div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Festa Qoqaj dhe i dashuri i saj ‘pushtojnë’ rrjetet sociale, publikojnë momente intime

Festa Qoqaj, një nga vajzat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjetet sociale, është sërish në qendër të vëmendjes.

E njohur për stilin e saj të jetës luksoze, udhëtimet dhe veshjet e firmave më të njohura, Festa nuk lë asnjë mundësi pa ndarë me ndjekësit momentet e saj më të veçanta. Këtë herë, ajo ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë nga jeta personale, duke e ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram.

Në postimin e fundit, Festa ka publikuar disa fotografi të realizuara në një ashensor, ku shihet e lumtur dhe plot dashuri pranë partnerit të saj, Bonartit.

Në fotot intime, dyshja shfaqen duke shkëmbyer puthje të përzemërta, duke treguar afërsinë dhe dashurinë që ndajnë me njëri-tjetrin.

Festa, e veshur me një stil të përzgjedhur me kujdes, përcjell elegancë dhe klas edhe në momente të përditshme.

Ndërsa shumë ndjekës kanë komentuar për romancën e saj të dukshme me Bonartin, postimet e Festës janë gjithmonë një përzierje e modës, luksit dhe momenteve personale.

Kjo nuk është hera e parë që ajo ndan momentet e saj intime me ndjekësit, por këtë herë, fotot nga ashensori janë ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje.

Shiko fotot:

Dy mungesa të mëdha në kurorëzimin e Dafinës dhe Kreshnikut!

Këngëtarja Dafina Zeqiri është kurorëzuar mbrëmë me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin.

Ceremonia u organizua në një darkë solemne private në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Miq e dashamirë ishin ftuar nga çifti, përfshirë nënën e Dafinës, zonjën Meli.

Por siç mëson Prive, në ceremoni munguan dy persona mjaft të afërt të këngëtares.

Bëhet fjalë për motrat e Dafinës, Tringën dhe Besën – as njëra e as tjetra nuk ishin prezente mbrëmë.

Raporti mes motrave Zeqiri ka qenë shpeshherë i komentuar, dhe Dafina shpesh i ka bërë ato ‘follow’ e ‘unfollow’.

Të hënën qytetarët mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë

Trafiku Urban ka njoftuar kryeqytetasit se të hënën mund të udhëtojnë me autobusë urbanë pa pagesë, si dhe biçikletat.

“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë”, ka njoftuar Trafiku Urban.

Ndërsa, për biçikleta në njoftim thuhet se duhet të regjistrohen në aplikacion dhe më pas të përdorin pa pagesë gjithë ditën.

“Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”.

Kjo fushatë po bëhet në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit.

Vjen reagimi i parë nga Qeveria pas masave të Vuçiq

Kryediplomatja e Kosovës u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë me “gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura”, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore të Presidentit të Serbisë, Alekasndër Vuçiq duke iu referuar konferencës së djeshme të tij.

Sipas saj, synimi i Vuçiq është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon dhe pengimi i proceseve integruese, raporton Express.

Tutje, ka thënë se Kosova është më e fortë se kurrë.

“Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të te gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës. Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë.

Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, me territor të mbrojtur dhe integritet territorial të pacënueshëm, si shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon, si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, si shteti i qytetarëve të saj, sot është më e fortë se asnjëherë më pare”, ka shkruar ajo.

Aksidenti i rëndë i Meriton Mjekiqit, mësohet gjendja e tij

Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksidentin e raportuar në media në të cilin dyshohet se është përfshirë edhe këngëtari dhe producenti Meriton Mjekiqi.

Zeka përmes një videoje ka thënë se Mjekiqi është mirë dhe ka treguar se kanë qenë në të njëjtën makinë.

“Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë e Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë, dhe unë qysh po më shihni”, ka thënë Zeka.

Ndryshe disa media kanë raportuar se aksidenti ku është përfshirë Mjekiqi ka qenë tepër i rëndë.

Ura e Ibrit, ndryshon qëndrim edhe NATO

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në vizitën e tij të fundit më 6 shtator në Prishtinë solli me vete edhe lajmin e ri që çështja e Urës së Ibrit nuk do të diskutohet në dialogun e Brukselit mes Kosovës e Serbisë. Nuk e tha drejtpërdrejt, megjithatë diskursi i tij ishte i ndryshëm nga herët e kaluara kur foli se me kënd duhet të diskutojë Kosova për këtë urë. Ky ndryshim u reflektua edhe te NATO.

“Hapja e saj [Urës së Ibrit] duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”.

Kështu tha Lajçak në deklarimin e tij për mediat në Prishtinë pas një takimi që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, me të cilin ka folur kryesisht për temat që do të diskutojnë në takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve në Bruksel.

Lajçak këtu s’e përfshiu Serbinë si palë me të cilën duhet të flitet për një urë të Kosovës. Në këtë ka insistuar edhe Kosova së fundi, e cila e konsideron të përfunduar këtë çështje në marrëveshjet e kaluara në Bruksel.

“Ne po ashtu diskutuam për Urën e Mitrovicës dhe hapjen e saj për qarkullim të automjeteve. Besoj se qëndrimi i BE-së është i njohur, por do ta përsëris: ura duhet të hapet, por hapja e saj duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe ne diskutuam për detajet e kësaj”, tha Lajçak.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që ka një prani fikse mbi urën simbolike që ndan veriun e shumicës serbe me jugun e shumicës shqiptare, në përpjekjet e para të Qeverisë për hapjen e urës për qarkullim të automjeteve ishte shprehur se kjo çështje duhet të dakordohet në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë në maj të këtij viti KFOR pati bërë thirrje që çdo vendim lidhur me urën kryesore mbi lumin Ibër të merret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Misioni i NATO-s vazhdon të angazhohet për dialog mbi këtë çështje thotë se Kosova duhet të dialogojë me komunitetin ndërkombëtar pa e përmendur dialogun e Brukselit.

“Për çështjen e hapjes së mundshme të urës së lumit Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar. Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, thuhet në përgjigjen e KFOR për Express.

Sidoqoftë, KFOR në vazhdimësi ka përkrahur zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut në Bruksel. Këtë e kishte theksuar edhe Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, i cili në fund të gushtit qëndroi në Kosovë dhe u takua me kryeministrin Kurti.

Ai në Prishtinë tha se paqja e qëndrueshme nuk arrihet përmes shtimit të trupave të KFOR-it, por se dy shtetet fqinje duhet të angazhohen më shumë në dialog.

 

 

“Gjatë vitit të kaluar, ne kemi rritur numrin e trupave në Kosovë, për të adresuar, për fat të keq, një mjedis më sfidues të sigurisë dhe tensione të përsëritura. Kjo tregon, edhe një herë, përkushtimin e palëkundur politik të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor. Edhe pse fatkeqësisht është e nevojshme për momentin, më shumë trupa nuk janë zgjidhja për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë. Zgjidhja është politike. Është thelbësore që si Prishtina ashtu edhe Beogradi të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet në pritje. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese pa vonesë”, kishte thënë ai.

Goffus kishte thënë se është “jetike që të kemi një koordinim në kohë dhe efektiv me NATO-n dhe komunitetin ndërkombëtar” dhe ai tha se kjo vlen për një mori çështjesh, duke përfshirë Urën e Ibrit.

Ditë më parë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kishte thënë se ideja për ta dialoguar në një tavolinë me Serbinë një urë brenda territorit të Kosovës është hequr. Ajo madje mori meritat për këtë ‘betejë’ të fituar të Kosovës.

“Tash më nuk ka insistim që kjo çështje të shkojë në dialog me Serbinë për shkak të insistimit tim të vazhdueshëm edhe me BE-në edhe me NATO-n edhe me shtetet veç e veç që të bëhet dëm i jashtëzakonshëm nëse kjo dialogohet me Serbinë. Serbia s’ka çka pyetet për këtë punë, por me aleatët tonë, unë nuk e kuptoj pse gjithë ky mllef nga të qenit bashkë rreth një tavoline. Po a s’po kërkojmë ne pikërisht që të bashkohemi në këto tavolina euroatlantike?”, tha Osmani në një intervistë për Kallxo.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit që mbajti me Lajçakun, në një deklaratë që e lëshoi Zyra e Kryeministrit, tha se kishte theksuar qëndrimin e Kosovës se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme.

Kjo sigurisht që i ka penguar Beogradit zyrtar. Qëndrimin e tij e kishte bërë të ditur kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, që ishte ankuar në Lajçakun për ndërrim të pozicionit.

“Çfarë ka ndryshuar në pozicionin e Miroslav Lajçak për urën që nga gushti? BE-ja tha se hapja e urës mund të zgjidhet vetëm me dialog, gjë që tregohet nga ‘tweet’ i Lajçakut. Sot dëgjojmë prej tij se kjo çështje varet vetëm nga marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar. Lajçak po e zhvendos marrëveshjen e urës nga dialogu dhe vetëm deri dje këtë çështje e kishte shpallë si temë kryesore të diskutimeve në Bruksel. Pse?”.

Për kohën se kur mund të hapet ura kanë folur së fundi edhe presidentja edhe kryeministri.

Kurti në një vizitë të tij në veri para tri ditëve është deklaruar se Qeveria e Kosovës është gatshme për hapje dhe se vetëm po pret QUINT-in dhe KFOR-in.

“Po vazhdojnë konsultimet dhe koordinimet. Jemi të gatshëm ta bëjmë hapjen dhe po e presim vetëm, QUINT-in dhe KFOR-in”.

Ndërkaq, Osmani kishte thënë se beson që edhe në 2024-ën mund të ndodhë hapja e urës dhe tha se “nuk ka kërkesë që ta mbajmë urën të mbyllur gjithmonë, por ka kërkesë që momentin ta dakordojmë”.

Politikani serb e quan humbës Vuçiqin pas konferencës së djeshme me “masat” për Kosovën

Politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksander Vuçiqit, e ka kritikuar këtë të fundit pas konferencës së mbajtur dje lidhur me Kosovën, shkruan Express.

Sormaz e ka quajtur presidentin serb si një humbës, duke thënë se fillimisht i ka shtyrë serbët t’i bojkotojnë institucionet dhe tashmë po kërkon kthimin e gjyqtarëve, prokurorëve e policëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Sormaz gjithashtu ka shkruar se Vuçiq po kërkon edhe mbajtje të zgjedhjeve lokale sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Postimi këtu

Alba ‘trazon’ rrjetin, mahnit me pozat provukuese pranë detit

Alba Vukaj, ish-banorja e shumëpërfolur e “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente të shumta nga jeta e saj me fansat e saj besnikë.

E njohur për stilin dhe elegancën e saj të veçantë, Alba ka tërhequr sërish vëmendjen me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku ka ndarë disa fotografi që kanë ndezur rrjetin.

Në këto fotografi, Alba shfaqet e veshur me një fustan të zi të ngushtë, që nxjerr në pah format e saj trupore mahnitëse, ndërsa pozon me një sfond të mrekullueshëm detar.

Pamja nga deti, kombinimi i ngjyrës së errët të fustanit me dritën natyrale dhe pozat joshëse kanë bërë që kjo paraqitje të përflitet dhe të komentohet gjerësisht nga ndjekësit e saj.

Shumë prej tyre kanë reaguar menjëherë, duke lavdëruar stilin e Albës dhe mënyrën se si ajo arrin të ruajë gjithmonë një pamje kaq elegante dhe joshëse.

Shiko fotot:

Largohet tabela e re në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe

Tabelat që u vendosën mbrëmë në kufirin me Kosovën, në Bllacë, në të cilat nuk figuronte gjuha shqipe, sot nuk janë më aty. Të njëjtat gjatë natës janë larguar.

Tani në hyrje të kufirit qëndron tabela e vjetër Republika e Maqedonisë së Veriut, e shkruar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në atë angleze.

Gjatë ditës pritet të jepen informata se kush e ka vendosur tabelën e re dhe se kush e ka larguar të njëjtën gjatë natës./rtk

Tërheqja 30% e Trustit, Bekim Haxhiu tregon detajet e fundit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se ka kërkesa nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Sipas tij, kjo po kërkohet për nevoja shëndetësore dhe sociale.

Ai shpreson që kësaj radhe nuk do të dështojë kjo nismë.

“Ka kërkesa të vazhdueshme të qytetarëve të cilët insistojnë se duhet të riprocedohet kërkesa për tërheqjen e 30% të Trustit dhe mundësia e tërheqjes së Trustit për nevoja shëndetësore dhe sociale.

Duhet të bisedojmë me deputetët e Kuvendit që iniciativa e tretë të mos dështojë dhe po shpresojmë që do të ndodhë kështu”, deklaron Haxhiu.