div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-5 date-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestohet asamblisti i LDK-së

Policia e Kosovës ka arrestuar asamblistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Enver Rrahmanin, nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, pas një përplasje verbale që patën dje.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për veprën sulm ndaj personit zyrtar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Ndryshe, ata i janë drejtuar njëri-tjetrit me shprehje si “tradhtar”, “pis”, “legen” gjatë mbledhjes së djeshme dhe si pasojë, është ndërprerë edhe seanca.

Në pamjet e publikuara shihet se Rrahmani i afrohet Bulliqit dhe se pastaj ndërhyjnë asamblistët, mirëpo nuk shihet ndonjë konfrontim fizik.

Shi dhe… ky është moti për sot

Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet të intensifikohen e të shtihen edhe në pjesë tjera të vendit, herë herë të shoqëruara me bubullima, njofton Prishtina Weather.

Nga pasditja në disa pjesë reshjet pushojnë, e nuk mungojnë intervale me deill. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, e maksimalet gjatë ditës në rënie, e shkojnë në 20C e 22C. Frynë erë më e fuqishme jugore e jugperëndimore 6-15m/s, me hove deri në 20m/s, në pjesë të Dukagjinit.

Rrebeshe shiu kohëpaskohe vazhdojnë në pjesë të vendit, derisa ditën e diel, me depërtimin e frontit të ftohtë, reshjet do të jenë më të shtira në territor. Temperaturat zbresin në 14C, e minimalet në 8C e 7C, duke rritur gjasat që në vise më të larta malore, të paraqiten reshje dëbore. Nga dita e hënë, shfaqet situatë relativisht më stabile, me vransira e intervale me diell, me mundësi për riga shiu rreth zonave malore. Temperaturat maksimale në rritje, deri në 17C, të martën. Erëra veriore frynë nga dita e diel, të lehta dhe mesatare, 3-9m/s.

Vdes në moshë të re polici kosovar

Familja Rrahmani nga Mitrovica ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc ka ndërruar jetë.

I ndjeri ka qenë njëri nga policët më të respektuar në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e tij  e kanë dhënë familjarët e tij.

Postimi i plotë:

Tek Allahu jemi dhe tek ai do të kthehemi,

Dashamir, Miqësi

Sot në orët e vona të mëngjesit ndërroi jetë më i dashuri jonë, Vëllau,(Axha jonë), Ahmet Rrahmani në moshën 52-vje[are,

Axha jonë ishte një puntor dhe i dashur për të gjithë, ai i shërbeu atdheut si Zyrtar Policor i Republikës së Kosovës për më shumë se 20 vjet, i cili e deshi atdheun me çdo kusht,

Xhaxh, In sha Allah, Allahu të ka shpërbly me Xhenetin Firdeus,

Për vendin dhe kohën e funeralit do t’ju njoftojmë me kohë.

Emine Çunmulaj festoi ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite mbushi

Një prej modeleve më të suksesshme shqiptare në botë, Emina Çunmulaj sot ka mbushur 40 vjeç.

E teksa uron veten për këtë dekadë të re që fillon në jetën e saj, Emina ka publikuar një video me humor ku ngatërron treshin me katrën.

Në fund ajo duket e lumtur teksa tre fëmijët, dy vajzat dhe djali i vogël e rrethojnë me dashuri.

Kanë qenë të shumta urimet për Eminën, e cila na tregon se si (nuk) duket të jesh në të 40-at, pasi shumëkush do ta ngatërronte lehtësisht moshën e saj, duke i dhënë shumë vite më pak.

Video nga festa e modelës

Festa Qoqaj’t i ndodh e papritura në Francë

Festa Qoqaj është një nga vajzat influencere që vazhdimisht komentohet për jetën që bën.

Udhëtimet e shumta të bukuroshës, morrën gjithë vëmendjën e rrjetit.

Por, një nga udhëtimet e fundit nuk i shkoi edhe mirë, pasi ajo ra pre e hajdutëve në Francë.

Dy nga çantat e Festës u vodhën nga njerëz të pandërgjëgjshëm.

Ajo nuk e fsheh pikëllimin për çanta pasi ato kapin një shifër të lartë monetare./kosovarja

Shiko foton:

Sot djali i Marigonës dhe Robinit bën dy vite jetë, kjo është dhurata e prindërve
Sot në familjen Krasniqi ka festë.
Maysoni djali i Marigonës dhe Robinit po mbushë dy vite jetë.

Ardhja në jetë e Maysonit ka ndryshuar jëtën e dy figurave publike.

Për këtë ditëlindje Maysoni, nga prindërit do të merrë një dhuratë që do ta gëzoj gjithë jetën, ai do të bëhet me një vëlla të vogël.

Nuk mungoi urimi i prindërve për të birin, ku pasuan shumë komente nga miq e bashkpunërë.