div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Dashuria shëron gjithçka”, Roza Lati, nis lidhje të re dashurie? (Foto)

Një postim i fundit i Rozës Lati ka ngjallur dyshime dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale, duke sugjeruar mundësinë e një romancë të re në jetën e këngëtares.

Roza, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe jetën e saj të përmbushur artistike, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë që duket të jetë mbushur me dashuri dhe emocion.

Në një story të fundit në Instagram, Roza ka publikuar pamje nga një ambient të mbushur me lule të freskëta, verë dhe muzikë të qetë, duke e përcjellë këtë moment me një citat të veçantë: “Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”

Ky postim ka përfshirë një ndjesi të thellë romantike dhe ka ngritur pyetje në lidhje me jetën private të këngëtares.

Pamjet e ndara në rrjetet sociale sugjerojnë një atmosferë të ngrohtë dhe intime, e cila ka bërë që fansat dhe ndjekësit të spekulojnë se ndoshta Roza është duke shijuar një histori të re dashurie. Ky postim i veçantë është interpretuar si një konfirmim i mundshëm i një lidhjeje të re, duke u bërë një temë e nxehtë në mediat rozë dhe në forumet e diskutimeve të fansave.

Në përshkrimin e saj, Roza ka përdorur një ton emocional dhe reflektues, duke e bërë këtë postim të duket si një shenjë e lidhjes së saj të re dhe të rëndësishme. Ndjekësit janë të kënaqur të shohin këngëtaren të ndanë një pjesë të jetës së saj private dhe janë të entuziazmuar për të mësuar më shumë rreth kësaj mundësie të re në jetën e saj.

Shiko foton:

Këto janë masat që Vuçiq do të kërkoj të ndërmerren në veri të Kosovës

 

“Zgjedhjet urgjente, kthimi i policëve serbë, gjyqtarëve, Asociacioni, lirimi i të burgosurve politikë, zhbllokimi i importit të mallrave serbe” – ky është qëndrimi zyrtar i Serbisë për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, të cilin e ka prezantuar ambasadori serb në Mal të Zi, Nebojsha Rodiq.

Me këtë rast, Rodiqi ka dashur të njoftojë kryetarin e Kuvendit, si person i parë i institucionit më të rëndësishëm në Mal të Zi, me qëndrimin zyrtar të Republikës së Serbisë, i cili pasqyrohet në disa pika për “zgjidhjen e problemit ekzistues jashtëzakonisht të vështirë, krizës në Kosovë”, raportojnë mediat serbe.

Pikat janë:

“Që sa më shpejt të organizohen zgjedhjet e lira në komunat në veri të Kosovës, ku pushtetin tash e ushtrojnë individë që nuk kanë bazë në vullnetin e qytetarëve të këtyre komunave.

– Kthimi urgjent i 700 policëve të nacionalitetit serb në shërbim të “institucioneve të përkohshme” që duhet të rikthejnë sigurinë dhe qetësinë në komunat në veri, sepse atje “këto ditë po kërcënohen të drejtat elementare të njeriut”.

 

 

– Zgjidhja e problemit që u ngrit në fushën e drejtësisë për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor.

– Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

– Lirimi i të gjithë personave të burgosur për arsye politike.

– Kërkimi i zgjidhjes së bllokadës së importit të produkteve nga Serbia në Kosovë.

Aksion i madh nga Policia në nëntë lokacione, arrestohen disa persona

Policia e Rajonit të Prishtinës ka zhvilluar një operacion gjithëpërfshirës në nëntë lokacione të ndara, pas një hetimi gjithëpërfshirës që rezultoi me arrestimin e disa personave si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia e kanë konfirmuar se është sekuestruar një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

“Ndërlidhur me rastin, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.

Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ganja tallet me Specialen: A duhet arrestuar edhe Abdixhiku?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cila në disa seanca është marrë me trajtimin e fotografive të ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë luftës nga ish-ushtarët e UÇK-së.

Në këto seanca, disa dëshmitarë kanë treguar edhe për largimin e fotografisë së Rugovës nga disa zyra.

Musliu ka vlerësuar se Specialja duhet të merret edhe me pretendimet e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e urren Rugovën, pasi ai e kishte larguar fotografinë e Rugovës nga zyra.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se në bazë të pretendimet të Bulliqit Specialja duhet ta arrestojë të parin e LDK-së.

“Dhomat e “POLITIZUARA” të Hagës duhët të intervenojnë urgjent për ta arrestuar Lumir Abdixhikun, sepse sipas dëshmitarit Shpëjtim Bulliqi, Lumiri e urren Rugovën dhe ka larguar fotografinë nga zyra”, ka shkruar Musliu.

Policia shpall në kërkim këtë grua, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua si të dyshuar dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, përcjell IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 13 korrik 2024- Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Qendra në Prishtinë, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarës së shpallur në kërkim.

I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.

Postimi i Policisë

Halil Kastrati del me një njoftim të rëndësishëm: Nëse ju thërret dikush në emrin tim…!

Humanisti i njohur, Halil Kastrati i ka lutur qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve ngase persona të panjohur po thërrasin për ndihmë në emër të tij.

“Njoftim i rëndësishëm!
Përsëri janë aktivizuar persona mashtrues.
Ju lutemi, mos bini pre e këtyre mashtrimeve, sidomos ju familjarë që po përballeni me sëmundje të të dashurve tuaj dhe jeni në kërkim të ndihmës.
Nëse dikush ju telefonon në emër të shoqatës sonë apo në emrin tim, dhe ju kërkon të dërgoni para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim, kini kujdes – është një mashtrim.
Në rast se merrni një telefonatë të tillë, ju lutemi denonconi këta keqbërës në polici” shkruan Halil Kastrati në njoftim.

‘Orhani’ shkrin me videon, shikoni se si i këndon ‘Hanifes’ në ‘mes’ të Italisë

Aktori i njohur Fatmir Spahiu fundin e kësaj vere vendosi ta kaloi në Venecia të Italisë.

Për ndjekësit e tij, ai ndau një video në “Tik Tok”, shkruan “Kosovarja”.

Ai në këtë video po i këndon “Hanifes”, derisa shihet se në krahët e tij është bashkëshortja e tij.

Kjo video morri qindar komente dhe u bë virale pak orë pas publikimit.

VIDEO

Bërnabiq akuzon Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë është më e rënda deri më tani, pasi që, sipas saj, kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti dëshiron t’i pastrojë etnikisht serbët.

Brnabiq e ekzagjeron duke e akuzuar Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë.

“Kjo sepse më duket se Kurti nuk ka zgjidhje apo rrugëdalje tjetër nga politika e tij, përveçse të provokojë konflikt të armatosur, pra luftë me Beogradin, prandaj është më arroganti dhe më i pamaturi deri më tani, sepse ai është plotësisht i shtyrë pas murit dhe kjo është mënyra e vetme për të dalë”, tha ajo duke folur për Euronews, transmeton Tanjug.

Në anën tjetër, ajo ka theksuar se “është në interesin tonë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të përpiqet ta ruajë paqen”.