div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-5 date-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Siç nuk e keni parë asnjëherë/ Partnerja e Mirdonit shfaqet në bikini

E dashura e ish-banorit të BBVK, Elmedina Musliu, ka rrëmbyer vëmendjen me foton e fundit të postuar në Instagram.

Në këtë postim, ajo shfaqet me bikini të bardha, duke mahnitur jo vetëm me format e saj trupore, por edhe me bukurinë e saj natyrale dhe thjeshtësinë që e karakterizon.

Elmedina, e njohur për stilin e saj të rafinuar dhe elegancën, shkëlqen në këtë foto, duke treguar se bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerime.

Pavarësisht thjeshtësisë së dukjes, ajo përcjell një kombinim të përsosur mes natyralitetit dhe hijeshisë, duke marrë menjëherë komplimente dhe reagime pozitive nga ndjekësit e saj.

Ky postim ka bërë që shumë prej ndjekësve të saj ta vlerësojnë edhe më shumë për faktin se ajo arrin të qëndrojë elegante dhe e thjeshtë, ndërsa mbetet po aq tërheqëse.

Elmedina vazhdon të dëshmojë se bukuria e vërtetë qëndron në vetëbesimin dhe natyralitetin e saj, duke u bërë një inspirim për shumë vajza dhe gra.

Reagon Bajqinovci: Asnjë reagim nga BE dhe opozita për bllokimin e pikave kufitare nga serbët

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian, transmeton Gazeta Metro.


Bajqinovci ka shkruar se nuk ka lexuar asnjë shkrim nga BE-ja dhe opozita për “bllokimin e pikave kuftiare nga ana e Serbisë”.

Tutje, ai ka shkruar se BE-ja nuk flet kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Nuk lexova asnjë reagim apo dënim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare, nga ana e serbisë për qytetarët shqiptarë nga ekstremistët serbë, të cilët veprojnë nën pranin e policisë pra me lejen e shtetit serb. Në çdo pikë kufitare, qytetarët e e Kosovës, të pajisur me dokumente të ligjshme të Republikës së Kosovës, po kthehen mbrapsht dhe pengohen të kalojnë nga shteti serb” – ka shkruar Bajqinovci.

Situata në pikat kufitare veriore, Elshani: E qetë dhe pa incidente gjatë natës që shkoi

Dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Bërnjaku dhe Merdarja, janë mbyllur mbrëmë për qarkullim. Ndërkohë, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka treguar për situatën që ka qenë gjatë natës në pikat veriore.

“Situatë e qetë, pa incidente”, ka thënë Elshani për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, për mbylljen e dy pikave kufitare të Bërnjakut dhe Merdares, ka njoftuar mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kurti për humbjen e Kosovës: Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi

Kosova mbrëmë ka pësuar humbje 3-0 nga Rumania, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

I pranishëm në stadiumin ”Fadil Vokrri’ ishte edhe krzeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka komentuar ndeshjen e ”Dardanëve” ku ka thënë se kz nuk ishte fillimi që e dëshironim.

”Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi.

I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.

Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë.

Forca Kosovë!”, ka shkruar Kurti.

Ermira publikon foton më të ëmbël të Goldit me djalin e tyre të madh

Ermira, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Gold Ag, ka ndarë së fundmi një moment shumë të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në një postim të ngrohtë dhe emocional, ajo publikoi një foto të ëmbël ku shihen bashkëshorti i saj, Gold Ag, dhe djali i tyre i madh, Gueril, duke kaluar kohë së bashku.

Në këtë imazh prekës, shihet dashuria e madhe që mbizotëron mes babait dhe djalit, një moment që ka prekur zemrat e shumë fansave të këngëtarit.

Guerili, i cili po rritet në sytë e publikut, duket se ka krijuar një lidhje të fortë me babain e tij, ndërsa Ermira e ka dokumentuar këtë moment me përkushtim dhe krenari.

Reagimet e ndjekësve ishin të shumta dhe pozitive, duke lavdëruar marrëdhënien e ngrohtë familjare të çiftit dhe duke e përgëzuar Ermirën për mënyrën se si ajo ndan këto momente intime me publikun.

Për shumë nga ata që e ndjekin, kjo foto është një përkujtesë e thjeshtë, por e rëndësishme, se përveç suksesit muzikor të Gold Ag, familja e tij mbetet prioriteti i tij më i madh.

Ky postim tregon qartësisht vlerat që Gold Ag dhe Ermira mbajnë fort në jetën e tyre, ku dashuria për familjen dhe përkushtimi ndaj fëmijëve janë thelbi i lumturisë së tyre./InfoKosova/

Përsëri gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Në Prugoc të Prishtinës gjatë ditës së djeshme pati gjuajtje me armë.

Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një person, ndaj të cilit u sekuestruan një armë me gjashtë fishekë, transmeton Klankosova.tv.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i  dyshuari  është dërguar në mbajtje.

“Njësiti policor gjersa ndodhej në pikë kontrolli, pasi ka dëgjuar një gjuajtje me armë zjarri në afërsi, kanë vazhduar në drejtim të lokacionit ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar. Lidhur me rastin i dyshuari  mashkull kosovar është arrestuar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe gjashtë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Një këmbësor në gjendje të rëndë pas goditjes nga vetura

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një veturë të premten në Fushë-Kosovës, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të shtunën.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lagjja 28 Fushë Kosovë 06.09.2024 – 15:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hiqen bllokadat në Jarinje, Policia: Qarkullimi vijon pa probleme

Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani.

Ndërsa, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ku janë ndërkombëtarët? Persona të maskuar shihen pranë bllokadës të vendosur në anën serbe të pikëkalimit të Bërnjakut

Persona të maskuar janë parë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak në mbrëmjen e 6 shtatorit.

Autoritetet kosovare e kanë mbyllur për qarkullim pikëkalimin në Bërnjak pak orë pasi përfaqësues të disa shoqatave serbe bllokuan rrugët në pjesën serbe në tri pikëkalimet kufitare mes dy vendeve të premten pasdite, në shenjë proteste ndaj vendimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se pikëkalimi në Bërnjak është mbyllur për qarkullim pasi persona “të maskuar” janë duke i “ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët” në pjesën serbe të kufirit.

Këtu mund ta shikoni videon

Qeveria mblidhet “online”, merr këtë vendim të rëndësishëm

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike.

Pika e vetme e rendit të ditës në këtë mbledhje “online” ishte emërimi i Komisionit ad-hoc që ka të bëjë me Agjencinë e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Komisioni ad-hoc u emërua për pranim të pozitës së kategorisë së lartë drejtuese, drejtor ekzekutiv, në këtë Agjenci, shkruan Indeksonline.

Në njoftim zyrtar të qeverisë nuk u bë e ditur lista e kandidatëve për këtë pozitë.