Mitrovicë, janë të përkohshme dhe pjesë e një trajnimi periodik, konfirmoi KFOR-i për Radion Evropa e Lirë.

Në deklaratën me shkrim, misioni tha se trajnimi po kryhet “për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”.

Pa dhënë më shumë detaje rreth tij, KFOR-i tha se “po e monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës” dhe se “mbetet vigjilent”.

Ky mision ka prani të përhershme në urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë.

Forca të shtuara ka pasur edhe në fundjavën e kaluar, kur misioni ka konfirmuar po ashtu se ka kryer disa trajnime.

 

 

Këto zhvillime vijnë pak ditë pasi autoritetet e Kosovës kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri.

Banorët serbë të zonës, prej vitesh, kanë marrë shërbime të ndryshme në to dhe mbyllja e tyre ka shkaktuar reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare kundër Kosovës.

Kjo, përkundër faktit se për shuarjen e këtyre strukturave ka një marrëveshje që është arritur në Bruksel qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj ka ngecur.

Bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, kërkon që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, të trajtohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Ngjashëm ka kërkuar të trajtohet edhe çështja e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e makinave, gjë të cilën Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta bëjë.

Policia e interviston Milan Radojeviq

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Milan Radojeviq, është intervistuar sot nga policia e Kosovës në stacionin policor të rajonit të Veriut.

Lajmin për indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Radojeviq është një nga pesë menaxherët e thirrur në intervistë nga Policia e Kosovës pas mbylljes së institucioneve serbe në veri të Kosovës më 30 gusht, si pjesë e një operacioni më të gjerë për shkak të, siç deklaron policia, “falsifikimit të dokumenteve”

Simbolet serbe në institucionet paralele të Serbisë në veri të vendit, mbulohen me ato të Kosovës

Situata në pjesën Veriore të Kosovës sot raportohet të jetë e qetë. Në institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, tashmë kanë zënë vend simbolet e Republikës së Kosovës.

Mediat atje, raportojnë se mëngjesin e sotëm nuk ka pasur tubim të qytetarëve të cilët para dy ditësh kanë kërkuar nga policia që të kthehen në vendet e tyre të punës.

Sipas portalit Kossev, nga aty tashmë janë mbuluar edhe simbolet e Serbisë, duke u zëvendësuar me ato të Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka thënë se do t’i intervistojë pesë persona, të dyshuar për “falsifikim të dokumeteve”, lidhur me pesë institucionet paralele serbe, në veri të Kosovës, të cilat janë mbyllur më 30 gusht.

Policia ka thënë se i ka bërë katër ftesa, ndërsa e pesta do të dërgohet më vonë.

Policia nuk ka bërë të ditur se për kë saktësisht bëhet fjalë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se intervistat do të realizohen me kërkesë të Prokurorisë.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – të cilët kanë qenë në krye të organeve paralele serbe.

Ata janë arrestuar më 30 gusht në një aksion policor të kryer njëkohësisht në disa lokacione në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës mohon se KFOR-i kërkoi largimin e veturës zyrtare të saj nga Ura e Ibrit (Video)

Forca të shumta të KFOR-it sot kanë zhvilluar trajnime mbi Urën e Ibrit.

Pak metra larg tyre nga të dyja anët e urës qëndronte edhe policia e Kosovës.

E pak minuta pas përfundimit të trajnimit, një pjesëtar policor ka parkuar makinën e tij zyrtare në urë, gjë e cila edhe ‘irritoi’ ushtarin italian, transmeton IndeksOnline.

Ky i fundit ka kërkuar nga polici kosovar ta largojë atë për arsyeje të panjohura.

Por Policia e Kosovës ka mohuar se pjesëtari italian i KFOR-it, u ka kërkuar ta largojnë veturën zyrtare të saj nga Ura e Ibrit.

Në një përgjigje për IndeksOnline zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

”Nuk ka ndodhë diçka e tillë në veri, as me policinë e veriut”, është shprehur ai.

Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit

 

Kurti në “Ballkonin e Hapur” me dy ministrat dhe Bashkim Jasharin: Fuqizimi i ushtrisë është ndër prioritetet tona kryesore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një fotografi me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në “Ballkonin e Hapur.”

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se ata kanë diskutuar planet dhe mbështetjen e Qeverisë për ushtrinë, që sipas tij asnjëherë s’ka qenë më e lartë.

Kurti tha se zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë.

Postimi i plotë:

Në Ballkonin e Hapur flasim hapur: një mëngjes pune në kryeministri me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.

Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale.

Vuçiq: Do të shkoja në Mitrovicë nëse do të më lejonin ndërkombëtarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të vizitonte Mitrovicën e Veriut nëse do t’ia lejonin forcat ndërkombëtare.

Kështu ai u deklarua në pyetjen e gazetarëve që iu bë në Podrinjë, duke shtuar se nuk do të shkonte vetëm në Mitrovicë, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

“Shkuarja atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha ai, raportojnë mediat serbe.

“Mashtrim i radhës”, Haradinaj i reagon Kurtit: Ushtria s’është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të tij

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të kryeministrit Kurti me ministrat Murati e Maqedonci si dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari në “Ballkonin e Hapur” të Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se është gjithmonë një lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, mirëpo sipas tij, ky është vetëm një “mashtrim i radhës” i tij.

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner, teksa tha se “Fondi i Sigurisë” më as që përmendet nga ai.

“Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit”, ka shkruar Haradinaj.