div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Si rrallë herë, Kiara Tito shfaqet në këtë gjendje

Kiara Tito, moderatorja e njohur dhe një prej figurave më të dashura të ekranit shqiptar, ka habitur fansat e saj me një pamje të pazakontë që ndau së fundmi në rrjetet sociale.

E njohur për stilin e saj të kuruar dhe elegante, Kiara këtë herë u shfaq në një version më sportiv, duke dëshmuar se mund të duket po aq e mahnitshme edhe në veshje të përditshme dhe të rehatshme.

Në foton që ajo postoi, Kiara shfaqet e veshur me një kostum sportiv të stilizuar, ndërsa grimi minimalist i jep një shkëlqim natyral dhe të freskët.

Ky ndryshim në pamjen e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët janë mësuar ta shohin në veshje më formale dhe me stil të përpunuar.

Duket se Kiara ka zgjedhur një qasje më të thjeshtë dhe sportive këtë herë, duke treguar një anë tjetër të personalitetit dhe stilit të saj.

Përtej kësaj pamjeje të re, moderatorja ka lajmëruar gjithashtu se shumë shpejt do të rikthehet në ekran me një projekt të ri televiziv. Fansat e saj janë në pritje të këtij rikthimi, pasi Kiara ka qenë një prej moderatoreve më të kërkuara dhe të suksesshme, me aftësinë e saj për të drejtuar emisione me profesionalizëm dhe energji pozitive.

Shiko foton:

Bekë Berisha: Për katër vite, përveç urës Saradranit, i keni rregulluar edhe mikrofonat në Kuvend, bravo

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke ngacmuar pushtetin për punët që kanë bërë për 4 vite.

Berisha ka thënë se përveç urës së Saradranit, pas katër vitesh, janë rregulluar edhe mikrofonat në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Po më gëzon fakti që Kuvendi i ka ndreq mikrofonat, pas urës Saradranit, kanë arrit me i ndreq edhe mikrofonat. Tash do të kemi mundësi me folë edhe për arritjet tjera. Më urë të Saradranit, me mikrofona, krejt i keni kry, bravo”, ka ironizuar Berisha.

Mbyllet sërish stadiumi “Fadil Vokrri”

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të mbyllet për 25 ditët e ardhshme, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten.

FFK-ja, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe, në stadium nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje e as seanca stërvitore për shkak se fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të.

Ky vendim është marrë pasi kreu i FFK-së, Agim Ademi e ministri I MKRS-së, Hajrulla Çeku vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertët e fushave nga UEFA.

“Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë. Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj”, ka shkruar FFK-ja.

Kështu që, aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhhës të Kombëtares së Kosovës, që e luan më 15 tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Stadiumi “Fadil Vokrri” së fundmi është hapur pas renovimit të fushës që ka kushtuar hiq më pak se 1.3 milionë euro. Përkundër këtij investimi, ka pasur ankesa se fusha është shumë e fortë dhe e papërshtatshme për lojë.

Abdixhiku nga Kuvendi u drejtohet qytetarëve: Refuzojeni këtë pushtet që i pati të gjitha dhe nuk dha asgjë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar pushtetin për kthim mbrapa e dëm të sovranitetit të vendit gjatë këtij mandati.

Ai tha se janë “rrotulluar tavolinat” dhe tash Kosova është e ndëshkuar nga aleatët e Serbia jo.

“Po e nisim seancën e parë të sesionit vjeshtor, fatmirësisht të fundit të kësaj legjislature, fatkeqësisht në gjendje të pandryshueshme si katër vite më parë – për më tepër në gjendje të sfidave të paprecedenta për vendin tonë dhe të ardhmen që ëndërrojmë. Po e nisim këtë seancë me ndjenjë e ndasive të mëdha shoqërore brenda nesh ku akuzat e tradhtisë e Serbisë janë veçse gjuhë e rëndomtë sikurse edhe ndjenjën e thellë të izolimit tonë kombëtar ku ne ndonëse të vetëm mbesim megjithatë krenarë. Në pabesinë më të madhe historike kemi zënë vendin e ankuesve të aleatëve tonë, i sulmojmë ata dhe i godasim për të marrë në fund asnjë rezultat veçse vulën e fajtorit dhe njollën e një shteti të vetmuar me të cilin nuk do të merret asnjë vend europian. Prandaj, për katër vjet nuk kemi as edhe një njohje, prandaj për katër vjet ne nuk kemi asnjë anëtarësim, prandaj ne Republika e Kosovës jemi nën masa e nën sanksione. Një politikë e tillë disfatiste e njohim shumë qartë”.

“E kemi mundur 25 vite më parë. Ne njerëzit e lirë të Republikës së Kosovës. Veçse ne ishim vetë dhe u bëmë aleatë. Ne ishim në të drejtën tonë edhe në sytë e të tjerëve, ne ishim të suksesshëm në rrugën e vështirë të njohjeve e anëtarësimeve e kundërshtarët tonë i lanë në sanksione, të mbyllur e pa mbështetje euroatlantike. Duket se koha ka rrotulluar tavolinat, kështu ndodh kur në momente të rëndësishme historike udhëhiqesh nga politika të papërgjegjshme, populiste e në kriza përplot mllef e urrejtje ndaj gjithësecilit”.

Abdixhiku tha se “katër vite janë të mëdha për të bërë ndryshim të madh mbrapsht”, ndërsa akuzoi Qeverinë Kurti për goditje të shtetësisë së Kosovës me vendimin e BE-së për njohjen e pasaportave të lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

“Në këtë rrotullim tavolinash shtetësia jonë u godit gjatë kësaj vere nga vendimi i BE-së i njohjes së pasaportave serbe të lëshuara për territorin e Kosovës. Ta kuptojmë për pak këtë gjendje fatale për Republikën. BE njeh autoritetin shtetar serb mbi shtetin e pavarur të Kosovës, 17 vite pas pavarësisë, 25 vite pas lirisë. Si mund të mburremi ne me një përfundim të tillë? Ku qenka suksesi i sjelljes sonë gjoja sovrane?”.

Kreu i LDK-së përmendi mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga Procesi i Berlinit dhe për këtë bëri përgjegjëse Qeverinë.

“Dhe në këtë rrotullim tavolinash, jemi në prag të përjashtimit edhe nga Procesi i Berlinit, për të humbur kështu përfundimisht barabarësinë e trajtimit mes 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ta kuptoni mirë, këto janë pasoja serioze të kësaj politike. Kjo politikë nuk shpie askund përveç në favorizimin e kundërshtarëve tanë historikë e rrezikimin e shtetësisë sonë ende të pakonsoliduar. Të kuptoni mirë se përtej fitoreve të vogla momentale për pak vota, qëndrojnë humbjet e mëdha të vet shtetit e Republikës.

Natyrisht se populizmi nuk e kupton këtë brengë. Përkundrazi, populizmi e populistët kanë nevojë për polarizim të mëtutjeshëm. Për ndarje sa më të thellë. Ne dhe ju; sa më larg, sa më të ndarë”.

Abdixhiku këtu përmendi edhe rastin me urën dhe kritikoi për një “ngritje të pyetjes” nëse je për apo kundër hapjes.

“Askush nuk ishte kundër, të gjithë ishin për, në fund disi ngrihet pyetja a je për apo kundër, këndej apo andej urës? Jam dhe jemi kundër përplasjes me NATO-n, për ta thënë shkurt, shqip qartë! Sepse, ka një vijë që se kalojmë dot – NATO dhe Kosova janë një, bashkë – asnjëherë përballë! Ky është orientim popullor i Kosovës dhe ju garantoj, se asnjë dëshirë – sado e errët ekstremiste, nuk mund as ta testojë edhe më pak ta ndryshojë këtë orientim. Por ja që, përveç Ures së Ibrit, ka dhe një urë tjetër, këtu në Badovc. Aty nuk ka NATO, aty nuk ka media, aty nuk ka asnjë pengesë të vetme që kjo urë të përfundojë. Tash e sa vite, mijëra vetura në ditë, kapërcejnë nëpër rrugën që s’ka urë. Por qeverinë nuk i ke aty. As duke lyrë, as duke testuar, aq më pak duke e ndërtuar atë”.

Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë edhe për politikën e brendshme.

“Dhe kjo është zgjedhja jonë sot. Zgjedhja mes një politike që krijon temë të brendshme elektorale pa asnjë rezultat shtetar, përkundrazi me ngufatje të subjektivitetit tonë ndërkombëtar; apo një politike që ndërton e krijon, që pas katër viteve, me 51% e me 12 miliardë euro buxhet, është në gjendje t’i numërojë së paku tri projekte me rëndësi që i ka lënë për këtë vend. Një politikë që nuk ngritët në mëngjes për t’i hartuar plot 10 ligje kundërkushtetuese, për të atakuar më pas secilin mendimtar më ndryshe, për ti sulmuar gjyqtarët që kundërshtojnë tendencat autokratike e për ti mbrojtur të korruptuarit e mafisë energjetike. Nuk kemi nevojë për një politikë që jeton për t’i sulmuar mediat, bizneset e gjithë korpusin jopartiak të tyre; por një që bën një spital të ri, u jep ushqim fëmijëve në shkolla, përfundon rruga e autostrada disakilometërshe, ndërton centrale me gaz, siguron energji, zbutë deficitin tregtar, e krijon paga të larta, punë të denja, jetë të mirë të për secilin qytetar!”.

Ai tha se lajmi i mirë është që ky legjislacion po përfundon dhe – siç tha- me të dhe një politikë e zymtë, përplasëse e ndarëse.

“Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e kurthuar. Është shumë e vlefshme për të mbetur kaq mbrapa e në fatin e ankuesve. Ne kemi ëndërruar me të drejtë një shtet te pasur, të konsoliduar, të zhvilluar me suksese brenda e jashtë; dhe askush, asnjëherë, për asnjë çmim s’ka të drejtë të na ndajë nga kjo ëndërr sa e drejtë aq edhe e mundur”.

Në fund Abdixhiku pati një thirrje për qytetarët e Kosovës.

“Dhe nga kjo foltore e këtij Kuvendi i ftoj të gjithë qytetarët e Republikës, ata që nuk ndjenjë komfort në ndarjen tonë të brendshme, nuk ndjenjë satisfaksion në izolimin tonë të jashtëm, të rreshtohen prapa refuzimit të madh që duhet t’i bëjmë këtij pushteti! I patën të gjitha, nuk dhanë asgjë! Jemi vetëm 5 muaj larg nga qëllimi ynë i mbarë. Me zgjedhje të reja, me qeveri të re, me ide të reja, e ardhmja që e kemi kërkuar gjithherë është thjeshtë e ndritshme dhe e mundshme!”./Express/

Muja thotë se rritja ekonomike është “arma e fortë” e Qeverisë që s’po diskutohet, të qeshura në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli në emër të grupit parlamentar në hapje të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

Fjalimin e parë, ai tha se do t’ia kushtonte performancës ekonomike, duke e vlerësuar atë si “armë të fortë” të qeverisë. Kjo shkaktoi të qeshura në Kuvend.

“Fjalimin e parë dëshiroj t’ia përkushtoj disa zhvillimeve të rëndësishme të cilat për shkak të situatave politike, jo rrallë kanë qenë në hije ose nuk janë diskutu shumë, por një armë e fortë e kësaj qeverie gjithsesi ka qenë performanca ekonomike”, tha Muja.

Ai u ndal pak për shkak të reagimeve.

“Në tremujorin e parë të.. a ka mundësi pak qetësi?.

“Në tremujorin e parë të vitit 2024, në bazë të ASK-së rritja e raportuar ishte 5.6% në terma realë, dhe marrë në përgjithësi, që nga ardhja e kësaj qeveria, nëse bëhet analizimi i thjeshtë, rritja mesatare që nga viti 2021 vazhdon të jetë mbi 6%, larg përtej krahasimisht rritjeve që kanë ndodh paraprakisht”, vazhdoi Muja.

“E veçanta e kësaj rritjeje ekonomike në 2-3 vitet e fundit”, sipas Mujës, është se “kjo është rritje ekonomike pa borxh, nuk është e bazuar në borxh”.

Muja tha se “po të mos ishim ne, 1 miliard euro në buxhetin e shtetit nuk do të ishin”.

“Rrjedhimisht, i gjithë financimi i shtesave për fëmijë, i gjithë financimi për fëmijë do të mungonte”, tha deputeti i LVV-së, duke e lavdëruar administrimin e politikës fiskale.

Hapet thirrja për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, ja si duhët të aplikoni

Ministria e Ekonomisë në kuadër të pakos emergjente për energji ka lansuar thirrjen publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.

Të gjithë ata qytetarë të cilët blejnë klimë efiçiente, kalda me biomasë, pompë termike si dhe stufë individuale me biomasë do të subvencionohen nga fondet që janë siguruar nga Bashkimi Evropian.

Për kalda me biomasë vlera e subvencionit do të jetë 70%, apo deri në 1,200 euro, për klimë do të jetë 40% e vlerës apo deri në 400 euro, për pompë termike deri në 2 mijë euro ndërsa për stufë individuale me biomasë deri në 435 euro.

Kryeministri i Kosovës tha se përmes këtyre masave, do të ulet shpenzimi i energjisë.

“Teksa temperaturat kanë filluar të ulen, qytetarët do të kenë mundësi që shtëpitë e tyre t’i mbajnë të ngrohta. Ne tashmë kemi përkrahur rreth 40 mijë familje. Për këto familje kjo verë ka qenë më e freskët e dimri do të jetë më i ngrohtë”, tha ai.

Ndërsa, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se i gjithë procesi do të jetë transparent.

“Po hapim edhe një raund të masave. Është hera e 13 që po marrim masa të tilla. Me të gjitha këto masa ne kemi arritur investime rekorde në efiçiencë të energjisë”, shtoi ajo.

Qytetarët do të duhet të aplikojnë në platformën E-Kosova për subvencionim.

Safet Gjici e lë qelinë, shtrihet në spital

Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici e ka lënë përkohësisht qelinë e burgut pasi është shtruar në një spital privat në Tiranë.

Mediat raportojnë se ish-kryebashkiaku socialist është shtruar në pavionin e Patologjisë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore .

Safet Gjici u përfshi në video-skandalin me Alma Kaçin dhe është dënuar me 3 vite burgim për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Gjici ishte dënuar në shkallën e parë për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burgim, dënim që niste nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua dhe që pritej të përfundonte së shpejti.

Por Gjykata e Apelit të Posaçm doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Ja çfarë ‘tatuazhe’ Leonora i bën në shpinë nënës së saj

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi është mjaftë aktive në rrjetet sociale.

Aktualisht këngëtarja gjendet me pushime se bashku me nënën e saj.

Nënë e bij po i shijojnë momentet si asnjëherë me parë, Leonora ka publikuar një foto teksa shihet duke u përkujdesur për nënë e saj, ku shihet në shpinën e saj ka bërë një “tatuazh” me krem dielli.

Për ndryshe Leonora gëzon një raport të ngushtë me nënë e saj./Kosovarja/

Shiko foton:

Sesioni vjeshtor në Kuvend nisi me një mysafir special

Ka nisur sot sesioni vjeshtor në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, teksa u uroi mirëseardhje deputetëve dhe suksese në sesionin vjshor, njoftoi se brenda sallës së kuvendit është një mysafir special, njofton Klankosova.tv.

Ai përshëndeti ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz.

“Në këtë seancë që po e fillojmë e kemi një mysafir special. E kemi të pranishëm ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz bashkë me përfaqësuesit e agjencisë së Luksemburgut për zhvillim që na e ka mundësuar këtë teknologji të shkëlqyeshme në Kuvend në mënyrë që ta kemi një Kuvend funksional. Ambasada e Luksemburgut e mundësoi këtë investim”, tha Konjufca, njofton Klankosova

Disa nga personazhet që thuhet se do të jenë pjesë e “BBV4”

“Big Brother VIP Albania” do të rikthehet së shpejti në ekran për edicionin e katërt, dhe pritshmëritë janë të larta.

Ky spektakël i njohur për grumbullimin e figurave publike në një shtëpi për më shumë se 100 ditë, tashmë është bërë një fenomen mediatik që tërheq vëmendjen e audiencës shqiptare dhe ndërkombëtare.

Në edicionin e këtij viti, përflitet se do të marrin pjesë një grup i përzgjedhur artistësh dhe personazhesh nga fusha të ndryshme, përfshirë artistë, këngëtarë dhe figura të njohura televizive.

Këtë sezon, një nga emrat më të përfolur si banor i BBV4 ka qenë Young Zerka — mirëpo ardhja në jetë e fëmijës së tij mund të ketë ndryshuar planet.

Sa i përket pjesmarrësve të tjerë, disa nga emrat e përfolur janë:

1. Devi & Dori (dyshja e Fiks Fare) si konkurrent i vetëm.

2. Visjan Ukcenaj

3. Cubi Metkaj

4. Enxhi Nasufi

5. Sara Hoxha

6. Kastro Zizo

7. Eugent Bushpepa

8. Bledi Beqiri

9. Ritvana Fetahu

10. Rinian Leka

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë vit informacionet për sezonin e ri kanë qenë shumë të kufizuara, çka të bën të mendosh se surprizat do zbulohen vetëm pas nisjes së programit.