div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Me një foto nga takimi me Thaçin, Endriti e uron Xhakën që u nominua për Topin e Artë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e ka uruar futbollistin Granit Xhaka që është nominuar për Topin e Artë.

Ai këtë urim e ka bërë përmes një InstaStory, duke publikuar një fotografi të Xhakës me ish-presidentin Thaçi, përcjell Klankosova.tv.

“Një shqiptar i nominuar me çmimin prestigjioz Ballon d’Or. I pari shqiptar, lider i Kombëtares së Zvicrës, me një arritje të jashtëzakonshme në futbollin botëror. Urime”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Për çka biseduan Scholz dhe Vuçiq sot në telefon?

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë me dije se ka biseduar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të procesit të Berlinit.

“Një bisedë e shkëlqyer dhe shumë produktive me kancelarin Scholc për çështje kyçe me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë. Shkëmbyem mendime për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të Procesi të Berlinit”.

Në bisedën telefonike me Scholzin, kryetari i Serbisë thotë se kanë diskutuar edhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Biseduam edhe për nevojën në rritje për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike në rajon për zgjidhjen e çështjeve të shumta me rëndësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, e veçanërisht për promovimin e lidhjeve ekonomike dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Agusholli tregon nëse do të largohet nga VV-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka hedhur poshtë zërat se do t’i bashkohet ndonjë subjekti tjetër politik apo iniciative në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

I kontaktuar nga IndeksOnline, Agusholli ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e garës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Gjatë këtij mandati katërvjeçar janë bërë spekulime sikur unë po ndryshoj rradhë, herë duke e ndërruar pozicionin e herë duke e ndëruar ulësen e Kuvendit.  E vërteta është që qeveria po përmbush një mandat të plotë për herë të parë pas shumë vitesh, dhe asnjë lajm se dikush po largohet nga partia nuk ka rezultuar i vërtetë. Jam munduar të jem konsistent në qëndrimet dhe bindjet e mia, dhe asnjëherë nuk kam menduar t’i tradhtoj ata që më kanë besuar votën”, ka thënë ndër të tjera Agusholli.

Më tej, ai thotë se një gjë është e sigurt se deri në përfundim të këtij mandati do të jetë deputet nga radhët e Vetëvendosjes.

“Pastaj, do e shoh si do të vazhdoj. Për momentin, me sa di unë, vetëm kryetari i LVV-së është konfirmuar për listën zgjedhore”, ka shtuar Agusholli

“JO, nuk jam pjesë e asnjë iniciative apo subjekti të ri politik”, ka përfunduar ai.

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.

I dyshuari Shefik Nexhipi (1956)- shtetas i Maqedonisë së Veriut, kërkohet për përfshirje në veprën – vjedhje e rëndë.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Hamza me video tregon punën e bërë në Mitrovicë: Ndryshimin mund ta bëjmë në tërë Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, përmes një video të publikuar në profilin e tij në ‘facebook’ ka treguar për investimet që janë bërë në fushën e arsimit.

Hamza ka thënë se është shumë i lumtur për punën e bërë dhe ka thënë se me angazhim dhe përkushtim një ndryshim i ngjashëm mund ta bëjë në tërë Kosovën.

“Çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë. Jam i lumtur që përkundër kufizimeve dhe pengesave të shumta, ndryshime rrënjësore kemi bërë edhe në sektorin e arsimit në Mitrovicë.

Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë janë një shembull i qartë se me angazhim dhe përkushtim mund t’i bëjmë edhe në tërë Kosovën”, është shprehur Hamza.

Postimi i plotë:

Vjen paralajmërimi: Tensionet në veri janë shtuar

Mbretëria e Bashkuar i ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, përveç nëse e kanë të domosdoshme.

Pasi paralajmëron të mos udhëtohet në vende si Rusia, Irani e të tjera, kryesisht për shkak të konflikteve politike dhe shqetësimeve për sigurinë, Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) e ka futur veriun e Kosovës në pjesën tjetër të listës së vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandon të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme.

FCDO këshillon që të mos udhëtohet, përveçse nëse është e domosdoshme, “në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër”.

“Kjo për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona”, thuhet në paralajmërimin e publikuar në web-faqen e qeverisë britanike.

Ai është aktual dhe është përditësuar së fundmi më 29 gusht 2024, shkruan Express.

Në një seksion të veçantë, FCDO u jep këshilla britanikëve për sigurinë në pjesë të Kosovës.

“Që nga dhjetori 2022 ka pasur përplasje të dhunshme dhe incidente me granata dhe shpërthime automjetesh. Jini të kujdesshëm dhe shmangni tubimet publike, veçanërisht rreth zonës së Urës së Austerlitzit (Ura kryesore e Ibrit) që e ndan Mitrovicën veriore dhe jugore”, thuhet në web-faqen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Situata politike në Kosovë përshkruhet si “në përgjithësi stabile”, por në të njëjtën fjali Zyra e Jashtme britanike përmend se “ekziston rreziku i protestave në komunat veriore të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër” dhe se ato “kanë potencialin të bëhen të dhunshme”.

“Ju duhet t’i shmangni tubimet publike, mitingjet politike dhe protestat, kontrolloni mediat lokale, konsultohuni me recepsionet e hoteleve për këshilla, regjistrohuni për të marrë njoftime me email kur kjo këshillë përditësohet”, i këshillon FCDO, britanikët.

Ata këshillohen edhe që t’i shmangin udhëtimet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas përmes pikave kufitare 1 dhe 31.

“Shmangni udhëtimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes Portës 1 (Jarinjë, Leposaviq) ose Portës 31 (Zubin Potok) pasi që ato ndodhen në zonat e Kosovës ku FCDO këshillon kundër të gjitha udhëtimeve, përveç atyre të domosdoshme. Ju duhet të gjeni rrugë alternative për udhëtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Pacolli kujton kohën kur ishte i varfër: E haja bukën e njëjtë nga e hëna në të premten

Pacolli kujton kohën kur ishte i varfër: E haja bukën e njëjtë nga e hëna në të premten

Behgjet Pacolli ka kujtuar kohën kur gjendja financiare e familjes së tij ishte tepër e vështirë. Me anë të një fotografi në Facebook, e realizuar nga periudha kur ishte student në Prishtinë, ai kujtoi si e hante bukën e njëjtë nga e hëna në të premte

“Kjo fotografi është nga periudha kur isha student në Prishtinë. Veshmbathja ime tregon më së miri gjendjen e vështirë financiare timen. Shpesh herë më vinte zor të nxirrja edhe bukën në prani të nxënësve të tjerë, pasi që unë e merrja me vete të hënën, ndërsa kthehesha nga Mareci, dhe atë bukë e kisha për tërë javën”, thotë Pacolli.

Ai tutje thotë se nuk kishte para me vete për të blerë bukë tjetër, dhe se rrugën për në Marec e ka bërë në këmbë, shpesh dy herë në javë.

“Deri të mërkuren ose të enjten, ajo bukë hahej disi, por pastaj mykej dhe bëhej e papërdorshme. Ditë tjera të javës duhej disi ti kaloja, për të blerë bukë tjetër nuk ishte mundësia sepse nuk kisha asnjë qindarkë me vete, zgjidhja e vetme ishte të merrja rrugën këmbë për në Marec, shpesh më ndodhke dy herë në javë”, thotë tutje kreu i AKR-së.

Prandaj, siç shkruan Pacolli, Fondacioni i tij vazhdon çdo muaj të japë bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje.

“Qysh nga ajo kohë kam kuptuar se ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Andaj Fondacioni im vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë”, ka shkruar Pacolli

Haradinaj rritë “thesin” për policët, premton pagë 1000mijë euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Policinë e Kosovës në 25 vjetorin e themelimit.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se policia e Kosovës në vend të mbështetjes, ka presion politik nga qeveria.

Ai kujtoi kohën kur Lëvizja Vetëvendosje sulmonte policinë me gurë, duke shtuar se “Kurti mund të mbajë fjalim prekës për përvjetor por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim”.

“Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. Nesër bëhen 25 vjet. E uroj Policinë në 25-vjetorin e themelimit! Do të kujtojmë përgjithmonë policët e rënë në detyrë.

Kemi shumë punë për ta forcuar dinjitetin, kushtet dhe pajisjet e Policisë sonë.

Prioritet do të jetë paga minimale prej 1.000 euro brenda Policisë dhe sigurimi shëndetësor. Modernizimi i pajisjeve të Policisë do të bëhet gjithashtu.

Policia sot nuk e ka kujdesin e Qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në Qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e Policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim.

Për pak javë kjo do të përfundojë.

Policia është e Kosovës. Qëndroni të tillë. Mos u bëni instrument në duar të pasigurta!.” – ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri serb pas mbylljes së komunave paralele: Serbia ka mundësi të hyjë në luftë ose të luftojë politikisht

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, në lidhje me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri, ka thënë se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të bëjë presion dhe terror ndaj serbëve dhe se dëshiron t’u thotë atyre se nuk mund të qëndrojnë në Kosovë”.

Vuçeviq ka pretenduar se “situata në Kosovë është shumë e rëndë” dhe se “Serbia ka mundësi të hyjë në konflikt ose të luftojë në mënyrë politike dhe diplomatike”.

“Pritet një veprim nervoz i Serbisë. Një tjetër opsion për Serbinë është rruga e konfliktit, por duhet të kuptojmë se atëherë nuk është vetëm çështja e Kosovës, por e gjithë Serbisë. Atëherë nuk do të kemi problem vetëm me forcat e Kosovës, aty janë edhe KFOR-i dhe NATO-ja, duhet ta kuptojmë gjithë këtë realitet”, ka shtuar Vuçeviq.

Vdes mërgimtari nga Skenderaji me banim në Gjermani

Ka ndërruar jetë mërgimtari Sami Gruda nga qyteti i Polacit i Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Ai tani e disa vite veprontë dhe jetontë në shteti Gjermanisë.

Lajmin për vdekjen e tij, e kanë dhënë familjaret përmes rrjetit social “facebook”.

Varrimi i të ndjërit do te bëhet sot me datë 05.09.2024 ne ora 17:00 ne varrezat e fshatit Polac – te Ura e Hotit .

“Njoftojm familjaret,shoket,miqet edhe dashamiret se dje u nda nga jeta vellau i jone Sami Gruda. Varrimi do te behet me 05.09.2024 ne ora 17:00 ne varrezat e fshatit Polac – te Ura e Hotit ! Te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi ! Allahu te shperbleft me xhenet vella i dashur”, thuhet në njoftimin e familjes.